Përfshihet nga flakët kati i dytë i Komisariatit të Shijakut, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike, AMP nis hetimet
Zjarri në Komisariatin e Shijakut, reagon policia: Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike, AMP ka nisur hetimet 5 ...
Zjarri në Komisariatin e Shijakut, reagon policia: Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike, AMP ka nisur hetimet 5 ...
Cilat janë lagjet më problematike? Përmbytjet me dëme katastrofike në Vlorë, pronarët e bizneseve: Humbja mun...
Mesazhet në telefonin e Bardhit/ Berisha: Fabrikim i nisur nga SPAK dhe zyrat e Ramës! Drejtësia të sqarojë zhdukjen e ...
Reshjet e shiut në vend/ Stuhi në Durrës, probleme në qarkullim e automjeteve dhe ndërprerje në lundrimin e mjetev...
• GJKKO ka shtyrë seancën ndaj Fredi Belerit, ku do të shqyrtohet marrja e lejes së posaçme si kryebashkiak i zgjedhur i Himarrës. • Në Gjykatën e Posaçme ishte e pranishme edhe Kostantina Kamitsi, amabasadorja e Greqisë. •Pas vendimit për shtyrjen e seancës, foli për mediat, avokati i Fredi Belerit, Edmond Demo ku duke ironizuar tha se ndoshta gjykata pret që të vdesë Beleri apo të vdesin ata vetë. • Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës ka dëshmuar sot në seancë duke kundërshtuar shtyrjen e seancës për lejen e betimit. • Në dëshminë e tij Beleri e quan situatën një diskriminim politik që sipas tij ka 7 muaj që nuk i jepet e drejta që i takon. • Sipas tij në asnjë vend të botës nuk është parë që humbësi të drejtojë bashkinë. • Beleri qëndron prej 7 muajsh në qeli nën akuzën për blerjen e votave. • Çështja e tij ka marrë vëmendje të posaçme nga qeveria greke, e cila e ka vendosur në prioritet të raporteve midis shtetit grek dhe atij shqiptar.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Fredi Beleri, Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarrë ka dëshmuar ditën e sotme në seancë duke kundërshtuar shtyrjen e seancës për lejen e betimit. Në dëshminë e tij Beleri e quan situatën një diskriminim politik që sipas tij ka 7 muaj që nuk i jepet e drejta që i takon.
Sipas tij në asnjë vend të botës nuk është parë që humbësi të drejtojë bashkinë.
“Kam 7 muaj që nuk më jepet e drejta, që më kanë dhënë qytetarët e Himares. Është diskriminim politik, ka vendime politike. Kryeministri pozicionohet e mban qëndrim para çdo seance. Humbësi i zgjedhjeve komandon bashkinë e Himarës, kjo nuk është parë në asnjë vend të botës. Humbësi të komandojë bashkinë.”-thotë Fredi Beleri në dëshminë e tij.
TIRANË- Avokati i Fredi Belerit, Edmond Demo ka dhënë një deklaratë të shkurtë për mediat pas vendimit të GJKKO për shtyrjen e seancë në 14 dhjetor. Duke ironizuar, avokati tha se ndoshta gjykata pret që të vdesë Beleri apo të vdesin ata vetë.
Ndërsa u pyet nëse do të ketë mundësi që të jepet një leje që Beleri të betohet online me zoom, ai në linjën e ironisë tha se të bëhet ‘si te Lana, me notere’.
"Ne kemi dorëzuar të gjitha ato që duhen që të lejohet betimi brenda ligjit të Republikës së Shqipërisë. Ata presin që o të vdesë Beleri o të vdesin ata, nuk e di. Betimi nuk mund të bëhet si tek Lana, siç i kanë bërë të tjerët”- tha avokati i Belerit.
TIRANË- Kostantina Kamitsi, amabasadorja e Greqisë ka mbërritur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme për të ndjekur seancën e Fredi Belerit që do të shqyrtoj marrjen e lejes së posaçme si kryebashkiak i zgjedhur i Himarrës. Beleri vijon të ndiqet nga përfaqësuesit e Greqisë në seancat e tij që vazhdojnë prej muajsh.
Fredi Beleri qëndron prej 7 muajsh në qeli nën akuzën për blerjen e votave dhe nga ana tjetër çështja e tij ka marrë vëmendje të posaçme nga qeveria greke, e cila e ka vendosur në prioritet të raporteve midis shtetit grek dhe atij shqiptar.