LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Komisioni i Monitorimit të AP të Këshillit të Evropës, punime në Kuvend/ Dumani: Zyrtarë të lartë, lidhje me krimin e organizuar! Kemi sekuestruar 150 mln euro asete! Prokurorëve t’i jepet mundësia të rikandidojnë

• Komisioni i Monitorimit të AP të Këshillit të Evropës vijon punimet në Kuvendin e Shqipërisë me temën "Veprimet e gjithëpërfshirëse, luftën ndaj korrupsionit: Politika dhe Instrumente". • Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, foli me superlativa për SPAK-un. • Manja thekson se krijimi i SPAK është një hap i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. • Sipas tij ky institucion ka arritur të hetojë dhe dërgojë në gjyq figura të larta të politikës dhe administratës, si ish-presidentë, ish-kryeministra, ministra, dhe deputetë.• Kjo ka kontribuar në forcimin e besimit në sistemin e drejtësisë dhe në perceptimin tashmë se askush nuk është mbi ligjin. • Në këtë tyrezë, kreu i SPAK, Altin Dumani, foli për luftën kundër korrupsionit ku tha se Prokroria e Posaçme është në vijën e parë të kësaj lufte. • Ai shtoi se sa i takon çështjeve me natyre korruptive SPAK ka ushtruar hetimet. Sipas Dumanit, Prokuroria e Posaçme marrë informacion nga vepra të ndryshme penale nga media, apo nga shoqëria civile apo qoftë edhe nga politika me denoncimet e bëra. • Dumani tha se data e krijimit të SPAK deri tani janë sekuestruar një total prej 150 mln euro asete. • Sipas tij, nga hetimet ka rezultuar që zyrtarë të lartë kanë lidhje me krimin organizuar. • Dumani vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, i cili ka qenë një faktor kyç në sukseset e hetimeve, veçanërisht kur hetimet janë fokusuar te lidhjet e krimit të organizuar me zyrtarët e korruptuar. • Ai u ndal gjithashtu tek investimet në teknologji moderne dhe digjitalizimin si mjete të fuqishme për të luftuar korrupsionin dhe si të dobishme në procesin e hetimeve. • Ai theksoi se sfida kryesore mbetet ruajtja e pavarësisë institucionale të SPAK. • Kreu i SPAK, Altin Dumani mori pjesë sot në Komisionin e Monitorimit të AP të Këshillit të Europës, ku ngriti një shqetësim në lidhje me statusin e prokurorit të Prokurorisë së Posaçme pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar. • Ai tha se kanë propozuar ndryshimet e nevojshme për të rishikuar dhënien e mundësisë që të rikandidojnë për të vazhduar të jenë prokurorë të SPAK dhe jo zgjatje automatike të mandatit. • Dumani shtoi se SPAK ka paraqitur disa shqetësime që shpresojmë të gjejnë zgjidhjen ligjore nga Kuvendi.

9 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

"Ka ende flamuj të kuq në mënyrën se si operon administratë!" Pirdeni: Nuk mund të pretendojmë që kemi fituar të gjitha betejat

Komisioni i Monitorimit të AP të Këshillit të Evropës,
Adea Pirdeni

TIRANA- Komisioni i Monitorimit të AP të Këshillit të Evropës vijon punimet në Kuvendin e Shqipërisë me temën "Veprimet e gjithëpërfshirëse, luftën ndaj korrupsionit: Politika dhe Instrumente". Ministrja për Shtetin Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni foli në këtë tryezë lidhur me aktet e korrupsionit në administratën publike dhe monitorimin e tyre nga institucionet përkatëse.

Pirdeni tha se antikorrupsioni është një proces në progres dhe se gjatë dy viteve të fundit Drejtoria e Antikorrupsionit ka administruar rreth 1200 ankesa, dhe se nga këto 1200 ankesa është vlerësuar nëse do merren masa të natyrë institucionale.

Më tej ministrja tha se fakti që ka ende boshllëqe apo flamuj të kuq në administratën publike do të thotë se Antikorrupsioni do të jetë më i qartë dhe konkret në objektivat e tij të mëtejshme. Ajo tha se ka nisur procesi për finalizimin e strategjisë së re të antikorrupsionit, një dokument që u konsultua publikisht për gjatë 3 muajve.

