LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Front i ri lufte në Lindjen e Mesme/ Irani nuk ndal kërcënimet, Biden mbledh liderët e G7! Bota dënon sulmin: Rrezikohet siguria globale

• Bota u vu nën alarm sërish pasi duket se një front i ri lufte është krijuar në Lindjen e Mesme, mes Iranit dhe Izraelit. • Mbrëmjen e djeshme, Irani nisi një sulm me qindra dronë, avionë luftarakë dhe raketa balistike ndaj Izraelit. • Sulmi i tyre erdhi mes kërcënimeve dhe paralajmërimeve, pas shpërthimit të ambasadës iraniane në Siri, ku Irani bën përgjegjës Izraelin. • Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me udhëheqësit e G7 ditën e sotme për të koordinuar një përgjigje të bashkuar diplomatike ndaj sulmit të Iranit ndaj Izraelit mbrëmjen e djeshme, sipas një deklarate të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë. • Shefi i Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka dënuar sulmet e Iranit ndaj Izraelit si një përshkallëzim të paprecedentë dhe si një kërcënim për sigurinë rajonale.• Një reagim ka ardhur edhe nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ku tha se Izraeli ishte i përgatitur për sulmin dhe se vendi i tij do të fitojë. • Gjithashtu ushtria izraelite u shpreh se 99% e më shumë se 300 predhave të gjuajtura u kapën dhe u ndaluan para se të godisnin vendin. • Ndërkohë, Irani ka paralajmëruar se do të përgjigjet me më shumë forcë nëse Izraeli hakmerret mbi sulmet e kësaj fundjave, për të cilat Teherani tha se ishin vetë një përgjigje ndaj një sulmi izraelit në konsullatën iraniane në Damask. • Ministri i Jashtëm i Shqipërisë gjithashtu ka dënuar sulmin ndaj Izraelit, ndërsa shprehet se kjo situatë rrezikon të sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim më të madh në të gjithë Lindjen e Mesme.

23 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Sulmi iranian ndaj Izraelit, Rama: Mbështesim përpjekjet e partnerëve tanë drejt de-përshkallëzimit, solidarizohemi me popullin izraelit

Front i ri lufte në Lindjen e Mesme/ Irani nuk ndal kërcënimet,
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmet iraniane ndaj Izraelit. Përmes një postimi në "X", Rama thotë se Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të nisur nga Irani kundër Izraeli, i cili kërcënon destabilizimin e rajonit. 

Kryeministri shprehet se solidarizohet me popullin izraelit dhe mbështet përpjekjet e partnerëve tanë drejt de-përshkallëzimit. Ai bëri gjithashtu thirrje për armëpushim në Gaza dhe lirimin e të gjitha pengjeve. 

REAGIMI I PLOTË I RAMËS:

Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të nisur nga Irani kundër Izraelit, i cili përbën një kërcënim për të destabilizuar rajonin në mënyrë të pakthyeshme. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin izraelit dhe mbështesim plotësisht përpjekjet e partnerëve tanë drejt de-përshkallëzimit. Shqipëria mbron përmbajtjen dhe thekson nevojën kritike për një armëpushim në Gaza, duke u siguruar që të gjithë pengjet të mund të kthehen të sigurt në shtëpi.

Mbrëmjen e së shtunës, Irani nisi një sulm ajror me rreth 300 raketa, avionë dhe dronë luftarakë ndaj Izraelit. Sulmi erdhi si përgjigje për një sulm vdekjeprurës në ambasadën iranine në Siri, më 1 prill ku humbën jetën oficerë të Korpusit elitë të Gardës Revolucionare Islamike. Irani e akuzoi Izraelin për kryerjen e këtij sulmi, por ky i fundit as nuk e konfirmoi, as nuk e mohoi. Sulmi i nisur mbrëmjen e djeshme nga Irani drejt Izraelit zgjati për rreth 5 orë, ndërsa ushtria izraelite u shpreh se "99%" e më shumë se 300 predhave të gjuajtura u kapën dhe u ndaluan para se të godisnin vendin. Vetëm një numër i vogël raketash balistike arritën në territorin e vendit, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, kundëradmirali Daniel Hagari.

1 MUAJ ME PARE

Operatorë turistikë shqiptarë dhe punonjës të Ministrisë së Turizmit bllokohen në Izrael, anulohet fluturimi për shkak të sulmit nga Irani

Front i ri lufte në Lindjen e Mesme/ Irani nuk ndal kërcënimet,
Foto ilustruese

IZRAEL- Disa operatorë turistikë dhe punonjës të Ministrisë së Turizmit nga Shqipëria kanë mbetur të bllokuar në Izrael. Përveç rezidentëve shqiptarë që jetojnë në Izrael, rrezikun po e ndjejnë edhe disa sipërmarrës shqiptarë që kishin shkuar për vizitë të përkohshme.

Një ditë para sulmit të befasishëm nga Irani ata morën pjesë në një aktivitet turistik ‘Albania all senses” me ftesë të ambasadores shqiptare Meri Kumbe në bashkëpunim me autoritetet izraelite ku ishin të pranishëm edhe operatorë turistikë izraelitë. Një udhëtim i cili ishte planifikuar të zgjaste rreth pesë ditë por që sulmi i raketave prishi planin e tyre.

Në datë 11 prill ata fluturuan nga Tirana drejt Tel Avivit, për t’u rikthyer në Shqipëri këtë të diel. Por orari i nisjes në 5 të mëngjesit nga aeroporti u anulua dhe tashmë 8 shqiptarët janë të detyruar të presin hapjen e fluturimeve. Burime pranë Top Channel bëjnë me dije se kompanitë ajrore nuk marrin përsipër fluturimet në këtë situatë dhe shpresat i kanë te data 19 prill, ku mendohet të organizohet një charter për ta drejt Qipros.

Ky informacion konfirmohet për Top Channel nga Unioni Turistik Shqiptar. Menjëherë të ftuarit shqiptarë nga Izraeli janë marr në sigurinë e autoriteteve vendase dhe po strehohen në kryeqytetin izraelit  në një strukturë akomoduese të sigurt që ndodhet në një zonë pranë me ambasadën amerikane, në hotelin Kempinski në Tel Aviv.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton se është në komunikim të pandërprerë me të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Izrael, me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm. Teksa ministri Igli Hasani ka reaguar përmes një postimi në platformën  “X” për sulmin e Iranit ndaj Izraelit duke e dënuar aktin dhe shpreh bindjen se kjo do sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim të madh për Lindjen e Mesme.

