LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dialogu Kosovë-Serbi/ Vuçiç: Nëse nuk pranojmë planin franko-gjerman na heqin vizat (serbët në protestë)

• Plani franko-gjerman është nisma e re e dialogut Kosovë-Serbi. • Kjo është lënë e nënkuptuar nga vizita e diplomatëve të huaj në Kosovë si dhe në Serbi. • Mbrëmjen e kaluar presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se Serbia do të përballet me pasoja të rënda nëse nuk pajtohet me propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. • Ai tha se “de fakto” plani u shndërrua në kuadrin e ri të bisedimeve të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe nuk do të ketë asnjë përparim nëse nuk bashkëpunon për këtë. • Duke i cilësuar bisedimet e së premtes si shumë të vështira ai tha se në rast të refuzimit, për pak ditë do të hiqej regjimi i udhëtimit pa viza dhe do të ndërpriteshin investimet në Serbi. • Serbia tha ai duhet ta ketë të qartë se cila është fuqia e saj dhe ajo e vendeve që mbështesin propozimin. • Por kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga serbët në Mitovicë, të cilët kanë paralajmëruar një protestë ditën e nesërme ndaj Vuçiç.

6 artikuj për këtë temë.

1 JAVE ME PARE

Formimi i Asociacionit, Rashiç konfirmon pjesëmarrjen në diskutimet e SHBA-së

Dialogu Kosovë-Serbi/ Vuçiç: Nëse nuk pranojmë
Nenad Rashiç

KOSOVË- Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç, konfirmoi se ka marrë ftesë nga Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në një diskutim, më 31 janar, për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Pres të jetë një takim i mirë”, tha Rashiç për Radion Evropa e Lirë.

Ai u emërua në pozitën e ministrit të Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti dhjetorin e kaluar, kur Goran Rakiç, nga radhët e Listës Serbe, dha dorëheqje, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Prishtinës zyrtare për t’i riregjistruar makinat me targa të paligjshme serbe në veri të Kosovës.

Rashiç tha se qëndrim i tij është se marrëveshjet nuk mund të injorohen. Në këtë kontekst, shtoi ai, duhet të analizohen edhe rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të vitit 2015, për harmonizimin e Asociacionit me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Për krijimin e këtij asociacioni është rënë dakord në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, që zhvillohet në Bruksel.

Dy vjet më vonë, përkatësisht në vitin 2015, palët janë pajtuar për parimet e Asociacionit, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar më pas se disa prej tyre nuk janë në përputhje me ligjet e Kosovës, megjithëse ka thënë se ato të mund të harmonizohen.

Çështja është bërë pengesë për normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Derisa Serbia insiston në formimin e Asociacionit, Kosova refuzon, me arsyetimin se nuk mund të krijojë asociacione njëetnike, që do të binin ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar vazhdimisht që Kosova ta respektojë Marrëveshjen për Asociacionin. I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në muajin dhjetor se, nëse Qeveria e Kosovës nuk gjen mënyrë për formimin e Asociacionit, SHBA-ja do të kërkojë “partnerë alternativë”.

Ai ka thënë se këta partnerë mund të jenë nga shoqëria civile, grupet multietnike apo institutet, përkatësisht subjekte që mund të ofrojnë ide, mbi bazën e të cilave mund të krijohet Asociacioni, pa e shkelur Kushtetutën e Kosovës.

Ai ka thënë se këta partnerë mund të jenë nga shoqëria civile, grupet multietnike apo institutet, përkatësisht subjekte që mund të ofrojnë ide, mbi bazën e të cilave mund të krijohet Asociacioni, pa e shkelur Kushtetutën e Kosovës.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës më 20 janar, Escobar ka thënë se bisedimet për krijimin e Asociacionit do të nisin deri në fund të këtij muaji, me “njerëz që kanë ide të mira”.

REL kërkoi konfirmim nga Ambasada amerikane në Prishtinë të raporteve se më 31 janar, diskutimet për Asociacionin do të organizohen nga vetë kjo ambasadë, por nuk mori përgjigje.

REL pyeti edhe Qeverinë e Kosovës nëse kryeministri Albin Kurti është ftuar në këto bisedime dhe nëse po, a do t’i përgjigjet ftesës, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Në të njëjtat pyetje nuk u përgjigj as Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila gëzon mbështetje nga Beogradi zyrtar.

