Berisha mbledh kryesinë e PD-së, ndan këshillat bashkiakë, 240 pozicione për PL-në, thirrja: Mos ndiqni Alibeajn
Si janë ndarë vendet në këshillat bashkiakë? Berisha: PL merr 240 vende, PBDNJ-a 20, ndërsa PDK, 6 vende 25 Mars,...
Si janë ndarë vendet në këshillat bashkiakë? Berisha: PL merr 240 vende, PBDNJ-a 20, ndërsa PDK, 6 vende 25 Mars,...
Tym e flamuj të bardhë para Qeverisë, kshu ka përfunduar protesta e PSD-së 25 Mars, 14:59 "Kurti si p...
FOTO- Rama largohet nga Asambleja e PS në Vlorë, ulet në kafe me Idrizin dhe Sinën 25 Mars, 10:37 Rama shf...
Zjarri në Pejë/ Reagon pronari i qendrës tregtari: Hyra të fikja zjarrin, gati e pësova ...
• Reagime të shumta pas përfundimit të takimit mbajtur në Ohër, mes Kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ku temë diskutimi ishte zbatimi i propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. • Opozita e Kosovës e konsideron një mashtrim dhe humbje historike. Ata po organizojnë protesta në të cilat kërkojnë dorëheqjen e Kurtit. Kurti deklaroi se ishte Serbia ajo që iu shmang nënshkrimit të aneksit sikurse veproi edhe në Bruksel. • Sot, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se nuk e ka nënshkruar aneksin për zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, “sepse Serbia është shtet i njohur ndërkombëtarisht, ndërsa Kosova nuk është” prandaj, sipas tij, nuk mund të arrihet një marrëveshje juridike ndërkombëtare. • Presidenti Bajram Begaj thekson se dakordësimi i arritur mes palëve është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në BE. Rama uroi për marrëveshjen por shtoi se shpreson që ajo të mos ketë "kleçka" apo të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik. • Pas 12 orëve negociata, Joseph Borrell doli në një deklaratë për media ku u shpreh se bisedimet u ndalën në hapa praktikë dhe më në fund mes dy vendeve pati bisedime konkrete dhe dy palët u pajtuan për aneksin e propozimit evropian. • Për rreth 10 orë u diskutua vetëm mes Albin Kurtit, Borrel, Vuçiç dhe Lajçak, por në një moment u kërkua me urgjencë prania e Gabriel Escobar. Propozimi evropian që përfshin 11 pika për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë konsiderohet si një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon.
25 artikuj për këtë temë.
SERBI- Liderët e disa partive opozitare në Serbi, kanë reaguar lidhur me arritjen e pajtueshmërisë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Bashkimi Evropian ka thënë të shtunën nga Ohri, se marrëveshja është arritur pas disa orëve diskutime, ndonëse nuk është nënshkruar.
Më 19 mars, Vuçiç ka thënë se nuk ka nënshkruar asnjë dokument “sepse Serbia është shtet i njohur ndërkombëtarisht, e Kosova jo”, dhe se një marrëveshje juridike ndërkombëtare nuk mund të bëhet.
Sipas tij, Serbia mund të punojë në zbatimin e propozimit të BE-së “deri në vijat e kuqe”.
Kryetari i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, Pavle Gërboviq, e ka vlerësuar si lajm shumë të rëndësishëm faktin që Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, do të bëhet pjesë e kornizës së negociatave dhe pjesë e kapitullit 35 në negociatat e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Europian.
“Është e pamundur të jesh politikan pro-evropian, të angazhohesh për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe të jesh kundër kësaj marrëveshjeje. Pyetja për ne është se a pranojmë të jemi pjesë e hapësirës politike të krijuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, apo jo”, ka thënë Gërboviq në TV N1.
Lideri i lëvizjes së djathtë Dveri, Boshko Obradoviq, vlerësoi se zgjidhja e vetme e krizës politike është dorëheqja e presidentit Vuçiç dhe bëri thirrje për tubime të qytetarëve kundër planit evropian.
Ai theksoi se Vuçiç “në mënyrë të paautorizuar ka marrë përsipër obligimin” në Ohër që të fillojë zbatimin e Marrëveshjes që e ka pranuar më 27 shkurt në Bruksel, të cilën Obradoviq e ka vlerësuar si një lloj grushtishteti.
Kundër pranimit të Marrëveshjes është edhe kryetarja e partisë së djathtë serbe Zavetnici (Të betuarit), Milica Gjurgjeviq-Stamenkovski.
Ajo vlerësoi për TV N1, se presidenti Vuçiç, të shtunën u pajtua me ultimatumin “në tërësinë dhe në kapacitetin e plotë të tij”.
“Në aneks qëndron termi ‘obligohen’. Terma të tillë gjenden në marrëveshjet ndërkombëtare”, tha ajo.
Kryetari i Lëvizjes “Serbia Qendra”, Zdravko Ponosh, tha se Aleksandër Vuçiç doli i kënaqur nga negociatat e Ohrit, sepse i kishte arritur të dyja qëllimet që i kishte vënë vetes, “e para – që ai të mos nënshkruajë asgjë, pavarësisht se në emër të Serbisë ai ka marrë përsipër obligimin, dhe e dyta – që përgjegjësinë për përmbushjen e atyre obligimeve të marra, t’ua bartë të tjerëve”.
Në një tekst autorial për portalin Nova, Ponosh ka thënë se përparimi i Serbisë në rrugën e integrimeve evropiane tani do të kushtëzohet në mënyrë të pandashme nga përmbushja e detyrimeve nga Marrëveshja, për të cilën ka dhënë pëlqimin Vuçiç.
Marrëveshja me 11 nene, e bërë publike më 27 shkurt, nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.
Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pajtimi i arritur në Ohër është “njohje e ndërsjellë de facto” e Kosovës dhe Serbisë.
I pyetur nga gazetarët nëse do të lejojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ai ka thënë se bëhet fjalë për “një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb” dhe “jo për vetëqeverisje”.
Presidenti i Serbisë, Vuçiç, ka thënë se formimi i Asociacionit “është bërë detyrim me prioritet”.
“Më duhet të them se jam shumë i kënaqur për këtë”, ka shtuar Vuçiç.
Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, dy vendet janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011.
Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar dhe palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për ngecje.
Marrë nga REL
TIRANË- Deputeti socialist Pandeli Majko shkruan se Aleksandër Vuçiç ka bërë një marrëveshje që të jetojë si gënjeshtar dhe jo si dështak. Referuar takimit në Ohër, Majko shton se Presidenti i Serbisë kërkon shkatërrimin e paqes në rajon.
“Vuçiç ka bërë marrëveshje me veten që të jetojë si gënjeshtar, dhe jo si dështak! Deklarata e tij, se “…Nuk dua të bëj marrëveshje juridike ndërkombëtare me Republikën e Kosovës” kërkon shkatërrimin e paqes në rajon. Konfuzioni si mekanizëm kontrolli, ka vetëm një përgjigje!”- shkruan Majko.
Kosova dhe Serbia mbyllën me dakordësim mbi aneksin e zbatimit të planit evropian në Ohër, i cili do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dy dy palët në momentin e publikimit. Përfaqësuesi i Lartë i unionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Kurti dhe Vuçiç nuk e kanë firmosur dokumentin.
SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shprehur se ka qenë mjaft i përqëndruar dhe në në formë gjatë takimit në Ohër, i cili zgjati më shumë se 12 orë. Në një prononcim për mediat serbe, Vuçiç tha se ai është më i përqëndruar kur takimi zgjat shumë orë, pasi kështu mund të konsultohet me ekspertët. Vuçiç u shpreh se tekstin e kanë nderyshuar 12 herë gjatë gjithë mbledhjes.
“12 herë dje e ndryshuam tekstin. Dua t’i falënderoj njerëzit që ishin dje me mua sepse gjithmonë është stresuese, sa herë duhet të analizoni, të konsultoheni me ekspertë duke i pyetur a mundemi për këtë, a guxojmë për këtë dhe presioni sa vjen e shtohet. Për mua është përparesi kur kjo zgjat 12-13 orë sepse jam më i qëndrueshëm se të tjerët, për mua problem është kur zgjat 2 ose 3 orë, kur është 12-13 koncentrimi im është i shkëlqyer, më i mirë se i të tjerëve. Kështu ishte edhe mbrëmë në orët e vona,”- tha Vuçiç.
Kosova dhe Serbia mbyllën me dakordësim mbi aneksin e zbatimit të planit evropian në Ohër, i cili do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dy dy palët në momentin e publikimit. Përfaqësuesi i Lartë i unionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Kurti dhe Vuçiç nuk e kanë firmosur dokumentin.
KOSOVË- I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak është shprehur se kjo javë ka qenë e gjitha dedikuar dialogut mes dy vendeve. Në një postim në Facebook, Lajçak theksoi se të dy liderët u angazhuan plotësisht për të respektuar të gjitha nenet e marrëveshjes.
“Kjo javë ka qenë e gjitha rreth dialogut. Filloi me një udhëtim në Beograd, ku vazhdova përgatitjet për takimin për dialogun e nivelit të lartë me presidentin Aleksandar Vuçiq. Gjatë takimit tonë, diskutuam për aneksin e zbatimit dhe rrugën përpara për Marrëveshjen. Derisa isha në Beograd, pata gjithashtu mundësinë të takohesha me partitë opozitare pro-Bashkimit Evropian për të diskutuar lidhur me dialogun dhe për të dëgjuar pikëpamjet e tyre për takimin dhe rrugën përpara. Më erdhi mirë kur pashë se shumica e tyre ishin në mbështetje të Marrëveshjes dhe rëndësisë së saj. Pas 12 orësh negociatash intensive, të dy u angazhuan plotësisht për të respektuar të gjitha nenet e marrëveshjes dhe për të zbatuar detyrimet e tyre përkatëse në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim. Ishte mirë të shihje se javët e përgatitjeve dhanë rezultat,”- shkruan ai në postim.
Kosova dhe Serbia mbyllën me dakordësim mbi aneksin e zbatimit të planit evropian në Ohër, i cili do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dy dy palët në momentin e publikimit. Përfaqësuesi i Lartë i unionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Kurti dhe Vuçiç nuk e kanë firmosur dokumentin.
KOSOVË- Diplomati austriak, Wolfgang Petritsch, njëherësh ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën dhe ish-Përfaqësues i Lartë për Bosnje-Hercegovinën, thotë se suksesi i arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në mes të Kosovës dhe Serbisë, për Marrëveshjen drejt normalizimit, do të varet nga zbatimi ose jo i saj.
Petritsch tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se takimi i Ohrit mund të konsiderohet “një lloj progresi drejt normalizimit” të raporteve, pavarësisht se palët nuk nënshkruan tekstin e ofruar nga ndërmjetësuesit e BE-së.
Më i rëndësishmi, sipas tij, është fakti se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tregoi “hapje dhe fleksibilitet” në fillimin e shpejtë të një procesi për ofrimin e një mekanizimi të “vetëmenaxhimit” të komunitetit serb në Kosovë.
Më tej, Petritsch e cilëson të rëndësishëm faktin se në Ohër, sipas tij, BE-ja vendosi të krijojë një instrument të obligimit të palëve për të zbatuar Marrëveshjen, përmes hapjes së kapitujve për anëtarësim.
Radio Evropa e Lirë: Ne pamë të shtunën, më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut se, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, u pajtuan për planin zbatues të asaj që njihet si Marrëveshje drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre. Cili është komenti juaj për këtë Marrëveshje?
Petritsch: Le të fillojmë me anën pozitive. Aty pamë një lloj progresi. Ndoshta jo çfarë kemi shpresuar, por në të njëjtën kohë më shumë sesa ne i frikësoheshim. Aty nuk pati një dështim të negociatave. Pra, asnjëra palë nuk u largua nga tavolina, por, në anën tjetër, kjo tregon se sa e vështirë dhe komplekse është e gjithë çështja.
Radio Evropa e Lirë: A e shihni marrëveshjen e arritur si një epokë të re në raportet mes Kosovës dhe Serbisë?
Petritsch: Ne duhet të shohim se si do të zbatohet kjo që është vendosur [në Ohër]. Mendoj se zbatimi është çështja kryesore. Ne e dimë nga e kaluara, ndonjëherë ato që njëra palë është përpjekur t’i zbatojë, ana tjetër nuk e ka bërë, dhe anasjelltas. Kështu që, unë mendoj se tani ajo që është e rëndësishme është që negociatorët e Bashkimit Evropian të mbajnë këtë momentum të progresit të arritur, progresit thelbësor, por gjithsesi se kjo duhet të pasohet me takime të mëtejshme.
Radio Evropa e Lirë: Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmuan se arritën marrëveshje, por ata nuk nënshkruan dokumente. Duke pasur këtë fakt në mendje, a besoni se kjo do të jetë një marrëveshje e qëndrueshme?
Petritsch: Sigurisht në fund do ta nënshkruajnë, natyrisht. Por deri më tani, mendoj se për sa kohë që procesi është ende në vazhdim, dhe jo të gjitha 11 pikat, apo çfarëdo që janë diskutuar dhe përmbushur, mendoj se është vërtet më e rëndësishme të kemi dëshmitarë përreth dhe Bashkimi Evropian, si dhe prania e të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara [Gabriel Escobar] dëshmon faktin se kjo është diçka që për momentin zëvendëson formalitetin e një nënshkrimi.
Radio Evropa e Lirë: Pavarësisht se nuk pati nënshkrime, palët u pajtuan për një prej pikave më të rëndësishme e që është nisja e menjëhershme e krijimit të një mekanizmi të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë. A shihni ndonjë rrezik nga një mekanizëm i të tillë?
Petritsch: Unë nuk mendoj kështu. Unë besoj se kemi parë shumë shembuj në histori ku gjërat kanë funksionuar, dhe po funksionojnë ende. Si një austriak, e kam në mendje Tirolin Jugor, ku para shumë vitesh, në vitet e 70-ta, u arrit një marrëveshje, e cila madje për një kohë përfundoi në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, dhe tani, nëse kthehemi pas, 30 apo 40 vjet, mund të themi se ai mekanizëm funksionon për të dyja palët [Austrinë dhe Italinë].
Por, dua të them një gjë, mekanizmi funksionon ndërmjet Italisë dhe Austrisë, dhe atë kryesisht për shkak se të dyja vendet janë në Bashkimin Evropian. Por edhe [në Ohër] kishte një marrëveshje të caktuar për hapjen e kapitujve, ose për t'iu dhënë sinjal të dyja palëve, në rastin e Serbisë se negociatat e anëtarësimit do të vazhdojnë, dhe në rastin e Kosovës se ju jeni duke iu afruar negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Unë besoj se ky kombinim, si të them, i shkopit dhe karotës, në këtë rast është një imazh i qartë se çfarë po ndodh. BE-ja, së bashku me SHBA-në, për herë të parë kanë një qasje gjithëpërfshirëse, duke u nisur nga liberalizimi i vizave deri te negociatat për anëtarësim, gjithçka është bërë relevante për progres.
