LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Kërkova falje sepse termi autik lëndoi njerëzit", Rama: Fushata jonë ka një çështje thelbësore, anëtarësimin në BE! Drejtësinë e armatosëm ne

• Kryeministri Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin me komentuesit në rubrikën "Sy m'Sy" në rrjetet sociale. •Rama e ka nisur fjalën e tij lidhur me gjuhën që vetë ai ka përdorur në daljet dhe takimet e tij elektorale. • Lidhur me përdorimin e fjalës "autik", Rama tha se ishte një gabim krejt padashje, ndërsa shtoi se autizmi politik është term i përdorur në literaturën politike dhe akademike. •  Ai u shpreh se pasi kuptoi se ka lënduar prindër të fëmijëve autik kërkova ndjesë. • Rama më tej komentoi edhe deklaratën e tij që bëri bujë kur u kërkoi të miturve të shohin në internet fotot e tij nudo. • Sipas Ramës këto janë akuza që ngrihen ndaj tij nga opozita dhe se nuk ka turp më të madh. • Rama shtoi se ata që publikuan fotot nuk pyetën për fëmijë kur ndanë foto të tij nudo kur ishte në rini nëpër Evropë duke shijuar jetën e tij. • Ai ironizoi opozitën teksa theksoi se lideri i vërtetë i tyrë është Iliri Vrenozi. • Ai shtoi se opozita shfrenon gjuhën dhe ekzaltohet me fjalët më të ulëta të shqipes. • Kryeministri tha sot se kundërshtarët politikë të PS-së nuk e duan Prokurorinë e Posaçme. • Ndërsa po ju përgjigjej komentuesve, ai tha se zyrtarët socialistë që kanë probleme me SPAK janë anëtarë të mandatit të parë e të dytë. • Më tej komentoi dhe kritikat mbi hapjen e fushatës elektorale të socialistëve. • Rama tha se ata që e kritikojnë nuk e dinë çfarë është tallavaja dhe janë përbuzës të kulturës shqiptare. • Më tej shtoi se në të ardhmen e njëjta histori me këngët dhe vallet do të përdoret nga të tjerët. • Sipas tij fushata e PS-së është fushatë me një çështje thelbësore, drejt rrugës së shkrirjes së plotë me Europën. • Ai më tej iu përgjigj komenteve se ai ka ofenduar burrat dibranë. • Sipas tij ai nuk ka ofenduar asnjë burrë dibran ndërsa vuri thekson se të shkosh e të votosh pëe opozitën është një problem shumë të madh. Burrat dibranë nuk janë fare të fyer, përkundrazi do i shikoni në zgjedhje

8 artikuj për këtë temë.

3 JAVE ME PARE

Rama: Anëtarët e kabinetit tim nga mandati i parë, i dytë dhe i tretë kanë probleme me drejtësinë

"Kërkova falje sepse termi autik lëndoi njerëzit",
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar ditën e sotme se kabineti i tij qeveritar ka pasur dhe ka probleme me drejtësinë. Rama gjatë fjalës së tij në rubrikën "Sy m'Sy", ka deklaruar se personat që kanë probleme me drejtësinë janë anëtarë kabinetesh nga mandati i parë, i dytë dhe i tretë. Rama në fund tha se nuk kanë rëndësi problemet e drejtësisë së kabinetit të tij, por që ata po e mbështesin këtë proces. 

"E para e punës që nuk është kështu se po  t’i marrësh qartësisht dhe të numërosh dhe t’i shohësh cilësisht se për çfarë bëhet fjalë, nuk është fare kështu. E dyta e  punës, ata të cilët kanë probleme dhe kanë pasur probleme me drejtësinë dhe kanë qenë në qeveri janë anëtarë kabinetesh të mandatit të parë, mandatit të dytë, fillimit të mandatit të tretë por nuk ka rëndësi kjo. Ka rëndësi fakti që ne jemi në mbështetje të këtij procesi, ne nuk i vëmë pushtetin politik si karrocën para kalit, pushtetit të pavarur të drejtësisë të cilin jemi pavarësuar ne dhe askush tjetër. Ça thonë këta tjetër? Këta thonë që “fushata e PS, fushata e Edi Ramës është tallava, është tallje me këtë, tallje me atë’’," tha Rama.