Pjesë nga fjala e ministres:

Që prej 2015 Shqipëria ka një strategji kundër korrupsionit. Ka një komunitet i cili mblidhet  në bazë mujore  dhe vjetore ku analizohen  të gjitha gjetjet që janë përmbledhur nga të gjitha institucionet përgjegjëse  në luftën kundër korrupsionit si në drejtim të ndalimit, në drejtim të parandalimit, në drejtim të monitorimit të fenomeneve të korrupsionit, dhe në drejtim të ndërgjegjësimit. Në bazë të strategjisë institucionet kanë  disa detyra që i kenë marrë vetë përsipër për të cilat raportojnë në mënyrë periodike.

Eficenca e masave të ndërmarra bëhet përkundrejt indikatorëve të vendosur në disa fusha. Kemi nisur procesin dhe jemi drejt finalizimit të strategjisë së re të  antikorrupsionit një dokument që u konsultua publikisht për gjatë 3 muajve. Jemi të qartë se vitet e fundit ka pasur rritje të ndjeshme për të rritur historikun e hetimeve, ndëshkimeve penale…

Është punë në progres. Nuk mund të pretendojmë se kemi fituar të gjitha betejat kundër korrupsionit, asnjë shtet në botë nuk e pretendon këtë. Sidomos nëse merr parasysh faktin që të gjitha dimensionet që merr korrupsioni sot janë më komplekse dhe përgjigja është po aq komplekse. Ne kemi mekanizma periodikë se si masim monitorimin, raportet e strategjisë janë online. Natyrisht ky vit ka qenë vit reflektimi mbi çfarë është bërë dhe çfarë nuk është bërë. Fakti që ka ende flamuj të kuq në mënyrës se si operon administrata publike na bën të jemi më të qartë në objektivat tona

Janë një sërë institucionesh që kanë funksione monitoruese. Drejtoria e antikorrupionit në një periudhë kohe  2 vjeçare ka administrua rreth 1200 ankesaa, nga këto 1200 ankesa  është vlerësuar nëse do merren masa të natyrë institucionale, nëse ne do të rekomandojmë që institucioni duhet të marrë masa disiplinore ndaj personave ndërgjegjes. Nga 20323 deri 2024 diku te 46 raste të dorëzuara në prokurori për çështje që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës ose raste korruptive.  

1 MUAJ ME PARE

"Grupet kriminale shqiptare janë prezente në Ekuador"/ Dumani: Bashkëpunimi me vendet e Amerikës Latine është i vështirë, por…

Komisioni i Monitorimit të AP të Këshillit të Evropës,
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë fjalës së tij në Komisionin e Monitorimit të AP të Këshillit të Europës konfirmoi se grupet kriminale shqiptare janë prezente në vendet e Amerikës Latine, konkretisht në Ekuador. Dumani gjithashtu tha se bashkëpunimi me vendet e Amerikës Latine është i vështirë, por SPAK ia ka dalë të ketë kontakte, të shkëmbejë informacione dhe të ndërtojë hetime kundër grupeve kriminale shqiptare. 

"Kemi ndihmuar autoritetet e Ekuadorit në hetimet që ata po bëjë ndaj grupeve kriminale shqiptare, siç po hetojmë bashkërisht në drejtim të grupeve kriminale shqiptare. Patjetër, bashkëpunimi me Ekuadorin dhe vendet e tjera të Amerikës Latine është i vështirë, por ne si SPAK ia kemi dalë të kemi kontakte, të shkëmbejmë informacione dhe të ndërtojmë hetime kundër grupeve kriminale shqiptare. Këtë e kemi bërë me shumë shtete të Amerikës Latine. E kemi bërë me Brazilin, Argjentinën, Kolumbinë dhe vende të tjera ku ka grupe të krimit të organizuar shqiptar," tha Dumani.

1 MUAJ ME PARE

"Duhet qasje gjithëpërfshirëse ndaj korrupsionit"/ Hajnaj: BKH është një nga sukseset e reformës në drejtësi!

Komisioni i Monitorimit të AP të Këshillit të Evropës,
Aida Hajnaj

TIRANË- Drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, foli sot nga Kuvendi i Shqipërisë për punën që BKH po bën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Hajnaj tha gjithashtu se BKH është një ndër sukseset e reformës në drejtësi, ndërsa theksoi se qëllimi kryesor i këtij institucioni është ndërtimi i një shteti ligjor.

