LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kosova dhe Serbia i thonë 'PO' zbatimit të propozimit evropian/ Kurti takon ambasadorët e Quint-it! Borrell njofton ministrat e BE-së për rezultatet e 18 marsit

• Zhvillime të reja nga takimi në Ohër. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim me ambsadorë të vendeve të Quint-it në Kosovë . • 5 ambasadorët e Quint-it janë përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë. • Takimi është zhvilluar në kuadër të bisedimeve në Ohër mes presidentin serb Aleksandër Vuçiç, ku kreu i qeverisë së Kosovës ndau me ambasadorët detaje nga takimi dhe që ndrimin e tij lidhur me marrë veshjen paraprake pë r planin e zbatimit. • Në përfundim të takimit, ambasadori amerikan në Kosovë , Jeff Hovenier dha që ndrimin e tij lidhur me çështjen duke e konsideruar të rëndësishme arritjen e dakordimit mes palës kosovare dhe asaj serbe. • Ai theksoi se të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen përfshirë edhe Asosacionin. • Sakaq përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell do të njoftojë ministrat e BE-së për rezultatet e takimit të 18 marsit. • Edhe sot reagimet për çë shtjen e nxehtë Kosovë -Serbi nuk kanë munguar. • Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mirëpritur dakordësinë mes palëve për zbatimin planit evropian që synon një marrëveshje finale për normalizimin e raporteve mes dy vendeve. •Blinken shtoi se Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara, në koordinim me partnerët e BE-së, për të mbështetur Serbinë dhe Kosovën në funksionimin e zbatimit drejt një marrëdhënieje të parashikueshme dhe paqësore. • Ai gjithashtu u shpreh se SHBA do të vazhdojë të mbështesë avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor. • Një tjetër reagim ka ardhur edhe nga ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Jeff Hovenier i cili është shprehur se zbatimi i marrvëshjes është vendimtar në zhbllokimin e të ardhmes së Kosovës. Sakaq gjatë ditës priten reagime të tjerë lidhur me dakordësimin e dy vendeve për zbatimin e propozimit evropian që synon një marrveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

19 artikuj për këtë temë.

11 MUAJ ME PARE

Takimi në Ohër, ish-ministri Bushati: Plani evropian duhet të ishte më i detajuar

Kosova dhe Serbia i thonë 'PO' zbatimit të propozimit
Ditmir Bushati

TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati thotë se plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ishte më i detajuar dhe me afate konkrete. I ftuar në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Bushati u shpreh se pas takimit në Bruksel, pritej që në Ohër të kishte një dokument të nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Sipas Bushatit, tashmë Bashkimi Evropian, në këtë proces nuk është vetëm në rolin e ndërmjetësuesit, por është përfshirë si palë e tretë.

“Natyrisht, takimi i Ohrit vjen pas takimit të Brukselit ku pritshmëritë ishin për të pasur një dokument mbi zbatimin e marrëveshjes, që nuk u firmos, por ra dakord në takimin e Brukselit. Në këtë kontekst, dua të veçoj që qoftë dokumenti i Brukselit apo i Ohrit, janë dy dokumente pa firmat e palëve pjesëmarrëse. Më duhet të them gjithashtu që, plani i zbatimit është disi i vakët, pritej që të ishte më e detajuar, me afate konkrete dhe me masa konkrete. Element interesant është fakti që BE, me këtë proces ka kaluar në një rol të trefishtë. Jemi mësuar ta shohim në pozicionin e ndërmjetësuesit mes Serbisë dhe Kosovës”, theksoi ai.

11 MUAJ ME PARE

Berat Buzhala: Kurti është gënjeshtari më i madh në Ballkan, Kosova ka përgjegjësi aktive

Kosova dhe Serbia i thonë 'PO' zbatimit të propozimit
Berat Buzhala

TIRANË- Analisti nga Kosova, Berat Buzhala thotë se ka një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nga takimi i Ohrit, megjithëse nuk u firmos nga asnjë prej palëve. I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Buzhala shprehet se Kosova ka marrë përgjegjësi aktive në këtë marrëveshje, dhe kjo është për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kjo do të thotë që serbët e Kosovës do të formojnë një Parlament që do të ketë kompetenca vetëm për komunat serbe. Por Buzhala sheh një rrezik në këtë aspekt.

“Çka është rreziku më i madh i Asociacionit në botëkuptimin tim është grupi politik sepse më në nuk do të jetë i rëndësishëm zv/Kryeministri i Kosovës që është serb, nuk do të jetë i rëndësishëm deputeti serb në Kuvendin e Kosovës. Do të jetë i rëndësishëm referenca politike. Nëse ky Parlament i tejkalon kompetencat e tij, Gjykata Kushtetuese e Kosovës është instanca finale që thotë gabim, anulohet ky vendim. Domethënë është e parashikuar me draft-statutin që e kanë parashikuar gjermanët, Gjykata Kushtetuese është instanca finale”.

Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin e konsideron politikanin më gënjeshtar në Ballkan, e kjo në aspekt të qëndrimeve që ka mbajtur për Asociacionin.

