LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Komsioni Hetimor/ Nga Rama të Rrumbullaku, Saliaji zbardh listën e dëshmitarëve: Ndërhyrja në TIMS, spektakël i zi për Shqipërinë

• Komisioni Hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS ka nisur sot punimet. • Komisioni drejtohet nga deputeti demokrat Ervin Salinaji, nënkryetar Toni Gogu, ndërsa në këtë mbledhje pritet të bëhet konstituimi, qëllimi i ngritjes së komisionit dhe po ashtu të miratohet një plan pune. • Nënkryetari Toni Gogu, propozoi deputetin Xhemal Qefalia si sekretar të këtij komisioni. • Ndërkohë Salianji ka zbardhur edhe emrat e personave që do të thirren për të dëshmuar. • Nga lista e publikuar bëhet me dije se mes dëshmitarëve është edhe emri i kryeministrit Edi Rama. • Në këtë listë është edhe Bledi Çuçi i cili do të dëshmojë si ish-ministër i Brendshëm si dhe Muhamet Rrumbullaku si drejtues i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. • Në mbledhjen e komisioni nuk kanë munguar edhe përplasjet mes demokratëve dhe socialistëve. • Gogu tha se në planin paraprak nuk kanë asnjë provë, dhe në përgjigje Salianji u shpreh se provat nuk paraqiten në këtë fazë, por pasi nis hetimi. • Më tej Salianji u shpreh me ironi se kujt i ‘djeg’ marmita në lidhje me këtë hetim, duhet të përgatitet mirë.

6 artikuj për këtë temë.

6 MUAJ ME PARE

Përplasjet te Komisioni Hetimor/ “Në agim mburrni SPAK-un, në darkë e akuzoni”, Salianji- Gogut: E keni qeverisjen si fytyra e “Shrekut”!

Komsioni Hetimor/ Nga Rama të Rrumbullaku, Saliaji zbardh listën e
tonin gogu, ervin salianji

TIRANË- Në mbledhjen e parë të Komisionir Hetimor për ndërhyrjen në sistemin TIMS, ka pasur edhe përplasje mes kryetarit Errvin Salianjit dhe nënkryetarit Tonin Gogu. 

Deputeti socialist akuzoi PD për qëndrimin e mbajtur ndaj SPAK-ut duke u shprehur se në mëngjes e mburrin punën e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa në darkë ndryshonin mendim poshtë ballkonit ku Sali Berisha mbante fjalimet e tij.

“Ne nuk sillemi si Fiona te Shreku që një mëngjes të themi shiko sa mirë SPAK-u dhe në mbrëmje, në rrugicë të shpërfytyruar, të thoni ja SPAK-u i partisë. Nga agimi në muzg mburret SPAK-u dhe nga muzgu në agim mallkohet SPAK-u”– u shpreh Gogu.

Nga ana tjetër, deputeti Ervin Salianji u përgjigj duke krahasuar qeverisjen e socialistëve me personazhin vizatimor që Gogu e përmendi më herët.

“Ju qeverisjen e keni si fytyra e shrekut. Aq të zezë e keni qeverisjen dhe mirë që e përmende. Është kryeministri I kësaj republike që urdhëron administratën në këtë vend që kur nuk e kanë një favor të mos zbatojnë ligjin. Keni parë një thirrje të tilë ju në çdo vendi demokratë në botë? Ju jeni parti që bëni sikur jeni në amnezi. A ka përgjegjësi kryeministri për të gjithë këto afera që janë kapur apo jo?”- tha ndër të tjera Salianji.

6 MUAJ ME PARE

"I shërben grupeve kriminale", Salianji për ndërhyrjen në sistemin TIMS: Do shikoni spektakël të zi!

Komsioni Hetimor/ Nga Rama të Rrumbullaku, Saliaji zbardh listën e
Salianji

TIRANË- Kryetari i Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, Ervin Salianji gjatë fjalës së tij u shpreh se është bërë një ndërhyrje që i shërben grupeve kriminale. Salianji tha se dëshmitarët do t’i gjejnë dhe ata nuk do t’i shpëtojnë dot përgjegjësisë.