Gjithashtu ajo tha se BKH ka marrë aksese në 19 databaza të institucioneve të ndryshme si dhe ka nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi me disa institucione shtetërore. Më tej Hajnaj tha se lufta kundër korrupsionit nuk mund të bëhet e copëzuar, por duhet të jetë e përditshme, duke kërkuar bashkëpunim të të gjithë mekanizmave institucionale brenda vendit dhe sigurisht me partnerët ndërkombëtare.

"BKH është agjencia më e re e zbatimit të ligjit në Shqipëri në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka gjetur një  mbështetje të vazhdueshme për bashkëpunim. Reforma në drejtësi krijoi  strukturën e posaçme kundër korrupsionit që përbëhet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe BKH dhe një ndër qëllimet e kësaj është lufta kundër korrupsionit. BKH ka marrë aksese në 19 databaza të institucioneve të ndryshme si dhe ka nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi me disa institucione shtetërore. Por mbetet akoma si sfidë marrja e aksesit edhe në një pjesë tjetër të databazave të institucioneve shtetërore.

Korrupsioni si fenomen godet sundimin e ligjit duke prekur cilësinë e jetës së qytetarëve tanë, shkatërron shoqërnië dhe çon në fenomene të rrezikshme prandaj dhe ne duam ta ndalim. Jemi të përkushtuar për ndërtimin e një shteti ligjor, i cili i trajton të gjithë të barabartë para ligjit, askush nuk mund të jetë para ligjit dhe vullneti ynë për të punuar për shtetin e së drejtës është real. Lufta kundër korrupsionit nuk mund të bëhet e copëzuar, por duhet të jetë e përditshme, duke kërkuar bashkëpunim të të gjithë mekanizmave institucionale brenda vendit dhe  sigurisht me partnerët tanë  ndërkombëtare. Si drejtuese e BKH më duhet të pranoj modestis t  ngritjen e BKH që është një ndër sukseset e reformës në drejtësi," tha Hajnaj. 

1 MUAJ ME PARE

Lufta kundër korrupsionit/ "Nuk është vetëm një detyrë ligjore", Dumani: SPAK nuk e lufton dot i vetëm

Komisioni i Monitorimit të AP të Këshillit të Evropës,
Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani, foli sot nga Kuvendi për luftën kundër korrupsionit duke deklaruar se SPAK nuk mund ta luftojë i vetëm.

Gjatë fjalës së tij, Dumani u bëri thirrje institucioneve të tjera përgjegjëse në luftën kundër korrupsionit dhe për këtë shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar. Dumani theksoi se lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm një detyrë ligjore, por edhe një përpjekje e përbashkët morale dhe shoqërore

“SPAK nuk mund të luftojë i vetëm korrupsionin. Ka nevojë për bashkëpunimin e institucioneve të tjera përgjegjëse në luftën kundër korrupsionit, shprehim gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar. Beteja kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk është vetëm detyrë ligjore, por përpjekje e përbashkët morale dhe shoqërore. Efektiviteti ynë dhe bashkëpunimi janë thelbësore për këtë luftë”, tha Dumani.  

1 MUAJ ME PARE

"Sfida e parë është ruajtja e pavarësisë institucionale!" Statusi i prokurorit të SPAK pas përfundimit të mandatit, Dumani: T’i jepet mundësia të rikandidojnë për të qenë pjesë e strukturës

Komisioni i Monitorimit të AP të Këshillit të Evropës,
Altin Dumani

TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani mori pjesë sot në Komisionin e Monitorimit të AP të Këshillit të Europës, ku ngriti një shqetësim në lidhje me statusin e prokurorit të Prokurorisë së Posaçme pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar. Ai tha se kanë propozuar ndryshimet e nevojshme për të rishikuar dhënien e mundësisë që të rikandidojnë për të vazhduar të jenë prokurorë të SPAK dhe jo zgjatje automatike të mandatit. Dumani shtoi se SPAK ka paraqitur disa shqetësime që shpresojmë të gjejnë zgjidhjen ligjore nga Kuvendi.

Pjesë nga fjala e Dumanit:

Një shqetësim i bërë publik është mungesa e përcaktimit të qartë ligjor në lidhje me statusin e prokurorit pas përfundimit të mandatit të tyre. Mandati është 9 vite dhe pas 9 vite Prokurorët e SPAK kthehen në vendin ku kanë qenë më parë. Ne kemi propozuar ndryshimet e nevojshme për të rishikuar dhënien e mundësisë që të rikandidojnë për të vazhduar të jenë prokurorë të SPAK dhe jo zgjatje automatike të mandatit.

