LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

LUFTA/ Rusia merr drejtimin e Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Ukraina: Shakaja më e keqe e 1 prillit! Sulmohen 8 rajone, vritet foshnja (ZHVILLIMET)

 • Zhvillime të reja nga lufta në Ukrainë. • Hetuesit ukrainas po kontrollojnë shtëpinë e një udhëheqësi të kishës ortodokse në Kiev, i akuzuar për justifikimin e agresionit të armatosur të Rusisë kundër Ukrainës. •Mitropoliti Pavel Lebed drejton Lavrën Kyiv-Pechersk, manastiri më i rëndësishëm i Ukrainës. •Forcat ruse kanë nisur sulmin sot në 8 rajone anembanë Ukrainës, duke vrarë pesë persona dhe plagosur 10. •Midis të vrarëve ishte një foshnjë pesë muajshe dhe gjyshja e tij në qytetin e vijës së parë të Avdiivka, ndërsa prindërit e të porsalindurit kanë mbetur të plagosur. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba e përshkroi marrjen e presidencës së Këshillit nga Rusia më 1 Prill, si shakanë më të keqe të 1 prillit në botë.  •Presidenti ukrainas VolodymyrZelenskyy ka vendosur sanksione ndaj 33 shtetasve rusë dhe 225 kompanive.  •Sanksionet dhjetëvjeçare përfshijnë ngrirje të aseteve, ndalim tregtar dhe anulimin e licencave. Kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët të SHBA, Gjenerali Mark Milley u shpreh pesimist ndaj Ukrainën në luftë me Rusinë, pasi tha se ajo ka gjasa të mos e fitojë këtë vit luftën • Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu njoftoi sot se po merren masat e nevojshme për të rritur rezervat e municioneve të ushtrisë ruse për luftën e saj kundër Ukrainës. • Shoigu pohoi se kapacitetet e prodhimit të Rusisë janë rritur disa herë, pavarësisht sanksioneve perëndimore që synojnë sektorin e saj të mbrojtjes, duke shtuar se kjo ka të bëjë me llojet konvencionale dhe me precizion të lartë të armëve. • Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka miratuar një paketë mbështetjeje prej 15.6 miliardë dollarësh për Ukrainën për të ndihmuar në rimëkëmbjen ekonomike të vendit të goditur nga konflikti. • Nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së, Izumi Nakamitsu dhe Përfaqësuesi i Lartë për Çështjet e Çarmatimit deklaruan se të gjitha vendet duhet t'i përmbahen detyrimeve të armëve bërthamore. • Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya deklaron se nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore. • Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell deklaron se Kina nuk mund të jetë një ndërmjetës në luftën në Ukrainë pasi anon shumë në krah të Rusisë, por mund të lehtësojë bisedimet për të arritur një marrëveshje për paqe.  

13 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Ukraina akuza ndaj udhëheqësit të Kishës Ortodokse, Pavel Lebed: Po mban qëndrim pro-rus

LUFTA/ Rusia merr drejtimin e Presidencës së Këshillit të
Metropoliti Pavel Lebed

UKRAINË- Hetuesit ukrainas po kontrollojnë shtëpinë e një udhëheqësi të kishës ortodokse në Kiev, i akuzuar për justifikimin e agresionit të armatosur të Rusisë kundër Ukrainës. Mitropoliti Pavel Lebed drejton Lavrën Kyiv-Pechersk, manastiri më i rëndësishëm i Ukrainës. Dega e tij e Kishës Ortodokse të Ukrainës (UOC) ishte më parë besnike ndaj klerit të Moskës. Prokurorët e Kievit thonë se ai dyshohet për nxitje të urrejtjes kombëtare dhe fetare.

Kievi është përpjekur ta dëbojë atë dhe ndjekësit e tij nga manastiri. Mitropoliti Pavel i ka mohuar akuzat dhe argumenton se autoritetet e Kievit nuk kanë baza ligjore për dëbimin e murgjve dhe stafit nga manastiri, shkruan BBC. 