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit. Ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit. Ajo rrezikon të sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim më të madh në të gjithë Lindjen e Mesme. Shqiptarët në rajon këshillohen të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për përditësimet e sigurisë publike dhe të kontaktojnë ambasadat tona për ndihmë”, shkruan ministri Hasani.

Marrë nga Top Channel.

1 MUAJ ME PARE

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit/ Reagojnë liderët botërorë: Të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm

Front i ri lufte në Lindjen e Mesme/ Irani nuk ndal kërcënimet,
foto ilustruese

IZRAEL- Udhëheqësit globalë kanë dënuar me shpejtësi veprimet e Teheranit, duke kërkuar përmbajtje për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. Në përgjigje të sulmeve të fundit me dronë nga Irani ndaj Izraelit, liderët nga e gjithë bota kanë lëshuar një valë të fortë dënimi

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak theksoi: “Unë dënoj në termat më të ashpër sulmin e pamatur të regjimit iranian kundër Izraelit. Irani ka treguar edhe një herë se synon të mbjellë kaos. Britania e Bashkuar do të vazhdojë të mbrojë sigurinë e Izraelit dhe atë të të gjithë partnerëve tanë rajonalë, përfshirë Jordaninë dhe Irakun. Krahas aleatëve tanë, ne po punojmë urgjentisht për të stabilizuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm. Askush nuk dëshiron të shohë më shumë gjakderdhje."

Ndërkohë ministri i Jashtëm francez Stephane Sejourne tha: “Franca dënon në termat më të ashpër sulmin e nisur nga Irani kundër Izraelit. Duke vendosur për një veprim të tillë të paprecedentë, Irani po ndërmerr një hap të ri në veprimet e tij destabilizuese dhe po merr rrezikun e një përshkallëzimi ushtarak”.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, përmendi se është në kontakt të ngushtë me ambasadorët në Teheran dhe Tel Aviv, duke shtuar se “Ne kemi folur me Kryeministrin dhe Ministrin e Mbrojtjes. Qeveria është e përgatitur të trajtojë çdo skenar”.

Kryeministri në detyrë i Holandës, Mark Rutte, tha se situata në Lindjen e Mesme është shumë shqetësuese, duke vënë në dukje: “Më herët sot, Holanda dhe vendet e tjera i dërguan një mesazh të qartë Iranit që të ndalojë sulmin ndaj Izraelit”.

 

1 MUAJ ME PARE

Media në Izrael: Predhat iraniane plagosën rëndë në kokë një vajzë 7-vjeçare

Front i ri lufte në Lindjen e Mesme/ Irani nuk ndal kërcënimet,
foto nga izraeli

IZRAEL- Nga sulmet iraniane mbrëmjen e djeshme në Izrael, raportohet se një fëmijë 7 vjeç u plagos nga bombardimet. Sipas mediave izraelite të cilët citojnë spitalin lokal vajza e plagosur po operohet pasi ka marrë një plagë në kokë.

Raportohet se ajo u plagos pasi predha nga një raketë e përgjuar ra në shtëpinë e familjes së saj. Vajza, e cila është nga një qytet beduin, aktualisht ndodhet në një njësi të kujdesit intensiv, raporton The Times of Israel.

Izraeli thotë se ka kapur shumicën dërrmuese të raketave të lëshuara në të, por ka pasur një numër të vogël goditjesh në tokën e tij, duke përfshirë bazën e Forcave Ajrore Nevatim në Izraelin jugor, e cila kishte dëmtime të vogla në infrastrukturën e tij.

1 MUAJ ME PARE

Japonia dënon fuqishëm sulmin iranian ndaj Izraelit

Front i ri lufte në Lindjen e Mesme/ Irani nuk ndal kërcënimet,
foto ilustruese

JAPONI- Japonia dënoi ashpër sulmin hakmarrës nga Irani ndaj Izraelit, duke e quajtur atë një përshkallëzim të ngjarjeve dhe duke thënë se ishte thellësisht e shqetësuar për situatën, në një deklaratë të lëshuar nga ministri i Jashtëm të dielën.

"Ky sulm është ai që përkeqëson më tej situatën aktuale në Lindjen e Mesme. Ne jemi thellësisht të shqetësuar dhe dënojmë fuqishëm këtë lloj përshkallëzimi," thuhet në deklaratë.

Gjithashtu nëdeklaratë thuhej se paqja dhe stabiliteti janë veçanërisht të rëndësishme për Japoninë dhe qeveria do të vazhdojë të ndërmarrë hapat e nevojshëm diplomatikë për të parandaluar një përkeqësim të situatës. 

Irani lëshoi ​​drone shpërthyese dhe gjuajti raketa kundër Izraelit të shtunën vonë në sulmin e tij të parë të drejtpërdrejtë në territorin izraelit, një sulm hakmarrës për një sulm ndaj ambasadës së tij në Siri që fajësoi Izraelin që ngriti kërcënimin e një konflikti më të gjerë rajonal.

1 MUAJ ME PARE

Zbulohen dy shënjestrat e sulmit iranian në Izrael/ Presidenti Raisi: Përmbushëm premtimin! SHBA mos të përfshihet

Front i ri lufte në Lindjen e Mesme/ Irani nuk ndal kërcënimet,
ebrahim raisi

IRAN- Pas sulmit ajror ndaj Izraelit që zgjati rreth 5 orë ka ardhur deklarata e parë nga presidenti iranian Ebrahim Raisi në të cilin ai përshëndeti anëtarët Gardës Revolucionare që sipas tij "i dhanë një mësim regjimit sionist".

"Ndëshkimi i agresorit ishte një premtim i vërtetë i liderit suprem, i cili u përmbush," shtoi presidenti iranian, duke theksuar se operacioni i quajtur "Premtimi i Vërtetë" u krye brenda të drejtave të vetëmbrojtjes legjitime në përgjigje të veprimeve agresive të Izraelit.