SPAK ka paraqitur disa shqetësime që shpresojmë të gjejnë zgjidhjen ligjore nga Kuvendi. Sfida e parë është ruajtja e pavarësisë institucionale të SPAK. Kemi një kornizë ligjore që siguron pavarësinë institucionale të SPAK dhe kjo pavarësi është një ndër shkaqet që SPAK është i suksesshëm.

1 MUAJ ME PARE

"Nuk presim vetëm kallëzimet, puna jonë proaktive!" Dumani: Kemi paraqitur kërkesën që të rritet pragu 500 euro, fokusi, çështjet e ndjeshme

Komisioni i Monitorimit të AP të Këshillit të Evropës,
Altin Dumani

TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani mori pjesë sot në Komisionin e Monitorimit të AP të Këshillit të Europës, ku tha se puna e institucionet që drejton nuk konsiston vetëm në pritjen e kallëzimeve, por ka qenë një punë proaktivë për vënien para përgjegjësis të kujtdo. 

Dumani vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, i cili ka qenë një faktor kyç në sukseset e hetimeve, veçanërisht, sipas tij, kur hetimet janë fokusuar te lidhjet e krimit të organizuar me zyrtarët e korruptuar.

Ai u ndal gjithashtu tek investimet në teknologji moderne dhe digjitalizimin si mjete të fuqishme për të luftuar korrupsionin dhe si të dobishme në procesin e hetimeve. Dumani theksoi se sfida kryesore mbetet ruajtja e pavarësisë institucionale të SPAK.

Pjesë nga fjala e Dumanit:

Ne nuk kemi qenë pasiv që rri e pret kallëzimet, por kemi qenë proaktivë duke ndërmarrë procedime penale me qëllim vënien para përgjegjësisë të kujtdo. Megjithëse hetojmë krimin e organizuar, masa e sigurisë arrest në burg në kërkesat zë vend 49% të totalit. Numri total i paraburgosurve është më pak 9% të të paraburgosurve në Shqipëri.

Kemi investuar dhe në mjet dhe teknologji bashkëkohor që janë sukses në hetim. Sukses bashkëpunimi ndërkombëtar, në hetimet tona kur ka qenë fokus krimi ka pasur dhe zyrtar të korruptuar pjesë të krimit. 2020-2023 janë krijuar 32 skuadra të përbashkëta hetimore. Kemi marrëveshje bashkëpunimi dypalëshe, për çështje konkrete me shumicën e vendeve anëtare të BE-së. Në 2024 i është kushtuar vëmendje forcimit me vendet homologe.

Kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Malin e Zi. Përpara kemi sfida. Prokuroria ka paraqitur disa shqetësime që shpresojnë të gjejmë zgjidhje ligjore. Sfida e para ruajtja e pavarësisë institucionale të SPAK besoj se kjo pavarësi është një ndër shkaqet që SPAK ka filluar të jetë i suksesshëm në ndjekjen e veprave penale.

Shqetësim mungesa e statusit ligjor i prokurorëve të SPAK pas përfundimit të mandatit. Pas 9 vitesh kthehen në vendin më parë para se të bëheshin pjesë e SPAK. Kemi dhënë propozimet tona që të shihet dhënia e mundësisë që të kandidojnë të jenë pjesë e SPAK. Vlerësojmë për rritjen e pragut 500 euro. Çdo akt korruptiv mbi këtë shumë bën kompeten SPAK. Kërkojmë që ky marzh të rritet dhe të fokusohemi tek çështjet më të ndjeshme.

1 MUAJ ME PARE

Lufta ndaj korrupsionit/ Manja: SPAK model suksesi, ka goditur ish-presidentë dhe ish-kryeministra!

Komisioni i Monitorimit të AP të Këshillit të Evropës,
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, foli me superlativa për SPAK-un në Kuvend, ku po zhvillohet takimi i Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Europës. Në këtë seminar publik me temë “Veprimet gjithëpërfshirëse në luftën ndaj korrupsioni”. Manja thekson se krijimi i SPAK është një hap i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sipas tij ky institucion ka arritur të hetojë dhe dërgojë në gjyq figura të larta të politikës dhe administratës, si ish-presidentë, ish-kryeministra, ministra, dhe deputetë. Kjo ka kontribuar në forcimin e besimit në sistemin e drejtësisë dhe në perceptimin tashmë se askush nuk është mbi ligjin.

"Procesi ka rikthyer besimin tek drejtësia. Krijimi i një sistemi të pavarur është faktor për sundimin e ligjit. Kemi sfida, e para është që ky process të mbyllet me sukses duhet që KPA, ta mbyll këtë proces me të njëjta standard që ka ndjekur procesi i vettingut. Organet e tjera kushtetuese të sistemit të drejtësisë, përfshirë dhe drejtuesi i SPAK të vazhdojnë me të njëjta standarde të reformës. Një risi e reformës ishte krijimi i SPAK. Është kthyer sot në model suksesi në luftë ndaj korrupsioni dhe krimit. Është ndër institucionet më të besueshme. Rezultatet e punës flasin qartë. Dua të sjell në vëmendje që SPAK ka në hetim dhe ka ulur në gjykim figura të njohura, ish presidentë, ish kryeministra, ministra dhe deputetë dhe zyrtarë. Pasuritë e zyrtarëve po sekuestrohen dhe konfiskohen. Krimi është vënë në shënjestër dhe janë goditur një numër i konsiderueshëm. Mesazhi i qartë askush mbi ligjin dhe çdokush do gjykohet sipas ligjit," tha Manja. 

Më tej, ministri thekson rëndësinë e digjitalizimit si një mjet të fuqishëm në luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e transparencës në administratën shtetërore. Gjithashtu ai tha se në fillimin e vitit të ardhshëm pritet të bëhet operacional regjistri digjital i zyrtarëve shqiptarë që do të krijojë një mundësi të rëndësishme për monitorimin dhe kontrollin e veprimtarisë administrative të zyrtarëve. Po ashtu Manja tha se kjo nismë pritet të rrisë transparencën dhe të përmirësojë llogaridhënien për veprimtarinë noteriale dhe proceset ligjore.

"Digjitalizimi armë e fuqishme. Për të luftuar korrupsioni, me anë të platofirmës e-albania, ul ndërveprimin me zyrtarët dhe ul hapësirat për korrupsion. Ministria e Drejtësisë në fillim të vitit do bëjë operacional regjistrin digjital zyrtar shqiptar. Rrit transparencën e veprimtarisë noteriale. Edhe ky regjistër digjital mundësi e zvogëlimit të hapësirave për korrupsion. Rruga që kemi përpara ka sfidat e veta. Kemi bërë hapa. Për konsolidimin më të mëtejshëm duhet të zgjidhim vakancat në gjyqësor. Duhet të rrisim trajnimet për gjyqtarët dhe prokurorët. E nevojshme që gjyqtarë dhe prokuror të vazhdojnë me trajnime. Sfidë mbetet denoncimi publik. Duhet të rritet angazhimi i shoqërisë civile si mbikqëyrës i reformave. Lufta kundër korrupsionit, është angazhim i gjithë shoqërisë. Është betejë për të ardhmen e brezave që vijnë. Kemi bërë hapa, sfida dhe lufta me korrupsion është betejë e rëndësishme. Jemi në rrugën e duhur pse jo në vitin 2030 të jemi anëtar i BE, si angazhim me reformat," tha ai. 

1 MUAJ ME PARE

"Një shtyllë e suksesit të SPAK ka qenë bashkëpunimi ndërkombëtar!" Dumani: Zyrtarë të lartë, lidhje me krimin e organizuar! Kemi sekuestruar 150 mln euro asete

Komisioni i Monitorimit të AP të Këshillit të Evropës,
Altin Dumani

TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani mori pjesë sot në Komisionin e Monitorimit të AP të Këshillit të Europës, ku i shpreh se një nga shtyllat e suksesit për institucionin që ai ka qenë bashkëpunimi ndërkombëtar. Dumani tha se data e krijimit të SPAK deri tani janë sekuestruar një total prej 150 mln euro asete. Sipas tij, nga hetimet ka rezultuar që zyrtarë të lartë kanë lidhje me krimin organizuar. 