Radio Evropa e Lirë: Problemi me marrëveshjet e mëparshme ishte fakti që BE-ja nuk kishte një mekanizëm të tillë se si t’i detyronte Kosovën dhe Serbinë të zbatonin marrëveshjet e nënshkruara. Tani, në Ohër u tha se u vendos për një mekanizëm të tillë. Pra, pa zbatim, s’ka integrim. A mund të jetë efektiv dhe a mund të jetë problem për Kosovën nëse nuk e zbaton, pasi ende nuk ka liberalizim të vizave dhe është pas në proceset integruese?
Petritsch: Më duhet të them se Kosova është pas në këto çështje, por duhet ta ketë parasysh se është shtet shumë i ri. Pra, nuk ekziston që shumë vjet. Për këtë arsye merr pak më shumë kohë. Por, mendoj se tani ky vendim i rëndësishëm nga ana e kryeministrit [të Kosovës, Albin Kurti] që të hapet apo që të jetë fleksibil, kur është fjala për këtë mekanizëm për komunitetin serb, unë mendoj se është një masazh i qartë se Bashkimi Evropian ka arritur një hap të parë në një rrugë konstruktive për integrimin eventual të Kosovës në BE. Sigurisht është një rrugë shumë e gjatë, por Kurti në Ohër, parimisht e ka zhbllokuar këtë rrugë.
Radio Evropa e Lirë: Kemi parë presion të madh ndërkombëtar mbi Kosovën dhe Serbinë. Nga ajo çfarë keni parë nga marrëveshja, a keni ndonjë shqetësim? A mendoni se është e zbatueshme nga të dyja palët? Si e shihni përkushtimin e të dyja palëve në këtë proces?
Petritsch: Presioni ka qartazi arsye më të gjera. Ka arsye gjeopolitike. Dhe presioni vjen nga lufta, nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës dhe Bashkimit Evropian, si dhe Shtetet e Bashkuara, nuk duan ta kenë Rusinë në Ballkanin Perëndimor si forcë, por kjo është e mundur vetëm nëse Serbia dhe Kosova vendosin të bëjnë atë që është e nevojshme për të bërë përparim, dhe në këtë mënyrë mendoj se është e rëndësishme që Kosova ta shohë, që Qeveria ta shohë se duke ecur përpara, që po kontriboni edhe në qëllimin evropian, të mbajtjes së rusëve jashtë Ballkanit, dhe ky është padyshim një sinjal i fortë në të cilin zoti [Aleksandar] Vuçiq, duhet të përgjigjet.
Përshtypja ime është se në Beograd mund të shihni një fleksibilitet dhe një realizëm më të madh që është vendosur së fundi se partner i Serbisë është Bashkimi Evropian dhe jo Rusia. Shpresoj që pas përfundimit të luftës në Ukrainë dhe përfundimit të epokës së [presidentit rus, Vladimir] Putinit, Evropa të jetë në gjendje të rivendosë raporte korrekte me Rusinë, por kjo sigurisht është një çështje e largët. Por, çfarë po ndodh tani në dialogun [mes Kosovës dhe Serbisë] është natyrisht një pjesë shumë e rëndësishme në rritjen e sigurisë në tërë Ballkanin Perëndimor si dhe në Evropë.
Radio Evropa e Lirë: Kur filluan bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë në vitin 2011, le të themi për më shumë se një dekadë u tha se dialogu duhet të çojë në njohje të dyanshme në mes të Kosovës dhe Serbisë. A e shihni të ndodhë një gjë e tillë përmes propozimit evropian?
Petritsch: Ne nuk jemi ende aty, por ky është hapi i drejt që është marrë. Mendoj se takimi i Ohrit ishte domethënës dhe ndoshta historianët në të ardhmen do të thonë se në fakt në Ohër, ndodhi një hap në drejtim të saj.
Marrë nga REL
TIRANË- Në Shqipëri autoritetet më të larta të vendit përshëndetën pajtimin e arritur në Ohër, mes Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e planit europian, duke falenderuar njëkohësisht Bashkimin europian dhe Shtetet e Bashkuara për angazhimn e tyre të fortë.
Presidenti Bajram Begaj deklaroi se “ky dakordësim është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian”, shkruajti ai në një postim në Facebook duke u shprehur “besimplotë se garantët e këtij dakordësimi do ta bëjnë atë të detyrueshme e të zbatueshme nga palët”.
Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama, që pak pas njoftimit të dakortësimit të palëve afër mesnatës së mbrëmshme, reagoi duke shkruar se shpresonte “që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik”. Në rast të kundërt, sipas tij “kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit, shqiptarëve dhe serbëve”.
Postimin e tij në Twitter, kryeministri e mbylli duke uruar “që së shpejti marrëveshja e panënshkruar të kthehet në një realitet të ri të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian”.
Për kryetaren e parlamentit shqiptar Lindita Nikolla “normalizimi i marrëdhënieve dypalëshe midis Kosovës dhe Serbisë shënoi një hap të qëndrueshëm përpara, me dakordësimin në takimin e Ohrit për hapat praktikë për zbatimin e marrëveshjes, sipas aneksit të planit evropian”.
Në postimin e saj në Facebook ajo shprehet më tej se “pajtimi me propozimet, zbatimi i këtij plani dhe dialogu mes dy vendeve do t’i kontribuojë prosperitetit e paqes në rajon dhe avancimit të tyre drejt familjes evropiane”.
Marrë nga VOA
KOSOVË- Bashkimi Europian ka publikuar përmbajtjen e aneksit të marrëveshjes për të cilën u zhvillua dialogu që zgjati më shumë se 12 orë në Ohër. Një nga pikat lidhet me të zhdukurit, ndërsa një tjetër me vetëmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë.
“Palët bien dakord për të krijuar një Komitet të Përbashkët Monitorues, të kryesuar nga BE-ja, brenda 30 ditësh. Zbatimi i të gjitha dispozitave do të sigurohet dhe mbikëqyret nga Komiteti i Përbashkët Monitorues,”- shkruhet në një tjetër pikë.
BE-ja njofton se do të organizojë një konferencë donatorësh brenda 150 ditësh, për të krijuar një paketë investimesh dhe ndihme financiare për Kosovën dhe Serbinë, por nuk do të ketë asnjë shpërndarje nëse nuk zbatohen plotësisht të gjitha pikat.