Raisi tha gjithashtu se Irani në gjashtë muajt e fundit, si dhe në javët e fundit, përdori të gjitha mjetet për të treguar efektet e tmerrshme të mosveprimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me shkeljen e ligjeve ndërkombëtare nga Izraeli.

“I rekomandojmë mbështetësve të regjimit okupues që të vlerësojnë këtë veprim të përgjegjshëm dhe të duhur të ndërmarrë nga Republika Islamike dhe të ndalojnë së mbështeturi verbërisht këtë regjim agresiv”, shtoi ai.

Më herët, shefi i ushtrisë iraniane, Mohammad Bagheri tha se sulmi ndaj Izraelit kishte arritur të gjitha objektivat e tij, duke vënë në dukje se dronët dhe raketat nuk kishin në shënjestër asnjë qendër urbane apo ekonomike.

“Operacioni "Premtimi i Vërtetë" u krye me sukses nga mbrëmë deri sot në mëngjes dhe i arriti të gjitha objektivat e tij”, tha gjenerali Mohammad Bagheri në një fjalim televiziv.

Dy objektet që u vunë në shënjestër nga Irani

Siç tha gjenerali, dy objektet që ishin shënjestruar kryesisht në Izrael ishin "qendra e inteligjencës" që u dha izraelitëve informacionin e nevojshëm për sulmin që shkatërroi konsullatën iraniane  në  Damask më 1 prill,  si dhe "bazën  ajrore të Novatimit", nga e cila u ngritën bombarduesit F-35 që e bombarduan atë.

“Këto dy qendra u dëmtuan ndjeshëm dhe u vunë jashtë funksionit. Nuk kemi ndërmend ta vazhdojmë këtë operacion, por nëse regjimi sionist ndërmerr ndonjë veprim kundër Republikës  Islamike të Iranit, qoftë në tokën tonë apo në qendrat që zotërojmë në Siri apo gjetkë, operacioni ynë i ardhshëm do të jetë shumë më i madh se ky këtu”, paralajmëroi zyrtari i lartë.

Gjeneral Bagheri Ai tha gjithashtu se autoritetet iraniane i dërguan një mesazh Shteteve të Bashkuara duke paralajmëruar se nëse ata bashkëpunojnë me Izraelin në veprimet e tyre të ardhshme të mundshme, as bazat e tyre nuk do të jenë të sigurta. Ky mesazh është dërguar përmes ambasadës zvicerane, e cila përfaqëson interesat amerikane në Iran, pasi dy vendet nuk kanë marrëdhënie diplomatike. 

Sulmi iranian ndaj Izraelit erdhi si përgjigje për një sulm vdekjeprurës në ambasadën iranine në Siri, më 1 prill ku humbën jetën oficerë të Korpusit elitë të Gardës Revolucionare Islamike. Irani e akuzoi Izraelin për kryerjen e këtij sulmi, por ky i fundit as nuk e konfirmoi, as nuk e mohoi.

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Një raketë iraniane kapet jashtë atmosferës së Tokës

Front i ri lufte në Lindjen e Mesme/ Irani nuk ndal kërcënimet,
foto nga vendngjarja

IZRAEL- Sistemi i tipit Arrow 3 thuhet se goditi një raketë iraniane në një lartësi shumë të madhe. Mbrojtja ajrore izraelite është aktivizuar plotësisht për të kundërshtuar sulmin masiv me dron dhe raketa iraniane kundër Izraelit.

Në një video duket një përgjim ekstra-atmosferik, që do të thotë jashtë atmosferës së Tokës, të një rakete balistike iraniane mbi Izrael.

Përgjimi duket se është kryer nga sistemi izraelit Arrow 3 ose ndoshta nga një anije e marinës amerikane duke përdorur raketa anti-balistike SM-3. Autoritetet izraelite kanë raportuar se pothuajse të gjithë dronët iranianë të nisur kundër Izraelit janë rrëzuar.

1 MUAJ ME PARE

Sulmi iranian ndaj Izraelit, Kurti: Bota duhet t’i japë përparësi përfundimit të armiqësive, rrezikohet destabilizimi i gjithë rajonit

Front i ri lufte në Lindjen e Mesme/ Irani nuk ndal kërcënimet,
albin kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit. Përmes një postimi në "X", ai ka thënë se ky është një akt i paprecedentë që përbën një rrezik të madh për destabilizimin e gjithë rajonit.

“E dënoj sulmin e fundit të Iranit ndaj Izraelit. Ky veprim i paprecedentë përbën një rrezik të madh për destabilizimin e tërë rajonit. Tash, më shumë se kurrë, bota duhet t’i japë përparësi përfundimit të armiqësive dhe nxitjes së paqes së qëndrueshme”, ka shkruar Kurti.

Mbrëmjen e së shtunës, Irani nisi një sulm ajror me rreth 300 raketa, avionë dhe dronë luftarakë ndaj Izraelit. Sulmi erdhi si përgjigje për një sulm vdekjeprurës në ambasadën iranine në Siri, më 1 prill ku humbën jetën oficerë të Korpusit elitë të Gardës Revolucionare Islamike. Irani e akuzoi Izraelin për kryerjen e këtij sulmi, por ky i fundit as nuk e konfirmoi, as nuk e mohoi.

Sulmi i nisur mbrëmjen e djeshme nga Irani drejt Izraelit zgjati për rreth 5 orë, ndërsa ushtria izraelite u shpreh se "99%" e më shumë se 300 predhave të gjuajtura u kapën dhe u ndaluan para se të godisnin vendin. Vetëm një numër i vogël raketash balistike arritën në territorin e vendit, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, kundëradmirali Daniel Hagari.

1 MUAJ ME PARE

Pentagoni: SHBA nuk kërkon konflikt me Iranin, por nuk do të hezitojmë të…

Front i ri lufte në Lindjen e Mesme/ Irani nuk ndal kërcënimet,
Lloyd Austin

SHBA- Shefi i Mbrojtjes së SHBA-ve, Lloyd Austin ka dënuar sulmin e Iranian ndaj Izraelit, ndërsa ka deklaruar se Amerika nuk kërkon konflikt me Iranin.

“Ne i dënojmë këto sulme të pamatura dhe të pashembullta nga Irani dhe përfaqësuesit e tij, dhe i bëjmë thirrje Iranit që të ndalojë menjëherë çdo sulm të mëtejshëm, duke përfshirë edhe forcat e tij prokure, dhe të deskalojë tensionet. Ne nuk kërkojmë konflikt me Iranin, por nuk do të hezitojmë të veprojmë për të mbrojtur forcat tona dhe për të mbështetur mbrojtjen e Izraelit”, tha Pentagoni në një deklaratë.

Ai tha se forcat amerikane kapën dhjetëra raketa dhe UAV në rrugë për në Izrael, të lëshuara nga Irani, Iraku, Siria dhe Jemeni.

“Forcat tona mbeten të vendosura për të mbrojtur trupat dhe partnerët amerikanë në rajon, për të ofruar mbështetje të mëtejshme për mbrojtjen e Izraelit dhe për të rritur stabilitetin rajonal,” tha Austin.

Austin tha se ai do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën dhe të konsultohet me aleatët dhe partnerët.

1 MUAJ ME PARE

Ndaloi 300 raketa dhe dronë iranianë/ Çfarë sistemi mbrojtës përdori Izraeli dhe cilat shtete i erdhën në ndihmë?

Front i ri lufte në Lindjen e Mesme/ Irani nuk ndal kërcënimet,
sistemi mbrojtes iron dome

IZRAEL- Pothuajse të gjitha raketat balistike dhe dronët e lëshuar nga Irani në Izrael në një sulm të paprecedentë mbrëmjen e së shtunës u ndaluandhe nuk arritën të arrinin shenjën e tyre, sipas zyrtarëve izraelitë dhe amerikanë, duke theksuar mbrojtjen raketore të frikshme dhe me shumë shtresa të vendosura nga dy partnerët aleatë.

Shumica e më shumë se 300 municioneve iraniane, shumica e të cilave besohet se janë lëshuar nga brenda territorit të Iranit gjatë një sulmi pesë-orësh, u kapën para se të arrinin në Izrael, më shumë se 1,100 milje (1,770 kilometra) nga pika e lëshimit të tyre.

Ushtria izraelite tha ditën e sotme se "99%" e predhave të lëshuara nga Irani u kapën nga Izraeli dhe partnerët e tij, me vetëm një numër të vogël raketash balistike që arritën në Izrael. Në total, rreth 170 dronë, më shumë se 30 raketa lundrimi dhe më shumë se 120 raketa balistike u lëshuan në Izrael nga Irani gjatë natës së të shtunës, tha ushtria.

Në një telefonatë, presidenti amerikan Joe Biden i tha sot kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se përbënte një fitore për Izraelin pasi nuk u godit asgjë me vlerë, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane për CNN. Zyrtarët amerikanë thanë se më shumë se 70 dronë dhe tre raketa balistike u kapën nga anijet dhe avionët ushtarakë të marinës amerikane, pa dhënë detaje saktësisht se cilat mjete mbrojtëse u përdorën për rrëzimin e predhave. 

Ndërsa nuk u zbulua se nga operonin ata avionë amerikanë, ka aeroplanmbajtëse të marinës amerikane dhe avionë me bazë tokësore shumë brenda rrezes së rajonit. Biden tha në një deklaratë se SHBA-të ishin të përgatitura mirë për të ndihmuar në mbrojtjen e Izraelit kundër sulmit iranian.

“Për të mbështetur mbrojtjen e Izraelit, ushtria amerikane zhvendosi avionë dhe shkatërrues të mbrojtjes raketore balistike në rajon gjatë javës së kaluar. Falë këtyre dislokimeve dhe aftësive të jashtëzakonshme të pjesëtarëve tanë ushtarakë, ne e ndihmuam Izraelin të rrëzonte pothuajse të gjithë dronët dhe raketat në hyrje”, tha Biden në një deklaratë.

Britania tha se ishte gjithashtu e përgatitur të ndërhynte duke përdorur aeroplanët e Forcave Ajrore Mbretërore që ka në rajon.

"Këta avionë të Mbretërisë së Bashkuar do të përgjojnë çdo sulm ajror brenda rrezes së misioneve tona ekzistuese, siç kërkohet", thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha gjithashtu se Franca ishte e përfshirë në bllokimin e sulmeve iraniane.

“Ne po punojmë ngushtë me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Francën që vepruan sonte. Ky partneritet ka qenë gjithmonë i ngushtë, por sonte u shfaq në një mënyrë të pazakontë”, tha zëdhënësi.

Ndërkohë, Izraeli operon një sërë sistemesh për të bllokuar sulmet nga çdo gjë, nga raketat balistike me trajektore që i çojnë ato mbi atmosferë deri te raketat e lundrimit dhe raketat me fluturim të ulët. Sistemi i "Kupolës së Hekurt" të Izraelit ka qenë shpesh në titujt kryesorë që kur vendi filloi ofensivën e tij ushtarake në Gaza në përgjigje të sulmeve të Hamasit të 7 tetorit brenda Izraelit që ndezën armiqësitë aktuale në rajon.

Iron Dome është shtresa e poshtme e mbrojtjes raketore të Izraelit, sipas Organizatës së Mbrojtjes Raketore të vendit (IMDO). Ekzistojnë të paktën 10 bateri Iron Dome në Izrael, secila e pajisur me një radar që zbulon raketat dhe më pas përdor një sistem komandimi dhe kontrolli që llogarit shpejt  nëse një predhë në hyrje përbën një kërcënim ose ka të ngjarë të godasë një zonë të papopulluar. Nëse raketa përbën një kërcënim, Iron Dome lëshon raketa nga toka për ta shkatërruar atë në ajër.

Hapi tjetër në shkallët e mbrojtjes raketore është David's Sling, i cili mbron nga kërcënimet me rreze të shkurtër dhe të mesme, sipas IMDO. David's Sling, një projekt i përbashkët i Sistemit të Mbrojtjes së Avancuar të Izraelit Rafael dhe gjigantit të mbrojtjes amerikane Raytheon, përdor përgjuesit kinetikë goditës-vrasës Stunner dhe SkyCeptor për të marrë objektiva deri në 186 milje larg, sipas projektit të Kërcënimit të Raketave në Qendrën për Studime Ndërkombëtare dhe Strategjike (CSIS).

