LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Europa na ka dhënë planin, të mbyllim negociatat deri në 2027", Rama: Më 11 Maj opozita do të marrë rezultatin më të keq që nga '97

• Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar paraditen e sotme bashkëbisedimin me ndjekësit në rubrikën "Sy m'Sy" në rrjetet sociale nga Gjirokastra. • Rama foli lidhur me kritikat që ka marrw për fjalën "çyryk" me të cilën i referohet burrave që janë me opozitën.  • Rama tha se kur thotë gjysma e burrave janë çyryk e përdor për metaforë, pasi sipas tij, të shkosh pas opozitës do të thotë të jesh "gjysmak". • Ndërsa komentonte analizat politike në emisionet televizive, ai tha se shqiptarët nuk i ndjekin opinionet e tyre pasi janë popull i mençur. •  Ai foli edhe për sondazhin e publikuar mbrëmjen e djeshme të McLaughlin & Associates. • Rama theksoi se kur mori vesh që kishte dalë sondazhisti i Donald Trump ka hyrë në Youtube dhe ka parë nga kureshtja sondazhit. • Ai theksoi se çfarë nuk i dëgjuan veshët teksa shtoi se ata dolën në konkluzione se populli është i sëmurë nëse mendon se vendi po shkon në drejtimin e populli. •  Sipas tij është një trishtim i madh se çfarë sheh e çfarë dëgjon populli shqiptar. • Më tej kryeministri ka ironizuar opozitën. Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se ata nuk dinë të bëjnë opozitë. • Sipas tij ai mund ta bëjë 1 mijë herë më mirë opozitën sesa ata. • Rama shtoi se opozita di vetëm të vetëshkatërrohen dhe të pengojnë sa të munden Shqipërinë. • Ai theksoi se në zgjedhjet e 11 majit opozita do të marrë  rezultatin më të keq që nga viti 1997. • Rama i është përgjigjur komenteve të ndryshme ndërsa u pyet se kur ka qenë vizita e tij e fundit si kryeministër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. • Ai tha se ka shkuar sa herë ka pasur punë. • Në përgjigjen e tij nuk kurseu dhe ironitë ndaj kreut të opozitës Sali Berishë, ku iu drejtua komentuesit me pyetjen "A u hoq non grata?".

7 artikuj për këtë temë.

3 JAVE ME PARE

"Pse nuk bën debat me Berishën?"/ Rama: Nuk bëhet debat me bufin e kënetës, aq më tepër kur është në rrëshqitje e sipër

"Europa na ka dhënë planin, të mbyllim negociatat deri
edi rama

GJIROKASTËR- Një nga pyetjet e komentuesve së cilit kryeministri Edi Rama i është përgjigjur në rubrikën "Sy m'Sy" ishte pse nuk bën debat me kreun e PD-së, Sali Berisha. Duke iu përgjigjur me ironi, Rama u shpreh se me "bufin" nuk mund të bëhet debat.

“Me kë të bëj debat me bufin e kënetës, je në vete apo jo? Aq më tepër kur bufi është në rrëshqitje e sipër”, tha ai. Kryedemokrati Berisha shpeshherë në daljet e tij për mediat është treguar i gatshëm për të zhvilluar një debat politik me kreun e qeverisë para zgjedhjeve të 11 majit. 

3 JAVE ME PARE

Komenti për fotot nudo në takimin me minorenët, Rama: O pika pika! Zhabulanët do të bëjnë dhe moralistin, na tregojnë çfarë është familja

"Europa na ka dhënë planin, të mbyllim negociatat deri
edi rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama në daljen e tij "Sy m'Sy" ka folur dhe lidhur me komentet mbi deklaratën e djeshme për fotot e tij nudo. Rama tha se "zhabulanët" nisën të flasin për moralin dhe familjen pasi tregoi historinë dje me Pandeli Majkon. Ai u shpreh se fotot e tij në Google janë të mbuluara, dhe se pjesëmarrësit në takimin në Spille nuk ishin fëmijë. 

"O pika pika. Unë sipas tyre në takimin me votuesit e parë atje që po tregoja një histori me Pandi Majkon, që lidhet me historinë tonë dhe ishte episodi i nxjerrjes së fotove të mia nudo dikur në fushatën e 2007 nga këta zhabulanët që dot bëjnë dhe moralistin, na tregojnë se çfarë është familja, edhe përmenda që janë në Google. Në Google janë të mbuluara, e dyta nuk ishin fëmijë ata, e treta si ka mundësi ku e gjejnë këta kapacitetin të më bëjnë mua moral kur çdo ditë u tregojnë fëmijëve, familjeve, se si nuk duhet të sillet dhe çfarë nuk duhet të thotë njeri me akuza e sharje ektreme, si ka mundësi. Jam pa fjalë.", tha Rama.