A mund ta bindë Rashiç Kurtin që ta pranojë Asociacionin?

Rashiq tha për REL-in se ai, por edhe të tjerë në Qeverinë e Kosovës po përpiqen që Asociacionin e komunave me shumicë serbe ta vendosin para kryeministrit Kurti si çështje teknike dhe jo politike. Ai nuk dha detaje se cilët janë ata persona të tjerë nga Qeveria e Kosovës që janë të gatshëm të punojnë për formimin e Asocacionit.

Mendoj se kemi humbur shumë kohë duke mos bërë asgjë. Nuk i kemi bashkuar ato dy dokumente [marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015] ose, thënë më mirë, [nuk kemi paraqitur] ndonjë opsion të dytë ose të tretë përmes punës në nivel teknik”, tha Rashiç.

Sipas tij, janë dy elemente të kontestueshme në lidhje me formimin e Asociacionit: emri dhe statusi juridik.

“Mendoj se emri nuk është aq i rëndësishëm sa është statusi juridik”, tha Rashiç.

Ai shtoi se në pikën e dytë të Marrëveshjes së vitit 2015 shkruan se Asociacioni do të harmonizohet me Kushtetutën e Kosovës. Për këtë arsye, tha Rashiq, nuk sheh ndonjë problem juridiko-teknik rreth formimit të tij.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës mund të hartojë një dokument, që do t’i përmbushte obligimet e marra me Marrëveshjen e Brukselit për formimin e Asociacionit dhe, në të njëjtën kohë, do të ishte në përputhje me ligjet e Kosovës.

Në pikën e Marrëveshjes së Brukselit, të cilës i referohet Rashiq, thuhet se “në bazë të Marrëveshjes së parë, e cila ia njeh karakterin e veçantë [Asociacionit], Qeveria e Kosovës do të miratojë një rregullore që do të zbatohet drejtpërdrejt dhe do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese”.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, edhe pse ka konstatuar se disa pika të marrëveshjes nuk janë në përputhje me ligjet e Kosovës, nuk ka rekomanduar që të mos formohet Asociacioni, por ka deklaruar se ai mund të përshtatet me statut apo ndonjë akt juridik.

Ministri Rashiç tha se, aktualisht, nuk ka informacione për planet e SHBA-së rreth hapave të ardhshëm për formimin e Asociacionit, por shtoi se ai gjithmonë ka qenë i hapur për bashkëpunim.

Nëse ndodh që ka diçka që ofron mekanizma më të fortë, garanci për asociacionet, natyrisht se do ta konsiderojmë dhe do të kontribuojmë në mënyrë të përgjegjshme”, tha Rashiç.

Në thirrjen e këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, për të bërë propozime për formimin e Asociacionit, kryeministri Kurti u përgjigj më 12 janar duke thënë se kjo çështje mund të zgjidhet brenda kornizës së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Ai, po ashtu, tha se komunitetet pakicë në Kosovë kanë privilegje të shumta me planin e Martti Ahtisaarit – dokument në bazë të të cilit Kosova ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 2008.

Qëndrimi i Serbisë

Beogradi zyrtar këmbëngul në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ashtu siç e parasheh marrëveshja e arritur në Bruksel. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, shpesh thotë se nuk ka qenë e nevojshme të negociohet për të, nëse duhet të përputhet me Kushtetutën e Kosovës.

Në një fjalim drejtuar kombit më 23 janar, ai tha se tani “pason një luftë e madhe për formimin e Asociacionit”. Asociacioni nuk është i lidhur me planin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Çështja e formimit të Asociacionit vjen në kohën e një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, i cili u është paraqitur të dyja palëve në fund të verës së vitit të kaluar.

Ky propozim mbështetet nga Gjermania, Franca dhe SHBA-ja. I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë për Zërin e Amerikës se formimi i Asociacionit dhe negociatat për propozimin e BE-së “nuk janë plotësisht të lidhura”. Ai ka theksuar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe “është obligim ekzistues” dhe se “duhet të zbatohet”. /REL/

1 JAVE ME PARE

Tensionet Kosovë-Serbi/ Hill: Të përfundohet Asosacioni dhe më pas propozimi franko-gjerman

Dialogu Kosovë-Serbi/ Vuçiç: Nëse nuk pranojmë
Christopher Hill

KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill ka thënë se fillimisht duhet që të krijohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe pastaj të procedohet me planin franko-gjerman. Mediate korosvare raportojnë se, këto deklarime Hill i ka bërë në muzeun “Nikola Tesla” pas nënshkrimit të një marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Serbisë dhe USAID-it. Sipas diplomatit amerikan, një herë duhet të përfundohet Asociacioni dhe më pas të vazhdohet me propozimin franko-gjerman.