Në një paraqitje në gjykatë të shtunën ai e quajti atë "një rast politik".

"Unë kurrë nuk kam qenë në anën e agresionit" - megjithëse ai nuk e përmendi Rusinë.

Ai e përshkroi statusin e tij aktual si “arrest shtëpie”. Të premten qindra besimtarë u mblodhën në manastirin Kyiv-Pechersk Lavra - i famshëm për shpellat e tij historike - në mbështetje të murgjve duke protestuar kundër urdhrit të dëbimit.

1 VITE ME PARE

VIDEO që po bëhet VIRALE/ Pothuasje e paprekur, telefoni merr vetëm disa gërvishtje pasi goditet nga arma ruse

LUFTA/ Rusia merr drejtimin e Presidencës së Këshillit të
Telefoni

UKRAINË- Një video është duke u bërë virale në rrjete sociale, ku tregon se si telefoni i një ushtari të lënduar ukrainas me sa duket i qëlluar, kishte pësuar vetëm ca gërvishtje të vogla.

Postimi i bërë nga një llogari në Twitter ngriti pyetjen nëse telefoni ishte i fortë apo ishte municioni i rusëve i dobët që e kishte goditur.

Videoja nis me ushtarin ukrainas që e demonstron dëmin e telefonit përmes incizimit. Siç shihet edhe në video, telefoni ka pësuar vetëm disa gërvishtje ndërsa në pjesën mbrapa ishte i paprekur.

1 VITE ME PARE

Të pamëshirshëm/ Rusët sulmojnë në 8 rajone në Ukrainë, vritet një foshnjë 5 muajshe

LUFTA/ Rusia merr drejtimin e Presidencës së Këshillit të
Pamje nga lufta në Ukrainë

UKRAINË- Forcat ruse kanë nisur sulmin sot në 8 rajone anembanë Ukrainës, duke vrarë pesë persona dhe plagosur 10.  Midis të vrarëve ishte një foshnjë pesë muajshe dhe gjyshja e tij në qytetin e vijës së parë të Avdiivka, ndërsa prindërit e të porsalindurit kanë mbetur të plagosur. 

Në rajonin jugor Kherson, tre persona u vranë dhe dy u plagosën. Dy nga të vrarët ishin inxhinierë, të moshës 45 dhe 50 vjeç.  Në rajonin verilindor Sumy, forcat ruse kryen granatime mbi katër komunitete në rajon pranë kufirit rus, duke plagosur një civil.  Në rajonin juglindor të Zaporizhzhia, dy punonjës të operatorit rajonal të rrjetit të energjisë u plagosën në qytetin e Orikhiv, shkruajnë mediat e huaja. 

Sipas deklaratës, njëra prej viktimave ka pësuar një plagë me prerje në kokë, ndërsa tjetra në shpinë. Të dy viktimat u shtruan më vonë në Spitalin Rajonal të Zaporizhzhia, ku iu nënshtruan operacionit dhe janë në gjendje të rëndë. 

1 VITE ME PARE

Zelenskyy me 'dorë të hekurt', sanksionon 33 rusë dhe 225 kompani

LUFTA/ Rusia merr drejtimin e Presidencës së Këshillit të
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka vendosur sanksione ndaj 33 shtetasve rusë dhe 225 kompanive. Sanksionet dhjetëvjeçare përfshijnë ngrirje të aseteve, ndalim tregtar dhe anulimin e licencave, shkruan Tass. 

Ditën e sotme, Zelenskyy ka deklaruar se plani i Rusisë për të vendosur armë bërthamore në Bjellorusi tregon se bisedimet midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij kinez Xi Jinping në fillim të këtij muaji, dështuan.

1 VITE ME PARE

'Detyra ushtarake është e vështirë'/ Gjenerali i lartë amerikan: Ukraina nuk ka gjasa të fitojë këtë vit

LUFTA/ Rusia merr drejtimin e Presidencës së Këshillit të
Mark Milley

SHBA- Kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët të SHBA, Gjenerali Mark Milley u shpreh pesimist ndaj Ukrainën në luftë me Rusinë, pasi tha se ajo ka gjasa të mos e fitojë këtë vit luftën shkruajnë mediat e huaja. 