Mbi David's Slings janë sistemet e Izraelit, Arrow 2 dhe Arrow 3, të zhvilluara së bashku me Shtetet e Bashkuara. Arrow 2 përdor koka të fragmentimit për të shkatërruar raketat balistike që vijnë në fazën e tyre terminale – ndërsa ato zhyten drejt objektivave të tyre – në atmosferën e sipërme, sipas CSIS. Arrow 2 ka një rreze veprimi prej 56 miljesh dhe një lartësi maksimale prej 32 miljesh, sipas Aleancës së Avokimit të Mbrojtjes së Raketave, e cila e quajti Arrow 2 një përmirësim të mbrojtjes raketore të SHBA Patriot që Izraeli dikur përdorte në këtë rol.

Ndërkohë, Arrow 3 përdor teknologjinë "godit për të vrarë" për të kapur raketat balistike që vijnë në hapësirë, përpara se ato të rihyjnë në atmosferë në rrugën e tyre drejt objektivave. Sipas raporteve të lajmeve, Izraeli ka gjithashtu avionë luftarakë të teknologjisë së fundit, duke përfshirë avionë stealth F-35I që i ka përdorur për të rrëzuar dronët dhe raketat e lundrimit më parë.

Raketat balistike që arritën në Izrael ranë në bazën ajrore Netavim në jug të Izraelit, tha zëdhënësi ushtarak i Izraelit, duke shtuar se ato shkaktuan vetëm dëme të lehta strukturore. Baza po funksiononte dhe po vazhdonte operacionet e saj pas sulmit, me avionë që vazhdonin ta përdornin bazën, shtoi ai.

Fotot e publikuara nga Forcat Ajrore izraelite herët të dielën treguan avionët luftarakë F-35 dhe F-15 që po ktheheshin në bazat e tyre në Izrael pas atyre që u quajtën "përgjime" të suksesshme dhe "misione të mbrojtjes ajrore". Disa nga armët e lëshuara në Izrael u gjuajtën nga Iraku dhe Jemeni, shtoi zëdhënësi.

Marrë nga CNN

1 MUAJ ME PARE

Kapërcehen rreziqet e sigurisë/ Pas Jordanisë, Iraku dhe Libani rihapin hapërsirat ajrore

Front i ri lufte në Lindjen e Mesme/ Irani nuk ndal kërcënimet,
foto e fluturimeve

IRAK- Jordania, Iraku dhe Libani rihapën hapësirën e tyre ajrore të dielën, pasi e mbyllën atë të shtunën vonë, kur Irani nisi sulme me dronë dhe raketa kundër Izraelit.

Televizioni shtetëror i Jordanisë, duke cituar autoritetet e aviacionit, tha se vendi ka rifilluar operacionet e trafikut ajror.

Autoriteti i aviacionit në Irak tha se rreziqet e sigurisë tani janë kapërcyer, ndërsa autoritetet në Liban thanë se aeroporti i këtij vendi do t’i rifillojë aktivitetet pas mbylljes brenda natës. Edhe Izraeli tha më herët se ka rihapur hapësirën e tij ajrore.

Irani nisi sulme me dronë dhe raketa kundër Izraelit të shtunën vonë, në shenjë hakmarrjeje për një sulm vdekjeprurës në konsullatën e tij në Siri, më 1 prill. Irani e akuzoi Izraelin për kryerjen e këtij sulmi, por ky i fundit as nuk e konfirmoi, as nuk e mohoi.

Jordania, e cila shtrihet midis Iranit dhe Izraelit, vuri në gjendje gatishmërie mbrojtjen e saj ajrore, për të kapur çdo dron ose raketë që shkel territorin e saj, raportoi agjencia e lajmeve, Reuters, duke u thirrur në dy burime rajonale të sigurisë.

Forca e Mbrojtjes e Izraelit tha se 99% e dronëve dhe raketave të Iranit u rrëzuan përpara se të hynin në hapësirën ajrore izraelite.

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se SHBA-ja e ndihmoi Izraelin që “t’i rrëzonte pothuajse të gjitha”. Mbretëria e Bashkuar dislokoi avionët e saj luftarakë në rajon./REL

1 MUAJ ME PARE

Sulmi ajror ndaj Izraelit/ Hamasi në mbështetje të Iranit: Përgjigje e merituar për krimin në ambasadën iraniane në Siri

Front i ri lufte në Lindjen e Mesme/ Irani nuk ndal kërcënimet,
militantet e hamasit

GAZË- Pas sulmeve ajrore me dronë iranianë në Izraeli, ka reaguar edhe grupi militant i Hamasit. Ky i fundit në reagimin e tij ka mbrojtur sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

Grupi e quajti gjuajtjen e qindra raketave dhe dronëve nga Irani brenda natës një të drejtë natyrore dhe një përgjigje të merituar.

“Ne në Hamas e konsiderojmë operacionin ushtarak të kryer nga Republika Islamike e Iranit si një të drejtë natyrore dhe një përgjigje të merituar për krimin e shënjestrimin e konsullatës iraniane në Damask dhe vrasjen e disa liderëve të Gardës Revolucionare”, tha Hamas në një deklaratë.

Veprimi ushtarak i Iranit erdhi pas një sulmi të dyshuar ajror izraelit në kompleksin e ambasadës së tij në Damask më 1 prill që vrau oficerë të Korpusit elitë të Gardës Revolucionare Islamike.

 

1 MUAJ ME PARE

Sulmet iraniane/ Shefi i OKB-së: As rajoni dhe as bota nuk mund të përballojnë një tjetër luftë

Front i ri lufte në Lindjen e Mesme/ Irani nuk ndal kërcënimet,
antonio guterres

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke thënë se ai u kërkon të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale.

Ai shprehet se as bota dhe as rajoni nuk mund të përballojnë një luftë tjetër.

"Unë u bëj thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale për të shmangur çdo veprim që mund të çojë në konfrontime të mëdha ushtarake në fronte të shumta në Lindjen e Mesme. Unë kam theksuar vazhdimisht se as rajoni dhe as bota nuk mund të përballojnë një luftë tjetër.", shprehet ai në një deklaratë, sipas BBC.