“Nuk është aq tragjike sa duket nëse Albin Kurti nuk e do kishte bërë aq tragjike dhe tani për t’i ikur emrit Asociacion po shpik lloj-lloj. Ky po gënjen. Albin Kurti është gënjeshtari më i madh në Ballkan aktualisht sa i përket politikës. E ka pranuar marrëveshjen. Albin Kurti ka fituar më 14 Shkurt 2021, ka bërë fushatë me muaj të tërë ka thënë kurrë nuk do bëj marrëveshje me Serbinë. Asnjëherë. Nuk e pranoj Asociacionin, pa kërkuar falje Vuçiç nuk ulem në tavolinë. Dy vite me dialog po merret”.

Në takimin e Ohrit, sipas Buzhalës, është Kosova ajo që ka marrë përgjegjësi aktive, kurse Serbia sipas tij është pasive pasi nuk do të ndryshojë asnjë ligj.

“Serbia ka marrë përgjegjësi pasive në marrëveshje. Është zotuar që nuk do lobojë kundër Kosovës. S’ka nevojë, e bën Rusia atë. Asnjë ligj nuk ka për të ndryshuar Serbia si pasojë e kësaj marrëveshje. Ne kemi marrë përgjegjësi aktive. Ne do ta themelojmë Asociacionin që këta e kanë quajtur një organizatë për vetëmenaxhim”, tha Albin Kurti.

11 MUAJ ME PARE

Eurodeputetja Moretti: Serbia përfaqëson ashtu si Shqipëria një vend strategjik për BE-në, kemi nevojë për të

Kosova dhe Serbia i thonë 'PO' zbatimit të propozimit
Aleksandra Moretti

BRUKSEL- Eurodeputetja Aleksandra Moretti ka deklaruar se Serbia është një vend i rëndësishëm dhe strategjik për BE-në. Gjatë një lidhje Skyme me emisionin 'Zona Zero' në Top News, Moretti ka folur gjithashtu dhe për dakordësimin mes Serbisë dhe Kosovës dhe se çfarë pritet më tej.

Pjesë nga Intervista:

Thimi Samarxhiu: Çfarë është për ju ky aneks i dakordësuar mes Serbisë dhe Kosovës?

Moretti: Ka rëndësi historike, është shumë e rëndësishme për BE, se është një hap vendimtar për Kosovën dhe Serbinë në rrugën e Europës. Kanë shumë vite që punojnë, është një manifestim konkret. Bëhet fjalë për një marrëveshje konkrete mes dy vendeve.

Thimi Samarxhiu: BE po e llaston Serbinë, a bini dakord?

Moretti: Serbia përfaqëson ashtu si Shqipëria një vend strategjik për integrimin evropian. Është e rëndësishme që këto vende të ndihen pjesë e rëndësishme e Europës. Ne kemi nevojë për Serbinë, e të gjitha vendet që të jenë sa më shpejt në Europë.

Thimi Samarxhiu: Takimi që keni pasur me Vuçiç, a shikoni dritë në fund të tunelit, a është e gatshme Serbia ta njohë de jure Kosovën?

Moretti: Unë jam optimiste. Besoj se nuk kemi alternativa. Vuçiç nuk ka alternativa. Europa pret Serbinë, por Serbia duhet të tregojë që është në lartësinë e duhur. Ende nuk e kam takuar Vuçiç, por kam takuar shumë eksponentë parlamentarë. Kam takuar e të rinj serbë e kosovarë, gazetarë e persona të shoqërisë civile.

“Marrëveshja pa firmë, Kurti tregoi se është i besueshëm”, eurodeputeti gjerman: Duhet presion mbi Serbinë
Thimi Samarxhiu: A është momenti i fundit për Kosovën e Serbinë? Po nuk e kapën momentin çfarë ndryshon?

Moretti: Do ishte e rrezikshme për Europën, Serbinë. Ne kemi nevojë të kemi më shumë aleatë, të ndërtojmë aleanca për të qëndruar sëbashku. Ka shumë për të bërë ende. Janë hapa të rëndësishme, është proces i gjatë.

Thimi Samarxhiu: A do shkoni në Luginë të Preshevës për takuar shqiptarët që janë atje? Për të parë me sytë tuaj se si është gjendja e shqiptarëve që jetojnë në Serbi...

Moretti: Jam e gatshme të shoh të gjitha situatat që do më tregohen. Nëse mendoni se ato situata duhet të vendosen në vëmendjen e institucioneve evropiane

Thimi Samarxhiu: Po duhet, jua them si gazetar dhe si shqiptar, po duhet...

11 MUAJ ME PARE

Daçiç: Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit do të bëhet deri te “vijat e kuqe”

Kosova dhe Serbia i thonë 'PO' zbatimit të propozimit
Ivica Daçiç

BRUKSEL- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se vendi i tij është i gatshëm ta zbatojë marrëveshjen e arritur me Kosovën në Ohër, por deri te vijat e kuqe. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, kanë arritur pajtueshmëri më 18 mars në Ohër për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Marrëveshja me 11 nene, e bërë publike më 27 shkurt, nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

“Vijat tona të kuqe, me të cilat nuk pajtohemi përfshijnë njohjen reciproke: jo njohje e Kosovës dhe as anëtarësim i Kosovës në Kombet e Bashkuara”, ka thënë Daçiç në Bruksel, ku ka marrë pjesë në një konferencë donatorësh për mbledhjen e fondeve, pas tërmetit që ka goditur Turqinë dhe Sirinë muajin e kaluar.

