Berisha: Skapistët janë pjesë integrale e krimit shtetëror, nuk kanë asnjë lidhje me ligjin dhe të drejtë...
PROFIL/ Jeta e Mirush Kabashit, "Sokratit" të përjetshëm të artit shqiptar 5 Dhjetor, 08:52 Arti në ...
"Diskriminim politik"/ Beleri reagon pas shtyrjes së seancës: Humbësi komandon Himarrën nuk është parë në...
•Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet sot nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp se si e konsideron vendimin e Gjykatës së Posaçme për lehtësimin e masës së sigurisë në arrest shtëpie, të Jamarbër Malltezit, arrestuar nga SPAK për çështjen e Kompleksit Sportit Partizani. •Ai u shpreh se asgjë nuk është risi. •Berisha tha se ka një audio-regjistrim të gjyqtares së çështjes Irena Gjoka, e cila sipas tij ka thënë në sallën e gjyqit se “korrupsioni mund të konsumohet duke respektuar ligjin”. •Lideri i opozitës, nënvizoi gjatë konferencës për shtyp se "dhëndri im ishte i burgosur politik dhe është i burgosur politik."
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët, foli edhe për zjarrin e djeshëm në Kuvend, ku u dogj tavolina e Bashës, pas tensioneve dhe kaosit në seancën plenare
Ai është shprehur se për këtë rast ka vetëm një hymn: Nga lufta veç ai largohet që është lindur tradhëtor.
“Për këtë është hymni ynë. Nga lufta veç ai largohet, që është lindur tradhëtor” tha shkurtimisht Berisha.
Sa i përket vazhdimit të aksionit opozitës dhe vendimeve që do të ndërmerren në vazhdim, ish-kryeministri tha se kjo është një betejë pa kthim, e cila do të vazhdojë deri në arritjen e objektivave. Ai shtoi se pas tymit në fytyrën e Edi Ramës në Parlement, qëndron drita e shpresës për popullin opozitar.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se çështjen për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi do ta çojë në Strasburg. Berisha theksoi se dhëndri i tij ishte një i burgosur politik dhe sipas tij, për Jamarbër Malltein nuk u gjet asnjë provë.
“Dhëndri im ishte një i burgosur politik, ka marrë 410 m katrorë tokë. Nuk është e vërtetë që ka dhënë apo jo urdhër, do shkonte në Strasburg. Fatmirësisht që Shqipëria është anëtare e Këshillit të Evropës.
Nuk u nxor nga burgu, u la arrest shtëpie. Nuk ka asnjë, zero. Ata vetë nuk e kanë fajësuar, s’kanë arritur ta fajësojnë.
Nuk arritën të gjejnë një provë dhe një dokument për të ngritur padi ndaj tij, por e kanë marrë nën hetim. Gjyqi ndaj tij do të vazhdojë. U bë kjo sepse s’gjetën asgjë për të, çështja do të vazhdojë në Strasburg”, tha Berisha.
TIRANË- Sot Gjykata e Posaçme Apelit vendosi të ndryshojë masën e Jamarbër Malltezit nga “arrest me burg” në “arrest shtëpiak”. Për këtë foli kryedemokrati në konferencën e tij me gazetarët, ku ndër të tjera tha se ka një audio-regjistrim të gjyqtares së çështjes Irena Gjoka, e cila sipas tij ka thënë në sallën e gjyqit se “korrupsioni mund të konsumohet duke respektuar ligjin”.
“Them se nuk ka asnjë risi në vendime të cilat dëshmojnë kontrollin e plotë të sistemit të drejtësisë, shndërrimin e saj në degë ekzekutivi nga Edi Rama. Dua t’u informoj ju se dje në sallën e gjyqit famozja Irena Gjoka ka deklaruar sa vijon: Sipas saj, korrupsioni konsumohet dhe duke zbatuar ligjin. Nuk ka standard më amoral sesa ky. Është e regjistruar, unë do ua sjell këtu. Ajo bëhet në sallën e gjyqit ashtu siç është, njeri që nuk njeh normë, ligj e as moral përmes lidhjeve të saj obskure me një kriminel me kravatë që quhet Taulant Balla. Ju garantoj se një deklaratë të tillë nuk e gjeni as në gjyqet e diktaturave, për Millonain e lidhjeve me Ballën, konsumohet korrupsioni duke respektuar ligjin. A ka deklaratë më perverse, më të turpshme e më kriminale se kjo. Nuk kisha dëgjuar kurrë! Nëse ka një garanci transparenca, garantimi apo mbrojtje, është zbatimi i ligjit.”
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka dalë në një konferencë për mediat mesditën e sotme, kur ndër të tjera ka reaguar edhe për ndryshimin e masës së sigurisë nga Apeli i GJKKO, për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, duke e lënë në “arrest shtëpie”.
“Së pari, më duhet të them se nuk ka asnjë risi në vendimet të cilat dëshmojnë kontrollin e sistemit të drejtësisë, shndërrimin e saj në degë të ekzekutivit nga Edi Rama” tha fillimisht Berisha.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur sot për atë që ndodhi një ditë më parë në Kuvend. Gjatë konferencës për gazetarët, Berisha tha se dje opozita i tregoi botës se Shqipëria nuk ka demokraci dhe se Rama ka blinduar Kuvendit, në mënyrë që opozita të mos kërkoj ë të drejtat e saj.
“Mediat më serioze të planetit, kishin në titujt kryesorë aksionin opozitar pa kthim të opozitës në Parlament. Analistët e qeverisë për të sfumuar aksionin, u shprehen se nuk ishte kjo një fitore pasi buxheti u votua gjithsesi. Mjerimi nuk ka kufi. Beteja e opozitës është për një qëllim madhor, shembja e diktaturës. Ato nuk shemben duke ndaluar një votim por duke treguar të vërtetën njerëzve. Dhe mbrëmë u tregua pa asnjë filtër nga mediat më të fuqishme të botës. Opozita i tregoi botës se kryeministri që herë vishet me atlete për modern, dhe herë tjetra me çitjane për oriental, votoi dje në 4 minuta, rekord i turpshëm botëror, buxhetin. Kjo se ai nuk lejon që të krijohen komisionet hetimore parlamentare. Opozita i tregoi botës e Shqipëria nuk është më demokraci se Rama e blindoi Kuvendin që opozita të mos kërkojë të drejtat e saj”, tha Berisha.