LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, PD dhe grupi i vulës së Bashës dorëzojnë dy padi në Kushtetuese

•Partia Demokratike e kryesuar nga Sali Berisha dhe grupi tjetër i vulës i Lulzim Bashës, kanë depozituar ditën e sotme dy padi në Gjykatën Kushtetuese për marrëveshjen e emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë. •Ata akuzojnë Qeverinë se nuk ka pasur transparencë dhe kërkojnë nga GJK të pezullojnë marrëveshjen pasi sipas tyre është anti-kushtetuese. •Partia Demokratike e kryesuar nga Sali Berisha ka çuar padinë për marrëveshjen në Kushtetuese. •Padia mban firmën e 30 deputetëve, si atyre të Berishës edhe atyre të Bardhit, ndërsa dorëzimi u bë nga deputetja e Lezhës, Lindita Metaliaj• Kjo e fundit tha se duhet të shqyrtohet nëse protokolli pajtohet me Kushtetutën e vendin tonë. •Nga ana tjetër, padia e Partisë Demokratike së vulës, në një deklaratë për shtyp nga ana e nënkryetarit të PD, Kreshnik Çollaku u tha se kjo marrëveshje u shpall në mënyrë të çuditshme dhe se nuk ka pasur asnjë transparencë nga ana e kryeministrit Edi Rama.

3 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Marrëveshja e firmosur me Shqipërinë për refugjatët, Meloni: E dobishme, mund të bëhet edhe në vende tjera

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, PD dhe grupi i
edi rama dhe girogia meloni

ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar sërish në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar disa javë më parë me Shqipërinë për strehimin e refugjatëve.

Meloni ka thënë se kjo marrëveshje është e dobishme dhe sipas saj mund “të përfaqësojë një precedent që mund të bëhet në shumë vende në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare. Nuk e di pse e majta e konteston kështu, ndoshta sepse shpresojnë se ne nuk do të arrijmë ta zgjidhim problemin, gjë që shpresojmë ta bëjmë në një realitet në të cilin përballemi me flukse të paprecedentë.”

Marrëveshja me Italinë ka sjell debate të forta edhe në venin tonë. Partia Demokratike e ka çuar ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese këtë marrëveshje. Kjo vjen pas deklaratës që bëri me dije dje kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi.

2 MUAJ ME PARE

Grupi Parlamentar i PD dorëzon padi në Kushtetuese, Metaliaj: Të shfuqizohet marrëveshja me Italinë, e paligjshme

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, PD dhe grupi i
Lindita Metaliaj

TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, i përfaqësuar nga Gazment Bardhi, ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese një padi për rrëzimin e marrëveshjes me Italinë për emigrantët. Kjo është padia e dytë për sot që dorëzohet në Kushtetuese, pasi më herët këtë hap e njoftoi Partia Demokratike e vulës së Lulzim Bashës.

Në një dalje për mediat, Lindita Metaliaj deklaroi se kjo është një marrëveshje antiligjore.

Dorëzuam padinë për këtë marrëveshje, pasi jemi në mbrojtje të interesit të qytetarëve. Nuk mundet të vendosë për fatin e vendit tonë në shkelje të të drejtave të njeriut. I jemi falënderues popullit italian, por kjo nuk ka të bëjë me ta. Ne do të presim vendimin e gjykatës Kushtetuese dhe nëse pajtohet apo jo kjo marrëveshje me Kushtetutën e Shqipërisë.”, tha Metaliaj.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar deklarimin e papajtueshëm me Kushtetutën të Protokollit të qeverisë shqiptare me qeverinë italiane, bazuar në këto argumente:

1. Ky protokoll është negociuar dhe nënshkruar në mungesë të autorizimit nga Presidenti i Republikës, çka është një kusht thelbësor referuar neneve 4, 7 dhe 92/ë të Kushtetutës së Shqipërisë, Konventës së Vjenës për të Drejtën e Traktateve dhe jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese (vendimi nr. 15/2010).

 2. Protokolli është nënshkruar pa u botuar në Fletoren Zyrtare për miratimin në parim, çka do të thotë se nuk kishte akoma fuqi ligjore. Nënshkrimi pa një vendim në fuqi të Këshillit të Ministrave për miratimin në parim vjen në kundërshtim me kuadrin ligjor të brendshëm për marrëveshjet ndërkombëtare.

 3. Protokolli është negociuar dhe nënshkruar në mungesë të konsultimeve dhe bashkëpunimit me Zyrën e Komisionerit të Lartë të OKB për refugjatët, që vjen në kundërshtim me nenin 35 të Konventës së Gjenevës. Në një reagim publik, Zyra e Komisionerit është shprehur se nuk jemi pjesë dhe as nuk kemi dijeni për këtë marrëveshje.

4. Protokolli shkel dhe cenon të drejtat që Kushtetuta e Shqipërisë, iu njeh të huajve. Në kuptim të nenit 16 të Kushtetutës, të huajt gëzojnë të drejta njësoj si shtetasit, me përjashtim të atyre që lidhen me shtetësinë. Ndërsa Protokolli iu mohon kësaj kategorie të huajsh çdo të drejtë që Kushtetuta shqiptare garanton për çdo individ në Republikën e Shqipërisë.  

