LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

LUFTA/ Rusia planifikon të dërgojë armë bërthamore në Bjellorusi! Ukraina: Hap drejt destabilizimit të brendshëm! SHBA: Situata po monitorohet (REAGIMET)

• Zhvillime të reja nga lufta në Ukrainë. • Presidenti rus Vladimir Putin deklaron se Moska ka në plan të vendosë armë taktike bërthamore në Bjellorusinë fqinje. • Ndërsa nuk ka asnjë garanci se ai do ta zbatojë planin, çdo sinjalizim bërthamor nga Putin do të shkaktojë shqetësim në Perëndim. • Nga ana tjetër, SHBA e hodhi poshtë deklaratat, duke thënë se nuk kishte indikacione se Rusia po planifikonte të përdorte armë bërthamore. • Ukraina thotë se planet janë një hap drejt destabilizimit të brendshëm të Bjellorusisë. Putin ndërkohë ka thënë se Rusia nuk ka aleancë ushtarake me Kinën. • Ai u takua me Presidentin e Kinës Xi Jinping javën e kaluar, duke ngritur pyetje rreth asaj se sa është e përgatitur Kina për të ndihmuar Rusinë në konflikt. Grupi mercenar rus Wagner thotë se ka kapur një fabrikë metali në Bakhmut, një qytet që Moska po e kërkon si një fitore kryesisht simbolike. • Ushtria ukrainase deklaron se ofensivat ruse janë përqendruar në Bakhmut dhe në disa pjesë të tjera në lindje të vendit. • Kjo deklaratë vjen pasi Moska njoftoi për planet për të dislokuar armë bërthamore taktike në Bjellorusinë fqinje dhe presidenti ukrainas mirëpriti ndihmën e fundit të ofruar nga komuniteti ndërkombëtar. • Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat e tij po vazhdojnë të mbajnë pozicionet në Bakhmut, qytet që për muaj të tërë është i rrethuar nga forcat ruse. • Më herët gjatë kësaj jave, një komandant i lartë ukrainas tha se situata në Bakhmut është duke u stabilizuar. Ushtria ukrainase tha se sulmet ruse po vazhdojnë në Liman, Marinka dhe Avdivivka në Donjeck.

16 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Këshilltari i Zelenskyy-t: Deklarata e Putinit për armët bërthamore, tregon se ka frikë nga humbja

LUFTA/ Rusia planifikon të dërgojë armë bërthamore
Mykhailo Podolyak

KIEV- Deklaratat e presidentit rus Vladimir Putin se ai planifikon të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi tregojnë se ai ka frikë nga humbja. Kështu pretendoi Mykhailo Podolyak, këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

"Putini është shumë i parashikueshëm. Duke bërë një deklaratë për armët taktike bërthamore në Bjellorusi, ai pranon se ka frikë nga humbja dhe gjithçka që mund të bëjë është të trembë me taktika. E dyta. Ai deklaron edhe një herë përfshirjen e tij në krim. Shkeli traktatin e mospërhapjes së armëve bërthamore,"-tha Podolyak. 

Bjellorusia, e cila ndodhet në perëndim të Rusisë në kufirin e gjatë verior të Ukrainës, është ndër aleatët më të afërt të Moskës. Nga aty nisi pushtimi fillestar i Ukrainës në shkurt 2022, duke lejuar trupat e Kremlinit të hyjnë në vend nga veriu.

1 VITE ME PARE

NATO: Retorika bërthamore e Rusisë është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme

LUFTA/ Rusia planifikon të dërgojë armë bërthamore
Foto ilustruese

BRUSKEL- NATO ka qortuar Moskën për retorikën e saj bërthamore "të rrezikshme dhe të papërgjegjshme", një ditë pasi Vladimir Putin tha se Rusia do të vendosë armë taktike bërthamore në Bjellorusi.

“NATO është vigjilente dhe ne po e monitorojmë nga afër situatën. Ne nuk kemi parë ndonjë ndryshim në qëndrimin bërthamor të Rusisë që do të na bënte të rregullonim tonën,"-tha një zëdhënës i NATO-s.