3 JAVE ME PARE

"Altin Dumani nuk thërriste dot njeri se nuk e kishte shpatën", Rama: Drejtësinë e armatosëm ne

"Kërkova falje sepse termi autik lëndoi njerëzit",
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se Altin Dumani është bërë i njohur se në drejtimin e tij, Prokuroria e Posaçme ka bërë gjëra të paimagjinueshme. Rama tha se me herët askush nuk e kishte dëgjuar si emër dhe nuk e njihte pasi nuk thërriste dot deputeta e ministra për t'i marë në pyetje. Kjo sepse sipas tij, Dumanit i mungonte shpata e ndëshkimit. Rama tha se ishte PS ajo që armatosi drejtësinë.

"Altin Dumani, një burrë me integritet profesionalizëm dhe kurajë. Është bërë i njohur pikërisht sepse në drejtin e tij kanë ndodhur gjëra të paimagjinueshme, por ka një gjë, Dumani ka qenë prokuror prej shumë vitesh dhe po ky ka qenë. Më integritet e profesionist, e me kurajë si tani. Por askush nga ju nuk e kishte dëgjuar, as unë nuk e dija që ekzistonte një njeri me këtë emër. Nuk thërriste dot njeri sepse nuk e kishte shpatën ishte i çarmatosur. Drejtësinë e armatosëm ne.", tha Rama. 

3 JAVE ME PARE

"Beteja politike është dyluftim me mjete paqësore", Rama: Politika bëhet me fjalë dhe me gjuhën shpatë!

"Kërkova falje sepse termi autik lëndoi njerëzit",
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në "Sy m'Sy" u është përgjigjur komenteve të ndjekësve. Rama u shpreh se Shqipëria e sotme është më e mira që ka qenë ndonjëherë. 

Ai më tej komentoi mënyrën e të shprehurit të tij në takime dhe fjalime. Rama theksoi se ai bën ndonjëherë batuta dhe shaka me kundërshtarët. Sipas tij kundërshtarët nuk i kanë lënë të rritur e të mitur pa u marrë dhe pa i mbuluar me baltë.

Më të kryeministri u është drejtuar komentuesve se ata nuk janë në kushte për të gjykuar atë. Sipas tij beteja politike është dyluftim me mjete paqësore, me fjalë dhe me gjuhën shpatë.  Ai theksoi se nëse ata nuk e kanë gjuhën shpatë nuk duhet ti futen politikës.

"Shqipëria e sotme është më e mira që ka qenë ndonjëherë. Nuk e di nëse i bëni ndonjëherë analizë ndërgjegjes suaj. Unë nuk bëj vetëm batuta dhe ironi, bëj dhe ndonjë batutë dhe sarkazëm kundërshtarëve që nuk kanë lënë të rritur e të mitur pa u marrë dhe pa e mbuluar me baltë.

Nuk jam në kushtet që mund të më gjykosh ti. Politika dhe beteja politike është dyluftim me mjete paqësore, me fjalë dhe me gjuhën shpatë. Kush nuk e ka gjuhën shpatë nuk duhet të futet në politikë, por kurrë duke cënuar familjen dhe vetë kundërshtarin përtej sarkazmës," tha Rama.

3 JAVE ME PARE

"Të shkosh me kënetën je çyryk politikisht", Rama: Nuk kam ofenduar asnjë burrë dibran, përkundrazi do i shikoni në zgjedhje

"Kërkova falje sepse termi autik lëndoi njerëzit",
rama

TIRANË- Kreu i qeverisë Edi Rama u përball sërish sot me kritika lidhur me përdorimin e fjalës "çyryk" në takimin e tij elektoral me gratë dhe vajzat në Dibër. Rama tha se nuk ka ofenduar asnjë burrë dibran, ku pretendoi se ka thënë “gjysmat e tyre”, referuar atyre që nuk mbështesin PS-në. Ai u shpreh më tej se burrat dibranë që kuptojnë, nuk janë ndjerë të ofenduar, përkundrazi sipas tij do të tregojnë veten më 11 maj. 