Përmbajtja:
Aneksi është një pjesë integrale e Marrëveshjes. Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për t’i respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe këtë Aneks, dhe për t’i zbatuar të gjitha detyrimet e tyre përkatëse – që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi – në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim
Palët e kanë parasysh se Marrëveshja dhe Aneksi i zbatimit bëhen pjesë integrale e proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE. Palët e kanë parasysh se, menjëherë pas miratimit të Marrëveshjes dhe këtij Aneksi, ndërmjetësuesi i BE-së do të fillojë procesin për t’i ndryshuar standardet e Kapitullit 35 për Serbinë, për t’i konsideruar detyrimet e reja të Serbisë, që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi
Palët pajtohen për të miratuar Deklaratën për Personat e Zhdukur, siç është negociuar në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, si çështje urgjente
Për të zbatuar Nenin 7, Kosova nis menjëherë negociatat në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për përcaktimin e aranzhimeve dhe garancive specifike, që sigurojnë një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse të dialogut, siç përcaktohet nga ndërmjetësuesi i BE-së
Palët bien dakord për të krijuar një Komitet të Përbashkët Monitorues, të kryesuar nga BE-ja, brenda 30 ditësh. Zbatimi i të gjitha dispozitave do të sigurohet dhe mbikëqyret nga Komiteti i Përbashkët Monitorues
Për të zbatuar Nenin 9, BE-ja do të organizojë një konferencë donatorësh brenda 150 ditësh, për të krijuar një paketë investimesh dhe ndihme financiare për Kosovën dhe Serbinë. Asnjë shpërndarje nuk do të ndodhë përpara se BE-ja të përcaktojë se të gjitha dispozitat e Marrëveshjes janë zbatuar plotësisht
Kosova dhe Serbia pajtohen që të gjitha nenet të zbatohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra
Rendi i paragrafëve të këtij Aneksi nuk e paragjykon rendin e zbatimit të tyre
Kosova dhe Serbia pajtohen që të mos e bllokojnë zbatimin e asnjë prej neneve
Të gjitha diskutimet në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes do të zhvillohen në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar takimin e zhvilluar në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se ajo marrëveshje që është arritur atje, në fakt nuk është marrëveshje. Kreu i Partisë Demokratike shton se Vuçiç nuk ka firmosur asgjë pasi kishte urdhër nga Kremlini të mos firmosë planin franko-gjerman që e detyron atë të zbatojë sanksionet e BE ndaj Rusisë.
Postimi:
Vuçiç nuk firmosi megjithëse Kurti pranoi asociacionin! Miq, takimi shumë orësh i Ohrit perfundoi me ‘sukses’, por marrëveshja nuk u firmos sepse atë nuk e firmosi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në takimin e parafundit në Bruksel ai la të kuptohej se nuk firmosi mbasi kryeministri Kurti nuk pranoi të diskutonte për asociacionin. Kurse në takimin e Ohrit kryeministri Kurti pranoi të diskutojë për asociacionin dhe njëllojë si në Bruksel ishte i gatshëm të firmoste marrëveshjen franko-gjermane. Në perfundim Vuçiç deklaroi se nuk kam firmosur asgjë dhe se ai nuk firmos marrëveshje ndërkombëtare juridike me Kosovën. Por nuk tha se Kurti nuk pranoi të diskutojë për asociacionin dhe shpjegoi pse nuk firmosi, sepse sipas tij Kosova nuk është shtet i njohur ndërkombtarisht pa çka se atë e kanë njohur 95% e vendeve të lira të botës. Ai gjithashtu tha se ra dakord për disa pika, por nuk tha se për cilat pika nuk ra dakord. Pra ai tregon se edhe marrëveshjen franko-gjermane e trajton si shportë në të cilën mund të blejë vetëm ato që do ai. Në të vërtetë ai nuk firmosi sepse kishte urdhër nga Kremlini të mos firmosë planin franko-gjerman që e detyron atë të zbatojë sanksionet e BE ndaj Rusisë. Ai nuk është dakord që vendi i tij të dalë nga ombrella ruse dhe të shndërrohet nga Rusi e Vogël në Ballkan në Serbi Europiane. Vuçiç nuk ndjek interesat e kombit serb, por ndjek ato të ultranacionalizmit primitiv konfliktual serb. Pra në Oher nuk pati marrëveshje të firmosur sepse presidenti i serbomadhisë Aleksandër Vuçiç nuk firmosi ndonëse marrëveshja si çdo marrëveshje tjetër për të qënë ligjerisht detyruese, duhej firmosur. Ideja se monitorimi nga BE i zbatimit të marveshjes së dakortësuar, gjatë pocesit të negociatave për anëtarësim të BE e bënë atë një marrëveshje sui generis e cila de facto as de jure nuk mund të zëvendësojë një marrëveshje të firmosur detyruese bilaterale. Ky qëndrim i z. Vuçiç dëshmon se ai sa të jetë në pushtet nuk do firmosë ndonjëherë marrëveshje me Kosovën. Marrëveshja Kosovë-Serbi është e një rëndësie parësore jo vetëm per dy vendet, por dhe rajonin madje dhe Europën. Ndaj dhe mendojë se në vend që të quhet dhe pranohet si marrëveshje një dokument i pafirmosur pala që refuzon firmën duhet të përballet me pasojat e paralajmëruara nga BE dhe SHBA për ata që refuzojnë ta firmosin atë. Në të kundërt zvarritja do jetë e gjatë dhe me kosto të lartë.
Kosova dhe Serbia mbyllën me dakordësim mbi aneksin e zbatimit të planit evropian në Ohër, i cili do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dy dy palët në momentin e publikimit. Përfaqësuesi i Lartë i unionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Kurti dhe Vuçiç nuk e kanë firmosur dokumentin.
KOSOVË- Shtëpia e Bardhë ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, edhe pse palët nuk nënshkruan dokument. Në një reagim të bërë nga Adrienne Ëatson, zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që drejtohet nga Jake Sullivan shkruhet se palët duhet të nisin sa më shpejt të jetë e mundur zbatimi i detyrimeve.
“Mirëpresim marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE dhe mbështetur nga SHBA për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë dhe shtyjmë palët të nisin sa më shpejt të jetë e mundur zbatimi i detyrimeve,”- thuhet në postim.
Kosova dhe Serbia mbyllën me dakordësim mbi aneksin e zbatimit të planit evropian në Ohër, i cili do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dy dy palët në momentin e publikimit. Përfaqësuesi i Lartë i unionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Kurti dhe Vuçiç nuk e kanë firmosur dokumentin.
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është shprehur se nuk ka asnjë pritshmëri nga Serbia edhe pas takimit në Ohër. Mediat e Kosovës shkruajnë se Osmani është shprehur se Serbia do të vazhdojë të shkelë marrëveshjet e dakorduara, siç ka bërë këto 12 vjet.
“Tani që u dakordua edhe aneksi i marrëveshjes bazë dhe Kosova u dëshmua të jetë e vetmja palë në dialog që u tregua konstruktive dhe e interesuar në paqe e stabilitet, pres të realizohen zotimet e aleatëve tanë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe për njohje nga shtetet jonjohëse. Nga Serbia nuk kam asnjë pritje. Ata do të vazhdojnë të shkelin marrëveshjet e dakorduara, siç kanë bërë këto 12 vjet,”- ka thënë Osmani.
Çfarë ndodhi dje në Ohër?
Ditën e djeshme Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe pas më se 10 orësh bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian. Ndërmjetësues ishin përfaqësuesi i lartë i BE-së për sigurinë dhe politikën e jashtme, Josep Borell dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Dy palët u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Paketa e marrëveshjes përmban: njohjen e simboleve dhe lejimin e aktivitetit të pavarur kombëtar dhe ndërkombëtar.
KOSOVË- Partitë opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e kanë kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për arritjen e pajtueshmërisë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga Bashkimi Evropian.
Sipas BE-së, ndonëse nuk është nënshkruar, marrëveshja është arritur mes dy palëve, pas një takimi maratonë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 18 mars.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë përmes një postimi në Facebook se kryeministri Kurti, “pranoi gjithçka që kishte premtuar se nuk do të pranonte, përgjatë tërë jetës së tij politike me predikime të rrejshme e mashtrime të panumërta".