Rusia i ka ruajtur armët e saj taktike bërthamore në depo të dedikuara në territorin e saj dhe zhvendosja e një pjese të arsenalit në një objekt magazinimi në Bjellorusi do të rriste paraprakisht në konfliktin ukrainas duke i vendosur ato më afër avionëve dhe raketave ruse të stacionuara tashmë atje. Pas deklaratës së presidentit rus, Vladimir Putin, Ministria e Jashtme e Ukrainës ka kritikuar planet bërthamore të Rusisë dhe bëri thirrje për një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të adresuar kërcënimin e mundshëm.

1 VITE ME PARE

BE i kërkon Bjellorusisë të mos i marrë armët bërthamore ruse: Do ju vendosim sanksione!

LUFTA/ Rusia planifikon të dërgojë armë bërthamore
Josep Borrell

BRUKSEL- Bashkimi Europian i ka kërkuar Bjellorusisë të mos i mbajë armët bërthamore ruse, duke thënë se mund të përballet me sanksione të mëtejshme nëse e bën këtë. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, shkroi në Twitter se: Që Bjellorusia të mbajë armët bërthamore ruse do të nënkuptonte një përshkallëzim të papërgjegjshëm dhe kërcënim për sigurinë evropiane. BE-ja është e gatshme të përgjigjet me sanksione të mëtejshme.

Njoftimi vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi të shtunën se Moska planifikon të vendosë armë taktike bërthamore në Bjellorusi. NATO qortoi Moskën për retorikën e saj bërthamore "të rrezikshme dhe të papërgjegjshme", ndërsa Ministria e Jashtme e Ukrainës ka kritikuar gjithashtu planet bërthamore të Rusisë dhe bëri thirrje për një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të adresuar kërcënimin e mundshëm.

1 VITE ME PARE

Shtëpia e Bardhë: Nuk ka asnjë provë që Putin të ketë dërguar armë bërthamore në Bjellorusi

LUFTA/ Rusia planifikon të dërgojë armë bërthamore
Shtëpia e Bardhë

SHBA- Koordinatori i komunikimit strategjik i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se nuk ka asnjë provë deri më tani që Rusia të ketë dërguar armët atomike në Bjellorusi, ashtu siç pretendoi vetë lideri rus Vladimir Putin, shkruan CNN. 

"Ne nuk kemi parë asnjë tregues se ai e ka përmbushur këtë premtim, ose ka lëvizur ndonjë armë bërthamore," tha Kirby. 

Bjellorusia, e cila ndodhet në perëndim të Rusisë në kufirin e gjatë verior të Ukrainës, është ndër aleatët më të afërt të Moskës. Ai ndihmoi Rusinë të nisë agresionin ndaj Ukrainës në shkurt 2022, duke lejuar trupat e Kremlinit të hyjnë në vend nga veriu. Në një intervistë që u transmetua të shtunën në kanalin televiziv shtetëror rus Russia 24, Putin pohoi se vendosja e armëve taktike bërthamore në Bjellorusi nuk do të ishte shkelje e marrëveshjeve të mospërhapjes bërthamore. Ai tha se Moska kishte transferuar tashmë një sistem raketash me rreze të shkurtër veprimi Iskander, një pajisje që mund të pajiset me koka bërthamore ose konvencionale, në Bjellorusi. 

1 VITE ME PARE

Armët bërthmore ruse në Bjellorusi, Ukraina bën thirrje për një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

LUFTA/ Rusia planifikon të dërgojë armë bërthamore
Foto ilustruese

UKRAINË- Ukraina kërkon që një seancë e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KSOKB) të thirret menjëherë në lidhje me deklaratat e Rusisë për vendosjen e armëve taktike bërthamore në Bjellorusi. 

Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës vlerëson se deklaratat e fundit të Rusisë për qëllimin e saj për të vendosur armë bërthamore taktike në territorin e Bjellorusisë minojnë themelet e Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, arkitekturën e çarmatimit bërthamor dhe sistemin ndërkombëtar të sigurisë në tërësi. 

Synimi për të vendosur armë bërthamore në territorin e Bjellorusisë, në kundërshtim me detyrimet e saj sipas Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, do ta kthejë më tej atë vend në një "peng të Kremlinit" dhe do të ketë pasoja katastrofike për të ardhmen e saj.