5. Protokolli parashikon kufizimin e padrejtë të lirisë, cka vjen në kundërshtim me nenin 27 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe nenin 5 të Konventës Evropiane. Ndërkohë që këta individë do të qëndrojnë të mbyllur për një kohë të pakufizuar, atyre nuk iu garantohet asnjë e drejtë ankimi për të kundërshtim burgosjen e tyre. Referuar jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut, mbajtja e shtetasve të huaj ose pa shtetësi për një kohë të pakufizuar të mbyllur, pa ndonjë arsye të veçantë, dhe pa iu nënshtruar rishikimit gjyqësor, përbën një shkelje flagrante të nenit 5 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Këtë shqetësim e ka ngritur me forcë Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Këshilli Evropian për Refugjatët dhe Migrantët, Amnesty International, si dhe 29 organizata vendase dhe të huaja, në një letër publike, ku i kërkojnë qeverisë shqiptare tërheqjen nga kjo marrëveshje.  

6. Në kuadër të Konventës së Gjenevës, shteti shqiptar ka detyrimin që të ofrojë mbrojtje ndërkombëtare për shtetasit e huaj ose personat pa shtetësi që e kanë të nevojshëm, duke garantuar një sërë të drejtash për ta.

7. Protokolli cenon parimin e barazisë.

8. Kushtetuta e Shqipërisë, Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Konventa e Gjenevës, jurisprudenca e GJEDNJ, por edhe vendimi i Gjykatës së Lartë Britanike së fundmi, e ndalojnë kategorikisht dëbimin kolektiv të të huajve, si dhe dëbimin individual të personave që mund t'iu kërcënohet liria dhe jeta padrejtësisht.

9. Shteti shqiptar nuk mund të justifikohet se përgjegjësinë për mënyrën e trajtimit të këtyre individëve e ka shteti italian, sepse siç ka theksuar Gjykata e Strasburgut në vendimin Jamaa kundër Italisë, asnjë shtet anëtar i Këshillit të Evropës nuk përjashtohet nga përgjegjësia për respektimin e të drejtave sipas Konventës, për sa kohë që këta individë gjenden në territorin e saj.  

10. Shteti shqiptar ka detyrimin që të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, sipas dispozitave të Kushtetutës, Konventës Evropiane, Konventës së Vjenës, Konventës së Gjenevës dhe jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut. Ky Protokolli përbën një nga rastet më flagrante të shkeljes së një tërësie të drejtash dhe lirish që garantohen nga Kushtetuta dhe e drejta ndërkombëtare.  

Në zbatim të pikës 3, të nenit 52, të ligjit organik për Gjykatën Kushtetuese, kjo e fundit, duhet të vendosë pezullimin e menjëhershëm të procedurave parlamentare për ratifikimin e këtij Protokolli, deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës

2 MUAJ ME PARE

PD e Bashës çon në Kushtetuese marrëveshjen për emigrantët, Çollaku: Ka mungesë totale të transparencës

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, PD dhe grupi i
Kreshnik Çollaku

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike të grupit të vulës së Lulzim Bashës, Kreshnik Çollaku ka bërë një deklaratë për mediat ku ka njoftuar se PD ka çuar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen Rama–Meloni për emigrantët. Çollaku është shprehur se siç e kanë bërë publike që në orët të këtij vendimi, PD ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për sqarim.

DEKLARATA E ÇOLLAKUT:

“Sic e kemi bërë publike në orët e para të këtij vendimi. Sot PD ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për sqarim. Dua t’i kujtoj publikut, që marrëveshja u shpall pa u njoftuar dhe e fshehë. Në dallim nga Italia, në Shqipëri ka munguar transparenca. Mjerisht Rama ia ka dalë të fshihet” tha ndër të tjera ai.

PD çon në Kushtetuese marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët

• Shqyrtimi i pajtueshmërisë me Kushtetutën e Shqipërisë të marrëveshjes së
nënshkruar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe
Qeverisë së Republikës së Italisë “PROTOKOLL NDËRMJET QEVERISË SË
REPUBLIKËS ITALIANE DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E
MIGRACIONIT”.

• Pezullimin e proçedurës parlamentare për ratifikimin e “PROTOKOLL
NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE DHE KËSHILLIT TË
MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËR FORCIMIN E
BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E MIGRACIONIT”.

• Deklarimin si të papajtueshme me nenet 3, 4, 7 të Kushtetutës dhe Ligjit Nr.
43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë” të
marrëveshjes së së nënshkruar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së
Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë “PROTOKOLL NDËRMJET
QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË
FUSHËN E MIGRACIONIT”.
PARTIA DEMOKRATIKE

shqiperia marreveshje me italine per emigrantet giorgia meloni

Sondazh

Poll

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve

'Jemi pro protestave'/ Takoi Berishën, Meta: Do bashkëpunojmë për sezonin e ardhshëm parlamentar

Proteste per guroren

Tragjedi në Gramsh! Mbyten në Liqenin e Banjës, polumbarët nxjerrin trupat e babait dhe 2 djemve