“Por, përtej mashtrimeve të tij, brenga ynë mbetet Kosova, qytetarët tanë dhe brezat e ardhshëm, të cilët, fatkeqësisht, përveç që e kanë humbur besimin në perspektivën që ofron Kosova, do ta trashëgojnë për vite me radhë konfliktin e ngrirë me Serbinë. Dhe kjo është pasojë direkte e gabimeve të Albin Kurtit që ka negociuar dhe mundësuar këtë marrëveshje që është e pamjaftueshme për Kosovën dhe që nuk i arrin qëllimet tona shtetërore e qytetare”, ka thënë Krasniqi.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë, po ashtu në Facebook, se epilogu i kryeministrit Kurti, si kryeministër në dialog, është “mashtrim dhe humbje e një mundësie historike”.
“Një kauzë politike e rremë - që Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë - përfundoi sonte. Kushtet e vëna, fjalimet e thëna, qëndrimet e dhëna, thjeshtë u zhbënë”, ka thënë ai.
Të dy e kanë përmendur edhe çështjen e njohjes reciproke dhe Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Marrëveshja me 11 nene, e bërë publike më 27 shkurt – pas takimit mes Kurtit dhe Vuçiq atë ditë - nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.
Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.
Krasniqi ka thënë se “marrëveshja pa njohje reciproke, e përqendruar në një asociacion të avancuar e autonomi politike për komunitetin serb dhe pa garanci për integrimin euro-atlantik të Kosovës është dështim i madh politik e kombëtar, të cilin do ta paguajmë shtrenjtë dhe gjatë, të gjithë”.
Lidhur me këtë temë, Abdixhiku beson se Kurti i ka siguruar Kosovës ”një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me asociacion plus në të”.
Vetë Kurti ka thënë, pas takimit të 18 marsit, se pajtimi i arritur në Ohër është “njohje e ndërsjellë de facto” e Kosovës dhe Serbisë.
I pyetur nga gazetarët nëse do të lejojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ai tha se bëhet fjalë për “një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb” dhe “jo për vetëqeverisje”.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.
Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.
Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.
Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, dy vendet janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011.
Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar dhe palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për ngecje.
Marrë nga REL
KOSOVË- Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka njoftuar se të shtunën, më 25 mars do të dalin në protestë në të cilën do të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti. Në një postim në Facebook, Molliqaj shkruan se marrëveshja e Ohrit është e dëmshme për Kosovën dhe sipas tij, Kurti nuk ka mandat ta bëjë atë.
“Dorëhiqu” shkruhet në banerin që lajmëron protestën, ku shihet edhe silueta e kryeministri Kurti.
“Marrëveshja e mbrëmshme është e dëmshme për Kosovën. Kurti nuk ka mandat për këtë marrëveshje. Mashtrimi është i madh dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe qytetarinë. Prandaj të gjithë që jeni kundër marrëveshjes dhe kundër mashtrimit ju ftojmë në protestë, të shtunën në ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”!”- shkruan Molliqaj.
Çfarë ndodhi dje në Ohër?
Ditën e djeshme Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe pas më se 10 orësh bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian. Ndërmjetësues ishin përfaqësuesi i lartë i BE-së për sigurinë dhe politikën e jashtme, Josep Borell dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Dy palët u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Paketa e marrëveshjes përmban: njohjen e simboleve dhe lejimin e aktivitetit të pavarur kombëtar dhe ndërkombëtar.
BRUKSEL- Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka reaguar për takimin e 18 marsit në Ohër. Ai shkruan në 'Twitter' se përkushtimi i plotë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës tregon guxim dhe vendosmëri drejt rrugës së tyre në BE.
“I përgëzoj të gjitha palët. Ne jemi të gatshëm t’i mbështesim të dyja në procesin e zbatimit.”
Çfarë ndodhi dje në Ohër?
Ditën e djeshme Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe pas më se 10 orësh bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian.
Ndërmjetësues ishin përfaqësuesi i lartë i BE-së për sigurinë dhe politikën e jashtme, Josep Borell dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Dy palët u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Paketa e marrëveshjes përmban: njohjen e simboleve dhe lejimin e aktivitetit të pavarur kombëtar dhe ndërkombetar.
Bashkimi Evropian e ka quajtur si shumë të suksesshëm takimin e 18 marsit në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, në kuadër të dialogut të nivelit të lartë mes dy vendeve.
BE-ja ka thënë se në të palët janë pajtuar për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja.
Por, edhe kësaj radhe nuk kanë munguar interpretimet e ndryshme të palëve rreth asaj se çfarë marrëveshje është arritur.
Më poshtë i kemi renditur pesë gjërat kryesore nga rezultati i takimit në Ohër.
1. Marrëveshja nuk është nënshkruar dhe duket se është hequr dorë nga diçka e tillë, edhe pse zyrtarë të BE-së kanë insistuar deri në momentin e fundit në nënshkrim, si të Marrëveshjes, ashtu edhe të aneksit. Tani Bashkimi Evropian duhet të gjejë rrugë për t’i bindur palët që ta kuptojnë Marrëveshjen si obligim, dhe t’i implementojnë të gjitha pikat. Kjo, në rastin e Serbisë, mendohet të bëhet përmes përfshirjes së Marrëveshjes në kornizën e negociatave të anëtarësimit në BE, ndërsa për Kosovën në Komisionin për Normalizim. Me këtë, kushtëzimi i procesit të integrimeve evropiane me normalizimin e raporteve, bëhet edhe më i qartë, edhe më i gjerë.
2.Nuk do të jetë e lehtë që deklarata e kryediplomatit të BE-së, Josep Borell, ta ketë peshën e marrëveshjes së arritur. Ajo, pa nënshkrim të palëve, nuk është formalisht Marrëveshje ligjërisht obliguese, por është vetëm një deklaratë politike. Prandaj edhe implementimi do të varet nga vullneti politik i palëve, nga presioni politik i bashkësisë ndërkombëtare, më shumë sesa si obligim ligjor. Kjo paraqet sfidë të madhe, sepse palët nuk i kanë zbatuar as obligimet për të cilat e kanë vënë nënshkrimin më parë.
3.Për Kosovën, me rëndësi të veçantë është pjesa e aneksit, e cila sqaron se renditja e pikave në Marrëveshje nuk reflekton prioritetet sipas rëndësisë, dhe se të gjitha pikat duhet të implementohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra. Pra, nuk do të mund të bllokohet zbatimi i një pike, me arsyetimin se ndonjë tjetër nuk është zbatuar. Kjo vlen edhe për obligimin e Serbisë që të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
4.Për Serbinë, rëndësi të veçantë ka kërkesa që Kosova të nisë menjëherë punën për sigurimin e një niveli të duhur të vetëmenaxhimit për serbët në Kosovë. Kjo besohet se ka të bëjë me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, edhe pse nuk përmendet me emër, as në aneks, as në Marrëveshje. Megjithatë, në aneks thuhet se kjo duhet të bëhet në përputhje me obligimet nga marrëveshjet nga e kaluara në dialog, që besohet i referohet detyrimit për të krijuar Asociacionin.
