LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Miratohet buxheti faktik 2023/ Malaj: Parashikohen investime kapitale dhe fonde sociale! Balluku: Do mbahet mend për rritjen e pagave

• Buxheti faktik 2023 është miratuar në përfundim të seancës plenare. • Me 71 vota pro, maxhoranca arriti që të miratonte buxhetin, pa asnjë votë të Opozitës. • Në momentin që buxheti faktik është miratuar, asnjë deputet i Opozitës nuk ka qenë i pranishëm në sallë. • Ministri i Financave, Petrit Malaj dha gjatë fjalës së tij detaje për projektbuxhetin e vitit 2025, të cilin e cilësoi si më i madhi në historinë e Shqipërisë. • Po ashtu Malaj tha se në këtë buxhet parashikohen investime kapitale dhe fonde sociale. • Sipas tij buxheti e ul borxhin publik në 55 përqind. • Gjatë diksutimeve, deputeti i PD-së Flamur Noka u shpreh se qeveria ka bërë propagandë duke thënë se çdo vit buxheti është më i madh. • Ai tha se e vërteta e buxhetit është se pensionistët marrin 8 mijë lekë. • Noka i përshkroi ministrat si derra të dhjamosur që marrin nga 80 mijë euro në muaj. Noka theksoi se të ardhurat për frymë në Shqipëri janë sa 34% e mesatares evropiane. • Një debat i ashpër mes kreut të grupit të PD-së, Gazment Bardhit dhe deputetit të PS-së, Eduart Shalsit, është zhvilluar gjatë diskutimeve në Kuvend për buxhetin faktik 2023. • Bardhi tha se deputeti i Partisë Socialiste ka të fshehura 1.8 milionë euro në emër të personave të tretë. • Në përgjigjen e tij, Shalsi i quajti "langaraq politik" disa nga deputetët e opozitës, ku tha se hanë darka me oligarkë dhe thonë se jua do politika. • Bardhi ka replikuar sërish me deputetin socialist ku tha se ai me rrogë 1 mijë euro dhe bashkëshorja e tij me rrogë 700 euro, ka arritur të shtatëfishojë pasurinë nga 90 mln lekë të vjetra në 680 mln lekë të vjetra.

5 artikuj për këtë temë.

3 JAVE ME PARE

Me mungesën e Opozitës/ Kuvendi voton buxhetin faktit 2023

Miratohet buxheti faktik 2023/ Malaj: Parashikohen investime kapitale dhe fonde

TIRANË- Kuvendi ka votuar miratimin e buxhetit faktik të vitit 2023. Në përfundim të seancës së sotme është votuar me 71 vota pro vetëm nga mazhoranca. Ndërkohë gjatë votimit nuk kishte asnjë deputet të PD dhe aleatëve.

Miratohet buxheti faktik 2023/ Malaj: Parashikohen investime kapitale dhe fonde

Sakaq, dy deputetë të PDIU votuan kundër, Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda. Gjatë ditës miratimi i buxhetit faktik pati debate në foltore ku pjesë e diskutimit ishin dhe deputetët e opozitës, si Bardhi, Tabaku dhe Dashamir Shehi. 

 

3 JAVE ME PARE

Balluku: Buxheti 2023 do të mbahet mend për rritjen e pagave dhe bumin turistik

Miratohet buxheti faktik 2023/ Malaj: Parashikohen investime kapitale dhe fonde
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se projektbuxheti i vitit 2025 është frymëzues për ekonominë shqiptare. Gjatë fjalës në Kuvend Balluku theksoi se ky projektbuxhet është pasqyrim i qartë i zhvillimit ekonomik dhe social të vendit, mbështetur mbi vizionin “Shqipëria 2030”.

“Ky nuk është viti i parë që buxhetet tona janë konsoliduar, janë buxhete të mirëstudiuara duke pas parasysh që tashmë nuk bëjmë më as projekte e as reforma elektorale, por projekte të ndërlidhura të mirëstudiuara sektoriale, të cilat praktikisht kanë për qëllim rritjen ekonomike të vendit, qëndrueshmërinë ekonomike të vendit”, deklaroi ajo.

Sipas saj, reformat kanë nisur të japin rezultatet e tyre, siç po japin dhe projektet e mëdha të cilat realizohen vit pas viti.

“Viti 2023 është viti i parë i normalitetit ekonomik e financiar të vendit tonë pas tërmetit të 2019-ës, pandemisë dhe krizës energjetike të 2022-shit. Buxhetin 2023 qytetarët do ta mbajnë mend për rritjen e pagave, bumin e madh turistik, kur numri i vizitorëve arriti 10.1 milionë dhe të ardhurat nga sektori i turizmit arritën 4.2 miliardë lekë”, tha ajo.

