Foto ilustruese
TIRANA- Një përplasje me sende të forta ka ndodhur rreth orës 19:15 në Farkë të Tiranës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në një kompleks teksa janë përfshirë persona ende të paidentifikuar. Gjithashtu policia bën me dije se nga ky konflik është dëmtuar një 19-vjeçar i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak.
Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta. Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.