LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Lufta në Ukrainë, Rusia pëson humbje të konsiderueshme në Bakhmut, Zelenskyy: Jemi gati për kundërofensivë 

 • Një komandant i lartë ukrainas thotë se Rusia po pëson humbje të konsiderueshme rreth qytetit lindor të Bakhmut, ku kompania ushtarake private Wagner i ka dorëzuar pozicionet ushtrisë ruse. • Një sulm rus plagosi të paktën 20 persona , përfshirë pesë fëmijë, jashtë Dnipro. • Sulmi është i fundit në një mori sulmesh të raportuara ruse. • Ndërkohë, zyrtarët në Rusinë perëndimore po raportojnë më shumë sulme dhe granatime me dronë ukrainas ndërsa lufta përhapet përtej kufijve të Ukrainës. • Kievi nuk ka komentuar mbi pretendimet. • Ukraina është gati të nisë një kundërofensivë, tha presidenti Volodymyr Zelensky në një intervistë për The Wall Street Journal.

6 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

Mbrojtja ajrore në Rusi: 9 dronë goditën Krimenë gjatë natës

Lufta në Ukrainë, Rusia pëson humbje të konsiderueshme
foto ilustruese

RUSI- Kreu i instaluar nga Rusia i Krimesë së pushtuar, Sergey Aksyonov, pretendoi se pushtuesit rrëzuan nëntë dronë të forcave ukrainase.

Sergei Aksyonov tha se pesë u qëlluan dhe katër u bllokuan në gadishullin, të cilin Moska e aneksoi në 2014, shkruan Sky News. Një tjetër dron u gjet i pashpërthyer, gjë që bëri të nevojshme evakuimin e 50 personave nga zona, pohoi ai. 

Rusia dërgoi gjithashtu pesë drone Shahed, tre prej të cilëve u shkatërruan nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.

3 MUAJ ME PARE

Kievi vazhdon të ushtrojë trysni ndaj trupave ruse në Bakhmut

Lufta në Ukrainë, Rusia pëson humbje të konsiderueshme
Bakhmut

UKRAINË- Trupat ukrainase po vazhdojnë të ushtrojnë trysni ndaj trupave ruse në Bakhmut edhe pse këta të fundit shpallën fitoren atje pak kohë më parë. Beteja për qytetin është më e gjata dhe më përgjakshmja që nga fillimi i sulmit rus në Ukrainë. Zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes Hanna Maliar tha se Moska është përpjekur të krijojë përshtypjen se rreth Bakhmutit mbizotëron qetësia, por në fakt thotë ajo sulmet me artileri atje vazhdojnë ende, në nivele të ngjashme me ato në kulmin e betejës për të marrë qytetin.

Lufta, shton zonja Maliar, po evoluon në një fazë të re.

Beteja për Bakhmutit nuk ka ndalur, është në vazhdim, thjesht ka marrë formë tjetër”, tha zonja Maliar.

Forcat ruse tashmë po përpiqen, por po dështojnë të dëbojnë luftëtarët ukrainas nga disa zona të larta përreth, me fushëpamje nga Bakhmuti.

"Ne po i mbajmë ato pozicione shumë fort", tha ajo.

Rusia e shihte marrjen e kontrollit të Bakhmutit, si përmbushje të pjesshme të objektivit të saj për të marrë kontrollin e rajonit lindor të Donbasit, qendra industriale e Ukrainës. Por kjo detyrë mund të bëhet më e vështirë për shkak të tërheqes së mercenarëve të grupit ushtarak privat ‘Wagner Group’, që ndihmoi në marrjen e kontrollit të qytetit. Tashmë ata do të zëvendësohen me ushtarë rusë.

Marrë nga VOA

3 MUAJ ME PARE

Lufta në Ukrainë/ Zelenskyy: Jemi gati për kundërsulm

Lufta në Ukrainë, Rusia pëson humbje të konsiderueshme
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy thotë se janë gati për kundërsulm.

Në një intervistë për Wall Street Journal, Zelensky u shpre se kundërofensiva ukrainase është gati, por do të kushtojë shumë jetë njerëzore, do të marrë kohë dhe askush nuk mund të garantojë rezultatin e saj.

"Ne besojmë se do të jemi të suksesshëm. Por nuk e di sa do të zgjasë. Për të qenë i sinqertë, mund të shkojë në shumë drejtime krejtësisht të ndryshme. Por ne do ta lançojmë dhe jemi gati”, tha Zelensky.

