LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha njeh përgjegjësinë për humbjen: PD nuk e mbrojti dy herë votën, do të ngrihemi me një lëvizje të fuqishme dhe protesta. Zgjedhje me Ramën nuk ka!

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njohu sot për herë të parë pas humbjes edhe përgjegjësinë e PD në procesin e 14 majit. • Berisha tha se nëse PD do të kishte bërë analizë në 2019 dhe 2021 për humbjen dhe reagimi do të ishte popullor, situata e 14 majit do të ishte ndryshe. • Në një takim me 61 kandidatët e koalicionit 'Bashkë Fitojmë', ku i falenderoi për angazhimin, Berisha tha se analiza për humbjen do të jetë serioze dhe raporti  me gjetjet e shkeljeve do t'ju kalojë edhe ndërkombëtarëve. • Kryedemokrati njoftoi se opozita është duke planifikuar ringritjen me një lëvizje të fuqishme, ku përfshihen edhe protestat. • Berisha konkludoi se proces zgjedhor të lirë me kryeministër Edi Ramën nuk ka, duke nënkuptuar se beteja për zgjedhje të lira do të kalojë fillimisht me ndryshimin e kreut të qeverisë. • Mjetet sesi opozita do të arrijë objektivin, kreu i PD tha se do të zbulohen në ditët në vijim. • Përballë tyre, ai u shpreh se rezultati i '14 Majit' ishte ndryshe nga ajo që pritej. 

7 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

AUTOKRITIKA/ ' A mbrojti PD votën?'- Berisha: JO! Nuk e bëmë as në vitin 2019 e as në 2021-in

Berisha njeh përgjegjësinë për humbjen: PD nuk e mbrojti dy
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njohu humbjen në zgjedhje, mirëpo e gjeti gabimin tek Partia Demokratike. Përballë ish-kandidatëve të 'Bashkë Fitojmë' në zgjedhjet e '14 Majit', Berisha mori shembullin e zgjedhjeve të 2021 dhe atyre të 2019-ës, duke theksuar se nuk u bë analiza e duhur e se nuk u mbrojt vota. 

'A e kemi bërë ne këtë? Jo. A e ka bërë për PD? Jo'- thotë Berisha duke shtuar se problemet që ndodhën, nuk do ndodhnin kurrë më në këtë shkallë.

PJESË NGA DEKLARATA: 

Ky mision ka një qëllim të pandryshueshëm. Qëllimi është rikthimi i votës së lirë te shqiptarët dhe votë të lirë me Edi Ramën kryeministër nuk ka. E kemi thënë dhe do e themi, nuk do tallemi me veten tonë. Si misionarë duhet të përgatitemi krahas përpjekjeve për një analizë sa më serioze të problematikave tona të brendshme, që të ngremë partinë në një nivel tjetër administrativ, të përtërimë siç erdhët ju me primaret, të bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë të lirë.

A e kemi bërë ne këtë? Jo. A e ka bërë për PD? Jo. Nëse në vitin 2021 në prill, të cilat ishin zgjedhje politike, PD do mbronte votën, do derdhej në rrugë, këto probleme që ndodhën, nuk do ndodhnin kurrë në këtë shkallë. Por PD nuk e bëri këtë. Nuk e bëri as në vitin 2019. Tani nuk mund të qëndrojmë vetëm në fushën e fjalëve. Vlerësoj çdo propozim për përmirësim maksimal të punës sonë. Por ju garantoj se me Edi Ramën, zgjedhje nuk ka. Ndaj dhe ftoj çdo demokrat, t’i drejtohet fibrës së tij politike, ndërgjegjes së tij politike, të mos harrojë këtë gjë.

1 VITE ME PARE

'Rrugë tjetër s'ka'/ Humbja në zgjedhje, Berisha paralajmëron protesta: Do të ngrihemi me një lëvizje të fuqishme

Berisha njeh përgjegjësinë për humbjen: PD nuk e mbrojti dy
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se demokratët do të ngrihen me një lëvizje të fuqishme kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Ai u shpreh se ka besim që demokratët janë të gatshëm për t'i dhënë kthesë vendimtare vendit.