1 VITE ME PARE

'SHBA e ka bërë këtë për dekada'/ Putin: Nuk ka asgjë të pazakontë për planet bërthamore në Bjellorusi

LUFTA/ Rusia planifikon të dërgojë armë bërthamore
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se nuk ka asnjë gjë të pazakontë në vendimin e tij për të lëvizur armët atomike në Bjellorusi. Ai shtoi se edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bërë këtë për dekada, shkruan SkyNews. 

"Shtetet e Bashkuara e kanë bërë këtë për dekada. Ne ramë dakord që do të bënim të njëjtën gjë pa shkelur kushtet e traktatit të mospërhapjes së armëve bërthamore", tha ai.

Bjellorusia, e cila ndodhet në perëndim të Rusisë në kufirin e gjatë verior të Ukrainës, është ndër aleatët më të afërt të Moskës. Ai ndihmoi Rusinë të nisë agresionin ndaj Ukrainës në shkurt 2022, duke lejuar trupat e Kremlinit të hyjnë në vend nga veriu. Në një intervistë që u transmetua të shtunën në kanalin televiziv shtetëror rus Russia 24, Putin pohoi se vendosja e armëve taktike bërthamore në Bjellorusi nuk do të ishte shkelje e marrëveshjeve të mospërhapjes bërthamore. Ai tha se Moska kishte transferuar tashmë një sistem raketash me rreze të shkurtër veprimi Iskander, një pajisje që mund të pajiset me koka bërthamore ose konvencionale, në Bjellorusi. 

1 VITE ME PARE

Armët bërthamore ruse në Bjellorusi/ Këshilltari i Zelenskyy-t: Kjo është një shenjë që ai ka frikë nga humbja

LUFTA/ Rusia planifikon të dërgojë armë bërthamore
Mykhailo Podolyak

UKRAINË- Këshilltari i presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak ka reaguar lidhur me pretendimet e presidentit rus Vladimir Putin se ai po planifikon të vendosë armët bërthamore taktike nq Bjellorusi. Podolyak shprehet se kjo ësht ënjë shenjë se ai ka frikë nga humbja, shkruan CNN. 

"Putini (RF [Federata Ruse]) është shumë i parashikueshëm. Duke bërë një deklaratë për armët taktike bërthamore në Bjellorusi, ai pranon se ka frikë nga humbja dhe gjithçka që mund të bëjë është të trembë me taktika. E dyta. Ai deklaron edhe një herë përfshirjen e tij në krim. Shkelja e traktatit të mospërhapjes bërthamore," tha Podolyak në llogarinë e tij zyrtare në Tëitter.

Bjellorusia, e cila ndodhet në perëndim të Rusisë në kufirin e gjatë verior të Ukrainës, është ndër aleatët më të afërt të Moskës. Ai ndihmoi Rusinë  të nisë pushtimin e saj fillestar  të Ukrainës  në shkurt 2022, duke lejuar trupat e Kremlinit të hyjnë në vend nga veriu. Në një intervistë që u transmetua të shtunën në kanalin televiziv shtetëror rus Russia 24, Putin pohoi se vendosja e armëve taktike bërthamore në Bjellorusi nuk do të ishte shkelje e marrëveshjeve të mospërhapjes bërthamore. Ai tha se Moska kishte transferuar tashmë një sistem raketash me rreze të shkurtër veprimi Iskander, një pajisje që mund të pajiset me koka bërthamore ose konvencionale, në Bjellorusi. 

1 VITE ME PARE

Armët bërthamore ruse/ Borell: Gati për sanksione të reja

LUFTA/ Rusia planifikon të dërgojë armë bërthamore
Josep Borrell

SHBA- Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell deklaron se nëse Bjellorusia pranon armët bërthamore ruse, kjo do të nënkuptojë një përshkallëzim të papërgjegjshëm dhe një kërcënim për sigurinë evropiane.

Bjellorusia ende mund ta ndalojë atë, është zgjedhja e tyre”, shkroi ai në Twitter.


Sipas Borell, BE është gati të përgjigjet me sanksione të reja. Rusia ka marrë vendimin për të zgjeruar kapacitetin e saj bërthamor, duke vendosur këto armë të shkatërrimit në masë në territorin e aleatit të saj, Bjellorusisë. Siç u njoftua, presidenti Vladimir Putin ra dakord me homologun e tij të vendit aleat Alexander Lukashenko, ndërsa theksoi se një veprim i tillë nuk do të shkelte marrëveshjet ndërkombëtare që ndalojnë përhapjen e armëve bërthamore.

