LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Lajçak në Berlin dhe Londër, bisedime për dialogun! Konjufca vizitë në SHBA, zbardhet takimi me zyrtarët e lartë! Kurti: Marrëveshja nuk duhet copëtuar

• Zhvillime të reja nga Kosova! • Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Berlin në kuadër të bisedimeve për procesin e dialogut Kosovë -Serbi. • Lajçak njoftoi se gjatë ditë së djeshme në Berlin ka zhvilluar takime dhe bisedime me krerët e politikës gjermane, lidhur me dialogun. • Ai ka njoftuar se konsultimin për dialogun Kosovë - Serbi do ta vazhdojë edhe në Londër, ku do të qëndrojë dy ditë. • Ndërkohë, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar një takim me kongresistin Ritchie Torres. Përmes një postimi në rrjete sociale, Konjufca deklaron se fokusi i bisedimeve ishte bashkëpunimi Kosovë-SHBA dhe zhvillimet politike në vend. • Po ashtu ai shtoi se me zyrtarin Torres diskutuan edhe për mbështetjen amerikane për proceset euroatlantike të Republikës së Kosovës. Konjufca është takuar gjithashtu me zyrtarë të lartë nga disa shtete që ende se kanë njohur Kosovën. • Ai njoftoi se në qendër të diskutimeve me zyrtarët e lartë ishte progresi demokratik i Republikës së Kosovës dhe përkushtimi institucional në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian dhe në NATO. • Po ashtu, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj në seancën që po mbahet në kuadër të Samitit për Demokraci i organizuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka ftuar shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë. • Osmani tha se ato shtete nuk do të fitojnë vetëm një mik, po edhe aleat të përkushtuar. • Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet në tërësi dhe sa më shpejt. Ndërsa theksoi se nuk mund të ketë nënshkrim të njëanshëm të saj. • Nga ana tjetër, ambasadori i SHBA në Serbi, Christopher Hill tha se marrëveshja e Ohrit nuk parashikon reciprocitet, por mund të përfitojë gjithë rajoni. 

11 artikuj për këtë temë.

11 MUAJ ME PARE

Dikur ishte kundër dialogut/ Kurti: Nuk mund ta ndryshoj të kaluarën

Lajçak në Berlin dhe Londër, bisedime për dialogun!
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se nuk i ka ndryshuar qëndrimet në raport me të kaluarën e tij. Në një intervistë për mediumin kosovar RTK Dukagjini, ai tha se qëndrimet e së kaluarës kanë ndodhur në momentin kur LVV nuk kishte qenë subjekt garues në zgjedhje.

“Kur unë kam garuar në zgjedhje shumë probleme tashmë kanë qenë fakte. Nuk është e mundshme ta ndryshojë krejt çfarë dua realitetin edhe nëse nuk e dua asnjë milimetër atë”, tha ai. 

Kurti ndër të tjera u shpreh se do të ishte më mirë për Kosovën nëse ai do të ishte kryeministër në vitin 2010, por sipas tij kjo nuk mund të kthehet më pas. Kreu i qeverisë së Kosovës tha se ai ka ndryshuar vetëm strategjinë derisa qëndrimet i ka të njëjta.

Qëndrimin tim vetëvendosës nuk e ndryshojë asnjëherë, por tashmë jam kryeministër i vendit. Unë nuk e kam shpallur pavarësinë që lë UÇK-në jashtë e as nuk e kam pranuar Planin e Ahtisaarit”, tha ai. 

Më herët Kurti ka deklaruar se marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet në tërësi dhe sa më shpejt. Ndërsa theksoi se nuk mund të ketë nënshkrim të njëanshëm të saj. 

11 MUAJ ME PARE

'Dialogu të vazhdojë'/ Kryediplomatja kosovare vizitë zyrtare në Belgjikë, takon homologen belge: Mirëpresim progresin në raportet Kosovë-Serbi

Lajçak në Berlin dhe Londër, bisedime për dialogun!
Donika Gërvalla dhe Hadja Lahbib

KOSOVË- Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Blegjikë. Ajo ka takuar homologen e saj, ministren e jashtme belge, Hadja Lahbib, me të cilën kanë biseduar për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Lahbib ka thënë se Belgjika e mirëpret përparimin drejt normalizimit të raporteve dhe bën thirrje që dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë.

