LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

LUFTA/ Zelenskyy propozon thirrjen e asamblesë së jashtëzakonshme të OKB, SHBA i mohon furnizimin me avionë luftarakë, Franca, Gjermania e Britania e Madhe 'pro'

• Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka propozuar thirrjen e një Asambleje të jashtëzakonshme të OKB-së, 24 shkurtin e ardhshëm, ditën kur bëhet një vit nga nisja e luftës nga Rusia. Zelenskyy pritet që t’i kërkojë përfaqësuesve të 193 vendeve që të votojnë për "planin e paqes me dhjetë pika" të përpunuar nga vetë ai. • Zelenskyy ka kërkuar gjithashtu armë të reja për të parandaluar Rusinë që të zgjasë luftën. Presidenti i Ukrainës bëri thirrje që të ketë furnizime me armë nga shumë vende, përfshirë dhe SHBA-të. Por, presidenti Joe Biden është shprehur se Shtetet e Bashkuara nuk do të furnizojnë Ukrainën me avionë luftarakë F-16. • Por, presidenti francez Macron nuk përjashton mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Kiev. Qeveria gjermane tha se do të dërgojë 14 tanke Leopard 2 në Ukrainë, ndërsa SHBA po planifikon të dorëzojë 31 Abrams në muajt e ardhshëm. • Gjermania u ka dhënë gjithashtu dritën jeshile një numri vendesh të tjera evropiane që duan të dërgojnë tanket e tyre Leopard 2 të prodhimit gjerman në Ukrainë. Britania e Madhe, ka dërguar 14 tanke. Më shumë se 30 vende i kanë ofruar pajisje ushtarake Ukrainës që nga pushtimi i Rusisë në shkurt 2022.

6 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

'Nuk do të ofrojmë tanke Leopard 2 në Ukrainë'/ Mitsotakis: Greqia i ka dhënë Kievit mbështetje të mjaftueshme ushtarake

LUFTA/ Zelenskyy propozon thirrjen e asamblesë së jashtëzakonshme
Kyriakos Mitsotakis

GREQI- Greqia nuk do t'i japë Ukrainës tanke Leopard 2 të prodhimit gjerman. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri i vendit, Kyriakos Mitsotakis, duke argumentuar se Athina tashmë i ka dhënë Kievit mbështetje të konsiderueshme ushtarake, duke përfshirë transportuesit e personelit të blinduar, shkruajnë mediat e huaja. 

"Ne nuk do të ofrojmë tanke Leopard 2 për arsyen e thjeshtë se ato janë absolutisht të nevojshme për qëndrimin tonë të mbrojtjes. Ne gjithashtu e kemi bërë gjithmonë shumë të qartë se jemi të gatshëm të mbështesim Ukrainën, por jo në kurriz të aftësive tona mbrojtëse" tha Kyriakos Mitsotakis.

Në lidhje me tensionet e vazhdueshme midis Athinës dhe Ankarasë, Mitsotakis pretendoi se ato kanë të bëjnë me zgjedhjet turke, të cilat priten të mbahen më 14 maj. "Unë nuk jam i shqetësuar për një konflikt të mundshëm," shtoi ai.

Turqia, një anëtare e NATO-s për më shumë se 70 vjet, është ankuar për veprimet dhe retorikën e përsëritur provokuese të Greqisë në rajon gjatë muajve të fundit, duke përfshirë armatimin e ishujve pranë brigjeve turke që janë çmilitarizuar sipas detyrimeve të traktatit. Ankaraja thotë se lëvizjet pengojnë përpjekjet e saj me besim të mirë për paqen.