PJESË NGA DEKLARATA: 

Ne nuk jemi ata që gënjejmë vetem, por besojmë të vërtetat. Nuk mundet opozita të ndalojë qeverinë të shpërndajë 680 mijë zarfa. Një kriminel si ky, një krim-ministër që shpall Kodin Elektoral kinezëri, sikur të ishte udhëheqësi i Koresë së Veriut, tregon qartë se nuk njeh asnjë ligj, asnjë standard dhe se me të, zgjedhje nuk mund të ketë. Kështu që demokratët dhe opozitarët duhet të marrin vendime individuale për të dalë së bashku në një betejë të hapur.

Asgjë përveçse për të votuar të lirë. Edi Rama tregoi fytyrën e tij, tregoi se ka futur në kthetra në mënyrën më mizore mediat, studiot televizive. Unë u them këtyre zotërinjve se do u kundërvihem me forcën më të madhe gjersa ju shkelmoni interesin publik të shqiptarëve, gjersa ju nuk guxoni ta mbroni atë për arsye që i dini vetë dhe rreshtoheni në anën e qeverisë që kreu megakrimin elektoral më të madh në historinë e vendit. Që nuk shohin partinë e Doshit, që rriti me 310 përqind elektoratin, ndërkohë që Edi Rama është një blerës 10 herë më i madh se Doshi. Doshi është thjesht një çirak në blerje në krahasim me Ramën.

Them këtë sepse situata është dëshpëruese dhe nuk mund ta mohojmë, por njerëzit me fibër politike e kuptojnë se ka vetëm një rrugëdalje, të mos dorëzohen dhe të ngrihen. Ka vetëm një rrugëdalje, të ngrihen dhe të mbrojnë kombin e tyre nga një proces shkatërrimi që nuk e ka pësuar asnjë komb tjetër në botë. E gjitha kjo me mekanizmin e shkatërrimit të opozitës, sepse duke shkatërruar opozitën, vret masivisht shpresën. Ne do qëndrojmë. Unë kam bindjen më të thellë se ne do qëndrojmë. Demokratët, në kushte shumë të vështira, kur kanë qenë shumë herë më pak se kaq, kanë ditur të mbrojnë opozitarizmin, kanë ditur të mbrojnë vlerat, të krijojnë shpresat dhe ne të vazhdojnë betejën. Do të ngrihemi me një lëvizje të fuqishme kundër armikut më të egër të lirisë së shqiptarëve, që tashmë është i njohur, Edi Rama dhe qeveria e tij. Kam besim se demokratët janë të gatshëm, se mbi 500 mijë idealistë që qëndruan të pamposhtur, do i japin kthesë vendimtare vendit.

1 VITE ME PARE

'Nuk mund të qëndrojmë vetëm në fushën e fjalëve'/ Berisha: Zgjedhje të lira me Edi Ramën nuk ka

Berisha njeh përgjegjësinë për humbjen: PD nuk e mbrojti dy
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përsëriti deklaratën se zgjedhje të lira me kryeministrin Edi Rama nuk ka. Gjatë mbledhjes me 61 kandidatët e koalicionit 'Bashkë Fitojmë', kryedemokrati u kërkoi të gjithëve që të qëndrojnë si misionarë dhe të vijojnë 'betejën'. Po ashtu, ai tha se PD do përgatitet për një analizë sa më serioze të problematikave, në mënyrë që shqiptarët të votojnë të lirë. 

DEKLARATA E PLOTË;

Unë u them kandidatëve dhe kryetarëve që fituan, në këtë fushatë, të cilët e nisët pasi u votuat si kandidatë të primareve, ju ishit misionarë të vërtetë të një modeli të paparë. Misionarë të modelit të lirisë, por unë u ftoj ju, ftoj kryetarëve e degëve dhe të gjithë demokratët të vazhdojmë misionin tonë. Ua them këtu haptas, se me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka, e kam deklaruar disa herë. Në emër tuaj kam deklaruar se do mbroj votën dhe atë po bëj. Nuk e mbrojmë me armë, ne jemi opozitë e parimeve demokratike, nuk jemi as guerrilas, as parti e pushtetit me dhunë, përkundrazi ne jemi opozitë demokratike.

Por, në këto kushte, unë u ftoj ju të qëndroni si misionarë sepse Shqipëria, pluralizmi dhe demokracia janë në shkatërrim. Ishte shumë e veçantë kur ju garonit kundër rivalëve tuaj dhe nuk kishim gjëkundi një këshilltar që të na informonte për të gjitha keqbërjet e këshillit dhe kryetarit. Sot kemi këshilltarë, edhe ata janë misionarë.
Ky mision ka një qëllim të pandryshueshëm. Qëllimi është rikthimi i votës së lirë te shqiptarët dhe votë të lirë me Edi Ramën kryeministër nuk ka. E kemi thënë dhe do e themi, nuk do tallemi me veten tonë.

Si misionarë duhet të përgatitemi krahas përpjekjeve për një analizë sa më serioze të problematikave tona të brendshme, që të ngremë partinë në një nivel tjetër administrativ, të përtërimë siç erdhët ju me primaret, të bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë të lirë.

A e kemi bërë ne këtë? Jo. A e ka bërë për PD? Jo. Nëse në vitin 2021 në prill, të cilat ishin zgjedhje politike, PD do mbronte votën, do derdhej në rrugë, këto probleme që ndodhën, nuk do ndodhnin kurrë në këtë shkallë.
Por PD nuk e bëri këtë. Nuk e bëri as në vitin 2019.

Tani nuk mund të qëndrojmë vetëm në fushën e fjalëve. Vlerësoj çdo propozim për përmirësim maksimal të punës sonë. Por ju garantoj se me Edi Ramën, zgjedhje nuk ka. Ndaj dhe ftoj çdo demokrat, t’i drejtohet fibrës së tij politike, ndërgjegjes së tij politike, të mos harrojë këtë gjë.

1 VITE ME PARE

Analiza e zgjedhjeve! Berisha: Faza tjetër do ketë seriozitetin më të madh, do mbledhim çdo fakt

Berisha njeh përgjegjësinë për humbjen: PD nuk e mbrojti dy

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se PD do të futet në një fazë tjetër, atë të mbledhjes së çdo fakti dhe analizës së zgjedhjeve. Ai u shpreh se faza tjetër pas denoncimit, do bëhet me seriozitetin më të madh.

DEKLARATA E BERISHËS:

Analiza e zgjedhjeve, që do jetë faza tjetër pas denoncimit, do bëhet me seriozitetin më të madh

Kundër jush u përdorën qindra milionë euro. 500 milionë euro në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Përveç disbursimit në zonën e tërmetit të miliona e miliona eurove në llogari bankare të qytetarëve të ruajtura apostafat për fushatën elektorale, këto ishin zgjedhjet e para ku vendimet e qeverisë për zarfin dhe rritja e rrogave, u bënë faktor determinues për rezultatin.

Bota e krimit ishte në këto zgjedhje më e egër, më e organizuar se në çdo zgjedhje të tjera. Bandat kriminale u fuqizuan dhe inkurajuan nga nxjerrja nga burgjet apo sjellja nga Dubai e eksponentëve kryesorë të tyre.

Cila ishte blerja nën dorë e votës? Asnjë njeri nuk denoncon dot sepse ai që merr paratë bën vepër kriminale.
Opozita nuk ka mjete përgjimi dhe nuk ka autorizim të ketë mjete filmimi. Ajo ka mbledhur çfarë sjellin qytetarët. Ata që kërkojnë prova nga opozita, janë avoketërit e blerjes së votës.

Ata që thonë se nuk i filmuat apo nuk i kapët, ata janë bashkë me hajdutin. Ata kanë të njëjtin moral.
Si gazetar duhet të mbrosh interesin publik dhe jo të përpiqesh të sfumosh, të mbulosh një krim monstruoz të paparë. Ti dëshmon se për ty opozita nuk ka rëndësi, liria nuk ka rëndësi. Për ty ka rëndësi xhepi dhe vetëm xhepi. Ato që të jep qeveria. Opozita as nuk filmon dhe as nuk përgjon. Nuk ka programe survejimi të qytetarëve. Me ligj dhe Kushtetutë janë të përcaktuara qartë organet dhe institucionet që u lejohet një praktikë e tillë.

Kjo praktikë nuk parashikohet për partitë politike. Opozita së shpejti do finalizojë raportin. Kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me ju, por e gjykuam të nevojshëm këtë takim sepse kjo është java e fundit nga e cila kërkojmë nga ju për të mbledhur edhe çdo fakt tjetër që mund të ketë mbetur pa u mbledhur. Çdo fakt, çdo dokument, çdo denoncim, në mënyrë që ky raport të jetë sa më i plotë. Ky raport do u paraqitet shqiptarëve, do u paraqitet ndërkombëtarëve. Pas përfundimit të këtij raporti, ne do nisim analizën dhe unë them se është në detyrimin tonë absolut një analizë më seriozja që kemi bërë ndonjëherë për zhvillimet, për problematikat, për mangësitë, për defektet e të gjithë makinerisë sonë elektorale nga kreu tek anëtari i thjeshtë.

Mbledhja e këtyre të dhënave është e një rëndësie të jashtëzakonshme, është një detyrim moral dhe ligjor që kemi përpara zgjedhësve shqiparë. Është jetik për t’u dhënë përgjigjen më të mirë problemeve dhe për të shkuar drejt betejës së ardhshme. Kështu që dua të siguroj anëtarët dhe mbështetësit e PD se analiza e zgjedhjeve, që do jetë faza tjetër pas denoncimit, do bëhet me seriozitetin më të madh. Nuk ka asnjë mëdyshje.

1 VITE ME PARE

Berisha: U bë përpjekje antikushtetuese nga mafia shtetërore shqiptare e ndërkombëtare për të shuar opozitën

Berisha njeh përgjegjësinë për humbjen: PD nuk e mbrojti dy
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se është bërë përpjekje antikushtetuese nga mafia shqiptare dhe ajo ndërkombëtare për të shuar opozitën. Përballë ish-kandidatëve të 'Bashkë Fitojmë', Berisha tha se Rama krijoi çdo pretekst e se mori çdo masë në mënyrë që opozita të mos futej në zgjedhje. 

DEKLARATA E PLOTË:

Kurrë ndonjëherë nuk është bërë një përpjekje kaq antikushtetuese nga mafia shtetërore shqiptare e ndërkombëtare, për të shuar opozitën. Një përpjekje mafioze shqiptare- ndërkombëtare për të asgjësuar opozitën shqiptare, dëshmoi në mënyrën më të turpshme. Kurrë ndonjëherë nuk është bërë një përpjekje kaq e hapur, kaq antikushtetuese, kaq antiligjore nga mafia shtetërore shqiptare dhe ndërkombëtare, për të shuar opozitën në Shqipëri.

Kurrë nuk është bërë një përpjekje kaq e hapur për ta vendosur atë në kontroll të plotë të interesave mafioze të Edi Ramës. Ju, të dashur kandidate dhe kandidatë, kryetarë të degëve, operuat në një situatë të jashtëzakonshme. Situatë me të cilën mafia shqiptare dhe ndërkombëtare, u përpoq të bëjë gjithçka që ne të mos ishim aktorë në zgjedhje në vendin tonë.

Krijoi çdo pretekst dhe mori çdo masë që ne të mos hynim në këto zgjedhje. Edi Rama, me ndihmën e ish-ambasadores amerikane, McGonigalit me fustan, ndërhyri në procesin gjyqësor në kundërshtim me çdo parim të drejtësisë kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe i mori forcës politike vulën, logon, tre ditë para fillimit të fushatës, me qëllimin që kjo forcë politike të mos hynte në fushatë. Por, ne nuk mund të binim viktimë e një akti antishqiptar, antidemokratik të mafies së Edi Ramës dhe George Sorosit. Kjo nuk mund të ndodhte. Kurrë në historinë e një vendi të lirë nuk ka ndodhur, që koalicionit opozitar, t’ia caktojë kryetarin qeveria. Dhe ky përbën një nga aktet më të shëmtuara me qëllimin e vetëm për të goditur në zemër opozitën, për ta bërë atë fiktive.

Kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur që 61 kandidatë në 61 bashki të vendit, të kenë zero financime publike. Dhe sot pas gjithë kësaj batërdie, përfaqësojnë mbi gjysmë milionë shqiptarë dhe taksat e tyre.
Nuk ka ndodhur kurrë në historinë e një vendi, në historinë e Shqipërisë, që në kulmin e fushatës elektorale, qeveria të dërgojë zarfin ne 683 mijë pensionistë me 50 mijë lekë, duke shpalosur kështu platformën e hapjes, platformën e blerjes me vendime zyrtare të votës së shqiptarëve. Nuk ka ndodhur kurrë që fushata elektorale të bëhet me rritje rrogash dhe në mes të fushatës të rriten rrogat. Këto nuk kanë ndodhur ndonjëherë. Me gjithë këto, ju ia dolët të merrni gjysmë milionë vota. Ju ia dolët t’i thoni kësaj mafie antidemokratike, antishqiptare, se ky popull ka ideale demokratike. Se ky popull nuk pranon monizmin. Kjo ishte një përgjigje përfundimtare ndaj atij skenari që kërkon të shkatërrojë kombin përmes shkatërrimit të opozitës.

 

1 VITE ME PARE

Berisha: Përshëndes rezolutën e Parlamentit Europian, u përfshinë shqetësimet e PD për zgjedhjet

Berisha njeh përgjegjësinë për humbjen: PD nuk e mbrojti dy
Sali Berisha

TIRANË- Gjatë mbledhjes së sotme me kryetarët e degëve, kandidatët e opozitës në zgjedhjet lokale si dhe kryetarët demokratë në disa bashki të vendit, kryedemokrati Sali Berisha përshëndeti rezolutën e Parlamentit Europian. Sipas tij, në rezolutën e miratuar më 24 Maj janë paraqitur problemet më madhore të vendit.

DEKLARATA:

Përshëndes rezolutën e Parlamentit Europian, u përfshinë shqetësimet e PD për zgjedhjet Së pari ju përshëndes përzemërsisht të gjithë drejtuesit dhe kandidatit e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për përpjekjen e madhe që bëtë në një fushatë në kushtet më të pabarabarta.

Përgëzoj ata kandidatë që morën mandatin për kryetarë bashkie. Falënderoj nga zemra të gjithë ekipet e kandidatëve, të gjithë anëtarët dhe të gjithë ata që u angazhuan për suksesin e kandidatëve tanë në këtë betejë më të pabarabartën e zhvilluar ndonjëherë.
Para se të ndalem në problematikën për të cilën është thirrur kjo mbledhje, dëshiroj në emër të PD të falënderoj Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, i cili miratoi më 24 maj një rezolutë për Shqipërinë, rezolutë në të cilën janë pasqyruar problemet madhore të vendit, ndaj dhe unë po lexoj deklaratën e mëposhtme.
Javën e shkuar, Komisioni i Jashtëm i PE miratoi raportin për Shqipërinë 2022. Tekst i paraqitur nga deputetja socialiste Isabel Santos u shtua me amendamente të Partive Popullore Europiane.
Lidhur me zgjedhjet e 14 majit, raporti thekson se në Shqipëri duhet garantuar liria e partive të paraqiten në zgjedhje pa ndërhyrjen e aktorëve të tjerë shtetërorë. Ky pasazh i atribuohet PD-së. Për shkak të afateve, nuk janë paraqitur problematikat e shumta të zgjedhjeve.
Parlamenti Europian kritikon vendimin për rrëzuar hetimin parlamentar për skandalin McGonigal.
Parlamenti Europian është i skandalizuar me kontratën e Portit të Durrësit me një kompani nga Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi kjo kontratë shkel MSA-në. Gjithashtu në raport thuhet se projekte si ai i Portit të Durrësit, duhet të zbatojë ligjin e prokurimeve publike.
Parlamenti Europian shpreh shqetësimin për regresin e lirisë së medias dhe shprehjes. Gjithashtu kërkohet hetim për shembjen e paligjshme të aseteve të lidhura me median e pavarur, siç është rasti i Prestige Resort.
Raporti shpreh shqetësim se nuk ka progres në luftën kundër larjes së parave të krimit.
Unë dua të falënderoj shumë të gjithë deputetët e Parlamentit Europian, grupin e punës të krijuar në PD me zotin Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Genc Pollo dhe bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët në një komunikim intensiv me parlamentarë europianë, arritën të paraqesin situatën dhe problematikat.

1 VITE ME PARE

"Bëtë një fushatë serioze"/ Humbën thellë në zgjedhje, Berisha-kandidatëve të PD: Rezultati është larg asaj që ju meritoni

Berisha njeh përgjegjësinë për humbjen: PD nuk e mbrojti dy
Mbledhja

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mblodhi ditën e sotme 61 kandidatët e 'Bashkë Fitojmë' në zgjedhjet e 14 Majit. Ai u shpreh se të gjithë kandidatët kanë bërë një punë serioze, duke u paraqitur para njerëzve si kandidatët më të denjë. 

'U dëshmuat njohës shumë të mirë të të gjitha problemeve. Studiuat me interes të madh dhe paraqitët zgjidhje për çështjet e keqqeverisjes aktuale dhe një alternativë shumë të mirë për të ardhmen. Bëtë një fushatë serioze, një fushatë dinjitoze'- u tha Berisha.

DEKLARATA:

Ajo që mund të them në tërësi ju si kandidatë keni bërë një punë shumë serioze, keni qenë të vetmit kandidatë që paraqitët alternativë të vërtetë për problemet e bashkive tuaja.

U dëshmuat njohës shumë të mirë të të gjitha problemeve. Studiuat me interes të madh dhe paraqitët zgjidhje për çështjet e keqqeverisjes aktuale dhe një alternativë shumë të mirë për të ardhmen. Bëtë një fushatë serioze, një fushatë dinjitoze.

Qëndruat të gatshëm në çdo rast për transparencë dhe ballafaqim me rivalët tuaj politikë, gjë e cila kam bindjen se është një detyrim i çdo kandidati dhe politikani që merr pjesë në fushatën elektorale.
Në këto zgjedhje, natyrisht rezultati është larg atij që ju meritonit dhe që pritej. Por, përsëri duhet të shtoj se beteja jonë kishte qëllimin më madhor, rikthimin e pluralizmit në qeverisjen vendore mbasi për fatin më të keq, PD në një kontribut antihistorik, kishte braktisur zgjedhjet e vitit 2019 dhe në një mënyrë ose një tjetër, bërë të mundur vendosjen e monizmit në Shqipëri. Sot, në mbarë vendin, në të gjitha parlamentet lokale, ka një opozitë prej qindra këshilltarësh, të cilët i përgëzoj si për punën që kanë bërë dhe për misionin e rëndësishëm që kanë. Opozitë që i jep fund në aspektin parlamentar lokal, monizmit të plotë që ekzistonte.
Opozitë që ka një mision shumë të rëndësishëm për të bërë gjithçka, për të nxjerrë përpara publikut shqiptar, grabitjen e pasurive nga qeveritarët dhe të pasurit, në kurriz të varfërimit dhe përzënies së të varfërve nga Shqipëria.

Nëse nuk kishim asnjë zë dhe deri para 14 majit, opozitarizmi në qeverisjen vendore nuk ekzistonte, tani kjo ka marrë fund. Përveç kësaj, në disa bashki si Mirdita, Puka, Fushë Arrëzi, Kavaja, Himara, fituan kandidatët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe unë jam i bindur se këta kandidatë, këta kryetarë bashkie, do bëjnë gjithçka për një qeverisje ndryshe, me qytetarin, për qytetarin.

sali berisha

Sondazh

Poll

"A ka gjë më të turpshme se kjo?" Berisha: Presidenti i kërkoi mikut turk t’i ndërtojë zyra për vete

"A ka gjë më të turpshme se kjo?" Berisha: Presidenti i kërkoi mikut turk t’i ndërtojë zyra për vete

Berisha: Thirrja ime për KMSh është të hidhni poshtë përpjekjen e Ramës për përçarjen tuaj

Berisha-Ramës: Nëse guxon dhe prek një qime floku të Gazment Bardhit ose të çdo deputeti

Berisha: Nesër në ora 11:00, të gjithë tek bashkia për të kapur për zverku Erion Veliajn

Berisha: Përshëndes guximtarët e 7 tetorit që po përballen me terrorin policor të Ramës

Xhamia e Namazgjasë , Rama: Kryemyftiu i Tiranës Bilal Teqja do të jetë kujdestari i këtij tempulli

Inagurohet xhamia e Namasgjasë, pritet shiriti nga Erdogan dhe Rama

“Kemi përgjegjësi ndaj myslimanëve”, Erdogan thirrje ndërkombëtarëve nga Tirana: Të kemi një qëndrim

"Xhami ekziston në qendër të civilizimit", Erdogan: Kemi dhënë një shembull me ndërtimin e spitalit

Erdogan: E kemi projektuar si strukturë që në brendësinë e saj mbart vlera që nga lashtësia

Inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë, Erdogan: Jam me fat sot që ndodhem në këtë ambient të shenjtë

Inagurohet xhamia e Namasgjasë, Rama: Erdhi dita e çeljes së këtij tempulli

"Unë kisha vërejtje"/ Rama për xhaminë e Namasgjasë: Erdogan do ta inagurojmë bashkë

Rama: Pas kësaj vizite Erdogan niset për në Serbi, por është miku i padiskutueshëm i Kosovës

"Shqipëria është për armëpushim"/ Rama: Hamasi duhet të ndalohet

Turqia i dhuron Shqipërisë dronë kamikazë, Rama: Fuqizojmë industrinë ushtarake

"Ejvallah Erdogan"/ Rama: Marrëveshjet tregtare me Turqinë duhet të arrijmë në 2 miliardë eurove

Lufta në Lindjen e Mesme, Erdogan:Gjenocidi në Gazë është turpi i njerëzimit,Izraeli duhet të ndalet

Erdogan: Xhamia e Namasgjasë është dhuratë e Turqisë për shqiptarët

Erdogan: Me Ramën diskutuam dhe luftën kundër organizatave terroriste FETO

Erdogan: Thelluam bashkëpunimet mes dy vendeve, do ofrojmë mbështetje për Forcat e Armatosura

Qyli/ Duke qeshur me zor, Begaj i lyp Erdoganit një ndërtesë tjetër për vete

Qyli/ Duke qeshur me zor, Begaj i lyp Erdoganit një ndërtesë tjetër për vete

Presidenti turk Erdogan mbërrin në Kryeministri, takim kokë më kokë me Ramën

Presidenti turk Erdogan mbërrin në Presidencë, pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj

Mbërrin në aeroportin e Rinasit presidenti turk, Erdogan

Erion Braçe futet në mbledhjen e Komisionit Hetimor,Vokshi i kthehet, deputeti socialist:Hec er dreq

Incident në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, Xhelal Mziu shtyn Milva Ekonomin

Nesër Erdogan zhvillon vizitë zyrtare në Shqipëri, pritet inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë

"Nëse doni të bëni rrugaçin…"/ Debate dhe përplasje në Komisionin për Shëndetësinë

Deputetet e opozitës-mazhorancës: Vendosët Gardën te dera mos të futemi brenda

"Te legalizimet duhet shumë fokus", Rama-kryebashkiakëve: Shijaku është bashkia model

"Ka bashki këtu që nuk kanë bërë një projekt dhe nuk kanë çarë kokën", Rama: Po me ça merreni ju

Rama me kritika për kryebashkiakët: Situata me zjarret ka shfaqur dobësi

Pëmbytjet në Vlorë, Rama: Ka ndryshuar formacioni i reshjeve

Protesta e Opozitës, qytetari mbulohet nga flakët

U bllokua në trafik për shkak të protestës së PD, gruaja lind foshnjën në automjet

Njëri prej protestuesve nuk ndihet mirë, shoqërohet nga Bardhi dhe Nallbati

Qytetarët thyejnë stacionin e urbanit dhe mbajtëset e reklamave në Tiranë

Qytetarët në Parlament, Policia i kundërsulmon me gaz lotsjellës

Një fëmijë i lënduar nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia te bashkia e Tiranës

Policia u kundërpërgjigjet protestuesve, nis shpërndarjen me ujë

Rriten tensionet/ Pas Selisë së PS-së, protestuesit djegin edhe ministrinë e Brendshme

Protestuesit i hedhin molotov, merr flakë hyrja e selisë së Partisë Socialiste

Demokratët i vënë flakën selisë së PS-së/ Molotovët "djegin" edhe kryemisnitrin Rama

Duke kaluar mes automjeteve, protestuesit nisen drejt selisë së PS-së

Bardhi dhe Noka udhëheqin protestën, çfarë po ndodh në Bulevard, ku po shkojnë protestuesit

Sërish zjarr, protestuesit i vënë flakën stacionit të urbanit

Largohen nga kryeministria/ Deputetët e opozitës dhe qytetarët nisin marshimin

Shpërthimet e molotovëve, merr flakë pema pranë kryeministrisë