Zelensky ka deklaruar publikisht shumë herë se objektivi ukrainas është të dëbojë çdo rus nga Ukraina e pushtuar nga Rusia. Dhe kjo është një detyrë e rëndësishme ushtarake. Detyrë shumë, shumë e vështirë ushtarake. Ju po shikoni disa qindra mijë rusë që janë ende në Ukrainën e pushtuar nga Rusia”, tha Milley. 

Pavarësisht se as Ukraina dhe as Rusia nuk tregojnë shenja të dëshirës për të negociuar, Milley më herët është shprehur se ka të ngjarë që lufta të përfundojë në tryezën e bisedimeve. Kjo nuk ishte hera e parë që Milley thotë se lufta do të përfundojë me negociata.

1 VITE ME PARE

LUFTA/ Rusia injoron sanksionet, rrit prodhimin e municioneve

LUFTA/ Rusia merr drejtimin e Presidencës së Këshillit të
Sergei Shoigu

RUSI- Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu njoftoi sot se po merren masat e nevojshme për të rritur rezervat e municioneve të ushtrisë ruse për luftën e saj kundër Ukrainës.

'Vëllimi i municionit më të kërkuar është përcaktuar', tha ai. Shoigu  pohoi se kapacitetet e prodhimit të Rusisë janë rritur disa herë, pavarësisht sanksioneve perëndimore që synojnë sektorin e saj të mbrojtjes, duke shtuar se kjo ka të bëjë me llojet konvencionale dhe me precizion të lartë të armëve, shkruajnë mediat e huaja. 

Deklarata e Shoigut gjatë një takimi në selinë e grupit të përbashkët të trupave ruse më 1 prill vjen në mes të raporteve të vëzhguesve ukrainas dhe ndërkombëtarëe se ushtrisë ruse po i mbarojnë dalëngadalë rezervat e municioneve, tek të cilat ajo u mbështet në taktikat e saj në Ukrainë.

1 VITE ME PARE

Analiza e DW: Rusia shpall Perëndimin si “kërcënim ekzistencial”

LUFTA/ Rusia merr drejtimin e Presidencës së Këshillit të
Vladimir Putin

RUSI-  Rusia miratoi një strategji të re për politikën e jashtme, në të cilën Perëndimi shpallet si “kërcënim ekzistencial”. Strategjia e re u bë e nevojshme prej “përmbysjeve aktuale në arenën ndërkombëtare”, deklaroi presidenti Vladimir Putin. Ministri i tij i Jashtëm, Sergej Lavrov, tha se ky është reagimi i Moskës ndaj “natyrës ekzistenciale të kërcënimeve ndaj sigurisë dhe zhvillimit të vendit tonë nga veprimet e shteteve jomiqësore”.

20 shtete si “jomiqësore”

Në fokus të strategjisë së re të politikës së jashtme ruse të shpallur nga Putin është “eliminimi i dominimit” të Perëndimit në politikën botërore. “Federata Ruse synon t’i japë përparësi eliminimit të dominimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera jomiqësore në politikën botërore,” thuhet në dokumentin prej 42 faqesh.

Moska ka klasifikuar rreth 20 shtete si “jomiqësore”. Ndër to janë SHBA-ja, Gjermania, Britania e Madhe dhe Polonia, të cilat kanë vendosur sanksione të forta ndaj Moskës për shkak të luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës.