Sa i takon ndihmave ushtarake në Ukrainë, SHBA njoftoi më 25 janar se do të dërgojë tanke Abrams, ndërsa Gjermania tha se do ta furnizojë atë me tanke Leopard 2 dhe gjithashtu do të lejojë aleatët të dërgojnë automjetet e tyre të blinduara të prodhimit gjerman në Kiev. Ukraina kishte bërë presion për tanket për disa kohë, së bashku me armë të tjera si raketat me rreze të gjatë, duke argumentuar se ato nevojiten për të luftuar një ofensivë të pritshme ruse këtë pranverë./ Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

'I varrosën në llogoret që kishin hapur'/ Rrëfimi drithërues i ish-mercenarit të 'Wagner': Ata që refuzuan luftën i ekzekutuan në sy të të gjithëve

LUFTA/ Zelenskyy propozon thirrjen e asamblesë së jashtëzakonshme
Andrei Medvedev

RUSI- Ish-mercenari i grupit të ushtrisë ruse 'Wagner' i cili po kërkon azil në Norvegji, ka rrëfyer prapaskenat e grupit me ushtarët e rekrutuar nga burgjet që u detyruan të luftonin kundër Ukrainës për t'i shpëtuar burgut. Andrei Medvedev ka treguar se luftëtarët e ëagner dërgoheshin në betejë në kushte çnjerëzore dhe të pamëshirshme. Ndërsa për ata që refuzonin t'i bashkoheshin grupit ekzekutoheshin në sy të të gjithëve dhe më pas varroseshin në llogoret që ishin hapur nga kursantët, shkruan CNN. 

"Ata do të grumbullonin ata që nuk donin të luftonin dhe do t'i pushkatonin para të ardhurve. Ata sollën dy të burgosur që refuzuan të luftonin dhe i qëlluan në sy të të gjithëve dhe i varrosën pikërisht në llogoret që ishin hapur nga kursantët”, tregoi Medvedev. 

26-vjeçari, i cili thotë se ka shërbyer më parë në ushtrinë ruse, iu bashkua Wagner si vullnetar. Ai kaloi në Ukrainë më pak se 10 ditë pas nënshkrimit të kontratës së tij në korrik 2022, duke shërbyer pranë Bakhmut, qyteti i vijës së parë në rajonin e Donetsk. Grupi mercenar është shfaqur si një lojtar kyç në pushtimin rus të Ukrainës. Medvedev tha se ai raportoi drejtpërdrejt te themeluesit e grupit, Dmitry Utkin dhe oligarkut rus Yevgeny Prigozhin./ Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Franca do të dërgojë në Ukrainë edhe 12 armë vetëlëvizëse

LUFTA/ Zelenskyy propozon thirrjen e asamblesë së jashtëzakonshme
Foto ilustruese

PARIS- Franca dhe Ukraina diskutuan sot trajnimin e pilotëve ukrainas për të drejtuar avionët luftarakë francezë, por ende nuk është marrë një vendim. Lajmin e dha sot ministri francez i Mbrojtjes Sebastien Lecorny.

Franca do të furnizojë 12 armë të tjera vetëlëvizëse me rreze të gjatë Caesar. Ajo gjithashtu do të dërgojë 150 ushtarakë në Poloni për të trajnuar 600 ushtarë ukrainas atje çdo muaj. Lekorny tha gjithashtu se "nuk ka tabu" kur u pyet për furnizimin me avionë luftarakë në Ukrainë.

Ai përsëriti gjithashtu qëndrimin e Francës për furnizimin me armë në Ukrainë, duke thënë se kjo nuk do të dobësonte aftësinë mbrojtëse të Francës, se do të ishte e dobishme të ndihmonte Ukrainë në konfliktin e saj me Rusinë dhe se armët do të përdoreshin nga Ukraina vetëm për mbrojtjen e saj.

Këto deklarata ministri francez i bëri pas takimit me homologun e tij ukrainas Oleksii Reznikov në Paris. Ministri i mbrojtjes i Ukrainës tha nga ana e tij se vendimi i Francës këtë muaj për të furnizuar Kievin me mjete luftarake të lehta AMX-10 RC kishte rezultuar në një "efekt orteku", me aleatët e tjerë që më vonë premtuan të dërgonin tanke.