3 MUAJ ME PARE

Kremlini: Gazetarët e Perëndimit nuk mund të akreditohen për forumin ekonomik

Lufta në Ukrainë, Rusia pëson humbje të konsiderueshme
Dmitry Peskov

RUSI- Kremlini ka thënë të shtunën se gazetarët nga “shtetet jomiqësore”, nuk do të lejohen të marrin pjesë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar, që mbahet në Shën Petersburg. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka përdorur ndër vite këtë forum për të tërhequr investime globale në Rusi.

“Këtë herë është marrë vendim që të mos akreditojmë publikues të shteteve jomiqësore”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov për agjencinë e lajmeve TASS.

3 MUAJ ME PARE

Rusia sulmon pa mëshirë Dnipron, humb jetën 2-vjeçarja, 22 të plagosur të tjerë

Lufta në Ukrainë, Rusia pëson humbje të konsiderueshme
Rrenojat

UKRAINË- Një vajzë dy vjeçare është viktima e bombardimeve të fundit ruse në Ukrainë, ku avionët e Putin lëshuan bomba gjatë natës në një zonë rezidenciale në qytetin e Dnipros. Trupi i të miturës u nxorr nga rrënojat në orët e para të mëngjesit në lagjen e Pidhorodnenska, teksa sipas guvernatorit të zonës, nga bombat mbetën dhe 22 persona të tjerë të plagosur.

Presidenti Volodymyr Zelensky reagoi ashpër ndaj Rusisë për këtë sulm, por Kremlini ende nuk ka komentuar mbi ngjarjet. Shpërthime janë dëgjuar edhe mbi Kiev, ku sistemet e mbrojtjes ajrore janë vendosur sërish në gatishmëri, për eliminimin e raketave armike.

3 MUAJ ME PARE

U larguan nga sulmet ruse, ukrainasit në Bullgari: Ne nuk jemi nazistë

Lufta në Ukrainë, Rusia pëson humbje të konsiderueshme
Demonstrues pro ukrainas

BULLGARI- Olena (emri i ndryshuar), 46 vjeçare ka frikë në Bullgari. Terapistja nga Ukraina erdhi nga Kievi në Bullgari pak ditë pas fillimit të agresionit rus. Por në Sofje ajo nuk ndjehet e sigurtë. "Një djalë bullgar, 12 vjeçar i tha vajzës sime në të njëjtën moshë, se të gjithë ukrainasit duhet të vdesin. Që atëherë ajo më thotë të kthehemi në shtëpi, se raketat atje janë më pak të tmerrshme se këtu", rrëfen nëna e shokuar. Ky djalë i ka thënë se të gjitha ukrainasit janë nazistë dhe Rusia do t'i mposhtë të gjithë një ditë.

Përditshmëri në Bullgari, një vend që konsiderohet si vend mik i Rusisë. Bullgaria ndërkohë është vendi më jomiqësor kundrejt refugjatëve nga Ukraina, konstatohet në një raport të Komisariatit të OKB-së për Refugjatët, UNHCR. Sipas këtij raporti që nga fillimi i luftës kanë ardhur 148.451 refugjatë në Bullgari. Dy të tretat e tyre janë larguar ndërkohë nga ky vend.

Këtë e planifikon edhe Julia (emri i ndryshuar) nga Dnjipro. Gruaja 60 vjeçare erdhi në mars 2022 nga Ukraina. "Që nga fillimi jemi ndjerë të padëshiruar dhe të izoluar në Bullgari. Nuk e di pse bullgarët që takoj të shohin kaq vëngër. Ndoshta sepse njerëzit si Kostadinov rregullisht ua mbushin mendjen, se refugjatët ukrainas jetojnë në kurrizin e bullgarëve, se gjoja shteti kujdeset për ta."