3 JAVE ME PARE

"Europa do na pranojë kur korrupsioni të zhduket"/ Rama-komentuesit: Europa na ka dhënë planin, të mbyllim negociatat deri në 2027!

"Europa na ka dhënë planin, të mbyllim negociatat deri
edi rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve në rrjetet e tij sociale, ku një prej tyre ishte lidhur me integrimin në Europë. 

"Europa do na pranojë kur korrupsioni të zhduket", ishte komenti i qytetarit, për të cilin Rama tha se Europa e ka dhënë planin e saj për Shqipërinë. Ai shtoi se janë 1 mijë veta që po punojnë për zbatimin e tij që deri në 2027 të mbyllen negociatat.

"15 veta ministra në burg, si e ke numëruar ti. Para zgjedhjeve po bëjmë intensifikimin e komunikimit. Ktë ofendo shqiptarët ma thonë vetëm çyrykët. Kush mendon se bufi është rruga e duhur për Shqipërinë ka një problem. Ky nuk është ofendim është mendimi im. "Europa do na pranojë kur korrupsioni të zhduket". Zotëri Europa na ka dhënë planin, të mbyllim negociatat deri në 2027. Janë 1 mijë veta që punojnë çdo ditë për negociatat.", tha Rama.

3 JAVE ME PARE

"Këta nuk dinë të bëjnë opozitë, vetëm të vetëshkatërrohen", Rama: Më 11 Maj do të marrin rezultatin më të keq që nga ’97 e këtej!

"Europa na ka dhënë planin, të mbyllim negociatat deri
Rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në "Sy m'Sy" ka ironizuar opozitën. Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se ata nuk dinë të bëjnë opozitë. Sipas tij ai mund ta bëjë 1 mijë herë më mirë opozitën sesa ata.

Rama shtoi se opozita di vetëm të vetëshkatërrohen dhe të pengojnë sa të munden Shqipërinë. Ai theksoi se në zgjedhjet e 11 majit opozita do të marrë rezultatin më të keq që nga viti 1997.

"Nëse do ta bëja unë opozitën time, do ta bëja 1 mijë herë më mirë se këta. Këta nuk dinë të bëjnë opozitë, por dinë vetëm të vetëshkatërrohen dhe në vetëshkatërrim e sipër të pengojnë sa të munden Shqipërinë dhe t’u nxijnë jetën njerëzve. Prandaj më 11 Maj do të marrin rezultatin më të keq që nga ’97 e këtej," tha ai.

3 JAVE ME PARE

"Kur e ke pasur vizitën e fundit në USA?", Rama i përgjigjet komentuesit: Kur kam pasur punë kam shkuar! A u hoq non grata?

"Europa na ka dhënë planin, të mbyllim negociatat deri
edi rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të ndryshme ditën e sotme në rrjetet e tij sociale. I pyetur se kur ka qenë vizita e tij e fundit si kryeministër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rama tha se ka shkuar sa herë ka pasur punë. Në përgjigjen e tij nuk kurseu dhe ironitë ndaj kreut të opozitës Sali Berishë, ku iu drejtua komentuesit me pyetjen "A u hoq non grata?".

"Vizitën e fundit në USA e kam pasur kur kam pasur punë. Unë nuk shkoj dot në USA, non grata ta ka thënë? Nuk e përmend se nuk kam pasur arsye. Ka gjëra më të rëndësishme se non grata. A u hoq non grata? Si keni fytyrë, mbasi i thanë shqiptarëve, do hiqet non grata, thoni a shkoj unë matanë oqeanit apo jo? A shkoj unë në USA apo jo? Nejse, nuk kanë rëndësi këto.", tha Rama. 

3 JAVE ME PARE

“Kishte dalë sondazhisti i Trump, isha kurioz,” Rama: Ishte një trishtim i madh se çfarë sheh e çfarë dëgjon populli shqiptar!

"Europa na ka dhënë planin, të mbyllim negociatat deri
Rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në "Sy m'sy" ka folur në lidhje me sondazhin e publikuar mbrëmjen e djeshme të McLaughlin & Associates. Rama theksoi se kur mori vesh që kishte dalë sondazhisti i Donald Trump ka hyrë në Youtube dhe ka parë nga kureshtja sondazhit.