Kina dhe India aleatë të rëndësishëm

Nga ana tjetër Kina dhe India shpallen aleatë të rëndësishëm të Rusisë në skenën botërore. Dhe në strategji theksohet rëndësia e “marrëdhënieve dhe koordinimit më të thellë me qendrat sovrane dhe miqësore të pushtetit dhe të zhvillimit global dhe në kontinentin Euroaziatik”. Doktrina parashikon gjithashtu zgjerimin e marrëdhënieve me Afrikën dhe Amerikën Latine. Në të njëjtën kohë edhe aleati i Putinit, sundimtari bjellorus Alexander Lukashenko, deklaroi gatishmërinë e tij për stacionimin e armëve bërthamore strategjikeruse në Bjellorusi./DW

1 VITE ME PARE

OKB thirrje Lukashenkos: Të gjitha vendet duhet t’i përmbahen detyrimeve për armët bërthamore

LUFTA/ Rusia merr drejtimin e Presidencës së Këshillit të
Aleksandër Lukashenko

RUSI- Nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së, Izumi Nakamitsu dhe Përfaqësuesi i Lartë për Çështjet e Çarmatimit deklaruan se të gjitha vendet duhet t'i përmbahen detyrimeve të armëve bërthamore. 

"Të gjitha shtetet duhet të shmangin marrjen e çfarëdo veprimi që mund të çojë në përshkallëzim, gabim ose llogaritje të gabuar. Të gjitha shtetet - palë në Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore ose NPT, shtetet me armë bërthamore dhe shtetet jo-armë bërthamore njësoj, duhet t'u përmbahen rreptësisht angazhimeve dhe detyrimeve që kanë marrë në bazë të traktatit," tha ajo në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. 

Izumi Nakamitsu tha se respektimi i të gjitha dispozitave të NPT-së është në thelb të ruajtjes së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, shkruan TASS. 

Ministria e Jashtme e Bjellorusisë më herët deklaroi se trajnimi i pilotëve bjellorusë për të fluturuar aeroplanë me municione specifike dhe vendosja e ngarkesave bërthamore në territorin e Bjellorusisë në asnjë mënyrë nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar, veçanërisht me dispozitat e NPT. Sipas ministrisë, theksoi se një praktikë e tillë nuk ishte një risi në sferën e bashkëpunimit ushtarak midis një shteti jobërthamor dhe një fuqie bërthamore.

1 VITE ME PARE

Përfaqësuesi i Rusisë në OKB: Në një luftë bërthamore nuk mund të ketë fitues

LUFTA/ Rusia merr drejtimin e Presidencës së Këshillit të
Vasily Nebenzya

RUSI- Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya deklaron se nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore. 

"Po, ne konfirmojmë se nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore," tha ai në një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi vendosjen e armëve taktike bërthamore nga Rusia në Bjellorusi.

Nebenzya u shpreh gjithashtu se në vitet 1990, Rusia bëri çdo përpjekje për të tërhequr armët bërthamore nga vendet e ish-BRSS në tokën e saj, shkruajnë mediat e huaja. 

"Ne vazhdimisht u kemi bërë thirrje amerikanëve që të bëjnë të njëjtën gjë - të braktisin mentalitetin e Luftës së Ftohtë dhe t'i kthejnë të gjitha armët bërthamore të Shteteve të Bashkuara. Ne kërkuam gjithashtu të eliminojmë infrastrukturën përkatëse në Evropë dhe të ndalojmë praktikën e shkeljeve të gjata të NPT (Traktatit të Mospërhapjes - TASS) nga SHBA dhe lojtarë të tjerë të NATO-s duke mbajtur të ashtuquajturat misione të përbashkëta bërthamore. Ne në mënyrë të përsëritur deklaroi publikisht se një praktikë e tillë nuk është e papajtueshme as në letër dhe as në frymë me Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore dhe u kërkoi vendeve të NATO-s të rregullojnë politikën e tyre në përputhje me detyrimet e marra," theksoi ai. 

Sa i përket vendosjes së armëve bërthamore ruse në Bjellorusi, kjo masë nuk bie ndesh me NPT-në, theksoi diplomati rus. Më 25 mars, Putin deklaroi se Rusia, me kërkesë të Minskut, do të vendoste armët e saj taktike bërthamore në Bjellorusi, pikërisht në mënyrën se si Shtetet e Bashkuara vendosën armët e veta bërthamore në territorin e aleatëve të saj. Moska tashmë i ka dorëzuar Minskut sistemin Iskander me aftësi bërthamore. Sipas liderit rus, ndërtimi i një magazinimi për armët taktike bërthamore në territorin Bjellorusi do të përfundojë më 1 korrik.

1 VITE ME PARE

FMN miraton paketën e mbështetjes prej 15.6 miliardë dollarësh për Ukrainën

LUFTA/ Rusia merr drejtimin e Presidencës së Këshillit të
FMN miraton paketën e mbështetjes për Ukrainën

UKRAINË- Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka miratuar një paketë mbështetjeje prej 15.6 miliardë dollarësh për Ukrainën për të ndihmuar në rimëkëmbjen ekonomike të vendit të goditur nga konflikti. Mediat e huaja raportojnë se, huaja është pjesë e një pakete më të gjerë mbështetjeje ndërkombëtare prej 115 miliardë dollarësh për të ndihmuar vendin të përmbushë nevojat urgjente të financimit.

Nga shuma totale e miratuar nga FMN-ja, 2.7 miliardë dollarë po i vihen në dispozicion Ukrainës menjëherë dhe pjesa tjetër e fondeve pritet të lirohet gjatë katër viteve të ardhshme. 'Extended Fund Facility' është programi i parë i madh financues i miratuar nga FMN për një vend të përfshirë në një luftë në shkallë të gjerë.

1 VITE ME PARE

'Nuk mund të luajë rolin e ndërmjetësit'/ Borrell: Kina nuk bën dallim mes agresorit dhe viktimës së agresionit

LUFTA/ Rusia merr drejtimin e Presidencës së Këshillit të
Josep Borrell

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell deklaron se Kina nuk mund të jetë një ndërmjetës në luftën në Ukrainë pasi anon shumë në krah të Rusisë, por mund të lehtësojë bisedimet për të arritur një marrëveshje për paqem, shkruan Reuters. 

Kina nuk bën dallim mes agresorit dhe viktimës së agresionit. Kina nuk bën thirrje për tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina”, theksoi ai.

Sipas Borrell, i vetmi plan paqeje në tryezë është ai i paraqitur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy në nëntor, duke përfshirë kërkesat për tërheqjen e trupave ruse dhe rivendosjen e territorit të Ukrainës në status quo përpara aneksimit të Krimesë nga Rusia në 2014.

1 VITE ME PARE

OKB: Rreziku i përdorimit të armëve bërthamore, më i lartë që nga Lufta e Ftohtë

LUFTA/ Rusia merr drejtimin e Presidencës së Këshillit të
Foto ilustruese

Shefja e OKB-së për çështjet e çarmatimit paralajmëroi të premten se rreziku i përdorimit të një arme bërthamore tani është më i lartë se në çdo kohë që nga Lufta e Ftohtë. 

"Lufta në Ukrainë përfaqëson shembullin më të fortë të këtij rreziku,"- tha Përfaqësuesja e Lartë e OKB-së për çështjet e Çarmatimit, Izumi Nakamitsu në një takim të Këshillit të Sigurimit. Në takimin e kërkuar nga Ukraina, të cilën e mbështetën Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, u diskutua njoftimi i Rusisë më 25 mars se po planifikon të dislokojë armë taktike bërthamore në Bjellorusi.

“Kur bëhet fjalë për çështjet që lidhen me armët bërthamore, dëshiroj të jem e qartë që në fillim: të gjitha shtetet duhet të shmangin marrjen e çfarëdo veprimi që mund të çojë në përshkallëzim, gabim ose llogaritje të gabuar,”- tha ajo.

“Të gjitha shtetet që janë pjesë e Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore duhet t'u përmbahen rreptësisht angazhimeve dhe detyrimeve të tyre, që burojnë nga Traktati”.

Nakamitsu u kërkoi të gjitha vendeve që të kthehen në dialog dhe të ulin tensionet. Ajo i bëri thirrje veçanërisht Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara që të kthehen në zbatimin e plotë të traktatit më të madh të kontrollit të armëve midis dy fuqive.

