LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mbi 26 mijë nxënës në testin e Gjuhës Shqipe e Letërsisë/ Publikohet teza e provimit! Ministria e Arsimit: Doli nga një qendër provimi në Qarkun Kukës, maturanti u përjashtua

• Mbi 26 mijë maturantë po i nënshtrohen këtë të martë provimit të dytë të maturës shtetërore atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. • Provimi nisi në orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 12:30. • Ndërkohë si çdo vit u përsërit sërish skema, vetëm rreth 20 minuta nga nisja e provimit, në rrjetet sociale doli teza. • Me anë të një reagim, Ministria e Arsimit tha se publikimi i tezës nuk cënon procesin, ndërsa provimi po zhvillohet me standarde të larta. • MAS nënvizon se teza doli nga një qendër provimi në Qarkun e Kukësit dhe maturanti që ka publikuar tezën është përjashtuar menjëherë nga provimi. • Gjithashtu në deklaratë thuhet se ndaj këtij rasti ashtu edhe siç është paralajmëruar më herët do të merren masa edhe ndaj të gjithë zinxhirit të administruesve të procesit në qendrën e provimit, për thyerje të rregullave. • Provimi i radhës është ai i Matematikës më 16 qershor, ndërsa Provimi me Zgjedhje më 23 qershor.

3 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë u publikua në rrjetet sociale/ Ministria e Arsimit: Doli nga një qendër provimi në Qarkun Kukës, maturanti u përjashtua

Mbi 26 mijë nxënës në testin e Gjuhës Shqipe e
Ministria e Arsimit

TIRANË- Ministria e Arsimit ka reaguar pasi teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë u publikua në rrjete sociale pas 20 minutash pas nisjes së provimit. Me anë të një deklarate zyrtare, Ministria e Arsimit thekson se publikimi i tezës nuk cënon procesin, ndërsa provimi po zhvillohet me standarde të larta. 

MAS nënvizon se teza doli nga një qendër provimi në Qarkun e Kukësit dhe maturanti që ka publikuar tezën është përjashtuar menjëherë nga provimi. Gjithashtu në deklaratë thuhet se ndaj këtij rasti ashtu edhe siç është paralajmëruar më herët do të merren masa edhe ndaj të gjithë zinxhirit të administruesve të procesit në qendrën e provimit, për thyerje të rregullave.

Deklarata e plotë:

Ministria e Arsimit garanton maturantët, prindërit, mësuesit dhe opinionin publik se provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë i Maturës Shtetërore 2026, po zhvillohet në kushte të plota sigurie dhe në zbatim strikt të Rregullores së Maturës Shtetërore, duke siguruar standardet më të larta të testimit për mbi 26,600 maturantët në të gjithë vendin.

Provimi i dytë i Maturës Shtetërore 2026 po zhvillohet normalisht në 144 qendra provimi, në mjedise qetësie, rregulli, transparence dhe sigurie të lartë. Në lidhje me publikimin në rrjetet sociale të fotografive të tezës së provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, Ministria e Arsimit sqaron se ky akt ka ndodhur pasi provimi ka nisur dhe nuk ndikon në asnjë mënyrë në zhvillimin apo integritetin e tij.

Një veprim i tillë nuk mund të zbehë punën dhe angazhimin e mijëra mësuesve që kanë punuar me maturantët, e mbi 2 mijë administratorëve të provimit dhe punonjësve të strukturave arsimore, të cilët kanë ndjekur me përkushtim përgatitjen dhe mbarëvajtjen e testimit për Maturën Shtetërore.

Aktualisht është evidentuar se teza është publikuar nga një qendër provimi në Qarkun e Kukësit dhe maturanti që ka publikuar tezën është përjashtuar menjëherë nga provimi. Siç është bërë e ditur me herët, masat do të aplikohen si ndaj maturantëve që thyejnë rregulloren, ashtu edhe ndaj të gjithë zinxhirit të administruesve të procesit në qendrën e provimit.

Ministria e Arsimit dënon çdo akt që synon të dëmtojë besueshmërinë e procesit të Maturës Shtetërore dhe rithekson se çdo shkelje e rregullave do të trajtohet me seriozitet dhe në përputhje me legjislacionin dhe rregulloren në fuqi.