Ai theksoi se çfarë nuk i dëgjuan veshët teksa shtoi se ata dolën në konkluzione se populli është i sëmurë nëse mendon se vendi po shkon në drejtimin e populli. Sipas tij është një trishtim i madh se çfarë sheh e çfarë dëgjon populli shqiptar.

"Dua ta filloj me diçka që më ka bërë realisht përshtypje, duke qenë se më thanë që kishte dalë sondazhisti i Donald Trump në një nga kanalet televizive, hyra në Youtube, për të parë se kishte dalë ky sondazhisti i Donald Trump dhe isha kurioz se ai është interesant dhe i veçantë, në fushatën amerikane ishte kundër rrymës. Shumica dërrmuese jepnin Kamala Harris fituese. Në fund i dolën parashikimet. Aty kishte inserte, që kishte pjesëza të emisionit.

O perëndi e madhe, çfarë më kanë parë sytë e dëgjuart veshët. Ishte një trishtim i madh se çfarë sheh e çfarë dëgjon populli shqiptar në pasqyrat e kënetës mediatike. Një nga konkluzionet që kishte nxjerrë sondazhisti, ne jemi më të mirët në Shqipëri, e dimë shumë mirë se çfarë mendon opinioni publik. Në një pasqyrë të tij, zotëria thoshte, vendi po shkonte në vendin e duhur 50 perqind mendojnë kështu. O çmë kanë dëgjuar veshët, disa individë aty.

Ulen atje edhe fillojnë bëjnë ndërmjetësimin mes realitetit politik, social, personazheve politike, sociale dhe po, këta. Aty konkluzionet ishin njëri më çmendurak se tjetri, njëri më i pabesueshëm se tjetri. Një konkluzion ishte se populli ishte i sëmurë, që mendon se vendi po shkon në drejtimin e duhur. një konkluzion tjetër ishte që Rama ka blerë gjysmën e popullit. Si ka arritur deri këtu pazari mediatik shqiptar? Çfarë të them," tha Rama.

3 JAVE ME PARE

Rama në "Sy m'Sy": Kur them gjysma e burrave janë çyryk, e them se të shkosh pas kënetës do të thotë të jesh gjysmak

"Europa na ka dhënë planin, të mbyllim negociatat deri
edi rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar bashkëbisedimin me ndjekësit në rubrikën "Sy m'Sy" në rrjetet sociale nga Gjirokastra. Rama foli lidhur me kritikat që ka marrw pwr fjalwn "çyryk" me të cilën i referohet burrave që janë me opozitën. 

Rama tha se kur thotë gjysma e burrave janë çyryk e përdor për metaforë, pasi sipas tij, të shkosh pas opozitës do të thotë të jesh "gjysmak". Ndërsa komentonte analizat politike në emisionet televizive, ai tha se shqiptarët nuk i ndjekin opinionet e tyre pasi janë popull i mençur. 

"Kur them gjysma e burrave janë çyryk e them në sens metaforik. Se të shkosh pas kënetës do të thotë të jesh gjysmak. Të jesh çyryk do të thotë të besosh se Shqipëria bëhet me burfin. Ky është mendimi im. Si shpjegohet që BE, KE dhe organizatat ndërkombëtare japin konkluzione në drejtimin e duhur. Budallenj janë dhe ata. Habiteni ju analistët që populli nuk jua fërshëllen opinionet tuaja. Jo se është budalla, por është populli i mençur që të jep ujë me bisht të lugës. Popullit shqiptar po qe puna për politike nuk ja ha qeni shkopin. Po të kishte ndonjë kampionat botëror për politike, kampion do dilnin shqiptarët. Këto shfaqje inatesh e mllefesh.", tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll

"A keni komunikuar me LaCivita në 72 orët e fundit?", Berisha: Po mjaftohem me falenderimet...

"A keni komunikuar me LaCivita në 72 orët e fundit?", Berisha: Po mjaftohem me falenderimet...