Rusia tha muajin e kaluar tha se nuk do ta zbatonte më traktatin dhe njoftoi këtë javë se nuk do të ndante më informacione lidhur me armët e saj bërthamore, që zakonisht bëhet dy herë në vit. Uashingtoni tha se do të pezullojë ndarjen e të dhënave të tij bërthamore me Rusinë në një përpjekje për të inkurajuar Moskën që të rikthehet tek zbatimi i traktatit.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, përfaqësuesit e dy vendeve shkëmbyen akuza lidhur me tërheqjen nga një sërë traktatesh për kontrollin e armëve. Lidhur me planet e Rusisë për të dislokuar armë bërthamore taktike në Bjellorusi, i dërguari amerikan i kërkoi Moskës që ta rishqyrtojë vendimin e saj.

“Rusia duhet të ndërpresë menjëherë retorikën përshkallëzuese rreth përdorimit të armëve bërthamore”, tha ambasadori Robert Wood.

“Çdo përdorim i armëve kimike, biologjike apo bërthamore në Ukrainë do të kishte pasoja të rënda për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe do të ndryshonte rrënjësisht natyrën e kësaj lufte”.

Ai gjithashtu i bëri thirrje Bjellorusisë që të ndërpresë bashkëpunimin e saj me Rusinë për sulmin e saj ndaj Ukrainës. Rusia ka kryer një pjesë të sulmeve të saj ndaj Ukrainës nga teorritori i Bjellorusisë. Përfaqësuesi i Rusisë në OKB tha se Moska nuk po shkel detyrimet e saj ndërkombëtare për mospërhapjen e armëve bërthamore.

“Presidenti Putin ishte i qartë për faktin se ne nuk po transferojmë armë bërthamore”, tha ambasadori rus Vassily Nebenzia.

“Po flasim për transferimin në Bjellorusi të komplekseve operative, taktike, raketore, raketat Iskander-M. Ne po flasim për dërgimin e avionëve në aeroportet e Bjellorusisë, trajnimin e ekipeve dhe ndërtimin e një objekti të posaçëm magazinimi për armët taktike bërthamore në territorin e Bjellorusisë - dhe e gjithë kjo do të jetë nën kontrollin rus.”

Ambasadori Nebenzia pretendoi se Moska po dislokon armë në Bjellorusi për të mbrojtur aleatin e saj nga kërcënimet e vendeve perëndimore, pasi, sipas tij, ato po dërgojnë më shumë armë në Ukrainë. Vetëm disa ditë pas fillimit të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës më 24 shkurt 2022, Bjellorusia përmes një referendumi miratoi një kushtetutë të re që i jep fund statusit të saj si vend jo-bërthamor, duke i hapur rrugën Kremlinit për të dislokuar armë taktike bërthamore atje.

“Bjellorusia nuk është e përgatitur të sulmojë dikë e para, por përkundrazi po reagon siç duhet duke përdorur të gjitha kapacitetet ekzistuese, për t’iu përgjigjur çdo agresioni të huaj”, tha ambasadori bjellorus në OKB, Valentin Rybakov.

"Ky bashkëpunim midis Rusisë dhe Bjellorusisë nuk është asgjë e re."

Udhëheqësja e opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya e denoncoi vendimin.

“Bjellorusia nuk është një bazë ushtarake ruse, por një vend i pavarur i njerëzve të lirë. Ne nuk mund ta lejojmë Lukashenkun ta kthejë vendin tonë në një djerrinë bërthamore”, tha ajo në një postim në Twitter të premten.

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit shprehën shqetësimin për përhapjen e armëve bërthamore dhe thanë se duhet t’i jepet fund tërheqjes së vendeve nga traktatet bërthamore./VOA

1 VITE ME PARE

Muaji i tyre/ Rusia merr drejtimin e Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së

LUFTA/ Rusia merr drejtimin e Presidencës së Këshillit të
Foto ilustruese

Të shtunën, në atë që disa kritikë thonë se tingëllon më shumë si një shaka e 1 prillit sesa si realitet, Rusia mori presidencën e rradhës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për këtë muaj. Me luftën e Rusisë në Ukrainë që po hyn në muajin e 14-të, një urdhër-arresti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për presidentin Vladimir Putin dhe planet e Moskës për të dislokuar armë taktike bërthamore në Bjellorusinë fqinje, kritikët po shtrojnë pyetjen se si Rusia mund të drejtojë organin më të fuqishëm të OKB-së.