"Përçarja ruse" mes për mes shoqërisë

Julija ka parasysh me këtë Kostadin Kostadinov, kreun e Partisë Rilindja, Vazrazhdane, një parti ultrakonservatore që është partia e tretë më e fuqishme në Bullgari. Jo shumë kohë më parë Kostadinov pretendoi, se ukrainasit janë të gjithë nazistë, dhe kur partia e tij të vijë në pushtet, do t'i kthejë në shtëpi "turistët" e maskuar si refugjatë. Partia Vazrazhdane dhe Kostadinov ndjekin një kurs të qartë prorus dhe antieuropian. Në demonstratat e tyre shihen flamuj rusë dhe postera të Putinit.  Kjo është një pakicë që i dëgjohet zëri gjithkund, por nuk mund të mohohet, se shumica e bullgarëve kanë simpati për Rusinë. Rrënjët e kësaj simpatie janë të thella, qëkur perandoria cariste ruse ndihmoi në fundin e shekullit të 19-të që bullgarët të çliroheshin nga Perandoria Osmane. Pas Luftës së Dytë Botërore stalinistët bullgarë ruajtën marrëdhënie të ngushta me Bashkimin Sovjetik.

Sot shoqëria është tejet e përçarë. Ndërkohë që një pjesë është kategorikisht antiruse dhe kërkon largimin nga "vëllai i madh" i dikurshëm. Pjesa tjetër ngre lart mitet e vëllazërisë bullgaro-ruse dhe mbështet narrativat antieuropiane. Si partia Vazrazhdane.

"Këtu luhet muzikë bullgare"

Olena është mirënjohëse për miqtë bullgarë që e kanë ndihmuar, kur erdhi nga Ukraina, megjithëse e shokojnë kërcënimet e kreut të partisë ultranacionaliste, Kostadinov dhe nga vandalizmi i simpatizantëve të saj. Ajo kujton se gjatë një koncerti proukrainas persona me flamuj bullgarë u thërrisnin ukrainasve se janë nazistë dhe se duhet të largohen nga Bullgaria. "Ata luanin muzikë bullgare dhe kërcenin. Në fillim mendova sa bukur, në sheshin fqinj luhet muzika e dy kulturave, dhe njerëzit gëzohen së bashku. Shkova tek ata dhe i pyeta nëse mund të kërcejmë bashkë, por kur ata kuptuan që isha ukrainase, më thanë ashpër, se duhet të iki tek sheshi tjetër, aty ku ka muzikë ukrainase. Këtu luhet muzikë bullgare." Ajo dhe familja e saj do të largohen nga Bullgaria shpejt. "Nuk e besoj se ndokush do të qëndrojë këtu."

Paguajnë bullgarët për refugjatët?

Pretendimi i Kostadinov se taksapaguesit bullgarë mbajnë me para refugjatët ukrainas nuk hidhet poshtë vetëm nga fakti që Bullgaria ka marr ndërkohë 100 milionë euro nga BE për mbështetjen e refugjatëve ukrainas. Julija përmend edhe një argument tjetër. "Unë jam dizajnere dhe punoj nga shtëpia për një firmë të huaj." Julia thotë, se nuk merr asnjë mbështetje sociale apo mbështetje tjetër. Shumë ukrainas punojnë nga Home Office për punëdhënës të ndryshëm. Përditë ne shpenzojmë para këtu në Bullgari, për ushqime, veshje, për gjithçka duan fëmijët tanë. Kështu ne i ndihmojmë ekonomisë bullgare. Pse nuk flet kush për këtë?"

Në vend të kësaj bullgarët flasin për makinat e shtrenjta që ngasin ukrainasit. Kjo është e padrejtë, thotë Olena. "Ne nuk duhet të përgjithësohemi dhe të ofendohemi", thotë Olena. Ajo është e zemëruar. "Nëse ne jemi nazistë, si thonë disa këtu, pse u edukuam ne atëherë për të respektuar vlerat njerëzore dhe të drejtat e njeriut?" Ajo kujton incidentin me vajzën e saj. "Çfarë nazistësh jemi ne, vajza ime dhe unë? Dhe pse duhet të vdesim, siç thotë një 12-vjeçar? Kjo është shumë e rrezikshme."

Marrë nga DW

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve

'Jemi pro protestave'/ Takoi Berishën, Meta: Do bashkëpunojmë për sezonin e ardhshëm parlamentar

Proteste per guroren

Tragjedi në Gramsh! Mbyten në Liqenin e Banjës, polumbarët nxjerrin trupat e babait dhe 2 djemve

“Rama ik” thirrje ne Rogozhine

Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

VIDEO/ Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

Newsroom 8 | MJEKU: EDHE UNË BËRA THIRRJE TË FIKEJ TV

Newsroom 8 | FJONA ÇELA: MEDIAT OPOZITARE U DISKRIMINUAN