Shefi i diplomacisë serbe ka thënë se në Ohër janë ruajtur interesat kombëtare serbe. Sipas tij formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë do të jetë ligjërisht obligues për Prishtinën. Procesi i dialogut, sipas tij, është vetëm në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve dhe asgjë më shumë se kaq.

“Mendoj se është vazhdimësi e asaj që kemi filluar rreth 10 vjet më parë, dhe në këtë aspekt, është shumë e rëndësishme të dihet se kjo është një marrëveshje për hapat e mëtejshëm në normalizimin e marrëdhënieve, dhe jo për çështjet e statusit”, është shprehur ai.

I pyetur nga gazetarët nëse do të lejojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më 18 mars se bëhet fjalë për “një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb” dhe “jo për vetëqeverisje”.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Kryediplomati evropian, Josep Borell, u ka thënë të hënën ministrave të BE-së se është urgjente që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa pajtimin e arritur në Ohër e ka quajtur si një “status quo të re“ në dialog. Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011. Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar dhe palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për ngecje.

Marrë nga REL

11 MUAJ ME PARE

Kurti: Përderisa Serbia shmang nënshkrimin, ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv

Kosova dhe Serbia i thonë 'PO' zbatimit të propozimit
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i vendit, Albin Kurti thotë se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv. Me anë të një postimi në Twitter, Kurti shkruan se kjo do të ndodhë edhe pse Serbia vazhdon të shmangë nënshkrimin për aneksin e negociuar në Ohër.

Postimi në Twitter:

”Aneksi i negociuar në Ohër thotë se Palët do të respektojnë TË GJITHA nenet e Marrëveshjes. Unë informova trupin diplomatik në KS, për këtë, dhe rezultatet e tjera të bisedimeve të kësaj fundjave. Ndërsa Serbia vazhdon të shmangë nënshkrimin, ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv me mirëbesim”.

Takimi në Ohër

Kosova dhe Serbia mbyllën me dakordësim mbi aneksin e zbatimit të planit evropian në Ohër, i cili do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dy dy palët në momentin e publikimit. Përfaqësuesi i Lartë i unionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Kurti dhe Vuçiç nuk e kanë firmosur dokumentin. Pas 12 orëve negociata, ai doli në një deklaratë për media ku u shpreh se bisedimet u ndalën në hapa praktikë dhe më në fund mes dy vendeve pati bisedime konkrete dhe dy palët u pajtuan për aneksin e propozimit evropian. Për rreth 10 orë u diskutua vetëm mes Albin Kurtit, Borrel, Vuçiç dhe Lajçak, por në një moment u kërkua me urgjencë prania e Gabriel Escobar. Propozimi evropian që përfshin 11 pika për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë konsiderohet si një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon.

11 MUAJ ME PARE

Kurti u kërkon votat ambasadorëve për anëtarësim në KE: Nuk kemi asnjë pengesë juridike

Kosova dhe Serbia i thonë 'PO' zbatimit të propozimit
Mbledhja e Kurtit

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për bisedimet e Ohrit ambasadorët e akredituar në Kosovë, gjatë një takimi, të hënën. Aty Kurti ndër tjerash ka deklaruar se në tekst të Aneksit të dakorduar në Ohër thuhet që Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për t’i respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes. Kreu i ekzekutivit ka folur po ashtu edhe për synimin e Kosovës për tu bërë pjesë e Këshillit të Evropës.

“Aty po ashtu thuhet se Kosova dhe Serbia pajtohen që të gjitha nenet të zbatohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra. Kryeministri Kurti theksoi se delegacioni i Republikës së Kosovës kanë qenë maksimalisht të përkushtuar dhe konstruktiv, por edhe kreativ me oferta e propozime që u refuzuan nga pala tjetër, e cila, sikurse në Bruksel me 27 shkurt, përsëri refuzon të nënshkruajë. Rruga për procedimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian është e hapur,” tha Kurti.

“Sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Kosova tashmë ka numrin e nevojshëm të votave të shteteve anëtare, ndërkohë që departamenti ligjor i Këshillit ka konfirmuar se nuk ka asnjë pengesë juridike për anëtarësimin e plotë të Republikës së Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme”, thuhet nga Kryeministria.

Takimi në Ohër

Kosova dhe Serbia mbyllën me dakordësim mbi aneksin e zbatimit të planit evropian në Ohër, i cili do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dy dy palët në momentin e publikimit. Përfaqësuesi i Lartë i unionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Kurti dhe Vuçiç nuk e kanë firmosur dokumentin. Pas 12 orëve negociata, ai doli në një deklaratë për media ku u shpreh se bisedimet u ndalën në hapa praktikë dhe më në fund mes dy vendeve pati bisedime konkrete dhe dy palët u pajtuan për aneksin e propozimit evropian. Për rreth 10 orë u diskutua vetëm mes Albin Kurtit, Borrel, Vuçiç dhe Lajçak, por në një moment u kërkua me urgjencë prania e Gabriel Escobar. Propozimi evropian që përfshin 11 pika për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë konsiderohet si një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon.

11 MUAJ ME PARE

AXHENDA/ Parlamenti Europian do të votojë për vizat në Kosovë më 18 prill

Kosova dhe Serbia i thonë 'PO' zbatimit të propozimit
PE

KOSOVË- Një nga institucionet e Bashkimit Europian, Parlamenti Europian, pritet të votojë për vizat më 18 prill, sipas draft agjendës së miratuar nga Konferenca e Presidentëve. Votimi do të ndodhë sipas procedurës së votimit urgjent propozuar nga deputeti Thijs Reuten.

Këshilli i Ministrave i BE-së ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën më 9 mars duke e konfirmuar se shqiptarëve në Kosovë do tu hiqen vizat nga 1 janari 2024. Shqiptarët nga Kosova do të udhëtojnë në BE pa viza për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180-ditore. BE këtë e ka ndërlidhur me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS por nëse ky system që jep autorizim elektronik për shtetasit që nuk kanë nevojë për viza vonon, atëherë liberalizimi hyn në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Pasi edhe Parlamenti Europian t’i japë dritën jeshile procesit, vendimi nënshkruhet nga përfaqësuesit e tri institucioneve të BE-së, Komisioni, Këshilli dhe Parlamenti. Më pas vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare pastaj hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit që i bie fillimi i vitit të ardhshëm.

11 MUAJ ME PARE

"Rruga evroiane është e lidhur me këtë marrëveshje", Escobar pas negociatave në Ohër: Zbatimi të nis tani

Kosova dhe Serbia i thonë 'PO' zbatimit të propozimit
Gabriel Escobar

BRUKSEL- Kjo nuk është marrëveshje për njohje reciproke, por për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, thotë i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Kështu e sheh ai marrëveshjen për të cilën u diskutua të shtunën në Ohër, duke shtuar se të dy palët u pajtuan që procesi të vazhdojë, se Bashkimi Evropian ka konfirmuar se është marrëveshje dhe se nënshkrimet nuk janë të nevojshme.

"SHBA e mirëpret fuqishëm këtë marrëveshje historike. U desh guxim nga të dyja palët, edhe nga presidenti Vuçiç edhe nga kryeministri Kurti, për të arritur një marrëveshje," tha Escobar në një konferencë për mediat nga rajoni.

Ai thotë se është i detyrueshëm për të dyja palët dhe thekson se të dyja do të vlerësohen në rrugën evropiane se si do ta zbatojnë atë.

"Shefi i diplomacisë së BE-së Borell ishte i qartë, ne kemi një detyrim nga të dyja palët, të dy ranë dakord, është një marrëveshje," tha Escobar.

Ai tha gjithashtu se kjo është një rrugë drejt pajtimit të Serbisë dhe Kosovës. Kur është fjala për zbatimin e marrëveshjes, Escobar thotë se duhet të fillojë menjëherë dhe shpreson se do të ndodhë së shpejti.

"Rruga evropiane është e lidhur ngushtë me zbatimin e marrëveshjes," theksoi ai, duke shtuar se Amerika do ta vëzhgojë në mënyrë aktive procesin.

Sipas tij, nga zbatimi i marrëveshjes do të përfitojnë të dyja palët dhe më të rëndësishmet janë integrimet euroatlantike. Ai shtoi se është e rëndësishme për të dyja palët që të zbatohet gjithçka që ka mbetur nga Marrëveshja e Brukselit.

I pyetur nëse të shtunën në Ohër është folur për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, Escobar tha se nuk mund të precizojë, sepse SHBA-të nuk kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në bisedime.

Gjithçka e shkruar në propozimin europian është diskutuar”, thekson ai.

Duke folur për Bashkimin e Komunave Serbe, ai thotë se nuk varet nga BE-ja, por nga Prishtina dhe thekson se interesi duhet të jetë një jetë më e mirë për njerëzit, por edhe që të mos shkelet kushtetuta e Kosovës.

"Ka modele, dhe ka mundësi për këtë," thekson i dërguari amerikan.

Duke iu referuar ngjarjeve në Ohër, Escobar tha se Rusia as nuk u përmend dhe as nuk mori pjesë në bisedime.

"Ne besojmë se Rusia dëshiron ta vështirësojë zbatimin e marrëveshjes, por ky është një problem lokal dhe zgjidhja duhet të jetë lokale, dhe zgjidhja është pajtimi rajonal", theksoi ai.

I pyetur për pesë anëtarët e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën dhe nëse kjo do të ndodhë, ai thotë se është më e rëndësishme për ta.

"Shpresoj se do ta bëjnë në të ardhmen," thotë ai.

I pyetur nëse mund të bëhet një paralele mes Zoran Zaevit dhe Alexis Tsipras-it dhe tani mes Vuçiç dhe Kurtit, Escobar thotë se këto dy raste janë të ndara, por se mund të ketë një analogji të caktuar.

"Shpresojmë që marrëdhëniet midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut të ndjekin si shembull të mirë", tha ai dhe theksoi se i gëzohej që Maqedonia e Veriut ishte partnere në ngjarjen e së shtunës, sepse është një tregues i mirë se po punon për të. Ai theksoi se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e meritojnë rrugën evropiane.

11 MUAJ ME PARE

Mediat serbe: Opozita në Kosovë është zhgënjyer nga bisedimet në Ohër

Kosova dhe Serbia i thonë 'PO' zbatimit të propozimit
Kurti dhe Vucic

SERBI- Mediat serbe i kanë kushtuar një artikull të shkurtër se si e ka parë opozita në Kosovë, takimin mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit Aleksandër Vuçiç. Sipas Alo.rs, opozita në Kosovë ka shprehur zhgënjimin e saj, në momentin që në vend të njohjes reciproke, ka pranuar krijimin e Asosacionit.  

Shkrimi i Plotë:

Përshtypjet e opozitës së Kurtit pas takimit në Ohër, zhgënjim. Opozita thotë se Kosova, në vend të njohjes reciproke, mori një marrëveshje të përkohshme me ZSO-në.

Gazetari N1 nga Prishtina:

“Opozita e Kurtit thotë se në vend të Marrëveshjes së Njohjes Reciproke e kemi marrë ZSO-në, ndërsa analistët Marrëveshjen e shohin si zhgënjim dhe dështim të madh të Qeverisë së Kosovës!

Takimi në Ohër

Kosova dhe Serbia mbyllën me dakordësim mbi aneksin e zbatimit të planit evropian në Ohër, i cili do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dy dy palët në momentin e publikimit. Përfaqësuesi i Lartë i unionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Kurti dhe Vuçiç nuk e kanë firmosur dokumentin. Pas 12 orëve negociata, ai doli në një deklaratë për media ku u shpreh se bisedimet u ndalën në hapa praktikë dhe më në fund mes dy vendeve pati bisedime konkrete dhe dy palët u pajtuan për aneksin e propozimit evropian. Për rreth 10 orë u diskutua vetëm mes Albin Kurtit, Borrel, Vuçiç dhe Lajçak, por në një moment u kërkua me urgjencë prania e Gabriel Escobar. Propozimi evropian që përfshin 11 pika për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë konsiderohet si një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon.

11 MUAJ ME PARE

Takimi në Ohër, të enjte Kurti do të japë detaje në Kuvend

Kosova dhe Serbia i thonë 'PO' zbatimit të propozimit
Albin Kurti

KOSOVË- Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka deklaruar se të enjten do të mbahet seancë e re, ku kryeministrti Albin Kurti do të japë detaje nga takimi në Ohër. Kusari-Lila gjithashtu njoftoi se edhe të mërkurën do të ketë seancë ku në rend dite janë pikat e pa përfunduara nga seancat e kaluara.

“Të enjtet do të mbahet seancë plenare, ku do të hidhen për votim tri marrëveshjet ndërkombëtare që mbetën nga seanca e kaluar. Dita e enjte do të fillojë me votimin e këtyre marrëveshjeve dhe më pastaj raportimi i kryeministrit për takimin në Ohër”, tha Kusari-Lila.

E pyetur se në rast të sjelljes për votim në Kuvend të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, cili do të jetë qëndrimi i grupit parlamentar të LVV-së, Kusari-Lila theksoi se paraprakisht duhet të ketë marrëveshje të nënshkruar.

Për tu sjell marrëveshja në Kuvend, duhet të ketë marrëveshje të nënshkruar. Në Ohër ka pasur dakordim në parim, deri më tash nuk ka material për tu sjellë në Kuvend. Nëse sjellët në Kuvend do ta shqyrtojmë materialin”, tha Kusari-Lila. 

11 MUAJ ME PARE

Takimi me Kurtin/ Hovenier: Të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen, edhe Asosacioni

 

Kosova dhe Serbia i thonë 'PO' zbatimit të propozimit
Jeff Hovenier

 

KOSOVË- Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadorëve të akredituar në Kosovë. Pas takimit, ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka deklaruar për mediat se kryeministrti Kurti i ka njoftuar ata për qëndrimet e tij mbi marrëveshjen që është arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, takim i cili u mbajt më 18 mars me liderin serb Aleksandër Vuçiç dhe zyrtarët e BE-së Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell. Hovenier e ka vlerësuar të rëndësishme arritjen e dakordimit mes palës kosovare dhe asaj serbe, ndërsa theskoi se të gjithë marrëveshjet duhet të zbatohen përfshirë edhe Asosacionin. 

Pritjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikes janë ato që kanë qenë gjithmonë, të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen, përfshirë edhe Asociacionin”, tha ai.

Takimi në Ohër

Kosova dhe Serbia mbyllën me dakordësim mbi aneksin e zbatimit të planit evropian në Ohër, i cili do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dy dy palët në momentin e publikimit. Përfaqësuesi i Lartë i unionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Kurti dhe Vuçiç nuk e kanë firmosur dokumentin. Pas 12 orëve negociata, ai doli në një deklaratë për media ku u shpreh se bisedimet u ndalën në hapa praktikë dhe më në fund mes dy vendeve pati bisedime konkrete dhe dy palët u pajtuan për aneksin e propozimit evropian. Për rreth 10 orë u diskutua vetëm mes Albin Kurtit, Borrel, Vuçiç dhe Lajçak, por në një moment u kërkua me urgjencë prania e Gabriel Escobar. Propozimi evropian që përfshin 11 pika për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë konsiderohet si një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon.

11 MUAJ ME PARE

1 orë në zyrën e tij! Pas negociatave me Vuçiç, ambasadorët e Quint-it takim me Kurtin

Kosova dhe Serbia i thonë 'PO' zbatimit të propozimit
Foto ilustruese

PRISHTINË- Për rreth një orë, ambasadorët e vendeve të Quint-it në Kosovë i kanë shkuar në zyrë kryeministrit Albin Kurti, për të mësuar nga ai se çfarë u diskutua në Ohër gjatë 12 orë negociata me presidentin rus, Aleksandër Vuçiç. 5 ambasadorët e Quint-it janë përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë. 

Kosova dhe Serbia të shtunën në mbrëmje janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të Planit evropian, i cili do të jetë i detyrueshëm për t'u zbatuar nga të dy palët. Pas negociatave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kanë arritur pajtim publik me Serbinë për zbatimin e aneksit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian. Por deri më tani nga ana e Vuçiç është bërë me dije se nuk është firmosur asnjë dokument. 

11 MUAJ ME PARE

Pas takimit në Ohër, Kurti mbledh në zyrë ambasadorët e e QUINT-it

Kosova dhe Serbia i thonë 'PO' zbatimit të propozimit
Albin Kurti takon ambasadorët e akredituar në Kosovë

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke zhvilluar një takim me ambasadorët e akredituar në Kosovë. Takimi po zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë dhe vjen pas dakordimit që pati në Ohër me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç lidhur me aktin e zbatimit.  Mbajtjen e takimit e ka konfirmuar për mediat kosovare, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. Kurti sot është pyetur për media lidhur me marrëveshjen por nuk ka folur me arsyetimin se është tepër i zënë.

Takimi në Ohër

Kosova dhe Serbia mbyllën me dakordësim mbi aneksin e zbatimit të planit evropian në Ohër, i cili do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dy dy palët në momentin e publikimit. Përfaqësuesi i Lartë i unionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Kurti dhe Vuçiç nuk e kanë firmosur dokumentin. Pas 12 orëve negociata, ai doli në një deklaratë për media ku u shpreh se bisedimet u ndalën në hapa praktikë dhe më në fund mes dy vendeve pati bisedime konkrete dhe dy palët u pajtuan për aneksin e propozimit evropian. Për rreth 10 orë u diskutua vetëm mes Albin Kurtit, Borrel, Vuçiç dhe Lajçak, por në një moment u kërkua me urgjencë prania e Gabriel Escobar. Propozimi evropian që përfshin 11 pika për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë konsiderohet si një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon.

11 MUAJ ME PARE

Borrell njofton ministrat e BE-së për rezultatet e takimit të Ohrit

Kosova dhe Serbia i thonë 'PO' zbatimit të propozimit
Josep Borrell

KOSOVË- Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, do të raportojë para ministrave të Jashtëm të shteteve të bllokut evropian lidhur me takimin në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në këtë takim, që u zhvillua më 18 mars nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, palët arritën pajtim për aneksin për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve. Këtë marrëveshje, apo siç njihet edhe si propozimi evropian, Kosova dhe Serbia e pranuan më 27 shkurt, gjatë rundit të bisedimeve që u mbajt në Bruksel.

“Patëm diskutime të gjata dhe në fund edhe marrëveshje e cila do të konsiderohet si pjesë përbërëse e rrugëtimit evropian për të dyja palët. Do të bëhet pjesë e kapitullit 35 të negociatave të anëtarësimit me BE-në për Serbinë dhe pjesë e dokumenteve dhe kërkesave për normalizim për Kosovën. Tani do të monitorojmë për së afërmi zbatimin. Të dyja palët janë shprehur se duan ta zbatojë dhe le të shohim se si do ta bëjnë këtë”, tha më 20 mars Borrell, para nisjes së takimit të Këshillit të ministrave të jashtëm të BE-së.

Për takimin në Ohër të Maqedonisë së Veriut dhe për planet për të siguruar zbatimin e asaj për të cilin u pajtuan palët, Borrell do të flasë edhe në samitin e BE-së që zhvillohet në Bruksel më 23 dhe 24 mars. Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka deklaruar se blloku evropian do të marrë vendim për zbatimin e marrëveshjes dhe aneksit dhe t’i bëjë pjesë përbërëse të kornizës negociuese të BE-së për negociatat e anëtarësimit me Serbinë. Ndërsa për Kosovën, zbatimin do të jetë pjesë e Komisionit për normalizim.

Një prej pikave të aneksit vendos zbatimin si kusht për përparimin e Kosovës dhe Serbisë në procesin e integrimeve në BE dhe flet për pasojat në rast se nuk do të ketë zbatim. Marrëveshja drejt normalizimit të raporteve, që ka 11 nene, nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë. Megjithatë, dokumenti kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Kjo marrëveshje kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit./REL

11 MUAJ ME PARE

Mediat serbe: Vuçiç tha se nuk ka nënshkruar asgjë por pranon se ka rënë dakord me Kurtin

Kosova dhe Serbia i thonë 'PO' zbatimit të propozimit
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Në përfundim të takimit në Ohër mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç u arrit një dakordësim për zbatimin e propozimit evropian e cila synon një marrëveshje finale për normalizimin e marrdhënieve mes dy vendeve. Ky vednim nga palët ka ngjallur reagime të shumta, ku nuk mungojnë edhe kritikat. Marrëveshja paraprake mes dy liderëve është kritikuar nga opozita. Ndërkohë mediat serbe raportojnë se presidenti serb deklaroi se nuk ka nënshkruar asgjë por ka pranuar aneksin e marrëveshjes me Kosovën. Mediumi serb shkruan se deklaratat e liderit serb janë si një rrjetë kamuflazhi për të fshehur marrëveshjen paraprake me Kosovës. 

Pas takimit, Vuçiç tha se nuk ka nënshkruar asgjë, se është i kënaqur dhe se prioritet ka qenë formimi i Bashkimit të Komunave Serbe. 

Nuk kam nënshkruar për disa gjëra. Serbia është e njohur ligjërisht ndërkombëtarisht, Kosova nuk është për mua dhe nuk dua të bëj marrëveshje juridike ndërkombëtare me Kosovën. Edhe deklaratat e mia si president janë të detyrueshme për vendin, ndaj kujdesem me kujdes dhe disiplinë për atë që them”, tha ai. 

Sipas tij, në kuptimin formal dhe juridik është e vështirë të vërtetohet se një marrëveshje ekziston pa nënshkrim, pa një vlefshmëri të shprehur qartë.

“Unë vazhdimisht flas për vijat e kuqe, për njohjen e Kosovës dhe për pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Prandaj ata nuk mund t'i imponojnë Serbisë diçka që Serbia nuk e ka pranuar. Prandaj nuk e kam nënshkruar as Marrëveshjen, as Aneksin, por jemi të gatshëm të punojmë për zbatimin”. Neni 7 i Konventës së Vjenës thotë se pëlqimi verbal i kreut të shtetit është i detyrueshëm. Sigurisht, gjithmonë më pak se një firmë, por ka vlerë. Kjo është arsyeja pse unë refuzova të pranoja emra foljorë si "приключение", as adoptim, as pranim, as njohje. “Unë nuk i përsëris gjërat sepse jam budalla apo nuk e di se çfarë po bëj, por sepse e di se çfarë po bëj”, tha Vuçiç .

11 MUAJ ME PARE

Ra dakord për zbatimin e propozimit evropian/ Walker kritikon Kurtin: Gabim i madh të pranohet Asosacioni

Kosova dhe Serbia i thonë 'PO' zbatimit të propozimit
William Walker

KOSOVË- Ish shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker e ka konsideruar si një gabim të madh dakordësimin nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për zbatimin e propozimit evropian në takimin në Ohër, e cila synon një marrëveshje finale për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Në një intervistë për mediumin 'Insajderi' ai është shprehur se pranimi i zbatimit të nenit 7 ku komunitetit serb i sigurohet një nivel i duhur i vetëqeverisjes ku përfshihet edhe asosacioni është një vendim i gabuar nga ana e Kosovës. Ndër të tjera ai është kritik ndaj komunitetit ndërkombëtar që e shtyn çështjen e Asociacionit.

Kjo çështja e Asociacionit të komunitetit serb ose diçka e ngjashme për mua është njëfarë prishëse e marrëveshjes (deal-breaker). Do të isha tejet kritik nëse Kosova e nënshkruan atë. Mendoj se kjo është gabim i madh. Edhe për BE-në që e shtynë e para këtë. Për mua është diçka që ska kurrfarë kuptimi, që të jepen të drejta edhe më speciale një komuniteti pakicë, e cila tashmë edhe ka më shumë se një hise në të drejtat e pakicave, më shumë se në cilindo vend në Evropë që unë e di, e gati edhe në botë”, tha William.

I pyetur se a kishte zgjidhje tjetër Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pasi kjo është njëra nga kërkesat më strikte amerikane, ëalker përsëri konsideron se është gabim të shtyhet kjo çështje para.

"Unë s’kam pasur rastin të flas me Escobarin ose me dikë nga qeveria amerikane rreth kësaj, nuk e di se çfarë ka prapa saj, që të jenë në favor të kësaj, sepse siç thash, unë personalisht këtë e shoh si gabim të përfshihet diçka e tillë. Por, e di që po shtyhet para, ndaj Kosovës, ndaj qeverisë së Kurtit, që të pranojnë këtë, dhe po them se do të ishte gabim që të bënte këtë. Nuk jam i sigurt që e kuptoj Albini kur thotë se unë e nënshkruaj kështu siç është, ose dëshiron që ta nënshkruajë. Nëse aty nuk ka njohje, unë e shoh gabim që ai ta nënshkruaj”, tha ish-ambasadori.