“Biseda shumë të mira me homologen time nga Kosova për bashkëpunimin tonë dhe perspektivën evropiane të këtij vendi. Në këtë kontekst, Belgjika mirëpret përparimin drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe bën thirrje për dialog të mëtejshëm”, ka shkruar diplomatja belge.

11 MUAJ ME PARE

Lajçak vizitë në Berlin e Londër, bisedime për dialogun Kosovë-Serbi

Lajçak në Berlin dhe Londër, bisedime për dialogun!
Miroslav lajçak

KOSOVË- Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar vizitë në Berlin në kuadë r të bisedimeve pë r procesin e dialogut Kosovë -Serbi. Pë rmes një postimi në faqen e tij zyrtare në 'Twitter', Lajçak njofton se gjatë ditë s së djeshme në Berlin ka zhvilluar takime dhe bisedime me krerët e politikës gjermane, lidhur me dialogun. Ai ka njoftuar se konsultimin për dialogun Kosovë - Serbi do ta vazhdojë edhe në Londër, ku do të qëndrojë dy ditë.

Pas një dite intensive në Berlin në Gjermani, dje kisha takime në Kancelarinë, Ministrinë e Jashtme Federale dhe Bundestag, tani po shkoj në Londër në Mbretërinë e Bashkuar, për dy ditë konsultimesh mbi Dialogun”, ka shkruar Lajçak në Të itter.

Takimi në Ohër

Në takimin e 18 marsit në Ohër, kryeministri i Kosovës Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç kanë bërë një marrëveshje paraprake për të zbatuar të gjitha dispozitat e Marrëveshjes dhe Aneksit të propozuar nga BE. Marrëveshja me 11 nene nuk e detyron Serbinë që të njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tani, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit. Propozimi evropian që përfshin 11 pika për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë konsiderohet si një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon.

11 MUAJ ME PARE

'Nuk do të fitoni vetëm një mike, por një aleat të përkushtuar'/ Samiti për Demokraci, Osmani fton shtetet mosnjohëse që të njohin Kosovën

Lajçak në Berlin dhe Londër, bisedime për dialogun!
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj në seancën që po mbahet në kuadër të Samitit për Demokraci i organizuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka ftuar shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë. Osmani tha se ato shtete nuk do të fitojnë vetëm një mik, po edhe aleat të përkushtuar.

Sot dua të shfrytëzoj rastin që të ju bëj thirrje vendeve mike nëpër botë të qëndrojnë me Kosovën dhe për ato vende që nuk e kanë njohur ende shtetësinë tonë dhe institucionet tona demokratike, që të ju bashkohen shumicës së vendeve të botës dhe ta bëjnë atë. Nuk do të fitoni vetëm një mike, por një aleat të përkushtuar”- ka deklaruar Osmani.

Presidentja ka treguar se si Kosova ka kthyer dhembjen e vuajtjen e 24 viteve më parë në forcë dhe është demokraci që lulëzon, teksa ritheksoi renditjen e vendit si demokracia e tretë më e avancuar globalisht.

“24 vite më parë pas ndërhyrjes humanitare për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm ndaj njerëzve të mi, miliona refugjatë u rikthyen në vendlindjen e tyre pasi u dëbuan me forcë duke lënë cdo gjë në kërkim të sigurisë. Vite pas pas vdekjeve dhe shkatërrimit, njerëzit tanë u rikthyen për të gjetur shtëpitë dhe institucionet e vendit të djegura nga regjimi gjenocidal i Millosheviçit. Jemi ngritur nga hiri si komb ndërsa 15 vitë më parë Kosova deklaroi pavarësinë dhe formoi institucionet që tashmë janë mishërim i lirisë dhe demokracisë. Kemi bërë rrugë të gjatë që atëherë, sot Kosova është një shtet i fuqishëm, demokratik, i pavarur dhe liri dashes dhe po këtë vit është renditur si demokracia e tretë më e avancuar globalisht”- ka thënë Osmani.

Osmani ka falënderuar gjithë shtetet që kanë ndihmuar të ndalohet gjenocidi në Kosovë.

Osmani në Samitin e Dytë për Demokraci ka mbajtur fjalim krahas liderëve botërorë si presidenti të Francës, Emmanuel Macron, kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, kryeministrit të Suedisë, Ulf Kristersson, kryeministres së Islandës, Katrin Jakobsdottir, presidenti të Kolumbisë, Gustavo Petro, si dhe krerëve të  shtetesh e qeverive nga Zambia dhe Bahamas.

11 MUAJ ME PARE

Konjufca në Washington takohet me zyrtarë të lartë të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën

Lajçak në Berlin dhe Londër, bisedime për dialogun!
Glauk Konjufca

KOSOVË-  Në margjinat e Samitit të Dytë për Demokraci që po mbahet në Washington, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është takuar me zyrtarë të lartë nga disa shtete që ende se kanë njohur Kosovën. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i Kuvendit përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në 'Facebook'. 

Në margjina të Samitit të Dytë për Demokraci që po mbahet në Uashington, pata rastin të zhvilloj një sërë takimesh të frytshme me kryetarë të parlamenteve, deputetë, zyrtarë të lartë dhe personalitete nga Kenia, Gambia, Armenia, Gana, Zambia, Liberia dhe Kosta Rika, disa prej tyre shtete jonjohëse të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Konjufca.

Konjufca shton se me përfaqësuesit e këtyre shteteve ka biseduar për progresin demokratik të Republikës së Kosovës dhe përkushtimin institucional në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian dhe në NATO.

Me përfaqësues të këtyre shteteve biseduam për rolin e parlamenteve tona në ndërtim dhe intensifikim të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët", shtoi ai. 

Një ditë më parë Konjufca ka takuar përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor, Gabirel Escobar. Ata diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, për procesin e dialogut dhe marrëveshjen e Ohrit, si dhe hapat e mëtejmë  për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

11 MUAJ ME PARE

Deklarata E FORTË e Shqiprim Arifit: Kurti është shpallur “non-grata” nga SHBA-të!

Lajçak në Berlin dhe Londër, bisedime për dialogun!
Shqiprim Arifi dhe Albin Kurti

TIRANË- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi i ka befasuar të gjithë me deklaratën që ka bërë sot për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Këtë të fundit, pretendon se Departamenti Amerikan i Shtetit e ka futur në të ashtuquajturën "lista e zezë", duke e shpallur një person 'non grata'. Por theksoi se ky ishte mendimi i tij nga analiza që i ka bërë zhvillimeve. 

Në një intervistë për Euronews Albania, Arifi pohoi se edhe “Albin Kurti është non grata”.

Shiko minutën 1.30

"Duhet të analizoni Albin Kurtin, që përmendimin tim, në SHBA, është jozyrtarisht, një person non grata. Unë besoj që kjo është e vërtetë,"-tha ai.

Por deri më tani nuk ka asnjë dokument që provon atë që pretendon Arifi në deklaratën e tij, ndryshe nga çfarë ka ndodhur për shembull me kryedemokratin Sali Berisha në Shqipëri, për të cilin njoftimin e tha sekretari Anthony Blinken. Ndryshe nga Berisha, Kurti ka pasur takim të vazhdueshme me Gabriel Escobar, të dërguarin e SHBA për Ballkanin Perëndimor, ndërsa vitin e shkuar zhvilloi një vizitë zyrtare në SHBA. 

11 MUAJ ME PARE

Vizita zyrtare në SHBA/ Konjufca zbardh takimin me kongresistin Torres: Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në

Lajçak në Berlin dhe Londër, bisedime për dialogun!
Glauk Konjufca

KOSOVË- Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka zhvilluar një takim me kongresistin Ritchie Torres. Përmes një postimi në rrjete sociale, Konjufca deklaron se fokusi i bisedimeve ishte bashkëpunimi Kosovë-SHBA dhe zhvillimet politike në Kosovë. Po ashtu ai shtoi se me zyrtarin Torres diskutuan edhe për mbështetjen amerikane për proceset euroatlantike të Republikës së Kosovës. 

POSTIMI I PLOTË: 

Përherë kënaqësi ta takoj Kongresistin dhe mikun e madh të Kosovës e shqiptarëve, z.Ritchie Torres. Gjatë takimit të ngrohtë diskutuam për bashkëpunimin e ngushtë Kosovë – SHBA, zhvillimet politike në shtetin tonë dhe mbështetjen amerikane për proceset euroatlantike të Republikës së Kosovës.

Siç ka thënë dhe z.Torres, SHBA-ja nuk ka mik më të mirë se Kosovën dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në.

Jam thellësisht mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Kongresistit Torres ndaj Republikës së Kosovës dhe përkushtimin e tij në forcimin e miqësisë dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Thank You Ritchie!

Një ditë më parë Konjufca ka takuar përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor, Gabirel Escobar. Ata diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, për procesin e dialogut dhe marrëveshjen e Ohrit, si dhe hapat e mëtejmë  për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

11 MUAJ ME PARE

Kurti: Marrëveshja duhet të zbatohet e tëra, nuk duhet ta copëtojmë dhe të marrim pjesët e preferuara

Lajçak në Berlin dhe Londër, bisedime për dialogun!
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet në tërësi dhe sa më shpejt. Ndërsa theksoi se nuk mund të ketë nënshkrim të njëanshëm të saj. 

“Kemi nevojë për një zbatim saktë e të shpejtë të saj, prandaj edhe do të organizohet një takim i kryenegociatorëve ku nga ana e Kosovës është zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. Së pari marrëveshja duhet të zbatohet e tëra. Nuk ka mundësi që diçka të zbatohet e diçka të mos zbatohet. Ashtu siç nuk mund të ketë nënshkrim të njëanshëm të marrëveshjes dhe aneksit, prandaj nuk duhet të ketë as zbatim të njëanshëm. Marrëveshjen nuk duhet ta copëtojmë duke i marrë pjesët e preferuara”, tha ai. 

Takimi në Ohër

Në takimin e 18 marsit në Ohër, kryeministri i Kosovës Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç kanë bërë një marrëveshje paraprake për të zbatuar të gjitha dispozitat e Marrëveshjes dhe Aneksit të propozuar nga BE. Marrëveshja me 11 nene nuk e detyron Serbinë që të njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tani, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit. Propozimi evropian që përfshin 11 pika për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë konsiderohet si një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon.

11 MUAJ ME PARE

Kreu i Komunës së Preshevës: Albin Kurti është shpallur ‘non grata’ nga SHBA, nuk është bërë ende zyrtare

Lajçak në Berlin dhe Londër, bisedime për dialogun!
Shqipërim Arifi

TIRANË- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shpallur “Non Grata” nga SHBA, edhe pse kjo gjë nuk është bërë zyrtare ende. Në një intervistë për Euronews Albania, Arifi theksoi se Kurti nëpërmjet formave të ndryshme ka bërë politikë, kanë qenë në dëm të shqiptarëve të Preshevës.

“Për mua ka qenë e qartë që kjo marrëveshje do të realizohet. Pikëpamjen ia tregova dhe Osmanit. Albin Kurti në SHBA edhe pse nuk është zyrtarizuar është një person ‘non grata’. Mirëpo ne kërkojmë vazhdimësi, që të kemi të drejta nga qeveria dhe Kushtetuta e Kosovës. Duhet të jetojmë të lirë, në bazën e perspektiva ekonomike, të përdorim simbolet kombëtare. Kam qenë gjithmonë kritik ndaj vetëvendosjes. Në tre vitet e fundit Kurti në forma  të ndryshme ka ndërhyrë në dëm të shqiptarëve  të Luginës së Preshevës,” tha ai.

11 MUAJ ME PARE

Pjetër Shala kërkon që dëshmitarët të dëgjohen në seanca publike, prokuroria: Nuk është e mundur

Lajçak në Berlin dhe Londër, bisedime për dialogun!
Pjetër Shala

HAGË- Avokati mbrojtës i Pjetër Shalës, Jean-Louis Gilissen, ka kërkuar që seancat në këtë proces gjyqësor të jenë sa më shumë publike. Telegrafi shkruan se sipas tij, një gjykim duhet të publik për të qenë i drejtë, por duke mos përjashtuar kujdesin e sigurisë për të dhënat identifikuese të dëshmitarëve.

Në fillim të seancës, Gilissen ka folur rreth vendimit të Shalës për të mos marrë pjesë fizikisht në gjykatore dhe sipas tij një gjë e tillë po ndodh për shkak se pjesa më e madhe e dëshmive po mbyllen për publikun. Sipas tij, Pjetër Shala kishte kontaktuar të martën me disa të njohur në Belgjikë e të cilët kishin thënë se nuk po kuptojnë asgjë nga ajo çfarë po ndodh në sallën e gjyqit, për shkak të dëshmia po dëgjohet në seancë private.