“Nëse e lexoni tekstin me kujdes, gjashtë pikat e para kanë të bëjnë me formimin e Asociacionit dhe ky është një element thelbësor për të ecur përpara. Kjo duhet të trajtohet në radhë të parë, pasuar nga ajo që thuhet në propozimin franko-gjerman i cili gëzon përkrahje nga BE. Ky dokument ka të bëjë me ide më të gjera që kërkojnë më shumë kohë”, ka thënë Hill. 

Propozimi evropian parasheh zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të deritashme të arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Diplomatët sërish vunë theksin te marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Autoritetet në Prishtinë thonë se çështja e Asociacionit mund të trajtohet në kuadër të marrëveshjes përfundimtare me Serbinë dhe se nuk mund të bëhet një mekanizëm një etnik sepse nuk është në frymën e Kushtetutës së vendit. I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Asociacioni është një detyrim ligjor ndërkombëtar për Kosovën dhe duhet të zbatohet. Qeveria e Kosovës ritheksoi se propozimi evropian është bazë e mirë për diskutime të mëtejme, por nuk komentoi kërkesën e vendosur për Asociacionin, themelimi i të cilit për Beogradin është kusht që serbët në veriun e Kosovës të kthehen në institucionet vendase që i braktisën në nëntor të vitit të kaluar mes tensionesh lidhur me përdorimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia.

1 JAVE ME PARE

Dialogu me Kosovën, Vuçiç pritet të flasë para Kuvendit për propozimin franko-gjerman

Dialogu Kosovë-Serbi/ Vuçiç: Nëse nuk pranojmë
Aleksandar Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet që shpejt të shkojë në Kuvend për të folur mbi Kosovën dhe propozimin franko-gjerman. Sipas burimeve të Novas, duke patur parasysh se grupe të caktuara parlamentare nuk pranojnë konsultime me të, por edhe për të arsyetuar publikisht vendimin për zbatimin e marrëveshjes franko-gjermane për Kosovën, Vuçiç do të dalë në seancën e Kuvendit.

Praktikisht është e nevojshme vetëm që Vuçiç të ftohet publikisht nga një përfaqësues i opozitës në seancë dhe gjoja këtë ftesë do ta pranojë në fjalimin e tij të parë pasues. Vuçiç, tha se Serbia po përballet me një periudhë të vështirë, por se populli nuk duhet të shqetësohet, sepse asgjë nuk është nënshkruar.

“Kemi nevojë për paqe dhe një qasje të përgjegjshme. Populli nuk ka pse të shqetësohet, sepse ne nuk kemi firmosur asgjë, as inicialet nuk i kemi askund. Në çdo rast, ne po përballemi me një periudhë të vështirë dhe do të na duhet më shumë përpjekje, punë dhe energji, mbi të gjitha unitet”, ka thënë Vuçiç.

1 JAVE ME PARE

“Vuçiç na shiti pa kushte”, protestë në veri të Kosovës kundër presidentit serb

Dialogu Kosovë-Serbi/ Vuçiç: Nëse nuk pranojmë
Proteste

KOSOVË- Iniciativa 'Mbijetesa Serbe' ka ftuar në protestë serbët nga e gjithë Kosova më 25 janar në ora 15:30 në shëtitoren në Mitrovicës së Veriut. Sipas njoftimit, protesta është organizuar kundër politikes së dobët të negociatave të presidentit Aleksandër Vuçiç dhe pranimi pa kushte i marrëveshjes së re.

Po ashtu do protestohet edhe kundër “sulmeve të shpeshta me motive etnike ndaj serbëve, uzurpimit të pronës private të qytetarëve nga qeveria në përmes shpronësimeve të parregullta” dhe pranisë së njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Por, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në konferencë për media ka treguar tri dënimet që e presin Serbinë nëse nuk e pranon propozimin ndërkombëtar për zgjidhje dhe normalizim me Kosovën.

