"Ishin zgjedhjet e para që u dënuan nga ndërkombëtarët ende pa u zhvilluar", Berisha: Beteja kundër farsës elektorale është një proces
Berisha: Raporti paraprak i vëzhguesve dëshmoi farsën elektorale! Paralajmëroj Ramën që të mos bëjë...
Berisha: Raporti paraprak i vëzhguesve dëshmoi farsën elektorale! Paralajmëroj Ramën që të mos bëjë...
I arrestuar për plagosje dhe trafik droge, kush ishte Emir Dedja, 29-vjeçari që u ekzekutua në Durrës 20 Maj, 08:11 ...
Trump flet me Zelenskyyn para telefonatës me Putinin, biseda zgjati vetëm disa minuta 19 Maj, 18:50 REL: Trump nis t...
GJKKO dërgoi dosjen "Partizani" për gjykim, Gjokutaj: Do të ecet me gjykim të zakonshëm, ja pse nuk e kemi kërkuar...
• Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka prezantuar sot para Këshilli të Lartë të Prokurorisë raportin e institucionit që ai drejton për vitin 2024. • Në raport është prezantuar veprimtaria e prokurorive të shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm. • Çela vuri theksin në mungesën e numrit të prokurorëve. • Gjithashtu ai tha se në krahasim me vitin 2023, ka patur një ulje të numrit të çështjeve të dërguara në gjykatë, por një rritje të të pandehurve që janë dënuar. • Gjatë raportimit të tij Çela tha se në vitin 2024 janë trajtuar 61091 materiale kallëzuese, ose 10,5 % më shumë në krahasim me vitin 2023. • Gjithashtu Çela tha se bashkëpunimi e koordinimi ndërmjet prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm dhe Prokurorisë së Posaçme përgjatë vitit 2024, ka qenë shumë i mirë. • Ai shtoi se gjatë vitit që kaloi drejt kësaj prokurorie u transferuan për kompetencë 61 referime/procedime penale që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela ka deklaruar se prokurorët përballen me presione, për shkak të punës së tyre. Gjatë një prononcimi për mediat, Çela theksoi se presionet nuk janë në të njëjtin nivel ndaj presioneve të prokurorëve të SPAK.
"Natyra e çështjeve që trajtojnë prokurorët e përgjithshëm ia bën më pak problem përballjen me presion të jashtëm, megjithatë puna jonë është e tillë që bën të mundur përballjen me presionin është një punë me presion. Sot i gjithë kuadri ligjor siguron mbrojte për prokurorët”, tha ai.
Ndërkohë që më tej, Çela foli dhe për zyrën e ngritur me SPAK në KQZ, për krimet zgjedhore duke e quajtur atë kursim kohe.
“Qëllimi i zyrës ka qenë stacionimi i i oficerëve dhe prokurorëve aty për filtrimin e informacioneve. Vlerësohet kompetenca lëndorë dhe i kalohet prokurorisë përkatëse duhet kursyer kështu dhe kohë.
Kemi krijuar infrastrukturën për t’iu përgjigjur çdo lloj eventualiteti”, tha ai.
TIRANA- Prokurorin i Përgjithshëm Olsian Çela ka prezantuar sot para Këshilli të Lartë të Prokurorisë raportin e institucionit që ai drejton për vitin 2024. Gjatë prezantimit të raportit, Çela tha se bashkëpunimi e koordinimi ndërmjet prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm dhe Prokurorisë së Posaçme përgjatë vitit 2024, ka qenë shumë i mirë. Ai shtoi se gjatë vitit që kaloi drejt kësaj prokurorie u transferuan për kompetencë 61 referime/procedime penale që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“Bashkëpunimi e koordinimi ndërmjet prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm dhe Prokurorisë së Posaçme përgjatë vitit 2024 ka vijuar në zbatim të ligjit dhe Aktit të Koordinimit Ndërinstitucional, (datë 15.12.2020), ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Posaçme, në kuadër të veprimtarisë procedurale në nivel vendor. Gjatë vitit që kaloi drejt kësaj prokurorie u transferuan për kompetencë 61 referime/procedime penale që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Duhet theksuar se në tërësi niveli i bashkëpunimit ndërinstitucional me Prokurorinë e Posaçme ka qenë dhe vijon të mbetet shumë i mirë në të gjitha nivelet”, tha Çela.
TIRANA- Prokurorin i Përgjithshëm Olsian Çela ka prezantuar sot para Këshilli të Lartë të Prokurorisë raportin e institucionit që ai drejton për vitin 2024. Në raport është prezantuar veprimtaria e prokurorive të shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm. Çela vuri theksin në mungesën e numrit të prokurorëve. Gjithashtu ai tha se në krahasim me vitin 2023, ka patur një ulje të numrit të çështjeve të dërguara në gjykatë, por një rritje të të pandehurve që janë dënuar.
“Në vitin 2024 numri faktik i prokurorëve në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm ka qenë 209. Ky tregues evidenton strukturën faktike me 65 % të prokurorëve kundrejt numrit organik prej 321 prokurorësh dhe mungesën e 35 % të numrit të prokurorëve.
Në këtë vështrim, gjendja e numrit faktik të prokurorëve sipas niveleve të prokurorive ka qenë: 185 prokurorë në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë, ose 98 prokurorë më pak krahasuar me numrin organik (65 % e strukturës organike); 11 prokurorë në prokurorinë pranë Gjykatës të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ose 9 prokuror më pak krahasur me numrin organik (55 % e strukturës organike) dhe 11 prokurorë dhe 2 ndihmës magjistratë në Prokurorinë e Përgjithshme ose 7 prokurorë më pak se numri organik (61 % e strukturës organike).
Në lidhje me vendimet e gjykatës, nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2024 janë dënuar 10001 të pandehur që krahasuar me vitin 2023 përbën rritje 37,87 % të numrit të pandehurve të dënuar dhe për 265 të pandehur është dhënë vendim për deklarimin të pafajshëm”, tha Çela teksa ka prezantuar raportin.
TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka raportuar ditën e sotme në KLP, për punën e Prokurorisë së Përgjithshme gjatë vitit 2024. Gjatë raportimit të tij Çela tha se në vitin 2024 janë trajtuar 61091 materiale kallëzuese, ose 10,5 % më shumë në krahasim me vitin 2023.
“Gjatë vitit 2024, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë trajtuar 61091 materiale kallëzuese që përbën një rritje prej 10,5 % në krahasim me vitin 2023. Janë ndjekur 47501 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 4,8 % në krahasim me vitin 2023, nga të cilat 24921 janë procedime penale të regjistruara, me një rritje prej 3,4 % në krahasim me vitin 2023 dhe 179 procedime penale të rifilluara, që tregon ulje prej 10,9 % në krahasim me vitin 2023. Janë mbartur 22401 procedime penale me një rritje prej 6,6 % krahasuar me procedimet e mbartura në vitin 2023. Është vendosur mosfillimi për 13590 referime dhe kallëzime penale, që do të thotë një rritje prej 36,6 % në krahasim me vitin 2023”, tha Çela.