5.Edhe pse nuk përmendet fjala “sanksione“, ato janë përfshirë në porosinë se mosimplementimi nga ana e palëve do të ketë pasoja për procesin e integrimeve të tyre në BE, por edhe për asistencën financiare të Bashkimit Evropian. Edhe Kosova, edhe Serbia, janë përfituese të mëdha të ndihmave nga fondet e Bashkimit Evropian, dhe kjo do të rritet edhe më shumë përmes një konference të donatorëve që do të duhej të zhvillohej brenda 150 ditëve. Diçka e tillë është e rëndësishme, sepse BE-ja do të ketë mundësi më të mëdha, sesa në të kaluarën, për të sanksionuar palët, në rast se ato nuk i zbatojnë obligimet e tyre./ REL
SERBI- Nuk po shuhet jehona e negociatave të djeshme në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë. Në vazhdën e reagimeve ka pasur edhe nga ato komiket, e në këtë rast karikaturat.
Xhemajl Rexha, një gazetar shqiptar ka publikuar një karikaturë duke tallur kryeministrin Kurti. Karikatura tregon Kurtin duke i dorëzuar një stilolaps presidentit Vuçiç, e ky i fundit, vetëm i tund dorën.
“Pse nuk firmosa? Për disa gjëra.Serbia është një vend i njohur ndërkombëtarisht, dhe për mua i ashtuquajturi Republika e Kosovës nuk është shtet i njohur ndërkombëtarisht...
Kështu u shpreh sot Vuçiç, para popullit serb. Po ashtu, ai shtoi:
“Kam dhimbje të padurueshme në dorën e djathtë, do të më dhemb edhe katër vite!”, ka thënë Vuçiq me shaka.
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, iu është drejtuar qytetarëve serb për t'ju treguar dhe shpjeguar planin pas takimit në Ohër. Ai pranoi se kanë rënë dakord për disa pika të planit të zbatimit por shpjegoi arsyen se përse nuk nënshkroi.
"Nuk kam nënshkruar sepse Serbia është një vend i njohur ndërkombëtarisht dhe Kosova nuk është për mua. Dhe nuk dua të bëj marrëveshje juridike ndërkombëtare me Republikën e Kosovës"
"Nuk po i fsheh askujt, prandaj po ju tregoj çdo detaj'- tha Vuçiç ndër të tjera, duke shtuar se i kanë thënë gjatë gjithë mbrëmjes, duke insistuar “Hajde firmos Vuçiç”, raporton 'Kurir'.
Një pjesë nga fjala e VUÇIÇ:
Dje patëm një raund dialogu që fuqitë evropiane dhe botërore e bënë shumë të rëndësishme. Bisedat nuk janë kurrë të lehta sepse partitë janë në opozitë.
Do ta lexoj të gjithë aneksin sot dhe do të vë në dukje natyrën juridike, do të theksoj edhe gjithçka që po ndodh jo vetëm në lidhje me Kosovën. Unë do të flas seriozisht si president, si dhe gënjeshtrat që janë shfaqur në ditët e mëparshme. Së pari, do të lexoj të gjithë aneksin dhe do të shpjegoj se për çfarë kemi rënë dakord dhe për çfarë nuk kemi rënë dakord.
E ndryshuam tekstin e marrëveshjes, për fat të mirë negociatat zgjatën 12 orë dhe këtu kam një avantazh ndaj të tjerëve sepse jam më i qëndrueshëm. Sa më gjatë të zgjasë, aq më i mirë bëhet përqendrimi im...
Problemi është kur zgjat 2-3 orë. Është e rëndësishme të fillojmë tani, është ekipi drejtues serb, ata do të duhet të paraqesin propozimin e tyre në nivelin më të lartë të dialogut, ne do të shkojmë me të, do të shohim se si do të shkojë gjithçka. Nuk ka detyrime të mëtejshme për ne. Për ne është shumë më e rëndësishme që të krijohet një mjedis në të cilin serbët në Republikën e Kosovës do të jenë të sigurt, populli ynë do të ketë paqe kudo që jeton dhe të ruajë shtetin dhe të respektojë Kushtetutën e Serbisë.
Mund të shkruaja 300 faqe vetëm për ditën e djeshme, nuk po them që fjalimi im është i përmbledhur apo i formuluar mirë, por mund të shkruaj kaq shumë faqe. Kemi shumë kohë për të menduar se çfarë duam me veten dhe në rajon dhe të punojmë për përparimin e përshpejtuar të ekonomisë sonë.
TIRANË- Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier e cilëson të rëndësishme pajtueshmërinë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Në një postim të bërë në 'Twitter', Hovenier thekson se SHBA do ofrojë mbështetje të plotë për zbatimin e këtyre obligimeve.
“Është arritur marrëveshje e rëndësishme. Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje të plotë për zbatimin e këtyre detyrimeve në përputhje me përpjekjet tona afatgjata për të avancuar sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin për popullin e Kosovës dhe të rajonit”, ka thënë ambasadori Hovenier.
Çfarë ndodhi dje në Ohër?
Ditën e djeshme Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe pas më se 10 orësh bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian.
Ndërmjetësues ishin përfaqësuesi i lartë i BE-së për sigurinë dhe politikën e jashtme, Josep Borell dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Dy palët u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Paketa e marrëveshjes përmban: njohjen e simboleve dhe lejimin e aktivitetit të pavarur kombëtar dhe ndërkombetar.
TIRANË-Ish-ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me takimin e zhvilluar në Ohër mes Kurtit dhe Vuçiç. Bushati thekson se refuzimi i Serbisë për të nënshkruar nuk dëshmon përkushtim të njimendtë në këtë proces e se krejt ndryshe u soll Kosova duke dëshmuar vullnetin e saj për të nënshkruar të dy dokumentet. Ai kërkon nga BE që të përfundojë anëtarësimin e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.
SHKRIMI:
Takimi i Ohrit mes Kosovës e Serbisë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian përfundoi me miratimin e planit të zbatimit të marrëveshjes të rënë dakord më 27 Shkurt. E përbashkëta e të dy dokumenteve është mungesa e nënshkrimit të tyre. Refuzimi i Serbisë për të nënshkruar nuk dëshmon përkushtim të njimendtë në këtë proces. Krejt ndryshe u soll Kosova duke dëshmuar vullnetin e saj për të nënshkruar të dy dokumentet. Në këtë mënyrë, Kosova ndihmoi edhe partnerët ndërkombëtar që gabimisht mendojnë se përkëdheljet ndaj Serbisë dhe jo rrethimi i saj nga histori suksesi, është rruga e shkëputjes së saj nga Rusia.
Përkundër pritshmërive, plani i zbatimit është edhe më i shkurtër se vetë marrëveshja dhe pa shumë detaje, siç ndodh zakonisht në të tillë dokumente. Mirëpo, në Ohër u ra dakord që angazhimet e palëve në këtë proces të trupëzohen në rrugën e tyre drejt BE-së, çka pritet të krijojë një sinergji më të mirë mes procesit të dialogut dhe procesit të anëtarësimit në BE të Kosovës dhe Serbisë. Pas mbështetjes unanime të shteteve anëtare të Marrëveshjes së 27 Shkurtit, Plani franko-gjerman zyrtarisht u transformua në një Plan Europian, me mbështetjen edhe të SHBA-ve. Kësisoj, BE-ja nuk është më vetëm në pozicionin e ndërmjetësuesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe e përfshirë drejtpërdrejt në zbatimin e angazhimeve. Proces ky i ndërlidhur me anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE.
Nëse në të shkuarën BE-ja ka treguar në jo pak raste mungesë besueshmërie, duke mos iu përmbajtur zotimeve të saj përkundrejt shteteve të rajonit, me këtë pozicionim të ri BE-ja ka mundësinë e artë për të përfunduar procesin e shtetësisë së Kosovës, europianizimin e Serbisë dhe anëtarësimin e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, sa më shpejt që të jetë e mundur. Mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur agresionit rus në lindje të kontinentit është përmbyllja e pasojave të luftrave në ish Jugosllavi dhe konsolidimi i projektit europian në një hapësirë gjeografike, që rrethohet nga shtete anëtare të BE-së, siç është Ballkani Perëndimor.