"Pyetja është shumë e qartë: A mundet krimineli i luftës të drejtojë Këshillin e Sigurimit të OKB-së?", tha Andrius Kubilius, anëtar lituanez i Parlamentit Evropian gjatë një seance për Putinin, të mërkurën.

Më 17 mars, Gjykata Penale Ndërkombëtare me bazë në Hagë lëshoi një urdhër arresti për udhëheqësin rus për rolin e tij në rrëmbimin dhe dërgimin e paligjshëm të mijëra fëmijëve ukrainas në Rusi.

"Unë mendoj se njerëzit po e shohin këtë nga një këndvështrim i gabuar. Mendoj se njerëzit duhet ta kuptojnë se ky muaj është më shumë një dhimbje koke sesa një avantazh për rusët", tha për Zërin e Amerikës Richard Gowan, Drejtor i çështjeve të OKB-së në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.

"Nëse ata përpiqen të përdorin presidencën për të krijuar telashe për ukrainasit, ose për të përhapur rrëfimet e tyre për luftën, ata thjesht do të përballen me një numër të madh goditjesh", shtoi ai.

Këshilli i Sigurimit, me 15 vende anëtare, është organi më i fuqishëm i OKB-së. Ai mund të marrë vendime për kryerjen e veprimeve ushtarake, dislokimin e paqeruajtësve, vendosjen e sanksioneve ndaj një vendi ose individi dhe mund të rekomandojë hetimin e rasteve të mundshme të krimeve të luftës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit e marrin presidencën me rotacion, sipas rendit alfabetik (të bazuar në gjuhën angleze). Hera e fundit që Rusia kishte presidencën e radhës ishte shkurti i vitit 2022. Në ditën e 24-të të presidencës së saj, Presidenti Putin filloi të ashtuquajturin "operacion special ushtarak" në Ukrainë, duke kryer një shkelje flagrante të Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare.

Ruanda është i vetmi vend që ka humbur presidencën e radhës në vitin 1994 për shkak të gjenocidit në vend, sipas Raportit të Këshillit të Sigurimit, një institut që studion transparencën dhe efektivitetin e këtij organi të OKB-së. Në atë kohë, Ruanda ishte një anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit. Në vend të Ruandës, Spanja mori presidencën e radhës.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha të enjten se një vend që "shkel në mënyrë flagrante Kartën e OKB-së" dhe sulmon fqinjin e tij nuk ka vend në Këshillin e Sigurimi, por nuk ka "asnjë rrugë të mundshme ligjore ndërkombëtare" për ta shmangur këtë. Ukraina është e indinjuar që Rusia është në Këshillin e Sigurimit, dhe veçanërisht tani ka presidencën e radhës. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se presidenca e Moskës është një "shaka e rëndë"./VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Lapsusi me datën/ Rama njofton samitin e madh me komunitetin Europian

Lapsusi me datën/ Rama njofton samitin e madh me komunitetin Europian

“Keni fituar më shumë zgjedhje se unë”/ Cameron batuta me Ramën

"Emigracioni është problem," Cameron i prerë: Partneritet dhe në luftën kundër krimit të organizuar

Emigracioni/ Rama me Cameron: Operacionet do të vazhdojnë, gadishmëria jonë është maksimale

“Anglia më e pranishme në vendin tonë”, Rama: Projekt strategjik për hekurudhën Durrës-Prishtinë

Rama: Me Cameron kemi biseduar për marrëdhëniet bilaterale

Nis fuqishëm protesta para Bashkisë Tiranë, qytetarët hedhin molotov para godinës

Të pranishëm në protestë, akti fisnik i qytetarëve, u japin ujë efektivëve të policisë

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet