LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Lufta e Tretë Botërore? Irani nis sulmin me dronë ndaj Izraelit, vendet mbyllin hapësirat ajore. Netanyahu: Jemi të përgatitur!

• Lufta dhe tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë çdo ditë e në rritje. • Mbrëmjen e sotme zyrtarët amerikanë dhe izraelitë, kanë konfirmuar se Teherani ka nisur dhjetëra sulme me të paktën 100 dronë që pritet të arrijnë në Izrael brenda disa orësh. • Për shkak të tensioneve në rritje, Izraeli ka mbyllur hapësirën ajrore, gjë që tashmë deri tani e kanë bërë edhe Iraku, Irani edhe Jordania. • Në fjalën e tij mes zhvillimeve shpërthyese, kryeministri izraelit deklaroi se vendi i tij është gati për një përgjigje ndaj Teheranit dhe se është i përgatitur për çdo skenar. • Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari njoftoi anulimin e të gjitha udhëtimeve dhe ngjarjeve shkollore për ditët e ardhshme dhe tha se forcat e armatosura janë në gatishmëri të lartë. • Duke njoftuar masat në televizion, Haggari tha se dhjetëra avionë luftarakë ishin në ajër si nnë gjendje mbrojtjeje. • Mediat e huaja kanë raportuar se një numër dronësh janë parë duke fluturuar nga drejtimi i Iranit mbi provincën Sulaymaniya të Irakut. • Ndërkohë presidenti amerikan Joe Biden do të zhvillojë takim urgjent me zyrtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në dhomën e situatës në Shtëpinë e Bardhë për situatën në Lindjen e Mesme.

13 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Sulmet e Iranit ndaj Izraelit, Shtëpia e Bardhë: Mbështetja jonë për Izraelin është e hekurt 

Lufta e Tretë Botërore? Irani nis sulmin me dronë ndaj Izraelit,
Shtepia e Bardhe

SHBA- Irani ka filluar një sulm ajror kundër Izraelit që ka të ngjarë të arrijë brenda disa orësh. Presidenti i SHBA Joe Biden po përditësohet rregullisht mbi situatën nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare dhe do të takohet me ta këtë pasdite në Shtëpinë e Bardhë.

"Presidenti Biden ka qenë i qartë: mbështetja jonë për sigurinë e Izraelit është e hekurt. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me popullin e Izraelit dhe do të mbështesin mbrojtjen e tyre kundër këtyre kërcënimeve nga Irani. Presidenti Biden ka qenë i qartë: mbështetja jonë për sigurinë e Izraelit është e hekurt. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me popullin e Izraelit dhe do të mbështesin mbrojtjen e tyre kundër këtyre kërcënimeve nga Irani”, njofton Shtëpia e Bardhë.

Me sulmin e sotëm tashmë Lindja e Mesme ka hyrë zyrtarisht në luftë mes 3 shteteve, ndërkohë që pritet që të përhapet më shumë. Prej muajsh tashmë Izraeli ishte në luftë me Hamasin për rripin e Gazës. 

1 MUAJ ME PARE

Irani kërcënon vendet e rajonit: Do përballeni me përgjigjen tonë nëse ndihmoni Izraelin

Lufta e Tretë Botërore? Irani nis sulmin me dronë ndaj Izraelit,
Mohammad Reza Ashtiani

IRAN- Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Brig. Gjenerali Mohammad Reza Ashtiani lëshoi një paralajmërim të ashpër për çdo vend që lejon Izraelin të përdorë hapësirën ajrore ose territorin e tij për të sulmuar Iranin. Duke lëshuar një deklaratë për mediat Ashtiani theksoi se ata do të përballen me një përgjigje ushtarake nga Irani, nëse ndihmojnë Izraelin.

“Çdo vend që hap hapësirën e tij ajrore ose tokën ndaj Izraelit për të sulmuar Iranin, do të marrë përgjigjen tonë vendimtare”, tha Ashtiani.

Me sulmin e sotëm tashmë Lindja e Mesme ka hyrë zyrtarisht në luftë mes 3 shteteve, ndërkohë që pritet që të përhapet më shumë. Prej muajsh tashmë Izraeli ishte në luftë me Hamasin për rripin e Gazës. 

1 MUAJ ME PARE

Mbi 100 dronë drejt tyre, Ushtria izraelite: Do ndalojmë para se të arrijnë në qiellin izraelit

Lufta e Tretë Botërore? Irani nis sulmin me dronë ndaj Izraelit,
Ushtria izraelite

IZRAEL- Ushtria izraelite synon të përpiqet të ndalojë dronët e lëshuar nga Irani para se të arrijnë në qiellin izraelit. Izraeli parashikon që Irani mund të lëshojë valë shtesë të dronëve me kalimin e kohës dhe po monitoron asetet e tjera iraniane për lloje të tjera sulmesh.

Me sulmin e sotëm tashmë Lindja e Mesme ka hyrë zyrtarisht në luftë mes 3 shteteve, ndërkohë që pritet që të përhapet më shumë. Prej muajsh tashmë Izraeli ishte në luftë me Hamasin për rripin e Gazës. 

1 MUAJ ME PARE

Sulmi ndaj Izraelit, reagon Irani: Kundërpërgjigje ndaj krimit në konsulatën tonë në Siri

Lufta e Tretë Botërore? Irani nis sulmin me dronë ndaj Izraelit,
IRGC

IRAN- Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka lëshuar një deklaratë mbi sulmin ndaj Izraelit. Në një dalje për mediat, Irani thekson se ky sulm është bërë si kundërpërgjigje pas sulmit ndaj konsullatës së tyre në Siri. Po ashtu theksojnë se sulmi i tyre ka synim objektivat izraelite në territoret e pushtuara.

“Ne filluam një operacion duke përdorur dronë dhe raketa në përgjigje të krimit të entitetit sionist për të shënjestruar konsullatën iraniane në Siri. Operacioni u krye me dhjetëra raketa dhe dronë për të goditur objektiva specifike në territoret e pushtuara”, thuhet në deklaratë.

Me sulmin e sotëm tashmë Lindja e Mesme ka hyrë zyrtarisht në luftë mes 3 shteteve, ndërkohë që pritet që të përhapet më shumë. Prej muajsh tashmë Izraeli ishte në luftë me Hamasin për rripin e Gazës. 

1 MUAJ ME PARE

Lufta në Lindjen e Mesme, Libani mbyll hapësirën ajrore

Lufta e Tretë Botërore? Irani nis sulmin me dronë ndaj Izraelit,
Foto Ilustruese

LIBAN- Ministria libaneze e Punëve Publike dhe Transportit njoftoi të shtunën se hapësira ajrore e vendit do të mbyllet përkohësisht për të gjithë avionët në hyrje, nisje dhe tranzit pas zhvillimeve rajonale. Ministria shtoi në një deklaratë se mbyllja është një masë paraprake dhe është efektive në orën 1 të mëngjesit me orën lokale deri në orën 7 të mëngjesit të së dielës.

Ky vendim nënkupton ndërprerjen e plotë të operacioneve të navigimit ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Bejrutit Rafic Hariri gjatë periudhës së specifikuar. Me sulmin e sotëm tashmë Lindja e Mesme ka hyrë zyrtarisht në luftë mes 3 shteteve, ndërkohë që pritet që të përhapet më shumë. Prej muajsh tashmë Izraeli ishte në luftë me Hamasin për rripin e Gazës. 

1 MUAJ ME PARE

Sulmet me dronë nga Irani, Netanyahu mbledh kabinetin izraelit të luftës

Lufta e Tretë Botërore? Irani nis sulmin me dronë ndaj Izraelit,
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu thotë se kabineti i luftës është mbledhur në selinë ushtarake në Tel Aviv. Kjo vjen menjëherë pasi Irani tha se ka filluar një sulm në territorin izraelit me dronë dhe raketa shpërthyese.

Me sulmin e sotëm tashmë Lindja e Mesme ka hyrë zyrtarisht në luftë mes 3 shteteve, ndërkohë që pritet që të përhapet më shumë. Prej muajsh tashmë Izraeli ishte në luftë me Hamasin për rripin e Gazës. 

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Dalin pamjet nga sulmi iranian mbi Izraelin

Lufta e Tretë Botërore? Irani nis sulmin me dronë ndaj Izraelit,
Lufta

IZRAEL- Pamjet e sulmit iranian mbi Izrael janë bërë publike në mediat e huaja dhe në rrjetet sociale. Sot Irani ka lëshuar rreth 100 dronë sulmues drejt Izraelit. 

 

Me sulmin e sotëm tashmë Lindja e Mesme ka hyrë zyrtarisht në luftë mes 3 shteteve, ndërkohë që pritet që të përhapet më shumë. Prej muajsh tashmë Izraeli ishte në luftë me Hamasin për rripin e Gazës. 

1 MUAJ ME PARE

Izraeli mbyll hapësirën ajrore për shkak të sulmeve iraniane, Netanyahu: Jemi të përgatitur për çdo skenar

Lufta e Tretë Botërore? Irani nis sulmin me dronë ndaj Izraelit,
benjamin netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli është i përgatitur për një sulm të drejtpërdrejtë nga Irani.

“Sistemet tona të mbrojtjes janë vendosur; ne jemi të përgatitur për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm", tha ai në një deklaratë televizive, duke shtuar se Izraeli kishte mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe "shumë" vendeve. 

Hapësira ajrore e Izraelit do të mbyllet për të gjitha fluturimet përpara sulmit të afërt me dron iranian, kanë thënë autoritetet e aviacionit të vendit. Kjo pasi mediat izraelite raportojnë se dronët pritet të mbërrijnë në orën 2 të mëngjesit me kohën lokale.

Një numër dronësh janë parë duke fluturuar nga drejtimi i Iranit mbi provincën Sulaymaniya të Irakut, kanë thënë tre burime të sigurisë për Reuters. Iraku ka njoftuar gjithashtu se do të mbyllë hapësirën e tij ajrore dhe do të pezullojë të gjithë trafikun ajror. 

1 MUAJ ME PARE

Irani nis dronet në Izrael, pas Jordanisë edhe Iraku mbyll hapësirën ajrore

Lufta e Tretë Botërore? Irani nis sulmin me dronë ndaj Izraelit,
foto ilustruese

BAGDAD- Iraku ka mbyllur hapësirën e tij ajrore, ka thënë ministria e transportit e vendit.  I gjithë trafiku ajror është ndalur përkohësisht, shtoi ai. 

Kjo vjen pasi ushtria izraelite konfirmoi se Irani ka lëshuar një avion dronësh drejt vendit, të cilët pritet të mbërrijnë brenda disa orësh. 

Më herët edhe Jordania lajmëroi mbylljen e hapësirës ajrore. 

1 MUAJ ME PARE

"Zien" nga tensionet Lindja e Mesme, Irani nis sulmin me rreth 50 dronë në Izrael

Lufta e Tretë Botërore? Irani nis sulmin me dronë ndaj Izraelit,
foto ilustruese

IZRAEL- Sirenat e luftës po tingëllojnë në Lindjen e Mesme, me sulmin e paralajmëruar nga Irani ndaj Izraelit që ka filluar të ndodhë. Sipas raporteve nga zyrtarët amerikanë dhe izraelitë, Teherani ka nisur dhjetëra sulme me të paktën 50 dronë që pritet të arrijnë në Izrael brenda disa orësh, raporton CNN.

Për shkak të tensioneve në rritje, Izraeli është në proces të mbylljes së hapësirës ajrore, gjë që tashmë e kanë bërë edhe Irani edhe Jordania. Në fjalën e tij mes zhvillimeve shpërthyese, kryeministri izraelit deklaroi se vendi i tij është gati për një përgjigje ndaj Teheranit. 

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari njoftoi anulimin e të gjitha udhëtimeve dhe ngjarjeve shkollore për ditët e ardhshme dhe tha se forcat e armatosura janë në gatishmëri të lartë. Duke njoftuar masat në televizion, Haggari tha se dhjetëra avionë luftarakë ishin në ajër si pjesë e një gjendje gatishmërie.

1 MUAJ ME PARE

Irani kërcënoi me sulme Izraelin, Jordania mbyll përkohësisht hapësirën ajrore

Lufta e Tretë Botërore? Irani nis sulmin me dronë ndaj Izraelit,
foto ilustruese

AMAN- Jordania do të mbyllë përkohësisht hapësirën e saj ajrore këtë mbrëmje, kanë raportuar mediat shtetërore. Avionët në hyrje, nisje dhe tranzit do të ndalohen të hyjnë në hapësirën ajrore. Ky veprim vjen mes kërcënimit të një sulmi iranian ndaj Izraelit, për të cilin SHBA paralajmëroi dje se mund të ishte "i afërt". 

Mes tensioneve të shtuara, Garda Revolucionare e Iranit konfiskoi të shtunën një anije transporti që lidhet me regjimin zionist (të Izraelit) afër Ngushticës së Hormuzit. Operatori i anijes, konsorciumi italiano-zvicerian “MSC” konfirmoi njoftimet se autoritetet iraniane kishin hipur në bordin e anijes së transportit.

Gjatë një konference televizive për shtypin, zëdhënësi i ushtrisë izraelit nënadmirali Daniel Hagari tha se dhjetëra avionë luftarakë po patrullojnë hapësirën ajrore në kuadër të masave të gatishmërisë së lartë. Ai tha se "Irani do të vuajë pasojat nëse e përshkallëzon më tej situatën".

1 MUAJ ME PARE

Tensionet në rritje/ Shtëpia e Bardhë: Dënojmë me forcë konfiskimin e anijes së mallrave me flamur portugez nga Irani

Lufta e Tretë Botërore? Irani nis sulmin me dronë ndaj Izraelit,
anija

SHBA- Shtëpia e Bardhë i ka bërë thirrje Iranit të lirojë anijen e mallrave me flamur portugez që ka ndaluar ditën e sotme, duke shtuar se administrata e dënon me forcë konfiskimin.  

“Ne i bëjmë thirrje Iranit të lirojë menjëherë anijen dhe ekuipazhin e saj ndërkombëtar. Duhet dënuar pa mëdyshje dhe ne do të punojmë me partnerët tanë për të kërkuar llogari nga Irani për veprimet e tij." tha në një deklaratë zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Watson.

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA raportoi se Marina e Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) kapi MSC Aries me flamur portugez, i cili po drejtohej në ujërat territoriale iraniane. Sipas IRNA, anija menaxhohet nga Zodiac Maritime, një kompani e lidhur me biznesmenin izraelit Eyal Ofer.

Tensionet janë tashmë të larta pasi Irani paralajmëroi se do të hakmerrej për një sulm të dyshuar izraelit në konsullatën e tij në Siri në fillim të këtij muaji.

1 MUAJ ME PARE

Izraeli paralajmëron Iranin për pasoja nëse përshkallëzon gjendjen: Jemi në gatishmëri!

Lufta e Tretë Botërore? Irani nis sulmin me dronë ndaj Izraelit,
foto ilustruese

IZRAEL- Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari tha të shtunën se "Irani do të vuajë pasojat nëse e përshkallëzon më tej situatën".

“Izraeli është në gatishmëri të lartë. Ne kemi rritur gatishmërinë për të mbrojtur Izraelin nga agresioni i mëtejshëm iranian. Ne jemi gjithashtu të përgatitur të përgjigjemi”, shtoi zëdhënësi Hagari në një deklaratë video.

Izraeli është në gatishmëri të lartë për një sulm të mundshëm iranian që kur dy gjeneralë iranianë u vranë nga një sulm ajror në kryeqytetin sirian Damask javën e kaluar.

Irani ka fajësuar Izraelin për sulmin dhe është zotuar për hakmarrje. Izraeli nuk ka komentuar mbi sulmin.

Një sërë grupesh militante në Liban, Irak, Siri dhe Jemen janë të lidhura me Iranin dhe kanë aftësinë të godasin Izraelin. Irani ka gjithashtu raketa me rreze të gjatë veprimi që mund ta arrijnë Izraelin.

Udhëheqësit izraelitë kanë kërcënuar se do të godasin drejtpërdrejt Iranin nëse ai sulmon, dhe presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se angazhimi i SHBA-së ndaj sigurisë së Izraelit është i palëkundur./VOA

izrael iran shba

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni