Berisha: Në Kukës zgjedhjet u blenë, duhet ngritur sa më shpejt në protesta
Humbja në Kukës/ Berisha: Zyrtari i PS me drejtorin e OSHEE-së bënë pazare për tendera 29 Shtator, 12:59 ...
Humbja në Kukës/ Berisha: Zyrtari i PS me drejtorin e OSHEE-së bënë pazare për tendera 29 Shtator, 12:59 ...
Bardhi pas mbledhjes së konferencë së kryetarëve: Deputetë e mazhorancës kanë frikë nga komisionet 29 ...
AKSIONI i policisë në Veri/ Prokurori jep DETAJE: Kontrollet u zhvilluan kryesisht në pronat e Radoiçiçit 29 Shta...
U arratis me 'Golf' të bardhë/ Kush është personi që dyshohet për vrasjen e 35 vjeçares shqiptare në I...
•Gjykata e Posaçme e Apelit la lënë sërish në masën e sigurisë 'arrest me burg' për Fredi Belerin. •Nga ana tjetër, ata kanë vendosur që për Pandeli Kokaveshin, të ndryshohet masa në detyrim paraqitje. •Gjatë seancës, avokatët kanë depozituar edhe prova të reja përsa i përket gjendjes shëndetësore të dy personave të dyshuar. •Kokaveshi përveç raporteve mjekësore kërkoi ndryshim mase edhe për shkak të fëmijës së mitur. •Ndërsa avokatët e Fredi Beleri insistojnë që nuk ka prova. •Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 Maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit shpall vendimin për Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin. Togat e zeza të përfaqësuara nga Florian Kalaja kanë vendosur që të lenë në burg Fredi Belerin, ndërsa për Pandeli Kokaveshin, është ndryshuar masa në detyrim paraqitje.
"U ndërrua masa e sigurimit, Kokaveshi është jashtë. U provua gjëndja shëndetësore e Pandeliut. Gjykata pranoi provat që paraqitëm provat për herë të parë. Kokaveshi para 10 muajsh ka bërë një transplant zemre," tha avokati i tij.
Gjatë seancës, avokatët kanë depozituar edhe prova të reja përsa i përket gjendjes shëndetësore të dy personave të dyshuar. Kokaveshi përveç raporteve mjekësore kërkoi ndryshim mase edhe për shkak të fëmijës së mitur.
Ndërsa avokatët e Fredi Beleri insistojnë që nuk ka prova.
PËRSE U ARRESTUAN? Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 Maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave. Beleri ka mohuar akuzat dhe e ka konsideruar hetimin ndaj tij sulm politik. Për arrestimin e tij ka reaguar disa herë Athina zyrtare./Dosja.al
TIRANË-Ditën e sotme, në orën 10:00 pritet të nisë seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur për bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 14 majit. Beleri kërkon lirim nga burgu dhe ndryshim të masës “arrest me burg”, vendosur nga Gjykata Antikorrupsion me kërkesë të SPAK.
Apelimin e ka kryer jo vetëm Beleri por edhe Pandeli Kokaveshi i cili pas arrestimit, u shtrua në spital.
Hetimi ndaj Fredi Belerit u krye mbas një referimi të policisë në datën 8 maj që angazhoi prokurorinë mbi dyshimet e shitblerjes së votës. GJKKO dha vendimin “Arrest me burg” për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshi. Arrestimi i tij është bërë dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, pasi akuzohet për shitblerje votash. Kjo ngjarje solli reagime edhe nga pala greke, e cila ka bërë shpesh thirrje për lirimin e Belerit./Dosja.al