Unë s’kam ofenduar asnjë burrë dibran, kam thënë “gjysmat”, 56 për qind e grave dhe vajzave, kjo është përgjigja më e mirë për të gjithë ata që në pasqyrat e kënetës çorodisin miletin, fakti që 56 për qind e grave dhe vajzave janë pjesa më e shëndetshme politikisht. Pse e kam thënë që janë çyryk politikisht? Të shkosh me kënetën ka një problem shumë të madh. Kjo është arsyeja pse gratë dibrane dhe që burrat dibranë nuk janë fare të fyer, përkundrazi do i shikoni në zgjedhje. Apo më pas do të vijë ajo fjalia siç thoshin disa çyrykë nga pasqyrat e kënetës natën është populli i sëmurë se mendon se gjërat po shkojnë si duhet. I ka blerë Rama. 800 e kusur mijë, mund të shkojë 900 e kusur mijë afro 1 mln, nëse do t’u mësohet emigrantëve se ka pasur disa probleme DHL i kam blerë unë. Zot i madh”, tha Rama.

3 JAVE ME PARE

"Nuk pyetën këta për fëmijët kur më nxorën mua lakuriq", Rama: Ilir Vrenozi, lideri i vërtetë i kënetës!

"Kërkova falje sepse termi autik lëndoi njerëzit",
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rubrikën "Sy m'Sy" ka komentuar sërish akuzat e opozitës se ai u ka kërkuar të miturve të kërkojnë në internet fotot e tij nudo. Sipas Ramës këto janë akuza që ngrihen ndaj tij dhe se nuk ka turp më të madh. 

Rama shtoi se ata që publikuan fotot nuk pyetën për fëmijë kur ndanë foto të tij nudo kur ishte në rini nëpër Evropë duke shijuar jetën e tij. Ai ironizoi opozitën teksa theksoi se lideri i vërtetë i tyrë është Iliri Vrenozi. Ai shtoi se opozita shfrenon gjuhën dhe ekzaltohet me fjalët më të ulëta të shqipes.

"Qëkur unë jam marrë me fushatë, shihni si kanë ndryshuar të tjerë. Kush i solli njerëzit në takime, edhe kjo historia me këngë edhe me valle do e përdorin edhe të tjerët. Pse merreni ju, ju që merreni me analizat, pse merreni me 1/100, një minutë në ditë. unë nuk flas 95 për qind të kohës as për bufin, kënetën, Vrenozin, unë flas për sfidën historike të kohës.

Si është e mundur që nuk ka asnjë reflektim serioz për momentin historik të Shqipërisë, si ka funskionuar Evropa. Si ka mundësi që ngrihet një akuzë që i kam thërritur fëmijëve më shihni mua lakuriq, ka turp më të madh. Unë I takoj për herë të parë dhe u flas për një histori të trishtueshme. Nuk pyetën këta për fëmijët kur më nxorën mua lakuriq. Për të treguar që këta janë shumë të revoltuar, shkojnë në Korçën e kulturës dhe aty e merr fjalën lideri I vërtetë Iliri Vrenozi, lideri i tyre i vërtëtë. Shfrenojnë gjuhën në një farë feje, si mundët që mblidhet një parti politike dhe ekzaltohet me fjalët më të ulëta të shqipes. Këto janë historitë banale të këtyre ditëve," tha ai.

3 JAVE ME PARE

Rama: Fushata jonë e ka një çështje thelbësore, anëtarësimin në BE

"Kërkova falje sepse termi autik lëndoi njerëzit",
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në daljen e sotme në rubrikën "Sy m'Sy" në rrjetet sociale tha se fushata e Partisë Socialiste ka çështje thelbësore, anëtarësimin në Bashkimin Europian. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se në mbi 20 vite në politikë nuk i është drejtuar dikujt me fjalët vrasës, hajdut apo kriminel. Sipas këto janë akuza penale dhe në politikë nuk luftohet me akuza penale por me metafora dhe sarkazëm. 

"Kjo është fushatë me një çështje thelbësore. Është takimi historik më BE-në. Jemi drejt rrugës së shkrirjes së plotë me Europën. Unë në 20 e kusur vite në këtë si kam thënë dikujt vrasës, hajdut, kriminel, mafioz se këto janë akuza penale. Luftohet me sarkazëm e metafora jo akuza penale. Asnjë replikë e imja në parlament nuk do ishte e papranueshmë në arkivat e parlamenteve europiane. Pasaporta u jep shqiptarëve statusin e identitetit europian. Atë pasaportë e përdorni për të gjitha vetëm nëse doni të bëheni deputet në vendet europiane.", tha Rama. 

3 JAVE ME PARE

"Ata rreth e rrotull nesh nuk e duan SPAK-un", Rama: Këta që thonë se fushata e PS është tallava janë përbuzës të kulturës shqiptare

"Kërkova falje sepse termi autik lëndoi njerëzit",
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se kundërshtarët politikë të PS-së nuk e duan Prokurorinë e Posaçme. Ndërsa po ju përgjigjej komentuesve, ai tha se zyrtarët socialistë që kanë probleme me SPAK janë anëtarë të mandatit të parë e të dytë. Më tej komentoi dhe kritikat mbi hapjen e fushatës elektorale të socialistëve. Rama tha se ata që e kritikojnë nuk e dinë çfarë është tallavaja dhe janë përbuzës të kulturës shqiptare. Më tej shtoi se në të ardhmen e njëjta histori me këngët dhe vallet do të përdoret nga të tjerët. 

"Ata rreth e rrotull nesh nuk e duan SPAK-un. Ata që kanë probleme me SPAK-un janë anëtarë të mandatit të parë e të dytë. Por rëndësi ka që ne e mbështësim procesin. Këta thonë se fushata e PS është tallava dhe tallje. Po si është e mundur? Këta nuk dinë as çfarë është tallavaja. Këta janë përbuzës të kulturës shqiptare. Kush na ndalon në që aty të përdorim këngë nga thesari i kulturës sonë sipas qarqeve. Më falni por që kur unë merrem me fushatë, shikoni si kanë ndryshuar dhe të tjerët. Edhe historia më këngët e vallet do e përdorin tjerët më vonë.", tha Rama. 

3 JAVE ME PARE

"Flitet për gjuhën time", Rama: Ka vetëm një gjë që thashë gabim dhe kam kërkuar ndjesë! Mësova se autizmi politik prej kohësh konsiderohej i papërshtatshëm

"Kërkova falje sepse termi autik lëndoi njerëzit",
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin me komentuesit në rubrikën "Sy m'Sy" në rrjetet sociale. Rama e ka nisur fjalën e tij lidhur me gjuhën që vetë ai ka përdorur në daljet dhe takimet e tij elektorale. Lidhur me përdorimin e fjalës "autik", Rama tha se ishte një gabim krejt padashje, ndërsa shtoi se autizmi politik është term i përdorur në literaturën politike dhe akademike. Ai u shpreh se pasi kuptoi se ka lënduar prindër të fëmijëve autik kërkova ndjesë. 

"Jemi në kushtet kur ka një dëshpërim të madh në anën tjetër. Dhe kjo reflektohet në pasqyrat e kënetave mediatike. Nuk lihet gjë pa thënë për mua, qeverinë, PS dhe madje dhe për vetë popullin. Sipas tyre populli është i sëmurë se shikon që Shqipëria është në prag të anëtarësimit në BE. Patjetër ka ende shumë për të bërë dhe prandaj kërkojmë mandatin e katërt. 

Flitet për gjuhën timë. Që paskam thënë e bërë gjëra që askush nuk i bën. Akoma nuk e kuptoj se në gjërat që kam thënë kush ishte gabim. Ka vetëm një gjë që kam kërkuar ndjesë. Ishte gabim krejt padashje. Autizmi politik është term i përdorur në literaturën politike dhe akademike. Por mirëpo prej disa kohësh konsidërohet i papërshtatshëm. Por më doli krejt padashje. I gjendur në kushtet që ndjeva se mund të kem lënduar prindër të fëmijëve autik kërkova ndjesë.", tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll

Olta Xhaçka përqafon Gjylametin teksa ka fituar garën

Olta Xhaçka përqafon Gjylametin teksa ka fituar garën

"A keni komunikuar me LaCivita në 72 orët e fundit?", Berisha: Po mjaftohem me falenderimet...

Berisha: Alimehmeti është luftëtar i çmuar i PD-së, nuk është vetëm parlamenti për përfaqësim

Berisha: Mediat kanë dhënë kontribut të çmuar në denoncimin e farsës elektorale

Vota e diasporës/ Berisha: Vota e tyre është e manipuluar si në Korenë e Veriut

Deputeti më i vjetër në kuvend, a do e drejtojë seancën e parë? Berisha: S'do lejojmë të ndodhë

Berisha: Në krye të amnistisë elektorale qëndron vetë Altin Dumani, shërbëtori i Ulsi Manjës

Berisha publikon dokumentin e prokurës: Kjo vërteton që Irena me 5 mbiemra është dënuar

Berisha në SPAK: Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Dumanit përbën krim antikushtetues

Samiti Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Jared Kushner nuk vjen në Shqipëri por dërgon video-mesazh

"Zoti e shpëtoi Trump sepse ka një plan edhe për Europën", Rama: Një epokë e re mund të vijë

Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat me përgjegjësi të jashtëzakonshme!