Kosova dhe Serbia mbyllën me dakordësim mbi aneksin e zbatimit të planit evropian në Ohër, i cili do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dy dy palët në momentin e publikimit. Përfaqësuesi i Lartë i unionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Kurti dhe Vuçiç nuk e kanë firmosur dokumentin. 

11 MUAJ ME PARE

Takimi në Ohër dhe dakordësimi për propozimin evropian/ Turqia: Të respektojnë dispozitat e marrëveshjes për të arritur rezultate konkrete në të ardhme

Kosova dhe Serbia i thonë 'PO' zbatimit të propozimit
Aleksandër Vuçiç, Rexhep Taip, Erdogan Albin Kurti

KOSOVË- Ministria e Jashtme e Turqisë, e ka mirëpritur dakordësine mes Kosovës dhe Serbisë në takimin e 18 marsit në Ohër, për zbatimin e propozimit evropian. Përmes një deklarate për mediat Ministria e Jashtme e Turqisë shprehet se që të dy palët duhet të respektojnë dispozitat e marrëveshjes në fjalë në mënyrë që të arrijnë rezultate konkrete në periudhën e ardhshme.

Mirëpresim që në prag të arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel më 27 shkurt 2023, në kuadër të udhërrëfyesit të Bashkimit Evropian, liderët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord për aneksin e zbatimit të marrëveshjes në fjalë në Ohër. Shpresojmë që palët të respektojnë plotësisht dispozitat e marrëveshjes në fjalë dhe të arrijnë rezultate konkrete në periudhën e ardhshme”, thuhet në deklaratën për mediat. 

Po ashtu, në këtë njoftim theksohet se Turqia do të vazhdojë të mbështesë të gjitha iniciativat që synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kosova dhe Serbia mbyllën me dakordësim mbi aneksin e zbatimit të planit evropian në Ohër, i cili do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dy dy palët në momentin e publikimit. Përfaqësuesi i Lartë i unionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Kurti dhe Vuçiç nuk e kanë firmosur dokumentin. 

11 MUAJ ME PARE

Hovenier: Zbatimi i marrëveshjes moment vendimtar për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës

Kosova dhe Serbia i thonë 'PO' zbatimit të propozimit
Jeff Hovenier

KOSOVË- Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se zbatimi i marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë, është moment vendimtar për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës. Këtë qëndrim Hovenier e shprehu përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në 'Tëitter' ku ndër të tjera deklroi se SHBA do të qëndrojë me Kosovën për të realizuar një nga prioritetet kryesore të saj. 

“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është kritik për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me popullin e Kosovës për të realizuar një nga prioritetet tona kryesore, të përbashkëta: sigurimin që Kosova të zë vendin e saj të merituar në institucionet evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruarHovenier.

Kosova dhe Serbia mbyllën me dakordësim mbi aneksin e zbatimit të planit evropian në Ohër, i cili do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dy dy palët në momentin e publikimit. Përfaqësuesi i Lartë i unionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Kurti dhe Vuçiç nuk e kanë firmosur dokumentin. 

11 MUAJ ME PARE

Kosova dhe Serbia bien dakord për zbatimin e propozimit evropian/ Blinken: Hap kyç drejt anëtarësimit në BE dhe përparimit ekonomik

Kosova dhe Serbia i thonë 'PO' zbatimit të propozimit
Antony Blinken

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit,  Antony Blinken ka mirëpritur dakordësinë mes Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve.

“Ne përgëzojmë Presidentin e Serbisë dhe Kryeministrin e Kosovës për lidershipin e tyre në arritjen e kësaj marrëveshjeje. Përmbushja e detyrimeve të Kosovës dhe Serbisë sipas Marrëveshjes Themelore, si pjesë e përkushtimit të qëndrueshëm për pajtim, do të sigurojë mundësi të rëndësishme për njerëzit e të dy vendeve dhe do të përshpejtojë rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian", tha Blinken. 

Blinken shtoi se Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara, në koordinim me partnerët e BE-së, për të mbështetur Serbinë dhe Kosovën në funksionimin e zbatimit drejt një marrëdhënieje të parashikueshme dhe paqësore. Ai gjithashtu u shpreh se SHBA do të vazhdojë të mbështesë avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor, shkruajnë mediat e serbe. 

Falënderojmë BE-në për lehtësimin e bisedimeve dhe Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për pritjen e palëve dhe mbështetjen për finalizimin e kësaj marrëveshjeje”, tha Blinken.

Kosova dhe Serbia mbyllën me dakordësim mbi aneksin e zbatimit të planit evropian në Ohër, i cili do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dy dy palët në momentin e publikimit. Përfaqësuesi i Lartë i unionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Kurti dhe Vuçiç nuk e kanë firmosur dokumentin.

 

 

 

 

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?