Përgatitjet për Maturën Shtetërore 2026 kanë qenë të plota dhe të mirëkoordinuara, nga hartimi i testeve me standarde të larta profesionalizmi dhe sigurie, certifikimi i personelit administrues, zhvillimi i konsultimeve në shkolla, shpërndarjen e testeve model nga Qendra e Shërbimeve Arsimore tek organizimi i testimeve provë, si dhe ofrimi i mbështetjes psikologjike për maturantët.

Për Ministrinë e Arsimit, prioritet mbetet suksesi i çdo maturanti dhe garantimi i të drejtës së secilit për t’iu nënshtruar provimeve në kushte të barabarta, ndaj angazhimi për një Maturë Shtetërore të drejtë, të ndershme dhe meritokratike do të vijojë pa ndërprerje deri në përfundim të të katër testimeve./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Matura Shtetërore, rreth 20 minuta pas nisjes publikohet teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Mbi 26 mijë nxënës në testin e Gjuhës Shqipe e
foto ilustruese

TIRANË- Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin kanë zhvilluar këtë të martë provimit të dytë të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Ndërkohë rreth 20 minuta pas nisjes së provimit Teza e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe është publikuar në rrjete sociale. 

Një nga varianet e tezës ka qarkulluar me shpejtës në rrjete sociale. Ndërkohë provimi vijon deri në orën 12:30. Më 3 qershor maturantët zhvilluan provimin e parë, atë të Gjuhës së Huaj./Dosja.al

Mbi 26 mijë nxënës në testin e Gjuhës Shqipe eMbi 26 mijë nxënës në testin e Gjuhës Shqipe eMbi 26 mijë nxënës në testin e Gjuhës Shqipe eMbi 26 mijë nxënës në testin e Gjuhës Shqipe eMbi 26 mijë nxënës në testin e Gjuhës Shqipe eMbi 26 mijë nxënës në testin e Gjuhës Shqipe e

2 ORE ME PARE

Sot provimi i dytë i Maturës Shtetërore/ 26.600 nxënës testohen në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

Mbi 26 mijë nxënës në testin e Gjuhës Shqipe e
foto ilustruese

TIRANË- Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin do të zhvillojnë këtë të martë provimit të dytë të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Maturantët duhet të paraqiten në ambientet e shkollave në orën 08:30, ndërsa provimi do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në 12:30.

Ministria ka theksuar se gjatë testimit ndalohet rreptësisht mbajtja e telefonave celularë, orëve inteligjente dhe çdo pajisjeje tjetër që mundëson komunikim elektronik ose lidhet me inteligjencën artificiale. Po ashtu, nuk lejohen kopjet, komunikimi mes nxënësve apo përdorimi i materialeve të paautorizuara. Shkelja e këtyre rregullave sjell përjashtimin e menjëhershëm nga provimi.

Maturantët duhet të kenë me vete një dokument identifikimi të vlefshëm, si letërnjoftim ose pasaportë, si dhe mjetet e nevojshme shkollore për zhvillimin e testit. Ndërkohë, më 3 qershor maturantët zhvilluan provimin e parë, atë të Gjuhës së Huaj./Dosja.al

matura shteterore provimi i gjuhes shqipe

Sondazh

Poll

Rama kapet sërish me influenceret: Punojnë në instagram

Rama kapet sërish me influenceret: Punojnë në instagram

Berisha për mediat: Shqipëria në krizë, zgjedhjet janë kthyer në farsë, nevojitet qeveri kujdestare

Reshjet e dendura shkaktojnë dëme të mëdha në Radomirë të Kalasë së Dodës!

Berisha tone dramatike në konferencën e EPP: Shqipëria në sallën e Urgjencës

Policia jep detaje nga aksioni në Vlorë: 6 të arrestuar, mes tyre një në kërkim ndërkombëtar

“Edi Rama është diktator”/ Qytetari: Nuk ka rrugë të mesme, Shqipëria është e shqiptarëve!

“Shqipëri e Re”/ Protestuesit pushtojnë Tiranën, marshim në rrugët e kryeqytetit: Dorëhiqu!