“Krahas ushtrimit të ndjekjes penale, në fokus të SPAK është edhe identifikimi dhe konfiskimi i produkteve te veprës penale si për subjekte që janë ndjekur penalisht për veprën penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nga data e krijimit të SPAk deri ditën që flasim kemi sekuestruar një total asesh 150 mln euro.

Një shtyllë e suksesit të SPAK ka qenë bashkëpunimi ndërkombëtar. Në të gjitha hetimet tona ku në fokus ka qenë krimi i organizuar kemi gjetur lidhje të këtij të fundit edhe me zyrtarë të cilët janë korruptuar apo janë bërë pjesë e grupeve të krimit të organizuar. SPAK nuk mund të luftojë i vetëm korrupsionin dhe ka nevojë për bashkëpunim. I kemi bërë thirrje dhe shprehim gatishmërinë për bashkëpunim”, tha Dumani.

1 MUAJ ME PARE

Lufta kundër Korrupsionit/ Dumani: SPAK, në vijën e parë të kësaj lufte, kemi marrë informacione dhe denoncime nga media apo shoqëria civile

Komisioni i Monitorimit të AP të Këshillit të Evropës,
Altin Dumani

TIRANA- Komisioni i Monitorimit të AP të Këshillit të Evropës vijon punimet në Kuvendin e Shqipërisë me temën "Veprimet e gjithëpërfshirëse, luftën ndaj korrupsionit: Politika dhe Instrumente". Në këtë tyrezë, kreu i SPAK, Altin Dumani, foli për luftën kundër korrupsionit ku tha se Prokroria e Posaçme është në vijën e parë të kësaj lufte.

Ai shtoi se sa i takon çështjeve me natyre korruptive SPAK ka ushtruar hetimet. Sipas Dumanit, Prokuroria e Posaçme marrë informacion nga vepra të ndryshme penale nga media, apo nga shoqëria civile apo qoftë edhe nga politika me denoncimet e bëra.

"Këto sfida janë themelore për shtetin e së drejtës. Prokuroria e Posaçme është në vijën e parë të kësaj lufte. Pavarësia institucionale dhe kapacitetet njerëzore dhe teknike kanë dhënë rezultate konkrete. Sa i takon luftës kundër korrupsionit SPAK ka ushtruar ndjekjen penale ndaj përfaqësuesve të ndryshme të pushtetit ekzekutiv, anëtarëve të kuvendit gjithashtu edhe me pushtetin gjyqësor, avokatë, gjyqtarë dhe funksionarë të policisë së shtetit, dhe për kryetarë apo ish kryetarë bashkish.

Kemi bërë të mundur të godasim organizata kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike. Sa i takon çështjeve me natyre korruptive SPAK ka ushtruar hetimet. Prokuroria e Posaçme marrë informacion nga vepra të ndryshme penale nga media, apo nga shoqëria civile apo qoftë edhe nga politika me denoncimet e bëra", tha Dumani.

 komisioni i monitorimit të ap të këshillit të evropës

Sondazh

Poll

Rishfaqet Gledis Nano në Policinë e Shtetit pas shkarkimit

Rishfaqet Gledis Nano në Policinë e Shtetit pas shkarkimit

Berisha sfidon Ramën: Hajde të dalim në shesh të burrave dhe t’i themi njëri-tjetrit gjërat!

Berisha: Ata të cilët kishin parashikuar zhdukjen tonë, me 11 maj do të marrin disfatën e merituar!

34 vjetori i themelimit të PD/ Berisha nga Lezha: Donin të na linin si Kuba në brigjet e Adriatikut

"Çfarë nuk kanë fantazuar për shtëpinë time", Rama: Paraja nuk ka qenë tundim për mua!

Dosja Xibraka/ Rama paralajmëron masa ligjore: Do padis Gazment Bardhin për kallëzim të rremë

"Gati çerek shekulli akuza pa asnjë çerek prove", Rama: Nuk kam kryer kurrë një krim!