Ritja e buxhetit për NATO-n, Rama: I kemi përmbushur detyrimet ndaj aleancës!

Macron në Tiranë: Rifillimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, i rëndësishëm për të gjithë

Macron: Përballë cinizmit të Putin, jam i sigurt që Trump do të reagojë

Macron uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve: Ky mandat i rëndësishëm dhe për ne!

Rama: Kemi diskutuar me Macron përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë!

Rama konferencë me Macron: Marrëdhëniet e Francës me Shqipërinë kanë hyrë në një fazë të re

Frederiksen: Disa vende kanë bërë punë vërtet të mirë!

"Nuk jam socialiste", kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën gjatë konferencës për shtyp

Protesta e PD, demokratët u bëjnë presion gazetarëve: Do fakte ti? I ke brenda

Përfundon protesta e PD/ Këlliçi: Ky është akti i parë

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin "Zogu i Parë"

PAMJE nga protesta/ Qytetarët: Edi Rama o hajdut votat tona ku i ke fut

Merz në Tiranë: Duhet të bëjmë çdo përpjekje që amerikanët t’i kemi në anën tonë

Merz: Lufta në Ukrainë është e drejtuar ndaj të gjithë rendit dhe të gjithë kontinentit

Çfarë ka aty vallë? Kryeministri i Belgjikës vjen me valixhe në Samit

"Kenaqësi që jam kryeministri i parë që vi në Shqipëri"/ Starmer: Kemi shumë sfida si emigracioni

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ Starmer: Kemi intensifikuar partneritetin me BE-në

Keir Starmer i përgjigjet Ramës për motin: Kur erdha dje ishte diell

Macron në Tiranë: Të ngrihet sekretariati i Komunitetit Politik Evropian

Meloni: Ajo që ndodhi dje tregoi se kush bën propagandë për paqe dhe kush e do vërtetë paqen

"Moti i keq ka ardhur nga delegacioni britanik"/ Batutat e Ramës: Kur le Evropën fillon qan

Meloni: Europën e re në një botë të re nuk mund ta bëjmë pa Ballkanin Perëndimor

Erdogan në Tiranë: Europa të shfaqë interesin e duhur për vendosjen e armëpushimit në Gazë

Erdogan në Tiranë: Duhet të krijohet një arkitekturë e re dhe e drejtë e qeverisjes globale

Zelensky: Duhet të bashkëpunojmë me SHBA-në, mbështetja e saj thelbësore

Zelensky në Tiranë: Putin nuk ra dakord për asgjë, presioni duhet të rritet

Macron: Të ndërtojmë një koalicion shtetesh dhe organizatash për të luftuar krimin dhe trafikimin

Macron në Tiranë:Mbështesim armëpushimin në Ukrainë,duhet të këmbëngulim për një paqe të qëndrueshme

Antonio Costa në Tiranë: Agresioni rus kundër Ukrainës solli luftën e madhe

Antonio Costa në Tiranë: Nëse nuk sjellim siguri, autoriteti i BE-së do të jetë në rrezik

Rama: Përse të mos imagjinojmë një Aleancë Ndërkombëtare, përtej armatimit?

Rama: Po përballemi me forca që kërcënojnë themelet tona

Rama në Samit: Jeni rrethuar nga ëndrrat e fëmijëve shqiptarë për Evropën

Rama flet për zgjedhjet e 11 majit: Fushata u përqendrua te fjala Europë, fituam më shumë se 52%

Liderët e shteteve dhe organizatave europiane realizojnë foton familjare

Liderët perëndimore lënë "autografet" e tyre në "yllin europian" të Ramës

Negociatat për paqen Rusi-Ukrainë, Starmer në Tiranë: Putin nuk e do seriozisht paqen

Do ta vizitoni sot qendrën në Gjadër? Meloni në Tiranë: Nuk kam kohë, por atje puna vazhdon