Erion Braçe u fshihet protestuesve në Bllok, pas telefonatës i “vëzhgon” nga shkallët e pallatit

"Bashkohuni me ne"/ Protestuesit ftojnë kalimtarët t'i bashkohen marshimit

Dita e 9 e protestës/ Qytetarët zbresin në sheshin “Skënderbej”, nis grumbullimi i tyre

Moti i keq dhe reshje intensive në Maliq/ Masa dheu dhe gurësh shkëputen nga mali

Vrasja e 27-vjeçarit në Kamëz, Drejtori i Policisë Tiranë: Kontrollet nga forcat RENEA

Vrasja e 26-vjeçarit në Kamëz, pamjet nga vendi i ngjarjes

Gogu prezanton projektligjin për amnistinë: 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm

Qytetarët bllokojnë të gjitha akset kryesore të Tiranës, ndalen te Parlamenti: Rama jep dorëheqjen

“Nga kryetar bashkie, e kryeministër s’e bërë dot”/ Qytetari: Të hedhim poshtë sistemin, PS e PD!

“Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës”, Fatos Lubonja në protestë: Ta pastrojmë Atdheun nga ‘tumori’

Turistët në Gjirokastër i japin zë protestës, cohen nga kafja, bashkohen dhe filmojnë

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Të rinjtë i “vënë flakën” gomones, simbol i emigracionit

“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralistët...

“PS shpëtimtare, jo tradhtare e Shqipërisë”, Rama: Kur morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte

Rama për protestuesit: Kush do e përfaqësojë Shqipërinë në BE nëse ne ikim

Rama: Shqipëria nuk është e shqiptarit, por e Zotit dhe mikut!

“Të kthejmë potencialin natyror në motor ekonomie”, Rama: Protesta, një çorodi!

Rama: Kemi mundësinë që ta ngremë Shqipërinë dhe ta vendosim atje ku e donin rilindasit

“Ule atë parullën”/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

"Të kishte vdekur edhe djali im”, flet nëna e Violand Braçellarit: Policia qëlloi e para...

Shkeli perimetrin e sigurisë, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi i mjetit lundrues në Borsh

"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër

Thirrje kundër Kryeministrit para Komisionit Europian: Rama në burg!

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Voton Kurti: Sot vendosin ata që votojnë, ushtroni të drejtën tuaj

Rama: Takimi me kancelarin gjerman ishte provë që vlerësimi për Shqipërinë është maksimal

Rama: 10 vite më parë në zonat e mbrojtura kërciste gjuetia e paligjshme

Rama: Nuk e kanë me mjedisin dhe me zogjtë e Shqipërisë, e kanë secili për agjendën e vet

Rama shpërthen ndaj protestuesve: Dalin delirantë dhe influencera që fitojnë paratë e dynjasë

Rama për takimin me banorët e Zvërnecit:Takova njerëz që u fyen dhe u masakruan nga flamingot online

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi prekës i protestuesit që po lufton me kancerin

"Rrjolli nuk hesht"/ Valë revolte ndaj qeverisë edhe në Shkodër: Revolucion!

"Na pyesin kush e organizon protestën..."/ Qytetarja: Protestën e organizuan ata që na vodhën

"Poshtë qeveria"/ Protestuesit i bëjnë thirrje kryeministrit Rama: Jep dorëheqjen

Protesta e diasporës kundër projektit në Zvërnec/ Vjena i bashkohet revoltës kundër qeverisë Rama

Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë

Berisha: Qeveria jonë nuk kishte asnjë përjashtim për taksat, përveç investimeve në zonat malore

Berisha: Komisioni i Sigurisë në Kuvend do hetojë vrasjen në krye të detyrës të policit në Korçë

Berisha: Sistemi që instaloi pas mbylljes së TikTok-ut për të survejuar internetin

Berisha: Rama po grabit kanionin e Gjipesë, po përdor Ardit Bidon për të falsifikuar dokumentet

Protestuesit njëzëri "Rama në burg, Berisha në burg"/ Berisha iu përgjigjet: Jeni vegël e qeverisë

Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dalshin prej burgu!

Ministri i Turizmit Blendi Gonxhe zbret në Pogradec me avion uji

"S’ka dialog, po na marrin pronat"/ Qytetarët protestë në Zvërnec