Rikthehet moti i keq në vend/ Shiu sjell rrëshqitje gurësh dhe përmbytje, dhjetëra fshatra në juglindje pa energji
Moti i keq në Korçë/ Rrugët e qytetit përmbyten nga uji, disa fshatra pa energji elektrike 25 Shtator, 11:35 ...
Moti i keq në Korçë/ Rrugët e qytetit përmbyten nga uji, disa fshatra pa energji elektrike 25 Shtator, 11:35 ...
Fitorja e PS-së në Kukës, Majko: Na ka futur në borxh, do ja shpërblejmë me vepra 25 Shtator, 11:18 ...
Tensionet në veri/ Sarrazin: E dënojmë fuqishëm sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosovës 25 Shtator, 12:10 ...
Vuçiç i prerë: Na vrisni të gjithëve po të doni, nuk do ta njohim Kosovën e pavarur 24 Shtator, 20:46 ...
• Ukraina pretendoi se mbrojtja e saj ajrore rrëzoi dhjetëra raketa ajrore dhe dronë të lëshuar në Kiev të hënën. • Në jug, zyrtarët ukrainas raportuan një seri shpërthimesh të dielën në dhe përreth qyteteve të pushtuara nga Rusia, Berdiansk dhe Mariupol. • Gjenerali i lartë i Ukrainës ka lënë të kuptohet se kundërofensiva e vendit të tij mund të jetë e pashmangshme. • Presidenti i Bjellorusisë ka pretenduar se armët bërthamore do t'u sigurohen vendeve që dëshirojnë t'i bashkohen aleancës së Minskut me Moskën. • Kjo vjen disa ditë pasi ai tha se kishte filluar transferimi i disa armëve bërthamore taktike nga Rusia në Bjellorusi.
4 artikuj për këtë temë.
UKRAINË- Gruaja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Olena Zelenska ndau një video nga Kievi, ku shfaqeshin fëmijët që vrapojnë drejt strehimoreve për shkak të një sulmi ajror rus. Shpërthimet kanë bërë kërdinë në kryeqytetin ukrainas mbrëmë, ndërkohë që Zelenska përshkruan situatën e trishtë dhe të rëndë që ndodhen qutetarët në Kiev.
“Kiev. Mëngjes pas një nate pa gjumë nën zjarr. Përsëri ankth… Fëmijët që bërtasin dhe vrapojnë për t’u mbrojtur nga tingujt e shpërthimeve janë realiteti ynë. Por nuk duhet të jetë kështu – askund, kurrë. Frika nuk mund të jetë fikur – por ne nuk ngrijmë, por veprojmë. Ukraina vazhdon luftën”, shkruan Zelenska.
Київ. Ранок після безсонної ночі під обстрілами. Знову тривога…
— Олена Зеленська (@ZelenskaUA) May 29, 2023
Діти, що з криками біжать в укриття під звуки вибухів, – це наша реальність. Але так не має бути – ніде й ніколи. Страх неможливо вимкнути – але ми не завмираємо, а діємо. Україна продовжує боротись ???????? pic.twitter.com/ctyccNORmQ
UKRAINË- Ndihmësi i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak, ka bërë thirrje që çdo zgjidhje e pasluftës të përfshijë një zonë të madhe të çmilitarizuar për të mbrojtur vendin e tij nga agresioni i ardhshëm rus.
Gjatë shkrimit në Twitter, Podolyak shprehu se vendosja e masave mbrojtëse duhet për të parandaluar një përsëritje të agresionit në të ardhmen.
'Tema kryesore e zgjidhjes së pasluftës duhet të jetë vendosja e masave mbrojtëse për të parandaluar një përsëritje të agresionit në të ardhmen. Për të siguruar siguri të vërtetë për banorët e rajoneve Kharkiv, Chernihiv, Sumy, Zaporizhzhia, Luhansk dhe Donetsk dhe për t’i mbrojtur ata nga granatimet, do të jetë e nevojshme të futet një zonë çmilitarizimi prej 100-120 km në territorin e Belgorod, Bryansk, Kursk dhe republikat e Rostovit. Ndoshta me një kontigjent kontrolli ndërkombëtar të detyrueshëm në fazën e parë”, shkroi ai në Twitter.
The key topic of the post-war settlement should be the establishment of safeguards to prevent a recurrence of aggression in the future. To ensure real security for residents of Kharkiv, Chernihiv, Sumy, Zaporizhzhia, Luhansk, and Donetsk regions and protect them from shelling, it…
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) May 29, 2023
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar ligjin për tërheqjen e plotë nga Traktati për Forcat e Armatosura në Europë (CFE). Dokumenti përkatës është postuar në faqen e qeverisë sot më 29 maj, shkruajnë mediat e huaja.
Traktati u nënshkrua më 19 nëntor 1990 nga vendet e NATO-s dhe vendet anëtare të Paktit të Varshavës. Traktati përfshinte kufizime në numrin e armëve konvencionale dhe armatimeve ushtarake për vendet që e nënshkruan atë. Gjithashtu u vendosën kufizime për tanket dhe mjetet e blinduara, artilerinë, avionët luftarakë dhe helikopterët.
Duke komentuar tërheqjen, e cila u miratua më herët nga deputetët rusë, sekretari i shtypit i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se masa nuk do të kishte ndonjë "degëzim të drejtpërdrejtë".
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin miratoi zyrtarisht një projektligj që lejon mbajtjen e zgjedhjeve në territoret ukrainase të pushtuara aktualisht nga Moska. Më herët Putini kishte shpallur ligj ushtarak në zona të caktuara të Ukrainës nën kontrollin rus. Nën këtë gjendje, mbajtja e zgjedhjeve është e ndaluar. Megjithatë, ligji i sapo miratuar lejon që zgjedhjet të zhvillohen edhe gjatë gjendjes së luftës, me kusht që organizatat e mbrojtjes dhe të sigurisë të japin miratimin e tyre.
Më 18 maj, Duma e Shtetit rus miratoi në leximin e tretë dhe përfundimtar projektliginj që lejon mbajtjen e zgjedhjeve sipas ligjit ushtarak. Dokumenti do të lejojë Moskën të mbajë zgjedhje parlamentare dhe lokale në territoret e Ukrainës të kontrolluara prej saj. Në tetor të vitit 2022, Moska njoftoi aneksimin e rajoneve Donjeck, Zaporizhja, Luhansk dhe Herson të Ukrainës. Nga pikëpamja e legjislacionit rus, këto rajone janë të Rusisë.
Kievi dhe komuniteti ndërkombëtar nuk i njohin pretendimet e Rusisë mbi këto territore. Megjithatë, me dekret të presidentit rus Vladimir Putin në të gjitha këto rajone është shpallur gjendje lufte dhe veprohet me ligjin ushtarak. Aktualisht, sipas ligjit ushtarak rus, në rajonet ku është futur një regjim i tillë, referendumet, zgjedhjet për autoritetet shtetërore dhe qeveritë lokale nuk zhvillohen. Por në të njëjtën kohë, ligjet për pranimin e subjekteve të reja në Rusi thonë se zgjedhjet duhet të mbahen në këto rajone në vjeshtën e vitit 2023.
Sipas paketës së ligjeve të miratuar më 18 maj, projektligji, i cili duhet të miratohet nga dhoma e lartë e Parlamentit, Këshilli i Federatës, dhe të nënshkruhet nga Putini për të hyrë në fuqi, lejon zgjedhjet gjatë gjendjes nën ligjin ushtarak me miratim nga organet e mbrojtjes dhe sigurisë.
Marrë nga REL