Ai më tej shtoi se ajo që ka ndodhur me ndërhyrjen në sistemin TIMS është një spektakël i zi dhe një ngjarje e keqe për Shqipërinë.

“Një gjë po jua qartësoj prapë, të gjithë personat e kërkuar nga ne si dëshmitarë janë persona që kanë lidhje me ngjarjen. Nuk e di pse përmendja e emrave ju shqetësoi, secili prej tyre do të përgjigjet për shqetësimet që ne kemi.

Një gjë ju them për aq sa do lejohemi, por edhe nëse nuk lejohemi ne do ti gjejmë ata do ti kapim ata para publikut dhe do ti çojmë aty ku e kanë vendin për aq sa na takon ne. Përgjegjësitë e kësaj situata nuk do shpëtojnë, kanë bërë një ndërhyrje që i shërben grupeve kriminale. Këtu do jemi dhe do ti dëgjoni si janë të përfshirë. Do të shikoni, nuk dua të them spektakël, sepse është spektakël i zi në fakt, është një ngjarje e keqe për Shqipërinë, por do shikoni përfshirjen deri në çfarë niveli ka ndodhur në këtë vend”, tha Salianji.

6 MUAJ ME PARE

Salianji në Komisionin Hetimor të TIMS: Dëshmitarët do t'i gjejmë, nuk i shpëtojnë përgjegjësisë

Komsioni Hetimor/ Nga Rama të Rrumbullaku, Saliaji zbardh listën e
ervin salianji

TIRANË- Ervin Salianji, kryetari i Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS tha se dëshmitarët do t’i gjejnë dhe ata nuk do t’i shpëtojnë dot përgjegjësisë.

Sipas Salianjit ajo që ka ndodhur me ndërhyrjen në sistemin TIMS nuk është një spektakël, por një ngjarje e keqe për Shqipërinë.

“Një gjë po jua qartësoj prapë, të gjithë personat e kërkuar nga ne si dëshmitarë janë persona që kanë lidhje me ngjarjen. Nuk e di pse përmendja e emrave ju shqetësoi, secili prej tyre do të përgjigjet për shqetësimet që ne kemi.

Një gjë ju them për aq sa do lejohemi, por edhe nëse nuk lejohemi ne do ti gjejmë ata do ti kapim ata para publikut dhe do ti çojmë aty ku e kanë vendin për aq sa na takon ne. Përgjegjësitë e kësaj situata nuk do shpëtojnë, kanë bërë një ndërhyrje që i shërben grupeve kriminale. Këtu do jemi dhe do ti dëgjoni si janë të përfshirë. Do të shikoni, nuk dua të them spektakël, sepse është spektakël i zi në fakt, është një ngjarje e keqe për Shqipërinë, por do shikoni përfshirjen deri në çfarë niveli ka ndodhur në këtë vend”, tha Salianji.

6 MUAJ ME PARE

Nga Edi Rama te Rrumbullaku, Salianji zbardh listën e dëshmitarëve që do thirren në Komisionin Hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS

Komsioni Hetimor/ Nga Rama të Rrumbullaku, Saliaji zbardh listën e
Foto ilustruese

TIRANË- Kreu i Komisionit për ndërhyrjet në sistemin TIMS, Ervin Salianji ka zbardhur ditën e sotm emrat e personave që do të thirren për të dëshmuar. Nga lista e publikuar bëhet me dije se mes dëshmitarëve është edhe emri i kryeministrit Edi Rama. Në këtë listë është edhe Bledi Çuçi i cili do të dëshmojë si ish-ministër i Brendshëm si dhe Muhamet Rrumbullaku si drejtues i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Lista e dëshmitarëve: 


Salianji deklaroi se do të thirren për të dëshmuar;

