LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Dumani është prokuror me kurajo dhe integritet"/ Kontrata e lobimit të PD-së në SHBA, Rama: Pse duheshin 6 mln dollarë për një damkë të padrejtë? Shpresa e PD-së, që SPAK-u të shkrijë PS-në!

• Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën live “Sy m’sy” live në rrjetet sociale duke iu përgjigjur komentuesve. • Rama ka komentuar kontratën e lobimit në SHBA të Partisë Demokratike të cilën e konsideroi se një akt "për të pastruar damkën nga balli i kryedemokratit". • Ai tha se janë mbledhur disa patriotë që nuk e dimë kush janë dhe kanë grumbulluar 6 mln dollarë. • Rama u shpreh se e ka faqen e bardhë' pavarësisht se, sipas tij, përpiqen ta nxijnë. • Ai tha se ka 2 mënyra për të larguar një kryeministër. Sipas tij, njëra është kur nuk e ndjen më zjarrin brenda, gjë që thotë s’i ka ndodhur ende. • Rama tha se shpresa e opozitës është që SPAK-u të shkrijë PS-në. Sipas tij, teoria që "jep dorëheqjen se është ky apo ai në burg" nuk funksionon. • Ai tha se PS në këto zgjedhje do të marrë rezultatin më të mirë nën drejtimin tij. • Rama gjatë rubrikës “Sy m’sy”, tha se opozita ose ndryshe siç e cilëson ai këneta u përpoq të hedhë llumin mbi Kreun e SPAK Altin Dumanin dhe familjen e tij. • Sipas tij Dumani është prokuror me kurajë dhe integritet dhe që nga koha kur ai u bë Kreu i SPAK lufta për të vendosur barazinë para ligjit shkoi në një nivel tjetër. • Rama gjithashtu tha se populli ka kujtesë dhe kupton pse drejtësia nuk ka qenë e tillë më parë. • Rama ka komentuar lajmet që qarkulluan ku thuhej se ai do të takonte djalin e madh të presidentit Donald Trump. • Për këtë pjesë ai nuk la pa ironizuar dhe shqiptarët e Kosovës në komente të cilët i etiketoi si "kënetarët e Kosovës". • Rama tha se ata kanë të tjera nota melodike kur i përputhen opozitës në Shqipëri pasi sipas tij, ata e kanë me "Vuqiq-in", duke nënkuptuar kështu presidentin serb. • Rama gjatë rubrikës Sy m'sy, foli edhe për biznesmenin Francesco Becchetti. • Rama tha se Becchetti deri më tani ai nuk ka marrë asnjë kokërr leku nga qeveria shqiptare dhe theksoi se ai është në siklet të madh pasi po përballet me procese gjyqësore e penale. Sipas tij Becchetti zgjodhi kundërshtarin e gabuar dhe nuk mori asnjë kokërr leku.

9 artikuj për këtë temë.

3 JAVE ME PARE

"Si ka mundësi që besimtarët e kënetës përpinë çdo gënjeshtër!" Rama: Nuk japim para për inceneratorët, landfilli i Tiranës në pronësi të shtetit

 

"Dumani është prokuror me kurajo dhe integritet"/ Kontrata e
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën live “Sy m’sy” live në rrjetet sociale duke iu përgjigjur komentuesve. Një komentue e akuzoi se PS paguante 6 milionë euro për inceneratorët dhe për shishet e verës që ai konsumon. Kryeministri e mohoi këtë, duke thënë se qeveria nuk financon inceneratorë, por mbështet pastrimin e qytetit të Tiranës. Gjithashtu Rama u bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e manipulimeve nga, siç i quajti ai, “kënetarët” që e paraqesin çdo shpifje si të vërtetë.

“Nuk japim para për inceneratorët, japim para që të vazhdojë të mbahet pastër Tirana. Landfillin sot e ka shteti. E ka agjencia e aseteve të sekuestruara, aty janë njerëz të vënë nga shteti dhe marrin para për të bërë punën, sepse kushton ajo punë. E kam thënë 25 euro për ton, është një çmim që nuk e gjen sot ne Europë.

Socialistët dhe progresistët nuk i besojnë budallallëqeve të tilla. Si ka mundësi që besimtarët e ‘kënetës’ përpinë çdo gënjeshtër sikur të ishte shampanjë apo ujë mineral", tha Rama.