Sulmi i nisur mbrëmjen e djeshme nga Irani drejt Izraelit zgjati për rreth 5 orë, ndërsa ushtria izraelite u shpreh se "99%" e më shumë se 300 predhave të gjuajtura u kapën dhe u ndaluan para se të godisnin vendin. Vetëm një numër i vogël raketash balistike arritën në territorin e vendit, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, kundëradmirali Daniel Hagari.

Sulmi i mbrëmjes së djeshme erdhi mes kërcënimeve dhe paralajmërimeve, pas shpërthimit të ambasadës iraniane në Siri, ku Irani bën përgjegjës Izraelin. 

1 MUAJ ME PARE

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, Hasani: Shqipëria e dënon ashpër, kërcënim i rëndë për sigurinë e të gjithë rajonit

Front i ri lufte në Lindjen e Mesme/ Irani nuk ndal kërcënimet,
igli hasani

TIRANË- Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka reguar lidhur me sulmet iraniane ndaj Izraelit. Përmes një postimi në "X", Hasani shprehet se Shqipëria e dënon ashpër sulmin e mbrëmjes së djeshme, i cili zgjati për rreth 5 orë. 

Ai shkruan se kjo situatë rezikon të sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim më të madh në të gjithë Lindjen e Mesme.

Ndërkohë ka pasur edhe një thirrje për shqiptarët në rajonin e Lindjes së Mesme, ku i këshillon të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për përditësimet e sigurisë publike dhe të kontaktojnë ambasadat shqiptare për ndihmë.

POSTIMI I HASANIT:

Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit. Ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit. Ajo rrezikon të sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim më të madh në të gjithë Lindjen e Mesme.

Shqiptarët në rajon këshillohen të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për përditësimet e sigurisë publike dhe të kontaktojnë ambasadat tona për ndihmë.

1 MUAJ ME PARE

Sulmet iraniane/ Ushtria izraelite: Ndaluam 99% të predhave të gjuajtura. Netanyahu: Së bashku do të fitojmë!

Front i ri lufte në Lindjen e Mesme/ Irani nuk ndal kërcënimet,
benjamin netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar në reagimin e tij të parë publik që nga sulmet iraniane brenda natës se vendi i tij do të fitojë.

“Ne përgjuam. Ne bllokuam. Së bashku do të fitojmë”, shkruan kryeministri në një postim të shkurtër në X, i njohur më parë si Twitter.

Sulmi i nisur mbrëmjen e djeshme nga Irani drejt Izraelit zgjati për rreth 5 orë, ndërsa ushtria izraelite u shpreh se "99%" e më shumë se 300 predhave të gjuajtura u kapën dhe u ndaluan para se të godisnin vendin. Vetëm një numër i vogël raketash balistike arritën në territorin e vendit, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, kundëradmirali Daniel Hagari.

Rreth 170 dronë, më shumë se 30 raketa lundrimi dhe më shumë se 120 raketa balistike u lëshuan në Izrael nga Irani, tha ai, shumica dërrmuese e kapura nga Forcat Ajrore izraelite dhe partnerët izraelitë. Raketat balistike që arritën në Izrael ranë në bazën ajrore Nevatim në Izraelin jugor, tha Hagari, duke shtuar se ato shkaktuan vetëm dëmtime të lehta strukturore. Baza po funksiononte dhe po vazhdonte operacionet e saj pas sulmit, me avionë që vazhdonin ta përdornin bazën, shtoi ai.

Disa nga armët e lëshuara në Izrael u qëlluan nga Iraku dhe Jemeni, shtoi Hagari. Ndërkohë presidenti i SHBA Joe Biden i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në një telefonatë se vendi i tij duhet të konsiderojë sonte një fitore sepse vlerësimi aktual i SHBA është se sulmet e Iranit kishin qenë kryesisht të pasuksesshme dhe demonstruan aftësinë ushtarake superiore të Izraelit, tha një zyrtar i lartë i administratës për CNN.

Forcat amerikane u përfshinë gjithashtu në mbrojtjen e Izraelit, duke përgjuar më shumë se 70 dronë sulmues me një drejtim dhe të paktën tre raketa balistike, sipas dy zyrtarëve amerikanë të njohur me situatën.

1 MUAJ ME PARE

Sulmi me dronë nga Irani zgjati rreth 5 orë, Jordania dhe Izraeli rihapin hapësirën ajrore

 

Front i ri lufte në Lindjen e Mesme/ Irani nuk ndal kërcënimet,
Foto ilustruese

 

IZRAEL- Shtatë orë pas mbylljes së hapësirës ajrore, Izraeli njoftoi se do të rihapë hapësirën e tij ajrore në orën 07:30 me orën lokale (04:30 BST), njoftoi autoriteti i aeroporteve të vendit.

Jordania ka njoftuar gjithashtu se do të rihapë hapësirën e saj ajrore pasi vendosi ta mbyllë atë të shtunën në mbrëmje, sipas televizionit shtetëror që citoi autoritetet jordaneze të aviacionit.

Sulmi i nisur mbrëmjen e djeshme nga Irani drejt Izraelit zgjati për rreth 5 orë, ndërsa ushtria izraelite u shpreh se "99%" e më shumë se 300 predhave të gjuajtura u kapën dhe u ndaluan para se të godisnin vendin. 

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Dronët iranianë shkatërrohen në ajër, "nata bëhet ditë" në Jerusalem, qielli ndriçohet nga shpërthimet

Front i ri lufte në Lindjen e Mesme/ Irani nuk ndal kërcënimet,
foto nga jerusalemi

JERUSALEM- Një sulm iranian ndaj Izraelit me qindra dronë dhe avionë luftarakë ka alarmuar më shumë botën për një front të ri lufte në Lindjen e Mesme. 

Sirenat e luftës u aktivizuan në Jerusalem rreth orës 01:45 me orën lokale, ndërsa shpërthime të forta u dëgjuan me sistemet e mbrojtjes ajrore që rrëzuan objekte mbi qytet dhe përgjimet e shumta ndriçuan qiellin e natës.

Ushtria izraelite tha ditën e sotme se "99%" e më shumë se 300 predhave të gjuajtura në Izrael nga Irani u kapën dhe u ndaluan para se të godisnin vendin. 

1 MUAJ ME PARE

Irani kërcënon sërish: Përgjigja jonë do jetë më e fortë nëse Izraeli hakmerret pas sulmeve të fundit

Front i ri lufte në Lindjen e Mesme/ Irani nuk ndal kërcënimet,
Amir Saeid Iravani

TEHERAN- Irani ka paralajmëruar se do të përgjigjet me më shumë forcë nëse Izraeli hakmerret mbi sulmet e kësaj fundjave, për të cilat Teherani tha se ishin vetë një përgjigje ndaj një sulmi izraelit në fillim të këtij muaji në kompleksin e ambasadës së tij në kryeqytetin e Sirisë, Damask.

“Republika Islamike e Iranit nuk do të hezitojë të ushtrojë të drejtën e saj të natyrshme për vetëmbrojtje kur kërkohet”, tha në një deklaratë ambasadori dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani.

"Nëse regjimi izraelit kryen përsëri ndonjë agresion ushtarak, përgjigja e Iranit do të jetë me siguri dhe vendosmëri më e fortë dhe më e vendosur”, shtoi ambasadori Iravani.

Duke përmendur vetëmbrojtjen kundër agresioneve të përsëritura ushtarake izraelite, Iravani tha se sulmet ishin veçanërisht si hakmarrje ndaj një sulmi izraelit më 1 prill kundër atyre që Irani thotë se ishin objekte diplomatike në Damask. Irani pretendon se sulmi shkeli ligjin ndërkombëtar dhe çoi në vdekjen e shtatë këshilltarëve ushtarakë iranianë, duke përfshirë komandantët kryesorë të Korpusit të Gardës Revolucionare iraniane. Deklarata kritikon gjithashtu Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për "dështimin në ruajtjen e paqes ndërkombëtare", duke lejuar Izraelin të "shkelë" normat e vendosura ndërkombëtare dhe të "përshkallëzojë" tensionet rajonale.

Izraeli ka kryer sulme të shumta ndaj objektivave të mbështetur nga Irani në Siri, shpesh duke synuar dërgesat e armëve që supozohet se janë të destinuara për Hezbollahun, një përfaqësues i fuqishëm iranian në Liban.  Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin e 1 prillit, i cili shkatërroi një ndërtesë të konsullatës iraniane në kryeqytetin Damask, duke përfshirë Mohammed Reza Zahedi, një komandant i lartë i Gardës Revolucionare. Megjithatë, një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit i tha CNN se inteligjenca e tyre tregoi se ndërtesa nuk ishte një konsullatë dhe në vend të kësaj ishte "një ndërtesë ushtarake e forcave të Kudsit e maskuar si një ndërtesë civile".

1 MUAJ ME PARE

Situtata në Lindjen e Mesme/ Biden takohet sot me udhëheqësit e G7: Mbetemi vigjilent ndaj çdo kërcënimi

Front i ri lufte në Lindjen e Mesme/ Irani nuk ndal kërcënimet,

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me udhëheqësit e G7 ditën e sotme për të koordinuar një përgjigje të bashkuar diplomatike ndaj sulmit të Iranit ndaj Izraelit mbrëmjen e djeshme, sipas një deklarate të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë. 

“Ekipi im do të angazhohet me homologët e tyre në të gjithë rajonin. Dhe ne do të qëndrojmë në kontakt të ngushtë me udhëheqësit e Izraelit. Dhe ndërsa nuk kemi parë sulme ndaj forcave apo objekteve tona sot, ne do të mbetemi vigjilentë ndaj të gjitha kërcënimeve dhe nuk do të hezitojmë të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për të mbrojtur njerëzit tanë.”, thuhet në deklaratën e Biden. 

Asetet mbrojtëse të SHBA-së u zhvendosën në rajon në fillim të kësaj jave dhe ndihmuan Izraelin të rrëzonte pothuajse të gjithë dronët dhe raketat e ardhura, thuhet në deklaratë.

Biden foli gjithashtu me kryeministrin izraelit Netanyahu pas sulmit të së shtunës për të riafirmuar angazhimin e hekurt të Amerikës për sigurinë e Izraelit. 

"I thashë se Izraeli demonstroi një kapacitet të jashtëzakonshëm për të mbrojtur dhe mposhtur edhe sulme të paprecedentë – duke u dërguar një mesazh të qartë armiqve të tij se ata nuk mund të kërcënojnë efektivisht sigurinë e Izraelit”, shkroi presidenti.

1 MUAJ ME PARE

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit/ Ministria e Jashtme njofton: Shqiptarët që jetojnë atje mund të kontaktojnë përmes dy numrave telefoni

Front i ri lufte në Lindjen e Mesme/ Irani nuk ndal kërcënimet,
ministria e jashtme

TIRANË- Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka vendosur dy numra telefoni në dispozicion të shqiptarëve që ndodhen në Izrael, teksa vendi u sulmua nga një numër i madh me dronë dhe raketa nga Irani.

"U bëjmë thirrje të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë, të bëra publike së fundmi nga autoritetet vendase", njofton Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në komunikim të pandërprerë me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Izrael si edhe me të gjithë shtetasit shqiptarë, me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm në Izrael.

U bëjmë thirrje të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë, të bëra publike së fundmi nga autoritetet vendase.

Për çdo nevojë të mundshme të kontaktojnë në telefon dhe WhatsApp me numrat e kontaktit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael:

+972 54-904-2813 dhe +972 54-480-6601

1 MUAJ ME PARE

Ishte vetëm një përgjigje? Irani tërhiqet: Çështja mund të konsiderohet e përfunduar

Front i ri lufte në Lindjen e Mesme/ Irani nuk ndal kërcënimet,
foto ilustruese

TEHERAN- Irani thotë se sulmi i tij ndaj Izraelit është një përgjigje ndaj sulmit izraelit në konsullatën iraniane në Damask dhe tha se çështja mund të konsiderohet e përfunduar.

Misioni i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork tha se sulmi herët të së dielës ishte një përgjigje ndaj agresionit izraelit kundër objekteve tona diplomatike në Damask.

DEKLARATA:

I kryer në fuqinë e nenit 51 të Kartës së OKB-së në lidhje me mbrojtjen legjitime, veprimi ushtarak i Iranit ishte në përgjigje të agresionit të regjimit sionist kundër objekteve tona diplomatike në Damask. Çështja mund të konsiderohet e përfunduar. Megjithatë, nëse regjimi izraelit bën një gabim tjetër, përgjigja e Iranit do të jetë dukshëm më e ashpër. Është një konflikt mes Iranit dhe regjimit mashtrues izraelit, nga i cili SHBA DUHET TË QËNDROJË LARG!

Izraeli në fillim të këtij muaji goditi një ndërtesë iraniane në kryeqytetin sirian Damask. Një zëdhënës ushtarak kishte thënë se Izraeli besonte se ndërtesa iraniane e goditur në sulm ishte një “ndërtesë ushtarake”.

1 MUAJ ME PARE

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, Borrell: Kërcënim i rëndë për sigurinë rajonale

Front i ri lufte në Lindjen e Mesme/ Irani nuk ndal kërcënimet,
josep borrell

BRUKSEL- Shefi i Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka dënuar sulmet e Iranit ndaj Izraelit si një "përshkallëzim të paprecedentë".

“BE dënon fuqishëm sulmin e papranueshëm iranian kundër Izraelit. Ky është një përshkallëzim i paprecedentë dhe një kërcënim i rëndë për sigurinë rajonale.", shkroi ai në platformën X.

Borrell dhe BE-ja dënuan gjithashtu sulmin e Izraelit më 1 prill në konsullatën iraniane në Damask, Siri.

1 MUAJ ME PARE

Izraeli dhe aleatët rrëzojnë shumicën e dronëve dhe raketave të Iranit

Front i ri lufte në Lindjen e Mesme/ Irani nuk ndal kërcënimet,
foto e sulmit

IZRAEL- Forcat izraelite dhe aleate rrëzuan “shumicën dërrmuese” të qindra dronëve dhe raketave të lëshuara nga Irani, gjatë një sulmi të paprecedentë kundër Izraelit.

Shpërthime të forta mund të dëgjoheshin mbi shumë pjesë të Izraelit, në orët e hershme të 14 prillit.

Autoritetet izraelite raportuan vetëm dëme të lehta në një instalim ushtarak izraelit dhe thanë se një vajzë shtatëvjeçare u plagos rëndë, pasi më shumë se 200 dronë dhe raketa u ndaluan përpara goditjes.

“Ne jemi gati për çdo skenar, si për mbrojtje, ashtu edhe për sulm. Shteti i Izraelit është i fortë”, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Mediat amerikane dhe britanike raportuan se forcat e tyre të armatosura morën pjesë në rrëzimin e raketave mbi zonën kufitare Irak-Siri, derisa fluturonin në drejtim të Izraelit.

Izraeli dhe Irani kanë qenë armiq të ashpër prej dekadash, por ky është sulmi i parë i drejtpërdrejtë i njërit në tokën e tjetrit.

Ai vjen pas një sulmi në konsullatën e Iranit në Siri, më 1 prill, kur u vranë shtatë oficerë ushtarakë, përfshirë një komandant të lartë. Irani e akuzoi Izraelin për kryerjen e këtij sulmi, ndërsa Izraeli as nuk e konfirmoi, as nuk e mohoi.

Sulmi kundër Izraelit vjen, po ashtu, në kohën e tensioneve midis Iranit dhe Perëndimit, lidhur me luftën e vazhdueshme në Rripin e Gazës.

Irani e cilësoi operacionin e tij kundër Izraelit si “përgjigje ndaj agresionit të regjimit zionist kundër objekteve tona diplomatike në Damask”. Misioni i tij në Kombet e Bashkuara e konsideroi atë si të përfunduar.

“Megjithatë, nëse regjimi izraelit bën ndonjë gabim tjetër, përgjigjja e Iranit do të jetë dukshëm më e ashpër. Është një konflikt mes Iranit dhe regjimit mashtrues izraelit, nga i cili SHBA-ja duhet të qëndrojë larg”, shkroi misioni i përhershëm i Iranit në OKB në platformën X.

Sulmi iranian u dënua menjëherë nga shumë qeveri të botës, ndërsa sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se është “thellësisht i shqetësuar për rrezikun shumë real të përshkallëzimit shkatërrues të situatës në gjithë rajonin”.

“Unë e kam theksuar vazhdimisht se as rajoni dhe as bota nuk mund të përballojnë një luftë tjetër”, tha Guterres, duke kërkuar përmbajtje nga të gjitha palët e përfshira.

Agjencia e lajmeve, Reuters, citoi një burim diplomatik të ketë thënë se Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet gjatë ditës së diel, me kërkesë të Izraelit, për të shqyrtuar dënimin e sulmit iranian dhe shpalljen e Gardës Revolucionare të Iranit organizatë terroriste.

Presidenti amerikan, Joe Biden, siguroi se SHBA-ja do ta mbështesë fuqishëm Izraelin. Ai tha se forcat amerikane ndihmuan që “të rrëzohen pothuajse të gjithë dronët dhe raketat” që shkonin në drejtim të Izraelit.

Përmes një deklarate për media, Biden tha se, gjatë javës së kaluar, ka dislokuar në rajon avionë ushtarakë amerikanë dhe shkatërrues të mbrojtjes raketore balistike.

“Falë këtyre dislokimeve dhe kapaciteteve të jashtëzakonshme të pjesëtarëve tanë të shërbimit, ne e ndihmuam Izraelin t’i rrëzonte pothuajse të gjithë dronët dhe raketat që po hynin [në territorin e tij]”, tha Biden.

“I dënoj këto sulme në termat më të ashpër të mundshëm”, shtoi ai.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se SHBA-ja “nuk do konflikt” me Iranin, por shtoi se “nuk do të hezitojë të veprojë për t’i mbrojtur forcat tona dhe për ta mbështetur mbrojtjen e Izraelit”.

Ministri britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, e dënoi sulmin e Iranit dhe tha se avionë shtesë të forcave britanike janë vendosur në rajon./REL

lufta ne lindjen e mesme joe biden benjamin netanyahu iran

Sondazh

Poll

Nis fuqishëm protesta para Bashkisë Tiranë, qytetarët hedhin molotov para godinës

Nis fuqishëm protesta para Bashkisë Tiranë, qytetarët hedhin molotov para godinës

Të pranishëm në protestë, akti fisnik i qytetarëve, u japin ujë efektivëve të policisë

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat