EMRI/ Të shtëna me armë gjatë natës në Lundër, qëllohet drejt banesës së pabanuar, gjenden 6 gëzhoja
EMRI/ Të shtënat gjatë natës në Tiranë, banesa e zyrtarit të OSHEE-së, shkak dyshohet konf...
EMRI/ Të shtënat gjatë natës në Tiranë, banesa e zyrtarit të OSHEE-së, shkak dyshohet konf...
Kurti sot në Tiranë, takohet me Ramën, marrëveshja në Ohër në qendër të bisedimeve 26 Mars, 0...
Si janë ndarë vendet në këshillat bashkiakë? Berisha: PL merr 240 vende, PBDNJ-a 20, ndërsa PDK, 6 vende 25 Mars,...
Tym e flamuj të bardhë para Qeverisë, kshu ka përfunduar protesta e PSD-së 25 Mars, 14:59 "Kurti si p...
• Një godinë është përfshirë nga flake këtë mbrëmje në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00. Pesë zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë neutralizuar flakët. Nuk raportohet për të lënduar. • Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se zjarri ka nisur nga parking, ku mësohet se fillimisht është djegur një automjet. Më pas, flakët janë përhapur. • Dëshmitarët thonë se kanë dëgjuar një zhurmë të fortë dhe dyshojnë se bëhet fjalë për një shpërthim më lëndë eksplozive, por ende nuk është konfirmuar asgjë.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kanë dalë pamje të tjera nga zjarri që ka rënë këtë mbrëmje në parkingun e një godinë. Siç shihet nga videoja, zjarri ka bërë që të gjithë banorët e zonës të vihen në panik nga ngjarja. Aty ndodhen gjithashtu zjarrfikësit e efektivë të policisë së Shtetit.
Deri më tani është raportuar se zjarri ka nisur nga një automjet që ka marrë flakë në parking. Nuk ka asnjë person të lënduar dhe dëmet janë vetëm materiale. Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende.
TIRANË- Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me zjarrin që është aktivizuar këtë mbrëmje në Tiranë. Në njoftim bëhet me dije se rreth orës 22:00, në një automjet në parkingun e një qendër tregtare, në bulevardin "Bajram Curri", ka rënë zjarr. Flakët janë përhapur. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Njoftimi: Më datë 27.01.2023, rreth orës 22:00, në një automjet në parkingun e një qendër tregtare, në bulevardin "Bajram Curri", ka rënë zjarr. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
TIRANË- Dosja.al ju sjell pamjet e para nga zjarri në Tiranë. Siç shihet nga pamjet, zona është totalisht e mbyluar nga tymi. Zjarri nisi këtë mbrëmje dhe rreth orës 22:00 dhe dyshohet se gjithçka ka startuar nga parkingu i godinës.
Në vendin e ngjarjes ndodhen 5 zjarrfikëse, ndërkohë që nuk bëhet me dije nëse ka të plagosur nga zjarri në fjalë. Pritet të zbardhen të tjera detaje.
TIRANË- Një parking në 'Rrugën e Elbasanit' është përfshirë nga një zjarr masiv këtë mbrëmje. Zjarri raportohet të jetë masiv dhe pesë zjarrfikësve ndodhen në vendin e ngjarjes, por nuk dihet nëse ka të plagosur nga ngjarja në fjalë. Deri më tani nuk ka një raport paraprak nga Policia e Tiranës për zjarrin në fjalë.