1 VITE ME PARE

Analiza e CNNi: Pse Vladimir Putin po frikëson botën?

LUFTA/ Rusia planifikon të dërgojë armë bërthamore
Vladimir Putin

RUSI- Vladimir Putin ka njoftuar planet për të vendosur armë bërthamore 'taktike' në Bjellorusi, një vend fqinj që luajti një rol të rëndësishëm në pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Por kur presidenti rus përdor fjalën "bërthamore", atëherë i gjithë planeti e shikon me vëmendje. Dhe duket se kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore që po e përsërit.

Transferimi i armëve që presidenti rus po planifikon nuk janë armë bërthamore strategjike – ato raketa masive balistike ndërkontinentale që, nëse lëshohen, mund të vrasin mijëra njerëz. Armët bërthamore taktike janë më të vogla, por të fuqishme dhe mund të përdoren në fushën e betejës. Putin ka një vit që kërcënon se do t'i përdorë ato në Ukrainë.

Po ashtu, në të njëjtën kohë, përveç disa marrëveshjeve të reja tregtare, Putin nuk arriti të merrte atë që donte nga takimi i tij me liderin kinez Xi Jinping. Rusia tani duket si partneri më i dobët në këtë marrëdhënie dypalëshe. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, Vladimir Putin po përballet edhe me një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar kundër tij.

Por le të shohim "hollësisht" situatën.

Putin pretendon se Rusia tashmë ka filluar ndërtimin e objekteve për ruajtjen e armëve bërthamore taktike, duke thënë se ato do të jenë gati deri në korrik. Megjithatë, ai nuk tha konkretisht se kur do të transferoheshin armët atje. Ai pohoi se Rusia tashmë ka 10 avionë të aftë për të mbajtur këto armë bërthamore, si dhe sisteme raketore me rreze të shkurtër veprimi Iskander të aftë për të mbajtur armë bërthamore.

Megjithatë, ajo që është veçanërisht e rëndësishme është se presidenti rus ka thënë se nuk ka ndërmend t'ia kalojë kontrollin e këtyre armëve presidentit bjellorus Alexander Lukashenko, i cili prej kohësh kërkon armë bërthamore.

Dy ish-diplomatë amerikanë, me të cilët bisedoi CNN, mendojnë se kjo lëvizje është mjaft e çuditshme. Lukashenko, argumentojnë ata, nënshkroi një marrëveshje në 1994 që kërkonte që Bjellorusia të dorëzonte armët bërthamore strategjike që zotëronte në fund të Luftës së Ftohtë.

Pra, pse Putini vendosi ta bënte diçka të tillë? Një diplomat thekson se armët duhet të mbahen nga forcat ruse, të cilat do të vendosen përgjithmonë në tokën bjelloruse – duke treguar se Lukashenko është nën kontrollin e plotë të Putinit.

Administrata e Bidenit nuk ishte e shqetësuar nga njoftimi i presidentit rus. Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrianne Watson tha se SHBA po monitoronte pasojat nga njoftimet e Putinit.

Ai megjithatë shtoi se: Ne nuk kemi parë asnjë arsye për të rregulluar qëndrimin tonë bërthamor, as ndonjë tregues që Rusia planifikon të përdorë një armë bërthamore. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive të aleancës së NATO-s.

Pavarësisht qëndrimit të ftohtë të SHBA-ve, është e sigurt se transferimi i këtyre armëve në Bjellorusi do të sjellë një hap më pranë jo vetëm Ukrainës, por edhe aleatëve të NATO-s Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë. Dhe me siguri, kjo rrit nivelin e kërcënimit në Evropë – diçka që Vladimir Putin e ka bërë me qëllim./CNN

1 VITE ME PARE

Vuçiç flet për luftën në Ukrainë dhe situatën në botë: Amerikanët po krijojnë një Bllok të ri në Evropë, do të prekë ndjeshëm edhe SERBINË

LUFTA/ Rusia planifikon të dërgojë armë bërthamore
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka folur për zhvillimet e fundit nga agresioni rus në Ukrainë dhe situatën në botë, lidhur me luftën. Në një intervistë për mediat serbe, Vuçiç shprehet se nuk është profet, por vetëm ka dëgjuar faktet dhe ka shtuar se do të përpiqet të shpjegojë se çfarë pret në periudhën e ardhshme. Sipas tij Ukraina nuk është në avantazh për të fituar në luftën kundër Rusisë, për shkak të mobilizimit të dobët ushtarak. Ai gjithashtu është shprehur se SHBA po krijon një bllok brenda Evropës, ndërsa thekson se do të prekë ndjeshëm edhe Serbinë. 