Balluku theksoi se shqiptarët tashmë mund të thonë me krenari që vijmë nga Shqipëria, ndërkohë që më parë kishin turp ta pranonin atë.  

“Si paskan qenë më mirë shqiptarët vite më parë, kur në 2007-ën kishte vetëm 5 orë drita në kryeqytet, dhe nëse shkëputeshin dritat në Theth do të duheshin muaj të rilidheshin. Sot në Theth dritat rilidhen për 15 minuta pasi Thethi ka bujtina të mbushura me turistë të huaj. Si mund t’i pyesim shqiptarët nëse janë më mirë sot apo para 15 vitesh, kur për të shkuar në Dibër, 15 vite më parë duheshin 7 orë, ndërsa sot shkon për 1 orë e 45 minuta. Kur flitej për Shqipërinë, shqiptarët kishin turp të thonin që vijmë nga Shqipëria, sot është krenaria e tyre më e madhe. Nuk e di si mund të shtrohet kjo pyetje”, tha Balluku.

3 JAVE ME PARE

"Bëhu gati t'i shkosh Çyrbes në qeli", Bardhi akuza deputetit të PS: Ke fshehur 1.8 mln euro në emër të personave të tretë! Shalsi: Langaraq politik

Miratohet buxheti faktik 2023/ Malaj: Parashikohen investime kapitale dhe fonde
gazment bardhi, eduart shalsi

TIRANË- Një debat i ashpër mes kreut të grupit të PD-së, Gazment Bardhit dhe deputetit të PS-së, Eduart Shalsit, është zhvilluar gjatë diskutimeve në Kuvend për buxhetin faktik 2023. Bardhi tha se deputeti i Partisë Socialiste ka të fshehura 1.8 milionë euro në emër të personave të tretë. 

Në përgjigjen e tij, Shalsi i quajti "langaraq politik" disa nga deputetët e opozitës, ku tha se hanë darka me oligarkë dhe thonë se jua do politika. Bardhi ka replikuar sërish me deputetin socialist ku tha se ai me rrogë 1 mijë euro dhe bashkëshorja e tij me rrogë 700 euro, ka arritur të shtatëfishojë pasurinë nga 90 mln lekë të vjetra në 680 mln lekë të vjetra.

DEBATI: 

Bardhi: Ka pasuri të treguara, ka pasur jo të treguara. Kur dëgjoni parafolësin që flet për mirëqenie duhet ta mirëkuptoni se flet për mirëqenien e tij. Parafolësi me pagë 1 mijë euro ai dhe 700 euro bashkëshortja ka shtatëfishuar pasurinë e tij në 10 vite. I kujtoj kolegut që t’i kanë gjetur edhe 1.8 milion euro që i ke të fshehta në emër të të tretëve dhe bëhu gati të shkosh ti bësh një vizitë Çyrbes si banor në të njëjtën qeli.

Shalsi: Nëse kë këllqe shko bëj kallëzim. Unë nuk jam si disa prej jush, lëngaraq politik, që këtej akuzoni dhe këtej thoni e bëra për politik. Unë nuk jam nga ata që pi kafe me oligarkë dhe kam frikë të them që pi kafe me një biznesmen, siç bëni ju që në darkë shkoni i kërkoni falje dhe i thoni na i do politika. Shkoni bëni kallëzim dhe o jeni me SPAK o jeni me ata që akuzojnë SPAK. Sqarojeni, sot në njërin prehur, nesër në prehrin e tjetrit, bëhuni burra dhe ato meraqe që keni për tu bërë deputet, merrni një vendim kurajoz në jetën tuaj. E di pse e bëni? Për mbijetese politike, por çe doni mbijetesën politike kur pështyni mbi veten tuja. Merrni kurajën, kallëzoni, por keni shembuj se çfarë ndodh me kallëzime të rremë.

Bardhi: Shals mos ik, se të dhashë të dhëna konkret dhe na fole për flamurin. S’ka nevojë për kallëzimin tim, se po të hetojnë vetë. Ne nuk jemi aq burra sa fshehim pasurinë pas grave. Zotrote dhe familja jote je e vetmja që ke rritur mirëqenien me rrogë 1 mijë euro ti dhe 700 euro gruaja, e ke shtatëfishuar me miliona euro, për atë do japësh llogari. Kur ti thuash shqiptarëve që është rritur mirëqenia shpjegoja që e ke për familjen tënde. Është shtuar buxheti i familjes tënde me para të marra nga buxheti i shtetit, për projekte që zotrote ishe ministër dhe i shkruaja ne zyrën e ministrit, pastaj ja çojë Belindës dhe ministrisë së Financave që ti merrte paratë gruaja jote. Për këtë duhet t’i shpjegosh shqiptarëve kur i referohesh mirëqenies i referohesh 7 fishimit të pasurisë tënde, nga 90 mln lekë të vjetra e ke çuar në 680 mln lekë të vjetra. Po ta përsëris, ti kanë gjetur emër e mbiemër edhe 1.8 mln euro pasuri të fshehta. Pasuritë e paligjshme do t’ja kthesh shqiptarëve që të rritet mirëqenie e shqiptarëve.

3 JAVE ME PARE

Debatet për buxhetin faktik 2023, Noka: Derrat e majmë zhgërryhen në 80 mijë euro në muaj! Të ardhurat për frymë në Shqipëri janë sa 34% e mesatares evropiane

Miratohet buxheti faktik 2023/ Malaj: Parashikohen investime kapitale dhe fonde
Noka

TIRANË- Në seancën e sotme plenare është diskutuar për buxhetin faktit. Flamur Noka u bë pjesë e debateve në Kuvend ndërsa u shpreh se qeveria ka bërë propagandë duke thënë se çdo vit buxheti është më i madh. Ai u shpreh se e vërteta e buxhetit është se pensionistët marrin 8 mijë lekë. 

Ai i përshkroi ministrat si derra të dhjamosur që marrin nga 80 mijë euro në muaj. Noka theksoi se të ardhurat për frymë në Shqipëri janë sa 34% e mesatares evropiane.

“E vërteta  e buxhetit që ju po flisni ishte tek ulërima e asaj zonjës në një emision mëngjesi, ku fliste për 8 mijë lekë pension. Ju i thoni që me ato lekë do blejë ilace, të paguajë qiranë, ujë drita dhe të hajë e ushqehet. Ndërkohë këta derrat e majme zhgërryhen në 80 mijë euro në muaj dhe nuk i dalin. Ky është buxheti fakti 2023 që ju sot po cicëroni.

E keni bërë moto të propagandës që është buxheti më i madh në histori. Ku është buxheti? Ku janë rrogat dhe pensionet? Të ardhurat për frymë janë sa 34% e mesatares evropiane. Për qytetarët flas, se për këta derrat e dhjamosur këtu nuk ka Evropë dhe Amerikë që jeton si këta”, tha ndër të tjera Noka.

3 JAVE ME PARE

Diskutimi për buxhetin/ Ministri Malaj: Parashikohen investime kapitale dhe fonde sociale

Miratohet buxheti faktik 2023/ Malaj: Parashikohen investime kapitale dhe fonde
Petrit Malaj

TIRANA- Ministri i Financave Petrit Malaj dha sot në Kuvend detaje për projekt-buxhetin e vitit 2025 teksa tha është më i madhi në historinë e Shqipërisë. Po ashtuMalaja tha se në këtë buxhet parashikohen investime kapitale dhe fonde sociale. Gjithashtu ai tha se buxheti e ul borxhin publik në 55 përqind.

"Buxheti i 2025 është më i madhi që ka njohur Shqipëria. Është buxhet që ka më shumë investime kapitale, ka alokuar fonde për çështjet sociale.

Shqipëria është ndër vendet që shpenzon më tepër në rajon për çështjet sociale. Është buxhet që ul borxhin publik. Borxhi publik po shkon në 55 përqind", tha ministri.

diskutimet per buxhetin faktik 2023

Sondazh

Poll

Ramadan Likaj kërkon me ngulm fjalën nga foltorja, Spiropalin e kap e qeshura: Doni fjalën

Ramadan Likaj kërkon me ngulm fjalën nga foltorja, Spiropalin e kap e qeshura: Doni fjalën

Spiropali-Likaj

"Suel Çela është i lidhur me ju?"/ Akuzat e Bardhit në 2021, Berisha: Deklaratat politike

Bazat detare për oligarkët/ Berisha:Çfarë është objekt në planin e përhapjes së ushtrisë do i mbetet

"Mezi qëndrova në foltore nga aromat e parfumeve të luksit", Berisha:Lënë shuma përrallore në kazino

Thirret ezani në xhaminë e Namasgjasë, Berisha ndërpret fjalën: Do ta presim nëse hoxha është brenda

“Keqardhje se si përdoret Parlamenti”, Balluku: Energjia elektrike do të ulet

"Koha e Berishës ka mbaruar"/Noka i përgjigjet Shalsit:I ke mbjellë tre herë flokët, por s'të mbijnë

Berisha: Si mund të votohet buxheti 8.2 miliardë dhe të mos vendoset minimumi jetik 200 euro

Berisha: Miratoni një buxhet pa asnjë qindarkë për të rinjtë dhe pensionistët

"E shoh çehren që ju ka rënë"/ Berisha i drejtohet maxhorancës: Unë erdha, ju e dini vetë

Berisha kërkon një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Sami Repishtit

Pas 11 muajsh rikthehet në seancë plenare/ Kreu i PD-së para hyrjes në Kuvend: Berisha futet

Protestë para kryeministrisë, aktivistët kundër marrëveshjes me Italinë për pritjen e emigrantëve

Kryemadhi ankimon sekuestrimin e dy vilave, flet para mediave: Në protestën nuk do marr pjesë

Vrasja e Alfred Dedjas/ Berisha nxjerr përgjimet: SPAK tu thotë shqiptarëve se kush është Olsi

Berisha: Shfrytëzim pushteti! E majta ekstreme e keqpërdori pa mëshirë presidentin amerikan

"Është betejë për të përmbysur diktaturën", Berisha: Do të dal në takime në diasporë

Nesër rikthehet në Kuvend, Berisha: Do vazhdoj betejën time deri në fitore

Protesta e6dhjetorit tek SPAK/Berisha: Mbështesim çdo protestë kundër diktaturës, kudo që të thirret

Berisha: Rama rrëzoi për oligarkët e tij studimin e pronave në bregdet të certifikuar nga DAM

Vrasja e Alfred Dedjas, Berisha: Dje u ekzekutua publikisht dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës

Porti i ri i Durrësit/ Berisha: Rama do u vjedhë shqiptarëve 1.3 miliardë euro me këtë projekt

Berisha: Me aferën e Portit të Durrësit shqiptarët plaçkiten më shumë se kurrë përveç bunkerëve

Pas ceremonisë së Ngritjes së Flamurit, Rama dhe Kurti takojnë nipin e Ismail Qemalit

Lirimi e bën të ndryshojë mendimin për SPAK? Berisha: Falenderova gjykatëse për vendimin

Berisha: Edi Rama, krijo qeverinë teknike, mos e zvarrit kot narkopushtetin tënd!

Berisha: Unë u arrestova se mbrojta interesin kombëtar, se isha antikorrupsioni i shqiptarëve

"Kemi shtruar rrugën drejt fitores!" Berisha: Sot kemi mbështetjen më të madhe ndërkombëtare

"Tani veprimi do të jetë kryefjala e Sali Berishës"/ Berisha: Falënderoj gjykatësen që nderoi ligjin

U lirua nga arresti shtëpiak, Berisha nga selia blu: U krye dhe kjo punë

U lirua nga arresti shtëpiak, Berisha nga selia blu: U krye dhe kjo punë

Kreu i PD-së Sali Berisha mbërrin në selinë blu, pritet me brohoritje

Komisioni i Posaçëm Anti-Korrupsion, Rama: Parlamenti, epiqendra e ndërveprimit intensiv

Berisha lirohet nga masa "arrest në shtëpi", avokati Gjokutaj: Gjykata konstatoi...

"Banditët me uniformë kërkojnë të intimidojnë dhe kërcënojnë", Noka: Askush nuk e ndalon mosbindjen

Policia shpërndan potestuesit me gazlotsjellës te "Sheshi Willson"

Deputetët e PD dhe qytetarët bllokojnë lëvizjen e autobotit te "Sheshi Willson"

Xhixho ulet këmbëkryq krah pensionistëve te "Sheshi Willson", dëgjon shqetësimet e tyre

Bylykbashi përplaset me efektivin civil: Mos guxoni të shoqëroni protestues!

Policia hedh ujë me lëndë djegëse drejt protestuesve te bashkia e Tiranës

Nis me tensione protesta e opozitës, përplasje mes policisë dhe protestuesve te Rruga e Elbasanit

Babai i Martin Canit i pranishëm në protestën para Ministrisë së Arsimit

Berisha: PD nuk është për një lëvizje guerile kundër diktaturës, por për mosbindje civile!

Berisha: Nuk prisja vendim tjetër nga Gjykata Kushtetuese! Ata shkelmuan një të drejtë jetike

Arrestimet e gazetarëve/ Berisha: Kërkoj heqjen e menjëhershme të masave ndaj gazetarit Qyno

Berisha: Organizatat kriminale dhe narkoshteti po bëjnë gjithçka kundër...

Berisha: Përshëndes sot të gjitha ata qindra shqiptarë, ata dhjetëra guerrilas të demokracisë

Rama apel emigrantëve të kthehen: Hajdeni në Shqipëri, investoni shtëpinë e vjetër në fshat!

Vrasja e Martin Canit, Rama në Londër: E kthyen viktimën në mish për topat e politikës