“E takova dje në mbrëmje në objektin e paraburgimit, ishte shumë e vështirë të flisje me të, dhe dje humbëm, Shala nuk e ndoqi seancën, mund të them që sistemi gjyqësor po ashtu e humbi zotin Shala, është e dëshirë e zotit Shala të jetë i pranishëm, ai dëshiron të jetë i pranishëm gjatë seancave. Kur ai më shpjegoi, dhe unë jam shumë i ndjeshëm sepse është shumë delikate, më tha arsyen pse, ai e vlerëson që jemi të gjithë profesionistë dhe duhet ta mendojmë nga një pikëpamje më e gjerë, më tha se ajo që ndjeu ai, mbase për mirë apo për keq, ishte shumë e dhimbshme për të që po dëgjonte shumë nga gjërat që nuk po thuheshin në publik”, ka thënë avokati.

Ai ka thënë se Shala është i vetëdijshëm për çështjen e sigurisë së dëshmitarëve por sipas tij publiku duhet të dijë se çfarë po ndodh në sallën e gjyqit.

Duhet të mbrojmë dëshmitarët por zoti Shala i cili ka probleme me zemrën, dhe ka pasur kriza kardiake, ishte vërtetë nervoz sepse pasi pati këtë kontakt me të njohurit, i krijoj njëfarë ndjesie të pakëndshme sepse e kuptoj që nuk po e ndiqte publiku, pra gjykimi nuk ishte publik…Besoj se Zoti Shala ka të drejtë, kemi një problem në këtë pikë, kur shohim si ka shkuar, po e respektoj, dua ta theksoj, e respektoj plotësisht vendimin por është për të ardhur keq që e humbëm zotin Shala sepse ai dëshiron të jetë pranishëm, ai nuk u tërhoq se kishte frikë nga dëshmitarët, nuk ndjehej fare mirë dhe kur e takuam ishte vështirë të komunikonim me të sepse kishte vërtetë probleme. Mendoj, me gjithë respektin, që ne duam ta keni parasysh këtë parashtrim”, ka thënë mbrojtja.

Lidhur me këtë, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë thënë se janë përpjekur që dëshmitarët t’i marrin në pyetje sa më shumë në seanca publike por sipas tyre kjo nuk është e mundur gjatë gjithë kohës.

11 MUAJ ME PARE

Ambasadori amerikan në Serbi: Shkëmbimi i territoreve s’është në axhendë, SHBA dhe Brukseli s’besojnë se mund të bëhet paqësisht

Lajçak në Berlin dhe Londër, bisedime për dialogun!
Christopher Hill

SERBI- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill nga Lugina e Preshevës ka thënë se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë nuk është në agjendën e Washingtonit. Pasi tha se dialogu nuk parasheh reciprocitet në çështjen e trajtimit të komunitetit shqiptar në Serbi dhe atij serb në Kosovë, Hill tha se shkëmbimi i territoreve mund të ishte fatal, duke e cilësuar këtë çështje si temë e shekujve të kaluar. Hill tha se ajo për çfarë duhet të brengosen, është se si njerëzit të mund të besojnë dhe të ndjehen që mund të lëvizin lirshëm nëpër rajon dhe të mos bllokohen vetëm në një vend të caktuar.

“Unë nuk besoj dhe e di me siguri që shkëmbimi i territoreve nuk është në agjendën e Shteteve të Bashkuara. E di se kjo ka qenë një temë e shekujve të kaluar, jo vetëm në Europë, por edhe në vendet tjera, por shkëmbimet e territoreve mund të jenë shumë fatale dhe mund të përfundojë që shumë njerëz të mbesin të palumtur me këtë. Vendimet që janë marrë në shekullin 20 kanë qenë shumë të vështira. Askush në Bruksel, askush në Washington dhe askush në rajon.. vetëm pak njerëz ndoshta mund të besojnë se shkëmbimi i territoreve do të bëhej në mënyrë paqësore”, tha Hill.

Në takimin e 18 marsit në Ohër, kryeministri i Kosovës Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç ranë dakort për një marrëveshje paraprake për të zbatuar të gjitha dispozitat e Marrëveshjes dhe Aneksit të propozuar nga BE. Marrëveshja me 11 nene nuk e detyron Serbinë që të njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tani, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit. Propozimi evropian që përfshin 11 pika për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë konsiderohet si një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon.

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni