Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha në përfundim të Konferencës së Kryetarëve, se me 12 tetor do të mbahet në Kuvend seanca për ngjarjet në veri të Kosovës ku humbi jetën rreshteri Afrim Bunjaku.
Bardhi tha për mediat se seanca do të zgjasë 5 orë dhe se qëllimi është që nga të gjitha grupet parlamentare të vendit, të dilet me një qëndrim të unifikuar përsa i përket situatës në Kosovë.
Ai se mbështesim deklaratën e KFOR-it që deklaron se rendi dhe siguria e Kosovës është nën përgjegjësinë e Kosovës.
“Rezolutës së prezantuar nga grupi parlamentar i PD-së të premten e javës së shkuar që bazohet tërësisht në nevojën që Kuvendi i Shqipërisë të unifikonte qëndrimin me Kuvendin e Kosovës. Edhe kolegët e grupit parlamentar të PS-së kanë propozuar një rezolutë. Të dy këto janë marrë sot në shqyrtim nga Konferenca e Kryetarëve. Qëllimi i përbashkët ka qenë që të dilet me një qëndrim të unifikuar të të gjitha grupeve parlamentare në këtë çështje. Kemi marrë një qëndrim të unifikuar që kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme dhe nënkryetari i këtij komisioni të punojnë së bashku për të pasur një draft të unifikuar.
Ka pasur diskutime për kohën kur duhet të diskutohet dhe kur do të mbahet. Urgjente është që duhet të hyjë në axhendën e kuvendit. Fillimisht, kolegët kërkuan shumë më shumë kohë. Është rëndë dakord që kemi të një seancë të posaçme dedikuar vetëm Kosovës, të enjten e javës që vjen dhe koha e debatit të jetë rreth 5 orë. Deri në datën 12 do të bëhet çdo përpjekje për të arritur një rezolutë të përbashkët mes grupeve parlamentare. Ne duhet të mbështesim çdo kërkesë e nevojë që ka Kosova. Nuk ka pasur ndonjë debat të madh. Mbështesim deklaratën e KFOR-it që deklaron se rendi dhe siguria e Kosovës është nën përgjegjësinë e Kosovës. Do të duhet të ketë një hetim ndërkombëtar.” u shpreh ai.
Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.