Berisha: Alimehmeti është luftëtar i çmuar i PD-së, nuk është vetëm parlamenti për përfaqësim

Berisha: Mediat kanë dhënë kontribut të çmuar në denoncimin e farsës elektorale

Vota e diasporës/ Berisha: Vota e tyre është e manipuluar si në Korenë e Veriut

Deputeti më i vjetër në kuvend, a do e drejtojë seancën e parë? Berisha: S'do lejojmë të ndodhë

Berisha: Në krye të amnistisë elektorale qëndron vetë Altin Dumani, shërbëtori i Ulsi Manjës

Berisha publikon dokumentin e prokurës: Kjo vërteton që Irena me 5 mbiemra është dënuar

Berisha në SPAK: Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Dumanit përbën krim antikushtetues

Samiti Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Jared Kushner nuk vjen në Shqipëri por dërgon video-mesazh

"Zoti e shpëtoi Trump sepse ka një plan edhe për Europën", Rama: Një epokë e re mund të vijë

Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat me përgjegjësi të jashtëzakonshme!

Ritja e buxhetit për NATO-n, Rama: I kemi përmbushur detyrimet ndaj aleancës!

Macron në Tiranë: Rifillimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, i rëndësishëm për të gjithë

Macron: Përballë cinizmit të Putin, jam i sigurt që Trump do të reagojë

Macron uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve: Ky mandat i rëndësishëm dhe për ne!

Rama: Kemi diskutuar me Macron përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë!

Rama konferencë me Macron: Marrëdhëniet e Francës me Shqipërinë kanë hyrë në një fazë të re

Frederiksen: Disa vende kanë bërë punë vërtet të mirë!

"Nuk jam socialiste", kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën gjatë konferencës për shtyp

Protesta e PD, demokratët u bëjnë presion gazetarëve: Do fakte ti? I ke brenda

Përfundon protesta e PD/ Këlliçi: Ky është akti i parë

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin "Zogu i Parë"

PAMJE nga protesta/ Qytetarët: Edi Rama o hajdut votat tona ku i ke fut

Merz në Tiranë: Duhet të bëjmë çdo përpjekje që amerikanët t’i kemi në anën tonë

Merz: Lufta në Ukrainë është e drejtuar ndaj të gjithë rendit dhe të gjithë kontinentit

Çfarë ka aty vallë? Kryeministri i Belgjikës vjen me valixhe në Samit

"Kenaqësi që jam kryeministri i parë që vi në Shqipëri"/ Starmer: Kemi shumë sfida si emigracioni

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ Starmer: Kemi intensifikuar partneritetin me BE-në

Keir Starmer i përgjigjet Ramës për motin: Kur erdha dje ishte diell

Macron në Tiranë: Të ngrihet sekretariati i Komunitetit Politik Evropian

Meloni: Ajo që ndodhi dje tregoi se kush bën propagandë për paqe dhe kush e do vërtetë paqen

"Moti i keq ka ardhur nga delegacioni britanik"/ Batutat e Ramës: Kur le Evropën fillon qan

Meloni: Europën e re në një botë të re nuk mund ta bëjmë pa Ballkanin Perëndimor

Erdogan në Tiranë: Europa të shfaqë interesin e duhur për vendosjen e armëpushimit në Gazë

Erdogan në Tiranë: Duhet të krijohet një arkitekturë e re dhe e drejtë e qeverisjes globale

Zelensky: Duhet të bashkëpunojmë me SHBA-në, mbështetja e saj thelbësore

Zelensky në Tiranë: Putin nuk ra dakord për asgjë, presioni duhet të rritet

Macron: Të ndërtojmë një koalicion shtetesh dhe organizatash për të luftuar krimin dhe trafikimin

Macron në Tiranë:Mbështesim armëpushimin në Ukrainë,duhet të këmbëngulim për një paqe të qëndrueshme

Antonio Costa në Tiranë: Agresioni rus kundër Ukrainës solli luftën e madhe

Antonio Costa në Tiranë: Nëse nuk sjellim siguri, autoriteti i BE-së do të jetë në rrezik

Rama: Përse të mos imagjinojmë një Aleancë Ndërkombëtare, përtej armatimit?

Rama: Po përballemi me forca që kërcënojnë themelet tona

Rama në Samit: Jeni rrethuar nga ëndrrat e fëmijëve shqiptarë për Evropën

Rama flet për zgjedhjet e 11 majit: Fushata u përqendrua te fjala Europë, fituam më shumë se 52%

Liderët e shteteve dhe organizatave europiane realizojnë foton familjare

Liderët perëndimore lënë "autografet" e tyre në "yllin europian" të Ramës

Negociatat për paqen Rusi-Ukrainë, Starmer në Tiranë: Putin nuk e do seriozisht paqen

Do ta vizitoni sot qendrën në Gjadër? Meloni në Tiranë: Nuk kam kohë, por atje puna vazhdon

Macron pritet nga kryeministri Rama, dy liderët ecin të kapur për dore drejt Pallatit të Operas