1 JAVE ME PARE

“MOTIVI I FSHEHUR: Pse Perëndimi ka zgjedhur Kosovën tani?!"/ Gazeta e njohur gjermane "zbërthen" marrëdhënien mes Beogradit dhe Prishtinës: BE nuk ofron zgjidhje

Dialogu Kosovë-Serbi/ Vuçiç: Nëse nuk pranojmë
Foto ilustruese

GJERMANI- "Gjermania, Franca, SHBA dhe BE-ja po bëhen serioze: amerikanët dhe evropianët duan të përdorin të gjithë fuqinë e tyre për të zgjidhur konfliktin midis Serbisë dhe Kosovës. Por cili është motivi i fshehur? Ndërsa bota demokratike e shteteve i reziston luftës së Moskës kundër Ukrainës, ajo mund të nisë diku tjetër,"-kështu shkruan media gjermane "Frankfurter Algemeine Zeitung" teksa shpalos dhe sqaron krizën më të madhe në Ballkan.

Nga pena e gazetarit Michael Martens, njohës i mirë i situatës në Ballkan, gazeta shkruan se “ofensiva” e fundit erdhi si pasojë e përkeqësimit të situatës në veri të provincës në fund të vitit 2022, aq sa pothuajse çoi në një konflikt të armatosur.

"Në Evropë, kërcënimet ndaj stabilitetit lindin jo vetëm nga mosmarrëveshja e vazhdueshme midis Beogradit dhe Prishtinës. Deri në dhjetor 2022, një konflikt i përgjakshëm dukej rrezikshëm i afërt. Në mosmarrëveshjen për kontrollin mbi veriun e Kosovës, u ngritën barrikada, u vendosën ushtarë dhe u larguan trupat nga vendet e NATO-s të stacionuara në Kosovë. Edhe pse situata është zgjidhur, shkaku i konfliktit mbetet: me mbështetjen e Rusisë dhe Kinës, Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e cila u shpall në vitin 2008 dhe bllokon pranimin e shtetit të ri në organizatat ndërkombëtare si p.sh. Kombet e Bashkuara. De fakto, Beogradi nuk kontrollon më pjesën më të madhe të Kosovës dhe mund të pretendojë për pushtet vetëm në veri të Kosovës, i cili është pothuajse ekskluzivisht i banuar nga serbët."

Martens rikujton se plani i Ischinger-it nga viti 2007 është i ngjashëm me modelin e dy Gjermanive, shumë i ngjashëm me atë që propozon plani i ri për Kosovën – zgjidhje praktike e jo probleme të statusit.

Ajo lidhet me emrin e ish-diplomatit të lartë gjerman dhe kreut të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, ëolfgang Ischinger. Në tetor 2007, në një intervistë me FAZ, ai inkurajoi Traktatin Bazë Gjermano-Gjerman të vitit 1972 që të përdoret si model për të përjashtuar të vështirën dhe për të arritur ende një marrëveshje. Ngjashëm me atë që bënë atëherë Republikën Demokratike Gjermane dhe Republikën Federale, Serbia dhe Kosova nuk duhet të njihen de jure, por de fakto, për të hequr bazat për konflikt.

Me këtë ide, në shtator 2022, Jens Plotner, këshilltar për politikën e jashtme të kancelarit Olaf Scholz, si dhe kolegu i tij francez Emanuel Bon dhe Miroslav Lajçak, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, udhëtuan në Ballkan. Fillimisht konceptin ia prezantuan kryeministrit të Kosovës, Aljbin Kurti, e më pas presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Beograd. Ata u kthyen të premten, tashmë të shoqëruar nga përfaqësuesi i Joe Biden për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Njohja e pesë vendeve një kërkesë për Asosacionin?

Martens po ashtu tregon se për themelimin e "ZSO" për Kurtin, kusht ka qenë njohja e Kosovës nga anëtarët e BE-së, të cilat nuk e kanë bërë deri më tani.

"Për aq sa mund të marrim vesh nga Beogradi, Prishtina dhe burime të tjera, kushdo që mendon se është e mundur duhet të jetë shumë i bindur. Albin Kurtit i kërkohet të lejojë formimin e një rrjeti të komuniteteve dhe enklavave serbe në Kosovë. Edhe pse një gjë të tillë e detyron edhe me vendim të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ai me kokëfortësi refuzon të lejojë bashkimin për arsye të ndryshme."

Me sa duket, Kurti i ka vënë një parakusht ndërmjetësuesve perëndimorë: për të pranuar zgjidhjen e propozuar prej tyre, atij i duhej një garanci se pesë shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën do ta bëjnë këtë më vonë. Kjo duhet të përfshihet në planin e zgjidhjes.

Bashkësia nga Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja nuk e njeh Kosovën për arsye të politikave të tyre. Në rastin e Athinës dhe ndoshta Madridit, një ndryshim kursi duket i imagjinueshëm. Në anën tjetër të spektrit është Qipro. Ata nuk do ta njohin Kosovën për shkak të ndarjes së vendit të tyre, edhe nëse e bën Serbia. Por edhe nëse kjo nuk është fjala e fundit, ndërmjetësit evropianë nuk mund të flasin në emër të vendeve në fjalë dhe të japin garanci. Ndaj Kurtit iu tha se mund të bëhej gjithçka për të bindur pesë vendet që të ndryshojnë mendje.

Shitës me duar bosh

Gazeta gjermane thekson gjithashtu se BE-ja ka vrarë vazhdimisht shpresat dhe ambiciet evropiane vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

"Refuzimi për të pranuar propozimin evropian nuk është për t'u habitur. Si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd, ndërmjetësit shihen si shitës udhëtues duarbosh. Ata nuk mund të ofrojnë perspektivën e anëtarësimit në BE - një synim që dikur nxori energji të konsiderueshme reformash në rajon. Rasti i Maqedonisë së Veriut është i paharrueshëm në Ballkan. Edhe pse vendi ndërroi edhe emrin për të zgjidhur mosmarrëveshjen me Greqinë dhe për të ecur përpara drejt BE-së, sërish u bllokua nga Bullgaria."

Rajoni dyshon se ka gjithmonë një vend të BE-së që ngre gishtin kundër kur bëhet fjalë për pranimin e anëtarëve të rinj. Kosova e përjeton këtë me një dëshirë relativisht të padëmshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ku i vendosen shumë pengesa në rrugën e shtetit, i cili me gjithë të metat e tij është një demokraci funksionale me ndryshime paqësore të qeverisë dhe mediave kritike ndaj qeverisë. Ata nuk besojnë në garancitë se lufta në Ukrainë ka ndryshuar gjithçka në rajon.

Vuçiç asnjëherë nuk hoqi dorë nga synimi për anëtarësim në BE. Ai dëshiron të mbajë statusin tërheqës të një kandidati për hyrje në BE që Serbia ka që nga viti 2012. Megjithatë, gjatë viteve ai ka folur vazhdimisht negativisht (dhe në qarqe të vogla në mënyrë krejtësisht sarkastike) për realizmin e politikës së zgjerimit të BE-së.

"Perspektiva evropiane" është shumë më pak tërheqëse në Ballkan nga sa mendojnë njerëzit në Bruksel, pasi askush nuk e di se çfarë do të thotë pas pikës së kthesës, e cila perceptohet vetëm si retorike. Kurti tha se ka dëgjuar nga ndërmjetësit perëndimorë se: Nuk mjafton të jesh njeri i mirë dhe të kesh të drejtë. Ju gjithashtu duhet të jeni një lojtar i mirë ekipi. Por ai duket se nuk i beson ekipit. 

Për Vuçiçin situata është mjaft komode. Përderisa Kurti paraqitet si dikush që e prish lojën, mund të pretendojë se është dakord me propozimin. Por, sipas Beogradit, Vuçiç gjithashtu nuk do të investojë kapital politik në një projekt, ithtarët e të cilit nuk mund t'i shpjegojnë bindshëm atij se çfarë përfiton prej tij.

Marrë dhe përkthyer nga FAZ

1 JAVE ME PARE

Vuçiç: Rrezikojmë izolimin nëse nuk pranojmë planin franko-gjerman

Dialogu Kosovë-Serbi/ Vuçiç: Nëse nuk pranojmë
Aleksandar Vuçiç

SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të hënën se Serbia do të përballet me pasoja të rënda nëse nuk pajtohet me propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që u bë i njohur si nisma franko-gjermane.

Ai tha në një konferencë më gazetarë në Beograd se kjo i është thënë të premten në takimin me të dërguarin evropian Miroslav Lajçak, të dërguarin amerikan Gabriel Escobar dhe të dërguarit e Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

“Në fjalinë e dytë më është thënë se duhet ta pranoni këtë plan”, tha ai duke theksuar se në rast të mospranimit Serbia do të përballet me: “ndërprerjen e proceseve integruese, ndërprerjen dhe tërheqjen e investimeve dhe me masat gjithëpërfshirëse politike dhe ekonomike që do ta dëmtojnë Serbinë”.

Ai tha se “de fakto” plani u shndërrua në kuadrin e ri të bisedimeve të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe nuk do të ketë asnjë përparim nëse nuk bashkëpunon për këtë, duke nënvizuar se propozimi tashmë është plan i të gjitha vendeve të bllokut, përfshirë edhe atyre që nuk e njohin Kosovën.

Duke i cilësuar bisedimet e së premtes si shumë të vështira ai tha se në rast të refuzimit, për pak ditë do të hiqej regjimi i udhëtimit pa viza dhe do të ndërpriteshin investimet.

Serbia tha ai duhet ta ketë të qartë se cila është fuqia e saj dhe ajo e vendeve që mbështesin propozimin. Presidenti serb kujtoi se edhe (Slobodan) “Millosheviçi kishte besuar se asnjë bombë e NATO-s nuk do të bjerë, sepse ata përreth i kishin thënë se kjo nuk do të ndodhte dhe iu deshën disa ditë për ta kuptuar se bombat po binin nëpër Serbi”, duke iu referuar fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi forcat serbe pasi Beogradi refuzoi një marrëveshje të mbështetur nga perëndimi në pranverën e vitit 1999.

Të hënën shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se pret përkushtim serioz dhe gatishmëri për angazhim konstruktiv nga Kosova dhe Serbia për ta çuar përpara propozimin evropian.

“Theksojmë se përparimi në këtë proces mund të sjellë përfitime të konsiderueshme për të dyja palët. Unë vlerësoj se është mënyra e vetme për të ndalur këtë rreth vicioz të krizave në terren dhe për të zbutur rrezikun e përshkallëzimit të mëtutjeshëm”, tha zoti Borrell pas mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE-së me të cilët diskutoi gjatë ditës edhe për procesin e bisedimeve Kosovë – Serbi pas vizitave të të dërguarve amerikanë dhe evropianë në Prishtinë e Beograd të premten.

Propozimi nuk parasheh njohjen e ndërsjellë, por përfshinë përkushtimin e të dyja palëve për të mos penguar njëra tjetrën në proceset integruese dhe presidenti serb tha të hënën se kjo krijon hapësirë edhe për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Ai u shpreh i bindur se Kosova do të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës e mbase edhe NATO-s dhe Serbia nuk ka mundësi të ndikojë.

Propozimi evropian parasheh zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të deritashme të arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Diplomatët sërish vunë theksin te marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Autoritetet në Prishtinë thonë se çështja e Asociacionit mund të trajtohet në kuadër të marrëveshjes përfundimtare me Serbinë dhe se nuk mund të bëhet një mekanizëm një etnik sepse nuk është në frymën e Kushtetutës së vendit.

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Asociacioni është një detyrim ligjor ndërkombëtar për Kosovën dhe duhet të zbatohet.

Qeveria e Kosovës ritheksoi se propozimi evropian është bazë e mirë për diskutime të mëtejme, por nuk komentoi kërkesën e vendosur për Asociacionin, themelimi i të cilit për Beogradin është kusht që serbët në veriun e Kosovës të kthehen në institucionet vendase që i braktisën në nëntor të vitit të kaluar mes tensionesh lidhur me përdorimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia.

Marrë nga VOA

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Deputeti i PS kapet duke shtypur butonin “pro” edhe për kolegen e tij

Deputeti i PS kapet duke shtypur butonin “pro” edhe për kolegen e tij

VIDEO- Deputetët e PD-së i bien bilbilave në seancë

Nallbati: Na përjashtoni të gjithëve dhe vazhdoni! Jeni turpi i këtij vendi

"Jemi tek pazari i gjësë"/ Vasili ngre tonet në Kuvend, Nikolla i mbyll mikrofonin, deputeti:Turp

"Mos e fshini Ramën, po vrisni demokracinë"/ Bardhi kërkon llogari në Kuvend për dosjen McGonigal

Boçi kërkon Ramën: Autori i krimit të vijë këtu, ka korruptuar Parlamentin!

Operacioni 'Fijet'/ Zbulohen kamerat e sigurisë në lagjet e Dibrës, Shkodrës dhe Lezhës

Me armë zjarri e kokainë në makinë, arrestohen dy personat që lëviznin në ish-Bllok

Celibashi: U kap në veprintari politike. Përfaqësuesi: Sako e publikoi në profilin personal

Berisha rrezikon të mos regjistrohet në zgjedhje, Celibashi: KQZ njeh vetëm një PD

Harta e Re Gjyqësore, Llagami: Ky proces na mori 3 vite, ishim në një rrugë pa kthim

'Fijet' në Tiranë, çmontohen 155 kamera të tjera sigurie, 44 persona nën hetim

Sekuetrohen 9 mln lekë në Lushnje, arrestohet shitësi i kokainës, 10 konsumuesit nën hetim

Operacioni 'Fijet', hiqen 37 kamera sigurie në Elbasan

Kontrabandë celularësh, arrestohen 4 persona në Tiranë, sekuestrohen 763 telefona

Operacioni "Fijet", çmontohen 155 kamera sigurie në Tiranë, 37 persona nën hetim

Përfshihet nga flakët apartamenti në Vlorë, shkak dyshohet shkëndija elektrike

"Big Brother" vazhdon në Korçë/ Kapen nëntë kamera të vendosura nga grupet kriminale

Hiqej si punonjës i Forcave Speciale, arrestohet 40-vjeçari me armë në Tiranë

19 të arrestuar nga 'Rrugorja', drejtonin makinën në gjendje të dehur

"Saga Big Brother vazhdon"/ Çmontohen 20 kamera të vendosura në Fier dhe Lushnje

Skafi me turistë pëson avari, bllokohet në det, policia e nxjerr në breg, momenti i shpëtimit

Drift si i 'çmendur' në rrugët e Vlorës, gjobitet me 750 mijë lekë i riu në Vlorë, i hiqet patenta

35-vjeçari përplas të miturën me makinë dhe arratiset, momenti kur kalimtarët rrethojnë të voglën

'Big Brother' në Shqipëri, zbulohen 3 kamera sigurie në lagjet e Memaliajt dhe 1 në Burrel

Hiqen 39 kamera në Korçë dhe Pogradec

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parking, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parkingun e kullës, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Zjarri nisi nga parkingu, dalin pamjet nga djegia e kullës 41-katëshe, zona e mbuluar nga tymi

Momenti i arrestimit të Xhevit Sinanit, vrau gruan e vëllain e tij në Gramsh

Vodhën 8 dyqane dhe banesa, në pranga 16-vjeçari, në kërkim shoku i tij

ME VIDEO- Zbulohen 47 kamera sigurie në Durrës, Shijak dhe Krujë

Nxirrnin inerte pa asnjë dokument, arrestohet administratori i një guroreje në Krujë

Aksioni në Vlorë, policia çmonton 16 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale

"Meta e ka djalë halle", Kryemadhi flet për Dorian Duçkën: Sa ishte te ne qe në rregull

Me dosje në duar, Shkëlzen Berisha mbërrin në SPAK

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht

Rama: Drejtësia amerikane foli, unë jam ulur në Strasburg me njerëz non-grata

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht për marrëdhënien

Rama: Nezajn e njoha përmes agjentit të FBI-së. Duçka ka punuar pa pagesë për mua

Rama pranon takimet me ish-agjentin e FBI: Ndodhën! Po keqlexohen hetimet për të sfumuar 21 janarin

Dosja e FBI/ Rama: Drejtësia amerikane nuk flet për vrasje nga pakujdesia kur urdhrat i jep shteti!

VIDEO-ja që përgënjeshtron Ramën, në shtator e konsideronte mik ish-agjentin e FBI, sot e tërhoqi

Gjenden 38 kamera të tjera në qytetin e Shkodrës

“Manipulimi”/ Iu prezantua si avokat dhe i mori 1.2 mln lekë një gruaje, arrestohet 54-vjeçari

Aksident tragjik në Fushë Kuqe, përplasen dy makina me njëra-tjetrën, ndërron jetë në vend 2-vjeçari

Kanabis i kultivuar në vazo, pamje nga vila në Shijak që ishte kthyer në 'shtëpi bari'

Aksident i frikshëm në Lezhë, 3 automjete përplasen kokë më kokë, një person në gjendje të rëndë

Hoxha në Drejtori: Rama e Berisha tu përgjigjen fëmijëve të të vrarëve, Garda ekzekutoi të pafajshëm

Artan Hoxha batuta nga dera e Drejtorisë së Policisë: Jam me pallto leshi se do rri gjatë