Edi Rama- Kryeminister

Taulant Balla- minister i Brenshem

Muhamet Rrumbullaku- drejtori i Pergjitshem i Policisë së Shtetit

Florian Sulejamani- Kreu i AMP

Beldi Cuci- ne cilesine e ish-ministrit te Brenshem

Gledis Nano – ne cilesine e ish-drejtorit te Policise se Shtetit

Ardi Veliu – ne cilesine e ish-kreut te AMP

Zef Laska

Neritan Nallbati

Dorian Tola

Ervin Muca

Ervina Gjana

Besian tanuzi

Enri Ndoni

Ardit Muca

Elona Gogo

Erladin Ndreca

Enkli Hoxha

Ergis Hidri

Lubica Dervishaj

Luljeta Collaku

Albana Vrapi

Arben Babaj

Ervis Hysi

Ermal Beqiri

Nevila Xoxa

6 MUAJ ME PARE

Komisioni Hetimor i TIMS/ Salianji replikon me Gogun: Kujt i djeg marmita për hetimin, duhet të përgatitet

Komsioni Hetimor/ Nga Rama të Rrumbullaku, Saliaji zbardh listën e
ervin salianji

TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor të TIMS, ka pasur replika mes kryetarit Ervin Salianjit dhe nënkryetarit Tonin Gogut.

Gogu tha se në planin paraprak nuk kanë asnjë provë, dhe në përgjigje Salianji u shpreh se provat nuk paraqiten në këtë fazë, por pasi nis hetimi. Më tej Salianji u shpreh me ironi se kujt i ‘djeg’ marmita në lidhje me këtë hetim, duhet të përgatitet mirë.

Replikat:

Gogu: Do ta marrim planin, do ta shikojmë,. Në planin paraprak nuk ka asnjë provë. Ka shumë emra aty, nëse doni mund të shtojmë dhe Bardhin sepse ka informacion për rrjedhjen e të dhënave.

Salianji: Ju e dini që provat nuk paraqiten në këtë fazë, por pasi nis hetimi. E kuptoj shqetësimin, kuptoj se kujt nga ky hetim i djeg marmita duhet të përgatitet mirë. Po bëjmë një hetim parlamentar të ngritura nga shqetësimi publik. Faktet janë sic janë të paraqitura në kërkesë. Nuk e di çfarë ju ka ndodhur sot. Këtu do të jemi dhe do ta shohin që do të dakordësoheni me në për të patur një rezultat të punës dhe për të vënë para përgjegjësisë të përfshirët. Për të shtuar personat në listë, jemi të hapur. Jo vetëm për personat që kanë denoncuar i Bardhi, por edhe për ata që janë të akuzuar.

6 MUAJ ME PARE

Mblidhet për herë të parë Komisioni hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS, zgjidhet sekretari

Komsioni Hetimor/ Nga Rama të Rrumbullaku, Saliaji zbardh listën e
Foto ilustruese

TIRANË-Komisioni hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS ka nisur sot punën. 

Në mbledhjen e parë të Komisionit Hetimor për çështjen e administrimit të të dhënave të sistemit “TIMS”, nënkryetari Toni Gogu, propozoi deputetin Xhemal Qefalia si sekretar të këtij komisioni.

Komisioni drejtohet nga deputeti demokrat Ervin Salinaji, nënkryetar Toni Gogu, ndërsa në këtë mbledhje pritet të bëhet konstituimi, qëllimi i ngritjes së komisionit dhe po ashtu të miratohet një plan pune.

 

komisioni hetimor i tims 2 prill 2024 ervin salianji

Sondazh

Poll

Lufta në Lindjen e Mesme, Erdogan:Gjenocidi në Gazë është turpi i njerëzimit,Izraeli duhet të ndalet

Lufta në Lindjen e Mesme, Erdogan:Gjenocidi në Gazë është turpi i njerëzimit,Izraeli duhet të ndalet

Erdogan: Xhamia e Namasgjasë është dhuratë e Turqisë për shqiptarët

Erdogan: Me Ramën diskutuam dhe luftën kundër organizatave terroriste FETO

Erdogan: Thelluam bashkëpunimet mes dy vendeve, do ofrojmë mbështetje për Forcat e Armatosura

Qyli/ Duke qeshur me zor, Begaj i lyp Erdoganit një ndërtesë tjetër për vete

Qyli/ Duke qeshur me zor, Begaj i lyp Erdoganit një ndërtesë tjetër për vete

Presidenti turk Erdogan mbërrin në Kryeministri, takim kokë më kokë me Ramën

Presidenti turk Erdogan mbërrin në Presidencë, pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj

Mbërrin në aeroportin e Rinasit presidenti turk, Erdogan

Erion Braçe futet në mbledhjen e Komisionit Hetimor,Vokshi i kthehet, deputeti socialist:Hec er dreq

Incident në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, Xhelal Mziu shtyn Milva Ekonomin

Nesër Erdogan zhvillon vizitë zyrtare në Shqipëri, pritet inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë

"Nëse doni të bëni rrugaçin…"/ Debate dhe përplasje në Komisionin për Shëndetësinë

Deputetet e opozitës-mazhorancës: Vendosët Gardën te dera mos të futemi brenda

"Te legalizimet duhet shumë fokus", Rama-kryebashkiakëve: Shijaku është bashkia model

"Ka bashki këtu që nuk kanë bërë një projekt dhe nuk kanë çarë kokën", Rama: Po me ça merreni ju

Rama me kritika për kryebashkiakët: Situata me zjarret ka shfaqur dobësi

Pëmbytjet në Vlorë, Rama: Ka ndryshuar formacioni i reshjeve

Protesta e Opozitës, qytetari mbulohet nga flakët

U bllokua në trafik për shkak të protestës së PD, gruaja lind foshnjën në automjet

Njëri prej protestuesve nuk ndihet mirë, shoqërohet nga Bardhi dhe Nallbati

Qytetarët thyejnë stacionin e urbanit dhe mbajtëset e reklamave në Tiranë

Qytetarët në Parlament, Policia i kundërsulmon me gaz lotsjellës

Një fëmijë i lënduar nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia te bashkia e Tiranës

Policia u kundërpërgjigjet protestuesve, nis shpërndarjen me ujë

Rriten tensionet/ Pas Selisë së PS-së, protestuesit djegin edhe ministrinë e Brendshme

Protestuesit i hedhin molotov, merr flakë hyrja e selisë së Partisë Socialiste

Demokratët i vënë flakën selisë së PS-së/ Molotovët "djegin" edhe kryemisnitrin Rama

Duke kaluar mes automjeteve, protestuesit nisen drejt selisë së PS-së

Bardhi dhe Noka udhëheqin protestën, çfarë po ndodh në Bulevard, ku po shkojnë protestuesit

Sërish zjarr, protestuesit i vënë flakën stacionit të urbanit

Largohen nga kryeministria/ Deputetët e opozitës dhe qytetarët nisin marshimin

Shpërthimet e molotovëve, merr flakë pema pranë kryeministrisë

Tym dhe përplasje me policinë, çfarë po ndodh para Kryeministrisë

Tensione dhe përplasje në protestë, hidhet molotov drejt kryeministrisë

Protesta e opozitës/ Qytetarët bllokojnë makinat

"Rama ik"/ Nis protesta e Opozitës me ovacione e thirrje

Nis protesta e opozitës, deputetët e PD lënë selinë dhe nisen drejt Kryeministrisë

Protesta e opozitës, flakë para Presidencës

Për pak minuta nis protesta, qytetarët 'pushtojnë' selinë blu

Situatë alarmante në Vlorë! Rrjedha e ujit merr para një qytetare

Berisha: Unë do të jem i pranishëm edhe njëherë në krah të çdo protestuesi

Mesazhet në telefonin e Bardhit/ Berisha: Fabrikim i nisur nga SPAK dhe zyrat e Ramës!

Refuzimi i komisionit ‘Xhafaj’ nga institucionet e drejtësisë/ Berisha: Luftë klanesh

Berisha: SPAKU i partisë është shndërruar në instrumentin më të shëmtuar të narkoshtetit shqiptar

"Qëllimet tona janë qëllimet demokratike"/ Berisha: Beteja jonë gjer në krijimin e qeverisë teknike

21 janari u ndërtua mbi një mashtrim/ Berisha:7 tetori, dita për të hapur dyert e zgjedhjeve të lira

Protesta e 7 tetorit/ Berisha drejtuar policisë: Mjerë ai që provokon qytetarët dhe zemërimin e tyre

Qeveria teknike/ Berisha: Ne jemi të bindur se Rama nuk e do këtë, por ne nuk do heqim kurrë dorë

Berisha: Të bashkohemi në Tiranë në marshimin tonë për qeveri teknike, zgjedhje të lira