3 JAVE ME PARE

"Becchetti s’ka marrë asnjë kokërr leku"/ Rama- komentuesit: Është në siklet të madh, zgjodhi kundërshtarin e gabuar

"Dumani është prokuror me kurajo dhe integritet"/ Kontrata e
 Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës Sy m'sy, foli edhe për biznesmenin Francesco Becchetti. Rama tha se Becchetti deri më tani ai nuk ka marrë asnjë kokërr leku nga qeveria shqiptare dhe theksoi se ai është në siklet të madh pasi po përballet me procese gjyqësore e penale. Sipas tij Becchetti zgjodhi kundërshtarin e gabuar dhe nuk mori asnjë kokërr leku.

“Nuk ka marrë asnjë lekë, zero. Është në siklet të madh, në procese gjyqësore, penale. Është në siklete të mëdha, ka zgjedhur kundërshtarin më të gabuar, ai që ishte mësuar të bënte hajgare me shtetet dhe paratë e bankave, kompanive. Vajti zgjodhi kundërshtarin më të gabuar dhe nuk ka marrë asnjë kokërr leku, zero. Prit se s’keni parë asgjë akoma, as ti, as ai”, tha Rama.

3 JAVE ME PARE

"Janë inatçi ata nuk janë si unë"/  Rama batuta me komentuesit: Mos e kruani me patronazhistët...

"Dumani është prokuror me kurajo dhe integritet"/ Kontrata e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës Sy m'sy ka komentuar patronazhistët dhe tha se ata janë hakmarrës të mëdhenj. Kryeministri gjithashtu theksoi se patronazhistët nuk lënë votë të bjerë në tokë, ndaj kërkoi që “merrini seriozisht”. 

Edi Rama: Patronazhistët e dinë edhe më mirë se mua se si shkon kjo punë, por ju nuk i njihni i nënvlerësoni, ju kam thënë mos u krruani me ta sepse janë hakmarrës dhe rrisin tempin. Janë inatçi ata nuk janë si unë. Mos u krruani me patronazhistët sepse nuk lënë votë të bjerë në tokë.

3 JAVE ME PARE

"Na mungon Lulushi!" Rama-komentuesit: Na mungon dreqi, e vërtetë është s'di ça të bëjmë humbi

"Dumani është prokuror me kurajo dhe integritet"/ Kontrata e
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën live “Sy m’sy” live në rrjetet sociale duke iu përgjigjur komentuesve. Një komentues i shkroi Ramës për Lulzim Bashën duke i thënë se "na mungon". Rama iu përgjigj mes batutash duke i thënë "na mungon dreqi, e vërtetë është s'di ça të bëjmë humbi".

Komenti: Na mungon Lulushi.

Rama: Na mungon dreqi, e vërtetë është s'di ça të bëjmë humbi.

3 JAVE ME PARE

U tha se do takonte djalin e Trump, Rama: Këta kënetarët e Kosovës kanë të tjera nota melodike kur i përputhen kënetës, ata e kanë me "Vuqiq-in"

"Dumani është prokuror me kurajo dhe integritet"/ Kontrata e
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën live “Sy m’sy” live në rrjetet sociale duke iu përgjigjur komentuesve. Rama ka komentuar lajmet që qarkulluan ku thuhej se ai do të takonte djalin e madh të presidentit Donald Trump. Për këtë pjesë ai nuk la pa ironizuar dhe shqiptarët e Kosovës në komente të cilët i etiketoi si "kënetarët e Kosovës". Rama tha se ata kanë të tjera nota melodike kur i përputhen opozitës në Shqipëri pasi sipas tij, ata e kanë me "Vuqiq-in", duke nënkuptuar kështu presidentin serb.

"E patë dje çfarë ndodhi me zëdhënënësin e bufit me një kukumjaçkë të bufit që tha "Edi Rama dështoi në tentativën e tij për të shkuar në Beograd, për të takuar Vuçiçin, dhe përmes Vuçiçit aty te aneksi i kuzhinës për të bërë rastësisht sikur takohet me djalin e Trump-it", e patë ça ndodhi? U katandis puna që edhe familja e presidentit të SHBA-ve të përgënjeshtrojë kënetën.

E kuptoni ju se në ça lloj marrëzie ju ka futur bufi 80 e kusur vjeçar që flet përçart edhe që e ka ndarë mendjen se do të bëjë çorap nga e para Shqipërinë se më thotshte dje një i njohur i tij se s' ja përmend dot emrin, më thoshte ore kur njeriu është i fiksuar nuk ka rëndësi fare mosha...

Madje, madje un nuk vajta as në funeralin e Papës se "vëllau jem" Vuqiqi në Beograd, se më shkrijnë fare edhe këta kënetarët e Kosovës që kanë të tjera nota melodike ata kur i përputhen kënetës se ata e kanë me "Vuqiq-in", më shkrinë fare me këto tori", tha Rama.

3 JAVE ME PARE

"Dumani është prokuror me kurajë dhe integritet"/ Rama: Këneta u përpoq të hedhë llumin mbi të dhe familjen e tij

"Dumani është prokuror me kurajo dhe integritet"/ Kontrata e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës “Sy m’sy”, tha se opozita ose ndryshe siç e cilëson ai këneta u përpoq të hedhë llumin mbi Kreun e SPAK Altin Dumanin dhe familjen e tij. Sipas tij Dumani është prokuror me kurajë dhe integritet dhe që nga koha kur ai u bë Kreu i SPAK lufta për të vendosur barazinë para ligjit shkoi në një nivel tjetër. Rama gjithashtu tha se populli ka kujtesë dhe kupton pse drejtësia nuk ka qenë e tillë më parë. 

“Populli është minimalisht një shkallë më lart dhe më i zgjuar se më i miri dhe më i bukuri nga ju dhe nuk i beson gënjeshtrat me gjysmën e qeverisë në burg. Populli ka kujtesë dhe kupton pse drejtësia nuk ka qenë e tillë më parë, në kohën e kënetës ku pllaquritesh ti.

Kështu që kjo teoria jep dorëheqjen nuk funksionon. Ndaj PS do të marrë rezultatin më të mirë ndonjëherë, sepse populli sheh përpjekjen më serioze për të vendosur barazinë para ligjit, me të gjithë problematikat që ka. Dumani është prokuror me kurajë dhe integritet.

Që kur erdhi në krye të SPAK lufta për të vendosur barazinë para ligjit shkoi në një nivel tjetër, Ky është fakt dhe nuk kemi se çfarë i themi. Por Dumani nuk erdhi as nga hëna as e sollën me avion apo anije nga një shtet tjetër. Ishte prokuror prej vitesh, por nuk e kishit dëgjuar. Këneta është përpjekur që atij dhe familjes së tij ti hedhë llumin e saj në kokë," tha Rama.

3 JAVE ME PARE

"Shpresa e kënetës, që SPAK-u të shkrijë PS-në!" Rama: Teoria që "jep dorëheqjen se është ky apo ai në burg" nuk funksionon

"Dumani është prokuror me kurajo dhe integritet"/ Kontrata e
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën live “Sy m’sy” live në rrjetet sociale duke iu përgjigjur komentuesve. Rama tha se shpresa e opozitës është që SPAK-u të shkrijë PS-në. Sipas tij, teoria që "jep dorëheqjen se është ky apo ai në burg" nuk funksionon. Ai tha se PS në këto zgjedhje do të marrë rezultatin më të mirë nën drejtimin tij.

"Ku u ke parë këto dorëheqjet me asosacion se nuk të kuptoj, e di që tani më kjo historia e proceseve hetimore e gjyqësore është shpresa e vetme jo vetëm e kënetës së madhe por edhe e moçaleve të vogla. Atë që nuk e realizojnë dot në fushën e ballafaqimit elektoral me popullin mendojnë se mund ta realizojnë duke nxitur SPAK dhe duke shpresuar se SPAK do të shkrijë PS.

Dhe nga ana tjetër duke bërë presion qesharak, si mund të votohet ky, ka gjysmën e qeverisë në burg, gjysmën e partisë në burg, pikërisht pse populli është një shkallë më lart se më i zgjuari dhe i bukuri nga të gjithë ju, nuk e ha këtë lloj propagande. Sepse populli ka një kujtesë, pse nuk ndodhnin më para këto procese, që dikush të hetohej e dënohej. Pse ndodh sot? Kjo teoria që jep dorëheqjen se është ky apo ai në burg nuk funksionin, fare, hiç, zero, dhe një nga arsyet pse PS do të marrë rezultatin më të mirë nën drejtimin tim është se për herë të parë populli shqiptar po shikon përpjekje për të vendosur barazi para ligjit", tha Rama.

3 JAVE ME PARE

"Ka 2 mënyra për të larguar një kryeministër!" Rama: E kam faqen e bardhë, pavarësisht se përpiqen të ma nxijnë! Qentë le të lehin, karvani ecën përpara

"Dumani është prokuror me kurajo dhe integritet"/ Kontrata e
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën live “Sy m’sy” live në rrjetet sociale duke iu përgjigjur komentuesve. Rama u shpreh se e ka faqen e bardhë' pavarësisht se, sipas tij, përpiqen ta nxijnë. Ai tha se ka 2 mënyra për të larguar një kryeministër. Sipas tij, njëra është kur nuk e ndjen më zjarrin brenda, gjë që thotë s’i ka ndodhur ende. 

"Kemi ende një rrugë për të bërë drejt fininishit. Jemi afër fininisht, por jo në finish. Sprinti drejt finishit është mandati i katërt  për të anëtarësuar Shqipërinë në BE. Do të jetë gëzim shumë i madh kur ta realizojmë këtë mision historik. Ka ende për të bërë, prandaj unë nuk largohem dot.

Ka dy mënyra për tu larguar një kryeministër në një vend demokrat. Njëra është kur nuk e ndjen më zjarrin brenda, gjë që s’më ka ndodhur ende. Nga ana tjetër, ti mund ta ndjesh zjarrin brenda, por njerëzit të thonë hap krahun. Për të parën unë kam një mision për të mbyllur dhe nuk jam këtu për asgjë çfarë thuhet dhe nuk jam ashtu siç po përpiqen të më pikturojnë prej shumë vitesh.

Mundësia për të bërë histori na ka ardhur në dorë. Është më 11 maj, duke u bërë më shumë se një shumicë aritmetike për të çuar procesin përpara. Unë faqen e kam të bardhë pavarësisht sesa përpiqen të ma nxinë. Koha do t’i vërë në vend të gjitha. Nuk mund të pretendosh të jesh në një arenë të mbushur me baltë dhe mos të të bëjnë pis. Qentë le të lehin, karvani ecën përpara", tha Rama.

3 JAVE ME PARE

Kontrata e lobimit të PD-së në SHBA/ Rama: Pse duheshin 6 mln dollarë për një damkë të padrejtë? Latifi ka marrë pjesën e tij

"Dumani është prokuror me kurajo dhe integritet"/ Kontrata e
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën live “Sy m’sy” live në rrjetet sociale duke iu përgjigjur komentuesve. Rama ka komentuar kontratën e lobimit në SHBA të Partisë Demokratike të cilën e konsideroi se një akt "për të pastruar damkën nga balli i kryedemokratit". Ai tha se janë mbledhur disa patriotë që nuk e dimë kush janë dhe kanë grumbulluar 6 mln dollarë.

"Një kontratë patriotike, janë mbledhur disa patriotë që nuk e dimë kush janë që nuk duhet kush janë, sepse nuk janë në fakt për hirë të së vërtetës dhe kanë mbledhur 6 mln dollarë për të pastruar damkën nga balli i bufit të kënetës, damkën e SHBA-ve për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Po përse duheshin këto 6 mln dollarë për këtë damkë nëse kjo damkë ishte komploti i Sorosit me mua dhe duke shfrytëzuar vulën e SHBA-ve?

Kontratë më e lebetitshme se ajo e Lulit të shkretë që u bë copë të justifikonte ato 500 mijë dollarët? Edhe ai ashtu tha, patriotët. Sollën Latifin të vërë në kokë kapelën bufit, që të bëhet versioni më qesharak i Trump-it. Latifi ka marrë pjesën e tij në 6 mln dollarët, që kanë dalë nga barku i kënetës dhe synojnë të realizojnë atë që na u tha se ishte një gjë e realizuar tashmë", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll

Olta Xhaçka përqafon Gjylametin teksa ka fituar garën

Olta Xhaçka përqafon Gjylametin teksa ka fituar garën

"A keni komunikuar me LaCivita në 72 orët e fundit?", Berisha: Po mjaftohem me falenderimet...

Berisha: Alimehmeti është luftëtar i çmuar i PD-së, nuk është vetëm parlamenti për përfaqësim

Berisha: Mediat kanë dhënë kontribut të çmuar në denoncimin e farsës elektorale

Vota e diasporës/ Berisha: Vota e tyre është e manipuluar si në Korenë e Veriut

Deputeti më i vjetër në kuvend, a do e drejtojë seancën e parë? Berisha: S'do lejojmë të ndodhë

Berisha: Në krye të amnistisë elektorale qëndron vetë Altin Dumani, shërbëtori i Ulsi Manjës

Berisha publikon dokumentin e prokurës: Kjo vërteton që Irena me 5 mbiemra është dënuar

Berisha në SPAK: Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Dumanit përbën krim antikushtetues

Samiti Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Jared Kushner nuk vjen në Shqipëri por dërgon video-mesazh

"Zoti e shpëtoi Trump sepse ka një plan edhe për Europën", Rama: Një epokë e re mund të vijë

Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat me përgjegjësi të jashtëzakonshme!

Ritja e buxhetit për NATO-n, Rama: I kemi përmbushur detyrimet ndaj aleancës!

Macron në Tiranë: Rifillimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, i rëndësishëm për të gjithë

Macron: Përballë cinizmit të Putin, jam i sigurt që Trump do të reagojë

Macron uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve: Ky mandat i rëndësishëm dhe për ne!

Rama: Kemi diskutuar me Macron përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë!

Rama konferencë me Macron: Marrëdhëniet e Francës me Shqipërinë kanë hyrë në një fazë të re

Frederiksen: Disa vende kanë bërë punë vërtet të mirë!

"Nuk jam socialiste", kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën gjatë konferencës për shtyp

Protesta e PD, demokratët u bëjnë presion gazetarëve: Do fakte ti? I ke brenda

Përfundon protesta e PD/ Këlliçi: Ky është akti i parë

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin "Zogu i Parë"

PAMJE nga protesta/ Qytetarët: Edi Rama o hajdut votat tona ku i ke fut

Merz në Tiranë: Duhet të bëjmë çdo përpjekje që amerikanët t’i kemi në anën tonë

Merz: Lufta në Ukrainë është e drejtuar ndaj të gjithë rendit dhe të gjithë kontinentit

Çfarë ka aty vallë? Kryeministri i Belgjikës vjen me valixhe në Samit

"Kenaqësi që jam kryeministri i parë që vi në Shqipëri"/ Starmer: Kemi shumë sfida si emigracioni

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ Starmer: Kemi intensifikuar partneritetin me BE-në

Keir Starmer i përgjigjet Ramës për motin: Kur erdha dje ishte diell

Macron në Tiranë: Të ngrihet sekretariati i Komunitetit Politik Evropian

Meloni: Ajo që ndodhi dje tregoi se kush bën propagandë për paqe dhe kush e do vërtetë paqen

"Moti i keq ka ardhur nga delegacioni britanik"/ Batutat e Ramës: Kur le Evropën fillon qan

Meloni: Europën e re në një botë të re nuk mund ta bëjmë pa Ballkanin Perëndimor

Erdogan në Tiranë: Europa të shfaqë interesin e duhur për vendosjen e armëpushimit në Gazë

Erdogan në Tiranë: Duhet të krijohet një arkitekturë e re dhe e drejtë e qeverisjes globale

Zelensky: Duhet të bashkëpunojmë me SHBA-në, mbështetja e saj thelbësore

Zelensky në Tiranë: Putin nuk ra dakord për asgjë, presioni duhet të rritet

Macron: Të ndërtojmë një koalicion shtetesh dhe organizatash për të luftuar krimin dhe trafikimin

Macron në Tiranë:Mbështesim armëpushimin në Ukrainë,duhet të këmbëngulim për një paqe të qëndrueshme

Antonio Costa në Tiranë: Agresioni rus kundër Ukrainës solli luftën e madhe

Antonio Costa në Tiranë: Nëse nuk sjellim siguri, autoriteti i BE-së do të jetë në rrezik

Rama: Përse të mos imagjinojmë një Aleancë Ndërkombëtare, përtej armatimit?

Rama: Po përballemi me forca që kërcënojnë themelet tona

Rama në Samit: Jeni rrethuar nga ëndrrat e fëmijëve shqiptarë për Evropën

Rama flet për zgjedhjet e 11 majit: Fushata u përqendrua te fjala Europë, fituam më shumë se 52%

Liderët e shteteve dhe organizatave europiane realizojnë foton familjare

Liderët perëndimore lënë "autografet" e tyre në "yllin europian" të Ramës

Negociatat për paqen Rusi-Ukrainë, Starmer në Tiranë: Putin nuk e do seriozisht paqen

Do ta vizitoni sot qendrën në Gjadër? Meloni në Tiranë: Nuk kam kohë, por atje puna vazhdon