"Ukraina nuk do të fitojë lehtë në kuptimin ushtarak, është pothuajse e pamundur, pres që të fitojë një vrull të madh në rrugën evropiane. Vijon fillimi urgjent i negociatave europiane sepse amerikanët po krijojnë një bllok brenda Europës, po krijojnë një bllok të veçantë që nuk është i vogël, Polonia, vendet baltike plus Ukraina, ato pesë vende! Do të keni vende që janë më të mëdha se Franca dhe që i afrohen Gjermanisë. Atëherë duket qartë se ai kuintet apo sekstet me Rumaninë bëhet më i forti në Europë pas Gjermanisë. Ne duam të pozicionohemi si një vend i Evropës Qendrore, prandaj kemi marrëdhënie më të ngushta me Hungarinë. Do të ndryshojë dinamikën e marrëdhënieve tona me Evropën. Dua të besoj se do të jetë në një kuptim pozitiv, por për ne ka faktorë kufizues sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë dhe Kosovës", tha Vuçiç.

Siç tha ai, Amerika do të jetë dominuese dhe do të ketë të njëjtat marrëdhënie mes Evropës dhe SHBA-së ndaj Kinës.

"Është interesante se çfarë ndodhi në seancën e Komisionit të Evropës, një ndryshim i rëndësishëm ndaj Kinës, deri tani ishte partneri ynë ekonomik, konkurrenti dhe rivali ynë sistematik. Për herë të parë, Ursula Von der Leyen tha - një rival strategjik. Amerika do të jetë dominuese në Evropë. Ai e sheh Kinën si një kundërshtar strategjik. Kjo është arsyeja pse vizita e von der Leyen dhe Macron në Kinë do të jetë interesante", tha Vuçiç.

Së fundmi, Rusia ka marrë vendimin për të zgjeruar kapacitetin e saj bërthamor, duke vendosur këto armë të shkatërrimit në masë në territorin e aleatit të saj, Bjellorusisë. Siç u njoftua, presidenti Vladimir Putin ra dakord me homologun e tij të vendit aleat Alexander Lukashenko, ndërsa theksoi se një veprim i tillë nuk do të shkelte marrëveshjet ndërkombëtare që ndalojnë përhapjen e armëve bërthamore.

1 VITE ME PARE

Plani i Rusisë për të vendosur armët bërthamore në Bjellorusi/ Stoltenberg: Të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm

LUFTA/ Rusia planifikon të dërgojë armë bërthamore
Jens Stoltenberg

RUSI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar lidhur me paralajmërimin e presidentit rus Vladimir Putin për vendosjen e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi. Stoltenberg e ka konsideruar qëndrimin e Rusisë si të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm. 

NATO është në gatishmëri të lartë dhe ne po monitorojmë nga afër situatën. Ne nuk kemi parë ndonjë ndryshim në paraqitjen e arsenalit bërthamor të Rusisë që do të na çonte në ndryshimin tonë”, tha një zëdhënës i Aleancës Atlantike.

Referenca e Rusisë për ndarjen bërthamore të NATO-s është krejtësisht mashtruese. Aleatët e NATO-s veprojnë në respekt të plotë të angazhimeve të tyre ndërkombëtare. Rusia ka shkelur sistematikisht angazhimet e veta në kuadër të procesit të kontrollit të armëve, së fundmi duke pezulluar pjesëmarrjen e saj në Traktatin e Ri START”, tha zëdhënësi.