2 MUAJ ME PARE

Pas Kosovës, presidenti kroat bën deklarata kontroverse për Ukrainën: Nuk i dërgoni armë, nuk mundet Rusia

LUFTA/ Zelenskyy propozon thirrjen e asamblesë së jashtëzakonshme
Zoran Milanovic

KROACI- Presidenti i Kroacisë, anëtar i NATO-s, kritikoi të hënën vendet perëndimore për furnizimin e Ukrainës me tanke të rënda dhe armë të tjera në fushatën e saj kundër forcave pushtuese ruse, duke thënë se këto dërgesa të armëve vetëm do ta zgjasin luftën. Zoran Milanovic u tha gazetarëve në kryeqytetin kroat se është "çmendur" të besosh se Rusia mund të mposhtet në një luftë konvencionale.

"Unë jam kundër dërgimit të ndonjë arme vdekjeprurëse atje. Ajo e zgjat luftën. Cili është qëllimi? Shpërbërja e Rusisë, ndryshimi i qeverisë? Flitet gjithashtu për copëtimin e Rusisë. Kjo është çmenduri,” tha Milanovic.

Milanovic fitoi zgjedhjet presidenciale në Kroaci në vitin 2019 si një kandidat liberal me prirje të majtë, një kundërvënie ndaj qeverisë konservatore aktualisht në pushtet në Bashkimin Evropian dhe shtetin anëtar të NATO-s. Por që atëherë ai ka bërë një kthesë drejt nacionalizmit populist dhe ka kritikuar politikat perëndimore ndaj Rusisë, si dhe ndaj Ballkanit.

Milanovic ka krijuar një reputacion të të qenit pro-rus, të cilin ai e ka mohuar vazhdimisht. Megjithatë, në muajt e fundit, ai ka kundërshtuar hapur pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, si dhe trajnimin e trupave ukrainase në Kroaci si pjesë e ndihmës së BE-së për vendin e luftuar. Pas muajsh hezitimi, SHBA tha se do të dërgojë 31 nga tanket e saj të betejës Abrams 70 tonësh në Ukrainë dhe Gjermania njoftoi se do të dërgojë 14 tanke Leopard 2 dhe do të lejojë vendet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

“Cili është qëllimi i kësaj lufte? Një luftë kundër një fuqie bërthamore që është në luftë në një vend tjetër? A ka një mënyrë konvencionale për të mposhtur një vend të tillë?. “Kush e paguan çmimin? Evropë. Amerika paguan më së paku. Ka kaluar një vit dhe ne po flasim vetëm tani për tanke. Asnjë tank i vetëm amerikan nuk do të shkojë në Ukrainë brenda një viti. Aty do të dërgohen vetëm tanke gjermane”, tha Milanovic.

Megjithëse posti presidencial është kryesisht ceremonial në Kroaci, Milanovic është zyrtarisht komandanti suprem i forcave të armatosura. Shpërthimet e tij të fundit anti-perëndimore kanë vënë në siklet dhe irrituar qeverinë e vendit e cila ka mbështetur plotësisht Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit të Rusisë.

2 MUAJ ME PARE

LUFTA/ Franca nuk përjashton mundësinë e furnizimit të Ukrainës me avionë luftarakë

 

LUFTA/ Zelenskyy propozon thirrjen e asamblesë së jashtëzakonshme
Emmanuel Macron dhe Oleksii Reznikov.

 

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të hënën se nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë, por shtoi se duhen përmbushur disa kushte para se të merrej një vendim i tillë. Franca i ka dhënë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore, njësi raketahedhëse, topa dhe pajisje të tjera ushtarake dhe është zotuar të dërgojë automjete të blinduara, por nuk ka ofruar tanke ose armatime më të rënda.

I pyetur në një konferencë shtypi në Hagë të hënën nëse Franca po shqyrton mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë, zoti Macron tha se "asgjë nuk përjashtohet" për sa kohë që plotësohen disa kushte. Në mesin e këtyre kushteve janë edhe garancitë se dërgimi i avionëve nuk do të çonte në një përshkallëzim të tensioneve, se ata nuk do të "preknin territorin rus" dhe se dërgimi i tyre nuk do të "dobësonte kapacitetet e ushtrisë franceze", tha Presidenti francez Emmanuel Macron.

Ai tha gjithashtu se Ukraina do të duhet të kërkojë zyrtarisht avionët. Ai vuri në dukje se do të takohet të martën në Paris me ministrin ukrainas të Mbrojtjes Oleksii Reznikov. Në Uashington, i pyetur nga një gazetar të hënën nëse administrata e tij po konsideronte dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë, Presidenti amerikan Joe Biden u përgjigj "jo". Zëvendës-këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jon Finer tha në një intervistë për kanalin MSNBC javën e kaluar se Shtetet e Bashkuara do të diskutonin çështjen e avionëve luftarakë "me shumë kujdes" me Ukrainën dhe aleatët.

Në javët e para të luftës, administrate e Presidentit Biden shqyrtoi një propozim sipas të cilit Polonia do të furnizonte Ukrainën me MiG-29 dhe në këmbim të tyre do të merrte avionë amerikanë F-16. Pilotët ukrainas janë të trajnuar për të drejtimin e avionëve luftarakë të epokës sovjetike.

Ideja në fund u hodh poshtë pasi Polonia doli me idenë e dorëzimit të avionëve MiG-29 në një bazë ajrore amerikane në Gjermani. Zyrtarët e Pentagonit thanë në atë kohë se perspektiva e nisjes së avionëve luftarakë nga një bazë e përdorur nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO nuk ishte e përshtatshme. Zyrtarët ukrainas kanë rritur kërkesat për armë më të rënda nga aleatët perëndimorë që do të ndihmonin ata në përpjekjet për zmbrapsjen e forcave ruse.

Në praninë e presidentit Macron, kryeministri holandez Mark Rutte tha se Ukraina nuk ka kërkuar zyrtarisht avionë luftarakë holandez F-16 deri më tani. Ai mbajti një qëndrim të kujdesshëm pasi ministri i jashtëm holandez u tha ligjvënësve në fillim të këtij muaji se nuk kishte "asnjë tabu" për dërgimin e avionëve luftarakë.

“Nuk po flitet për dërgimin e avionëve F-16 në Ukrainë. Nuk ka asnjë kërkesë për këtë", tha kryeministri Rutte të hënën. "Nuk është bërë tabu, por do të ishte një hap tjetër shumë i madh."

“Është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën dhe që Ukraina të kërkojë me saktësi gjërat për të cilat ka nevojë”, tha zoti Rutte. Ai mirëpriti vendimet e fundit të Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara për dërgimin e tankeve në Ukrainë.

"Në Holandë, ne do të vazhdojmë të shikojmë se çfarë mund të bëjmë", zoti tha Rutte. "Ne nuk kemi tanke “Leopard 2”, ne i marrim ato me qira. Ne kemi thënë se, nëse është e nevojshme, ne jemi të përgatitur t'i blejmë dhe t'i dërgojmë ato (në Ukrainë)”, tha kryeministri holandez.

Marrë nga VOA

2 MUAJ ME PARE

Lufta në Ukrainë/ Biden: SHBA nuk do të dërgojë F-16 në Kiev

LUFTA/ Zelenskyy propozon thirrjen e asamblesë së jashtëzakonshme
Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden tha sot se së shpejti do të vizitojë Poloninë, pa specifikuar një datë, ndërsa sqaroi se SHBA nuk do të dërgojë F-16 në Ukrainë. Biden u tha gazetarëve se nuk e dinte se kur do të vizitonte Poloninë, një vend kyç në fushatën e Perëndimit për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus.

Rrjeti televiziv amerikan i lajmeve NBC News raportoi javën e kaluar se presidenti amerikan po shqyrtonte një udhëtim në Evropë, ndoshta në Poloni, me rastin e 1-vjetorit të fillimit të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Në të njëjtën kohë, Biden deklaroi se SHBA nuk do të dërgojë avionë luftarakë F-16 në Ukrainë.

"Jo"- u përgjigj presidenti i SHBA kur një gazetar e pyeti atë në Shtëpinë e Bardhë për qëllimin e tij për t'i ofruar avionët luftarakë Kievit.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Dosja Sot Date 31 mars

Dosja Sot Date 31 mars

Lefter Alla në burg, Këshilli Bashkiak i Bulqizës zgjedh kryetarin e ri

Dosja Sot Date 30 Mars

Zbulohen mbi 2 mijë fidanë kanabisi në Velipojë arrestohet 55-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Lapsusi frojdian i Berishës, ngatërron Masakrën e Lumës me atë elektorale në vitin 2013

Dosja Sot Date 29 mars

Arrestohet gjermani në Tiranë, i dënuar për shpërndarje të materialeve pornografike

Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike e kryente manovra

Pamje nga 27 serat me kanabis në Koplik, si ishte kthyer gropa e interteve në plantacione hahashi

Dosja Sot Date 28 mars

Tokat preken nga projekti/ Banorët e Bërxullës në protestë

Dosja Sot date 27 mars

Hetimet për lobingun/“Do dorëzoni dosjen në prokurori?” Berisha: Asnjë qindarkë ruse s’ka hyrë në PD

Bejko kandidat në Tiranë,Berisha: Vegla që përdor Basha dhe Rama kundër pluralizmit, vijnë nga mafia

Qëllohet me breshëri plumbash drejt Top Channel, vritet roja, gjendet e djegur makina e atentatorëve

Merr flak makina mbrenda ne garazh

Dosja Sot date 25 mars

Dosja Sot Date 24 mars

Ndiqte ambulancën që ishte në shërbim emergjence, gjobitet me 300 mijë lekë drejtuesi i mjetit

Skandal në Ali Dem", administratori vendos çip në pallat, banorët ngelin jashtë, mbërrin policia

Dosja Sot date 23 mars

Kryeministri Rama takohet me Rishi Sunak në Londër

Dosja Sot Date 22 mars

"Maskat" aksion në Tiranë, prangosën 20 'korrierë' të grupeve kriminale

Dosja Sot Date 21 mars

'Ka ra zjarr në Surrel!'/ Braçe "tremb" socialistët me LAJMIN E FUNDIT, Qefalia më i shqetësuari

Dosja Sot Date 20 Mars

Berisha i bën thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e krimit elektoral.

Dosja Sot Date 18 Mars

Burgosja e nënës lehonë/Flet Diana Bahçja: Qaja ditë e natë, por nuk donin t’ia dinin

Qarkullonte me 305 km/h, Cllevio Serbiano e filmonte, shoqërohet në Polici Aleks Vishaj

Dosja Sot Date 17 Mars

U fut në burg 8 ditë pasi lindi, Diana Bahçja: Nuk më lanë të takoja beben

'Shtëpi bari' brenda ish-tuneli të ushtrisë në Krujë, sekuestrohen 390 bimë cannabis sativa

Dosja Sot Date 16 Mars

Tërheqje apo pezullim? Si dredhoi Rama sy për sy me Borrel për 'pasaportat e arta'

Banorët e lagjes Demokracia ne Mamurras bllokojnë rrugën, Cara premtoi rehabilitim te rrugës ne...

Abuzimi me tenderin 3.2 mld lekë, BKH ‘zbarkon’ në zyrat e bashkisë së Bulqizës, sekuestron dosje

Dosja Sot Date 15 Mars

Këshilli i Legjislacionit mbyllet mes debateve, Bardhi ngrihet në këmbë: Shkelni kushtetutën e ikni

"Kryeministri i Shqipërisë si dhuratë e perëndisë", grupi polifonik i dedikon këngë Edi Ramës

Hidhet shorti, Koli Bele caktohet relatori për shqyrtimin e ankimimit të grupit të Alibeajt

Dosja sot Date 14 Mars

Shitësja në panair kërkon t’i dhurojë çantën bashkëshortes, Berisha refuzon: Sot vetëm blihet

Procedohen 70 drejtues mjetesh në 24 orët e fundit, u kapën me shpejtësi të lartë dhe duke bërë gara

Dosja sot Date 13 mars

Kapen 4 rumunë në Vlorë, po kalonin 260 kg kanabis me kamper në Greqi, 5 në kërkim

'Paç fatin e Lali Erit'- Kunjat e Ramës për Veliajn, teksa i dha shansin e tretë për Tiranën?

Rama: Në rrezik të madh tregu, sipërmarrësit të rrisin pagat

Meta pas takimit me Berishen : Aleancë e jashtëzakonshme, pas 15 majit fitojmë shumicën e bashkive