Hasmëria mes fiseve Reçi dhe Bardhaj në Rrëshen! Qëlluan me armë zjarri drejt nipit të Kastriot Reçit, i riu shpëton paq, në kërkim babë e bir
Qëlluan për të vrarë Saimir Reçin, zbulohen EMRAT e babë e bir nga Rrësheni 26 Mars, 20:29 ...
Qëlluan për të vrarë Saimir Reçin, zbulohen EMRAT e babë e bir nga Rrësheni 26 Mars, 20:29 ...
ME VIDEO- U përplas me një makinë, aksident i rëndë në Tiranë përmbyset autobusi, xhama kudo 26 Mars, 1...
Takimi me Kurtin/ Rama: Ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë 26...
VIDEO/ Garazhi i mbuluar nga tymi i zjarrit, shkojnë dy zjarrfikëse në zonën e ish-parkut të Autobusave 26 Mars, 14:45...
• Kërkesa e Partisë Demokratike për të zhvilluar mocion me debat me Kryeministrin Edi Rama për çështjen “McGonigal” është miratuar. •Këtë e bëri të ditur ditën e sotme, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. •Balla bëri të ditur se nuk është caktuar ende se kur do të zhvillohet mocioni me debat me Kryeministrin, por mendohet që ky mocion të zgjasë 12 orë. •Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj tha se kryeministri duhet të japë shpjegim para shqiptarëve për këtë situatë, ndërsa theksoi se mazhoranca ka shtyrë kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor.• Në seancën e fundit parlamentare, deputetët e opozitës bllokuan foltoren duke kërkuar mocion me debat me Ramën për “McGonigal”.
7 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Partia Socialiste ka publikuar dokumentet e kërkesave të depozituara nga deputetë të opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen e McGonigal. Duke nxjerrë disa dokumenta, Partia Socialiste pretendon për falsifikim të firmave nga ana e deputetëve, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj. Ndërsa shtojnë se deputeti, po i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka firmosur dy herë.
Sipas tyre, Këlliçi dhe Shehaj ndodhen në udhëtim jashtë vendit por pavarësisht kësaj rezultojnë se kanë firmosur kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor, edhe pse pretendojnë se një gjë e tillë nuk është e mundur.
Ç'ka ndodhur me ish-agjentin?
Mbi një javë më parë, FBI arrestoi ish-zyrtarin e lartë të kësaj strukture, Charles McGonigal. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal. Pas publikimit të dosjes, Partia Demokratika ka organizuar një protestë që do mbahet më 11 shkurt para Kryeministrisë, e do të kërkojë largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Grupi parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi pas mbledhjes së Konferencës së kryetarëve se nuk është në shqyrtim kërkesa e opozitës për të ngritur një komision hetimor për të hetuar raportin e kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e FBI, McGonigal. Balla paralajmëroi deputetët e opozitës për të mos falsifikuar firmat që duhen për të përmbushur kuotat për depozitimet në Kuvend pasi mund të kallëzohen penalisht.
“Përsëri këtu hyn kursi i detyrueshëm i rregullores se këta nuk dinë çfarë bëhet vijnë votojnë e pastaj harrojnë se kemi vendosur, se me 23 janar kemi ngritur Komision të Posaçëm për ndryshimet për ligjin për komisionet hetimore parlamentare, kuvendi duhet të jetë i pari që respekton dhe në këtë prizëm kërkesa nuk është marrë fare në shqyrtim dhe ndërkohë dua t’i kërkoj deputetëve të opozitës që këta kanë lindur në një parti që ka probleme me firmën dhe me vulën këta e kanë gjenetike por që të guxojnë nga SHBA ku ndodhen për qejf të firmosin këta që depozitohen në kuvend kur ata nuk janë, të ketë të PD apo të Foltores që në një shkresë kanë një firmë tjetër dhe në një tjetër kanë një firmë tjetër, që Kuvendi të mos investohet në kallëzim penal mirë do ishte që ta tërheqin ose të tërhiqen nga falsifikimet kaq po them sot. Situatë më qesharake nuk kam parë kur dy grupet e opozitës zihen se kush e depoziton pari interpelancën”, tha Balla.
TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj ka folur pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Gjatë një dalje për mediat, Aibeaj është shprehur se në mbledhje kërkuan interpelancë me kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal. Sipas tij, Rama duhet të japë shpjegim para shqiptarëve për këtë situatë. Ndërkohë që theksoi se mazhoranca ka shtyrë kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor.
"E para ishte një kërkesë për interperlancë me kryeministrin. Seancë e cila nuk u krye herën e parë për kërkesat që kryeministri i di vet. Kryeministri është i detyruar që kjo seancë të zhvillohet dhe që ai të jetë i pranishëm. Kërkesa e dytë është një kërkesë për pyetje dhe përgjigje që i drejtohet vetëm atij, ka 15 pyetje të shkruara nga deputetet që i drejtohen kryeministrit dhe që ai duhet të përgjigjet. As kjo nuk u pranua. E treta, ka një kërkesë për mocion i paraqitur dy seanca më parë. Sipas rregullores në mocion, secili deputet ka kohën e tij që të flasë. Nuk e pranuan as këtë, por e shtynë. Kishte dhe një tjetër kërkesë që është për komisionin hetimor. Kjo kërkesë ka të gjitha të rregullta," tha Alibeaj.
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla u pyet nga gazetarët për procedimin penal që SPAK ka regjistuar ndaj ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetajt, për dhënien me koncesion për inceneratorin e Elbasanit. Balla u pyet se ku ndodhet ish-ministri. Duke thënë se Ahmetaj nuk ka bërë asnjë mungesë në Kuvend, ai shtoi se ish-ministri ndodhet në Shqipëri.
Pyetja: Procedimi për Ahmetajn, keni informacion se ku ndodhet ai, në Shqipëri apo jashtë?
Balla: Ai ka qënë në çdo seancë të Kuvendit të Shqipërisë dhe pa asnjë mungesë. Në Shqipëri e keni.
TIRANË- Interesi i mediave ishte nëse kryeministri Edi Rama do të jetë prezent në mocionin me debat për çështjen 'McGonigal'. Balla tha se kryeministri nuk ka asnjë merak të përgjigjet pasi çështja e ish zyrtarit të FBI nuk ka lidhje me Shqipërinë.
Pyetje: A do jetë Rama?
Taulant Balla: Rrini të qetë nuk ka asnjë merak kryeministri, Rama për të kthyer përgjigje për një cështje që nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë megjithatë ne mezi e kemi pritur e mezi e presim ta zhvillojmë këtë debat. Shpresoj që opozita të bjerë dakord nëse realisht, por keni për ta parë nëse realisht duan të bëjnë debat por do vijnë do thonë na keni ndryshuar thlebin, nuk na dalin 700 minuta, por duam më shumë i dini këto historitë.
TIRANË- Është miratuar nga konferenca e kryetarëve kërkesa e opozitës për mocioni me debat për McGonigal, në Kuvend. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla njoftoi se në Konferencën e Kryetarëve është miratuar që të zhvillohet mocioni. Kërkesa e opozitës u pranua tha Balla sepse deputetët e PD tërhoqën kërkesën që mbante firmën edhe të Sali Berishës.
'Përshëndes deputetët kërkues që e kanë mirëkuptuar kushtin tonë të vetëm që nëse është firma e Berishës nuk pranohet. Fakti që e kanë tërhequr tregon që kanë reflektuar me kushtin. Mocioni me debat do zhvillohet, mbetet të përcaktojmë në ditët në vijim me kryetarët e grupeve si e përcakton rregullorja e kuvendit. Se kishte dhe një element qesharak që thoshte të zhvillohet pa limit mocioni me debat pra të nisë në shkurt e të përfundojë në dhjetor. Konferenca e kryetarëve do përcaktojë kohën saktë e kur. Po e solle pa firmën e Berishës kërkesa miratohet dhe u miratua, tani mbetet të përcaktojmë sa i gjatë do jetë debati. Propozova 12 orë debat, që mundëson që cdo deputet.'-tha Balla.
TIRANË-Ditën e sotme, në orën 13:00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, e cila pritet që të shqyrtojë kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike për mocion me debat në seancën plenare për çështjen e Charles McGonigal. Po ashtu do të shqyrtohet edhe kërkesa 44 deputetëve të Grupit Parlamentar të PD për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë së takimeve të Kryeministrit Edi Rama me agjentin e FBI-së, Charles.
Komisioni hetimor do të verifikojë edhe “nxitjen, ndikimin, porositjen, përdorimin, përfshirjen përmes premtimit dhe ofrimit të favoreve, ryshfetit apo pasurive publike ndaj agjentit special të FBI-së Charles McGonigal dhe ose agjentë të tjerë të përfshirë për përfitime politike të kryeministrit Edi Rama dhe goditjen apo dëmtimin politik të opozitës shqiptare”.
Partia Demokratike ka kërkuar sërish mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen e ish-agjentit të FBI-së, “McGonigal”. Deputetët demokratë dorëzuan në Kuvend 13 pyetje drejtuar Kryeministrit, duke kërkuar që të zhvillohet një seance “pyetje-përgjigje”. Në seancën e kaluar plenare, deputetët e Partisë Demokratike krijuan një situatë kaotike në Kuvend duke mos lejuar që të zhvillohet debati.
Ç'ka ndodhur me ish-agjentin?
Mbi një javë më parë, FBI arrestoi ish-zyrtarin e lartë të kësaj strukture, Charles McGonigal. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal. Pas publikimit të dosjes, Partia Demokratika ka organizuar një protestë që do mbahet më 11 shkurt para Kryeministrisë, e do të kërkojë largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit./Dosja.al