Rusia ka marrë vendimin për të zgjeruar kapacitetin e saj bërthamor, duke vendosur këto armë të shkatërrimit në masë në territorin e aleatit të saj, Bjellorusisë. Siç u njoftua, presidenti Vladimir Putin ra dakord me homologun e tij të vendit aleat Alexander Lukashenko, ndërsa theksoi se një veprim i tillë nuk do të shkelte marrëveshjet ndërkombëtare që ndalojnë përhapjen e armëve bërthamore.

1 VITE ME PARE

'Gjithçka është transparente, nuk ka asgjë sekrete'/ Putin: Rusia dhe Kina nuk po krijojnë aleancë ushtarake

LUFTA/ Rusia planifikon të dërgojë armë bërthamore
Vladimir Putin dhe Xi JInping

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia dhe Kina nuk po krijojnë një aleancë ushtarake dhe nuk po fshehin asgjë për sa i përket bashkëpunimit të tyre ushtarak. 

"Ne nuk po krijojmë asnjë aleancë ushtarake me Kinën. Po, kemi bashkëpunim në sferën e ndërveprimit ushtarako-teknik, këtë nuk po e fshehim. Gjithçka është transparente, nuk ka asgjë sekrete", tha ai. 

Putin tha gjithashtu se fuqitë perëndimore po përpiqeshin të krijonin më shumë aleanca globale, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) se kanë filluar të ndërtojnë një "bosht" të ri, që ka disa ngjashmëri me aleancën e Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, shkruajnë mediat e huaja. 

Kjo është arsyeja pse analistët perëndimorë...po flasin që Perëndimi ka filluar të ndërtojë një bosht të ri të ngjashëm me atë të krijuar në vitet 1930 nga regjimet fashiste të Gjermanisë dhe Italisë dhe Japonisë militariste”, tha Putin.

Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping deklaruan miqësi dhe u zotuan për lidhje më të ngushta në një samit në Moskë që u mbajt në fillim të kësaj jave.  

1 VITE ME PARE

Rusia planifikon armë taktike në Bjellorusi/ Reagon SHBA: Do të monitorojmë situatë

LUFTA/ Rusia planifikon të dërgojë armë bërthamore
Vedant Patel

SHBA- SHBA-ja ka reaguar ndaj planit të Rusisë për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi duke thënë se do të vazhdojë të monitorojë implikimets, shkruan CNN. 

Ne nuk kemi parë asnjë arsye për të rregulluar pozicionin tonë strategjik bërthamor dhe as ndonjë indikacion që Rusia po përgatitet të përdorë një armë bërthamore”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel. 

Ai shtoi se Rusia dhe Bjellorusia kanë diskutuar për këtë lëvizje të armëve për disa kohë, pasi kanë bërë deklarata të shumta gjatë vitit të kaluar. Në një fjalim televiziv të shtunën, presidenti Vladimir Putin njoftoi planet për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi, e cila është aleati fqinj i Rusisë.  Armët që Putin planifikon të transferojë në Bjellorusi nuk janë raketa balistike ndërkontinentale, por armë bërthamore më të vogla, më taktike për përdorim në fushën e betejës.

1 VITE ME PARE

Armët taktike në Bjellorusi/ Ukraina: Hap drejt destabilizimit të brendshëm

LUFTA/ Rusia planifikon të dërgojë armë bërthamore
Oleksiy Danilov

UKRAINË- Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes të Ukrainës, Oleksiy Danilov ka reaguar lidhur me planet e Rusisë për të vendosur armë taktike në Bjellorusi. Ai shprehet se ky është një hap drejt destabilizimit të brendshëm të vendit.

"Deklarata e Putinit për vendosjen e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi - një hap drejt destabilizimit të brendshëm të vendit - maksimizon nivelin e perceptimit negativ dhe refuzimit publik të Rusisë dhe Putinit në shoqërinë bjelloruse. Kremlini e mori Bjellorusinë si peng bërthamore", shkruan në Twitter, Oleksiy Danilov, Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes të Ukrainës. 

Në një fjalim televiziv të shtunën, presidenti Vladimir Putin njoftoi planet për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi, e cila është aleati fqinj i Rusisë.  Armët që Putin planifikon të transferojë në Bjellorusi nuk janë raketa balistike ndërkontinentale, por armë bërthamore më të vogla, më taktike për përdorim në fushën e betejës. 