"Më kanë bërë skizofren me kartelë mjekësore", Rama: S'kisha si të mos akuzohesha për këtë

Dosja Xibraka/ Rama pas vendimit: Drejtësia foli me prova! Do dënoj Bardhin për kallëzim të rremë

"Fidel, të lus të ruash faturat se kështu si ka ardhur koha",Veliaj ankohet për SPAK në sy të Ramës

Me dhuratë me vete/ Sali Berisha në burgun e Fierit, viziton ish-deputetin demokrat Ervin Salianji

Lëvizja e makinave me grafik, Balluku: Athina e aplikon prej 35 vitesh, ka reduktuar lëvizjen me 50%

Fashë oraresh për automjetet e tonazhit të rëndë/ Balluku: Ka qenë në fuqi

Ulja e çmimit të energjisë/ Balluku: Vjen për shkak të performancës së sektorit energjetik

Ulet çmimi i energjisë elektrike/ Balluku: Ky është një vendim i cili hap një epokë të re

Ulja e çmimit të energjisë/ Rama: Rritje e ekonomisë, së shpejti do shkojmë në Abu Dabi

Rama: Shqipëria e para në rajon për energjinë diellore

Ulet çmimi i energjisë elektrike/ Rama: Arritje gjatë këtyre 35 viteve, e mirëmenduar dhe konsultuar

Berisha: Kemi një atmosferë jashtëzakonisht optimiste nga shqiptarët jashtë vendit

"Pandeli Majko është kriminel i madh elektoral"/ Berisha: U përgjua me vendim gjykate

Berisha: Ky është programi i emergjencës i PD, vendosje minimumi jetik, rritje pensionesh

Berisha: Rama e pranoi se ka përdorur SkyEcc, por tha të tjerë e kanë përdorur më shumë

Berisha: Shteti do marrë përsipër pagesën për fëmijën e tretë nga lindja deri 23-vjeç

Berisha: Karta e konsumatorit do rimbursojë TVSH-në e ushqimeve dhe produkteve bazë

Berisha premton: Do përgjysmojnë taksat për naftën!

Berisha: Çmimet stratosferike të naftës vijnë edhe për shkak të kontrabandës qeveritare

"Për 1 litër naftë paguajnë 1.1 euro taksa!" Berisha: Shqiptarëve po u bëhet plaçkitja më e madhe

"Tre prokurorë të SPAK në dosjen Toyota Yaris"/ Berisha: Taulant Balla garantoi arrestimin

"Kjo masë sigurie do të më shtojë votat!" Berisha: E kam fituar 100 përqind kauzën time

Berisha nxjerr përgjimet: Taulant Balla bëri arrestime me listë

Berisha: Gjeta aty Veliajn, po rrihej me kolegët sepse ju thërrisni Ajolën!

Berisha pas daljes nga SPAK: Kreu i Prokurorisë së Posaçme fle mbi dosje krimi

Berisha del nga SPAK: Iu kërkua gjykatësit kukull që të më rikthejnë në "arrest shtëpie"

Berisha mbërrin në SPAK, Kreu i PD-së hipën në makinë dhe përshëndet me dy gishta protestuesit

Gazetari i publikoi foton me Çapjan, Rama për bisedat e Sky ECC: Ka të tjerë "ku e ku" me atë person

"Po linçohet një udhëheqës i PS",Rama për hetimin e Veliajt: Nuk mund të marr qëndrime për një çorbë

Kush e ka hartuar listën e kandidatëve të deputetëve të PS në Durrës? Rama anashkalon përgjigjet

Gjykatat sekuestruan bazën detare të Limionit, Rama kapet mat duke komentuar vendimet e drejtësisë

"Ata merren me seksin e ëngjëjve" Rama për partitë e Opozitës: Lufta për vendin e dytë duket e fortë

Rama: Asnjë përfaqësues i PS nuk është i lejuar të bëj komente për Veliajn

Hetimi i SPAK për Veliajn/ Rama: Po i cënohet jeta familjare nga gjyqi publik

"Drejtësia jo në duart e pushtetit politik”, Rama: Reformën e propozuam që kur ishim në opozitë

Rama: Këtë vit ka pasur dy “spektakle”, rasti në Pogradec dhe ai i 14-vjeçarit

Untitled 15

"Beteja për qeverinë teknike vazhdon," Berisha: Mosbindja civile nuk ndalet deri ditën e zgjedhjeve!

Berisha: Samitin e vitit 2027 do e organizojë ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO

Rama: Po punojmë për të arritur marrëveshje binjakëzimi me spitalin SHIBA të Izraelit

Berisha: Unë jam këtu për të qëndruar kundër narkodiktaturës me gjithë potencialin tim

“TikTok do mbyllet”, Rama: Do na duhen 6-8 javë

Berisha: Thirrja ime është për SHBA, të marrin çdo masë për rikthimin e Erion Veliajt në Shqipëri