Çfarë ndodhi dje në Ohër?
Ditën e djeshme Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe pas më se 10 orësh bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian.
Ndërmjetësues ishin përfaqësuesi i lartë i BE-së për sigurinë dhe politikën e jashtme, Josep Borell dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Dy palët u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Paketa e marrëveshjes përmban: njohjen e simboleve dhe lejimin e aktivitetit të pavarur kombëtar dhe ndërkombetar.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sërish për rezultatin e takimit me presidentin serb, Aleksander Vuçiç nën ndërmjetësimin e BE-së. Kurti shkruan në Twitter se në Ohër kanë shkuar me qëllime të mira, duke përmendur sërish se Serbia ka qenë ajo që iu shmang nënshkrimit të aneksit sikurse veproi edhe në Bruksel.
“Ne kemi ardhur në Ohër me qëllime të mira dhe kemi treguar mirëbesim gjatë takimeve të djeshme. Falënderoj Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, emisarin Miroslav Lajçak dhe emisarin e SHBA-ve, Gabriel Escobar për angazhimin e tyre të palëkundur, si dhe Maqedoninë e Veriut për mikpritjen e tyre të ngrohtë”, ka shkruar Kurti.
Ai ka theksuar se i takon BE-së që të gjej një mekanizëm për ta bërë marrëveshjen ligjërisht dhe ndërkombëtarit të obligueshme.
“Tani kemi arritur një marrëveshje për një aneks implementues të Marrëveshjes Themelore. Serbia, ashtu si në takimin e fundit në Bruksel, iu shmang nënshkrimit të Marrëveshjes dhe tani edhe Aneksit. I takon BE-së të gjejë një mekanizëm për ta bërë marrëveshjen ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme”, ka shkruar Kurti.
Çfarë ndodhi dje në Ohër?
Ditën e djeshme Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, u takuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe pas më se 10 orësh bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian.
Ndërmjetësues ishin diplomatët evropianë, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Dy palët u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kurti dhe Vuçiç e kanë pranuar në parim propozimin e BE-së gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt. Propozimi i BE-së nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i njohin dokumentet e njëra-tjetrës, si: pasaportat, diplomat dhe targat e makinave.
SHBA- Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, Adrienne Watson, ka reaguar për takimin në Ohër, në të cilin kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiç janë pajtuar që ta implementojnë zbatimin e marrëveshjes së dakordësuar më 27 shkurt në Bruksel. Në një postim në profilin e saj në Twitter, Watson e ka mirëpritur dakordësimin për zbatimin e marrëveshjes.
“Ne mirëpresim marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja dhe të mbështetur nga SHBA-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u bëjmë thirrje të dyja palëve që të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në reagimin e saj.
Çfarë ndodhi dje në Ohër?
Ditën e djeshme Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, u takuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe pas më se 10 orësh bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian.
Ndërmjetësues ishin diplomatët evropianë, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Dy palët u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kurti dhe Vuçiç e kanë pranuar në parim propozimin e BE-së gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt. Propozimi i BE-së nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i njohin dokumentet e njëra-tjetrës, si: pasaportat, diplomat dhe targat e makinave.
TIRANË-Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas marrëveshjes së arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut mes Kosovës dhe Serbisë. Në një postim të bërë publik në rrjetet sociake, Presidenti thekson se dakordësimi i arritur mes palëve është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në BE.
“Përshëndes arritjen në Ohër të Maqedonisë së Veriut të dakordësimit publik mes Kosovës dhe Serbisë dhe angazhimit për të zbatuar marrëveshjen bazë dhe të aneksit përkatës.
Ky dakordësim është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian. Besimplotë se garantët e këtij dakordësimi do ta bëjnë atë të detyrueshme e të zbatueshme nga palët. Falenderoj Bashkimin Evropian për ndërmjetësimin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fuqishme”, shkruan Begaj.
Çfarë ndodhi dje në Ohër?
Ditën e djeshme Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, u takuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe pas më se 10 orësh bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian.
Ndërmjetësues ishin diplomatët evropianë, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Dy palët u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kurti dhe Vuçiç e kanë pranuar në parim propozimin e BE-së gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt. Propozimi i BE-së nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i njohin dokumentet e njëra-tjetrës, si: pasaportat, diplomat dhe targat e makinave.
SHBA-Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë u pajtuan për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja. Borrell dhe Lajçak, dy përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian, ndërmjetësuan një takim maratonë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, takim që mund të rezultojë një prej bisedave më frytdhënëse mes dy liderëve në të gjithë këto vite. Ky takim bëri jehonë në mediat e huaja. Kështu 'Abcnews.go.com' i ka kushtuar një shkrim takimit që zgjati për gati 10 orë.
ARTIKULLI:
Udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës kanë rënë dakord paraprakisht se si të zbatojnë një plan të sponsorizuar nga Bashkimi Evropian për të normalizuar marrëdhëniet e tyre pas dekadash tensionesh midis dy armiqve ballkanikë të kohës së luftës, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Duke folur në një konferencë shtypi pas gati 12 orësh bisedimesh në resortin buzë liqenit të Maqedonisë së Veriut, Ohër, Borrell u tha gazetarëve se presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti "kanë arritur një marrëveshje se si ta bëjnë këtë".
Ata ranë dakord muajin e kaluar për formulimin e një plani 11-pikësh të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve pas luftës së fqinjëve 1998-1999 dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia në 2008.
“Objektivi sot ishte të biem dakord se si të zbatohej marrëveshja e pranuar në takimin e fundit të nivelit të lartë”, tha Borrell. "Kjo do të thotë hapa praktik se çfarë duhet bërë, kur, nga kush dhe si."
Të dy vendet shpresojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian një ditë dhe atyre u është thënë se fillimisht duhet të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre. Zgjidhja e mosmarrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës është bërë më e rëndësishme teksa lufta në Ukrainë është ndezur dhe frika rritet se Rusia mund të përpiqet të nxisë destabilitetin në Ballkanin e paqëndrueshëm, ku ajo ka ndikim historik.
Borrell tha se pavarësisht faktit se në fillim të negociatave të së shtunës u propozua "një tekst më ambicioz" sesa ai që palët kanë pranuar, "ai do të bëhet pjesë integrale e rrugës së tyre përkatëse në Bashkimin Evropian".
“Palët nuk mund të arrinin një marrëveshje për këtë propozim më të detajuar,” tha Borrell. “Kosovës i mungonte fleksibiliteti në thelb (të marrëveshjes), ndërsa Serbia paraprakisht deklaroi parimin për të mos nënshkruar edhe pse janë të gatshme ta zbatojnë.
“Është e qartë se të dyja palët do të përfitojnë një përfitim të konsiderueshëm nga kjo marrëveshje, sepse dialogu nuk është vetëm për shkak të Kosovës dhe Serbisë... Ka të bëjë me stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e të gjithë rajonit”, tha Borrell.
Plani i BE-së kërkon që të dy vendet të mbajnë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe të njohin dokumentet zyrtare dhe simbolet kombëtare të njëri-tjetrit. Nëse zbatohet, do të parandalonte Beogradin nga bllokimi i përpjekjeve të Kosovës për të kërkuar anëtarësim në Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
Marrëveshja, e hartuar nga Franca dhe Gjermania dhe e mbështetur nga SHBA, nuk kërkon në mënyrë eksplicite njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Edhe pse paraprakisht ra dakord për planin e BE-së të arritur muajin e kaluar, presidenti populist i Serbisë Vuçiç dukej se u tërhoq në disa nga pikat e tij pas presionit nga grupet e ekstremit të djathtë, të cilat e konsiderojnë Kosovën djepin e shtetit serb dhe fesë ortodokse.
Vuçiq tha të enjten se ai "nuk do të nënshkruajë asgjë" në takimin e Ohrit dhe më herët u zotua të mos e njohë kurrë Kosovën ose të lejojë anëtarësimin e saj në OKB. Ai përsëriti të shtunën se nuk e ka nënshkruar dokumentin e zbatimit edhe pse Kurti ka insistuar në të.
“Sot nuk ishte asnjë lloj dite D, por ishte një ditë e mirë,” tha Vuçiq. “Në muajt në vijim, ne po përballemi me detyra serioze dhe të vështira.”
Nga ana tjetër, Kurti u ankua se Vuçiç nuk e nënshkroi marrëveshjen e zbatimit të shtunën.
“Tani i takon BE-së që ta bëjë atë ndërkombëtarisht të detyrueshme”, tha Kurti.
Kosova është një provincë me shumicë shqiptare etnike ish-serbe. Lufta e viteve 1998-1999 shpërtheu kur shqiptarët etnikë separatistë u rebeluan kundër sundimit të Serbisë dhe Beogradi u përgjigj me një goditje brutale. Rreth 13,000 njerëz vdiqën, kryesisht shqiptarë etnikë. Në vitin 1999, një ndërhyrje ushtarake e NATO-s e detyroi Serbinë të tërhiqej nga territori. Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008.
Tensionet kanë zbehur që atëherë. Pavarësia e Kosovës është njohur nga shumë vende perëndimore. Por ajo kundërshtohet nga Beogradi me mbështetjen e Rusisë dhe Kinës. Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE kanë bërë pak përparim në vitet e fundit.
Serbia ka mbajtur lidhje të ngushta me aleatin e saj tradicional sllav, Rusinë, pavarësisht luftës në Ukrainë, pjesërisht për shkak të kundërshtimit të Moskës ndaj pavarësisë së Kosovës dhe vetos së mundshme për anëtarësimin e saj në OKB në Këshillin e Sigurimit.
KOSOVË- Opozita në Kosovë nuk e sheh një sukses arritjen e dakordësisë dje në Ohër mes Kurtit dhe Vuçiç. Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se epilogu i Kurtit në dialog është mashtrim dhe humbje e një mundësie historike.
“Mashtrim dhe humbje e një mundësie historike - ky është epilogu i Kurtit si kryeministër në dialog. Një kauzë politike e rremë - që Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë - përfundoi sonte. Kushtet e vëna, fjalimet e thëna, qëndrimet e dhëna, thjeshtë u zhbënë. Përveç saj, një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me asociacion plus në të është çfarë Kurti i solli Kosovës sot. Kjo gjendje e re, e shndërruar si detyrim integrues për vendin tonë, është e pariparueshme më.” – tha Abdixhiku.
Çfarë ndodhi dje në Ohër?
Ditën e djeshme Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, u takuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe pas më se 10 orësh bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian.
Ndërmjetësues ishin diplomatët evropianë, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Dy palët u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kurti dhe Vuçiç e kanë pranuar në parim propozimin e BE-së gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt. Propozimi i BE-së nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i njohin dokumentet e njëra-tjetrës, si: pasaportat, diplomat dhe targat e makinave.
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka bërë publike aneksin e zbatimit të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën u dakorduan një ditë më parë në Ohër kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Aty lexohet se Komiteti i Përbashkët Monitorues do të kryesohet nga BE-ja brenda 30 ditëve. Është detyra pikërisht e këtij komiteti që të monitorojë zbatimin e të gjitha provizioneve. Dy palët kanë parasysh se Marrëveshja dhe Aneksi i Zbatimit do të bëhen pjesë integrale e proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE. Ato do bien dakord të miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur, siç është negociuar në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, si çështje urgjente.
Aneksi i publikuar nga EEAS:
-Kjo shtojcë përbën një pjesë integrale të Marrëveshjes.
-Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht të respektojnë të gjitha Nenet e Marrëveshjes dhe këtë Aneks, dhe të zbatojnë të gjitha detyrimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja dhe ky Aneks në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim.
-Palët kanë parasysh se Marrëveshja dhe Aneksi i Zbatimit do të bëhen pjesë integrale e proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE.
-Palët vërejnë se menjëherë pas miratimit të Marrëveshjes dhe kësaj Shtojce, Lehtësuesi i BE-së do të fillojë procesin për të ndryshuar standardet e Kapitullit 35 për Serbinë për të pasqyruar detyrimet e reja të Serbisë që rrjedhin nga Marrëveshja dhe ky Aneks.
-Agjenda e Grupit Special të Kosovës për Normalizim do të pasqyrojë në mënyrë të barabartë obligimet e reja të Kosovës që rrjedhin nga Marrëveshja dhe ky Aneks.
-Palët bien dakord të miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur, siç është negociuar në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, si çështje urgjente.
-Për të zbatuar nenin 7, Kosova fillon menjëherë negociatat në kuadër të Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për vendosjen e aranzhimeve dhe garancive specifike për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse të Dialogut siç përcaktohet nga Lehtësuesi i BE-së.
-Palët bien dakord të krijojnë një Komitet të Përbashkët Monitorues, të kryesuar nga BE-ja, brenda 30 ditëve.
-Zbatimi i të gjitha dispozitave do të sigurohet dhe mbikëqyret nga Komiteti i Përbashkët i Monitorimit.
-Për të zbatuar nenin 9, BE-ja do të organizojë një konferencë donatorësh brenda 150 ditëve për të krijuar një paketë investimi dhe ndihme financiare për Kosovën dhe Serbinë. Asnjë disbursim nuk do të ndodhë përpara se BE-ja të përcaktojë se të gjitha dispozitat e Marrëveshjes janë zbatuar plotësisht.
-Kosova dhe Serbia pajtohen që të gjitha nenet do të zbatohen në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri. Rendi i paragrafëve të kësaj shtojce nuk cenon rendin e zbatimit të tyre.
-Kosova dhe Serbia pajtohen të mos bllokojnë zbatimin e asnjë prej neneve. Të gjitha diskutimet në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes do të zhvillohen në kuadër të Dialogut të ndërmjetësuar nga BE.
-Kosova dhe Serbia pranojnë se çdo mosrespektim i obligimeve të tyre nga Marrëveshja, ky Aneks ose Marrëveshjet e Dialogut të kaluar mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta negative për proceset e tyre përkatëse të anëtarësimit në BE dhe ndihmën financiare që marrin nga BE-ja.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë komentin e tij lidhur me marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Rama ka uruar fillimisht të gjithë pjesëmarrësit në negociata.
Por shton se shpreson që marrëveshja të jetë nënshkruar të mos ketë "kleçka" apo të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik.
"Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik! Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit. Dhe le t'i urojmë sinqerisht katër protagonistët e tryezës së sotme të Ohrit, duke uruar që së shpejti marrëveshja e nënshkruar të kthehet në një realitet të ri të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian,"-shkruan Rama.