1 VITE ME PARE

"E vërteta do të zbulohet një ditë'/ Putin: Shërbimet amerikane janë përfshirë në shpërthimin në Nord Stream

 
LUFTA/ Rusia planifikon të dërgojë armë bërthamore
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin pajtohet me konkluzionet e nxjerra nga gazetari investigativ amerikan Seymour Hersh se shërbimet speciale amerikane ishin të përfshira në shpërthimet e gazsjellësit Nord Stream.

"Gazetari amerikan, i cili tashmë është bërë mjaft i famshëm në mbarë botën, kreu një hetim të tillë dhe siç e dimë, nxori një përfundim se shpërthimi në tubacionet e gazit ishte organizuar nga shërbimet speciale amerikane. Unë jam plotësisht dakord me përfundime të tilla," tha Putin. 

Putini është i bindur se e vërteta rreth shpërthimeve në tubacionet Rrjedha e Veriut do të zbulohet së shpejti. 

"Unë besoj se do të jetë e vështirë të arrihet kjo (e vërteta për incidentin e Rrjedhës së VeriuT, por një ditë ndoshta do të dalë me siguri se çfarë është bërë dhe si," tha Putin.

Më 27 shtator 2022, Nord Stream AG raportoi dëm të paprecedentë, i cili ishte shkaktuar në tre linja të tubacioneve Nord Stream një ditë më parë, shkruan TASS. Sizmologët suedezë regjistruan dy shpërthime përgjatë tubacioneve Nord Stream më 26 shtator 2022. Më 18 nëntor 2022, Prokuroria suedeze tha se shpërthimet përgjatë tubacioneve ishin një akt sabotimi. Prokuroria e Përgjithshme Ruse hapi një çështje penale me akuzën e terrorizmit ndërkombëtar.

1 VITE ME PARE

Lufta në Ukrainë, Rusia do të stacionojë armë taktike bërthamore në Bjellorusi

LUFTA/ Rusia planifikon të dërgojë armë bërthamore
Arme berthamore

BJELLORUSI- Sipas presidentit Vladimir Putin, Rusia ka rënë dakord me fqinjen e saj Bjellorusinë për të stacionuar armë taktike bërthamore në territorin e saj. Që nga mesi i viteve 1990 kjo është hera e parë që Moska stacionon armë jashtë vendit.

"Ne ramë dakord me Lukashenkon që mund të vendosim armë bërthamore taktike në Bjellorusi," tha Putini sipas njoftimeve të agjencisë ruse, TASS.

Putini: Asnjë veprim i pazakontë

Në këtë mes nuk ka "asgjë të pazakontë", SHBA-ja ka stacionuar prej kohësh armë taktike bërthamore në territorin e aleatëve të saj, tha Putini në një intervistë të transmetuar nga televizioni rus. Ky veprim nuk shkel marrëveshjet për mospërhapjen e armëve bërthamore. Presidenti rus njoftoi gjithashtu se në Ukrainë do të përdoren raketa me uranium të varfëruar,nëse Kievi merr municione të tilla nga Perëndimi.

Sfondi i deklaratës së Putinit lidhet me dërgimin e mundshëm të municioneve me përmbajtje uraniumi  nga Britania e Madhe për në Ukrainë. 

Uraniumi i varfëruar është një skorrje që përftohet si mbetje gjatë pasurimit të uraniumit për përdorim në termocentrale. Ai është radioaktiv, por shumë më pak se materiali fillestar. Megjithatë predhat me uranium të varfëruar janë tepër të fuqishme dhe mund të shkatërrojnë për shembull edhe tanke.

Shqetësimin për një kërcënim të mundshëm nga Polonia 

Bjellorusia nuk ka armë bërthamore dhe sipas Putinit, Lukashenko ka ngritur disa herë shqetësimin për një kërcënim të mundshëm të ardhshëm nga Polonia fqinje dhe kishte kërkuar prej kohësh që në territorin e Bjellorusisë të vendosen armë bërthamore. Deri tani Rusia ka stacionuar në Bjellorusi 10 avionë të aftë për të mbajtur armë bërthamore taktike.

Shefi i Kremlinit njoftoi se ndërtimi i një depoje për armë bërthamore në Bjellorusi do të përfundojë më 1 korrik, por nuk specifikoi se kur do të bëhet transferimi i armëve.

Marrë nga DW

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni