LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dëshmon mes tensioneve Nuredin Dumani në GJKKO, rrëfen ngjarjet kriminale në bashkëpunim me Talo Çelën dhe Festim Qoli! Seanca e radhës do të mbahet më 17 dhjetor

• Seanca gjyqësore ndaj të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, është mbajtur sot në GJKKO nën masa të forta sigurie. • Nuredin Dumani ka dëshmuar para gjykatës, duke përmendur edhe Talo Çelën si bashkëpunëtor. • Në grabitjen në Kavajë, Talo Çelo ka goditur kambistin dhe i ka thyer nofullën, ndërsa të dy janë larguar me çantën e parave. • Dëshmia e Dumanit është shoqëruar më tensione të forta në sallë. • Ish-bashkëpunëtorët e tij kanë ndërprerë disa herë seancën. • I akuzuari, Petrit Qoli ka shpërhyer ndaj Dumanit me fyerje. • Gjykata ka ndërprerë seancën për disa minuta, për t'u rikthyer më pas sërish nën masa të rrepta sigurie.

4 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

"Plumbi i Artë"/ Nuredin Dumani dëshmoi sot mes tensioneve në GJKKO, seanca e radhës do të mbahet më 17 dhjetor

Dëshmon mes tensioneve Nuredin Dumani në GJKKO, rrëfen ngjarjet

TIRANË- Nuredin Dumani ka dëshmuar sot në GJKKO mes tensioneve të ngritura nga ish-bashkëpunëtor të tij.

Seanca e sotme është ndërprerë disa herë nga ndërhyrjet e arrestuarve të tjerë. Situata e tillë ka detyruar gjykatën të ndërpresë për disa minuta seancën.

Ndërkohë, mësohet se seanca e radhës është vendosur të mbahet më 17 dhjetor në orën 09:00.

I penduari i drejtësisë ka rrëfyer ngjarje kriminale të kryera nga veta ai dhe në bashkëpunim me të tjerë.

Dumani ka zbardhur emrat, si Talo Çela apo Festim Qoli, të cilët ishin të përfshirë si autorët kryesorë në disa prej ngjarjeve kriminale.

 

1 MUAJ ME PARE

Dëshmia e Dumani hedh dritë mbi vrasjen e Ervis Dedjas dhe nënës së tij: Festim Qoli më kërkoi ta vrisja, Talo e qëlloi disa herë me thikë

Dëshmon mes tensioneve Nuredin Dumani në GJKKO, rrëfen ngjarjet
Dumani

TIRANË- Dëshmia e Nuredin Dumanit ka shkaktuar tensione në sallën e GJKKO-së, teksa ai ka treguar episode të ngjarjeve kriminale duke përmendur edhe emrat e bashkëpunëtorve.

Dumani ka rrëfyer për vrasjen e Ervis Dedjas dhe të nënës së tij në vitin 2012. Ai ka deklaruar se të dyja vrasjet janë porositur nga Festim Qoli, ky i fundit ishte mik i familjes së tyre.

Qoli i kishte ofruar Dumanit dhe Talo Çelës 40 mijë euro për ekzekutimin e nënës së Ervis Dedjas. Vrasja e saj u porosit pasi po hetonte nëpër gjykata vrasjen e të birit.

Dumani ka ndarë detaje edhe nga plani fillestar për ta vrarë në varreza, i cili u nuk u realizua dot. Ai më pas ka rrëfyer se Talo Çela e ka goditur nënën e Dedjas disa herë me thikë në banesën e saj, duke e lënë të vdekur në vend. 

“Ervis Dedja ishte mik i familjes së Festim Qolit. Kishin shumë biznese bashkë, jemi takuar në një kafe rastësisht. Në 2012 Dedja u vra. Pas vrasjes mora vesh që e kishte vrare Festim Qoli, shoku i vet. Festim Qoli vendosi të vriste edhe nënën e Ervis Dedjas. Qoli kërkoi ta vriste sepse nëna e Dedjes po vinte vërdallë neper gjykata dhe prokurori për të zbardhur vrasjen e djalit të saj. Qoli më kërkoi ta vrisja. Fola me Talo Çelen dhe me personin me pseudonimin Qimja, dhe Qoli na ofroi 40 mijë euro. Unë i thashë Talos qe ta bënim për 30 mijë, madje Talo me tha që ta bëjmë edhe pa lekë, sepse Qoli mund të na ofronte punë të tjera. Vendosëm në fillim ta vrisnim kur shkonte në varreze tek çuni që i kishte vdekur, por unë nuk e bëja dot vrasjen aty, se si me vinte. Me pas morëm vendimin ta bënim tek shtëpia e saj ne një pallat ne bodrum. Shkuam me një makine të kuqe, u afruam te pallati ku nuk kishte kamera. Unë isha shofer, Talo pasagjer. Hymë te garazhi, zbriti Talo direkt, kishim thikë dhe pistoletë. E qëlluam me thikë qe mos dukej si vrasje me pagesë, por si grabitje. I morëm dhe çantën. Talo e goditi disa herë me thike derisa ra në tokë”, tha ai

1 MUAJ ME PARE

Nuredin Dumani dëshmon mes tensioneve në GJKKO, rrëfen grabitjet në bashkëpunim me Talo Çelën: Goditi kambistin me levë në kokë

Dëshmon mes tensioneve Nuredin Dumani në GJKKO, rrëfen ngjarjet
dumani

TIRANË- I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dëshmuar në GJKKO për megaporcesin e njohur si “Plumbi i Artë”. Gjatë dëshmisë së tij, Dumani ka rrëfyer grabitjet e kambistëve në Elbasan, Kavajë dhe Durrës.

Ai ka përfshirë në dëshminë e tij edhe emrat si: Talo Çela, Ilirjan Feçi dhe Gentian Sharra, si bashkëpunëtorë gjatë grabitjeve.

Në një pjesë të rrëfimit, Dumani ka ndarë detaje nga grabitja në Kavajë ku kishte vepruar me Talo Çelën, ky i fundit kishte goditur kambistin dhe më pas ishin larguar me çantën e lekëve.

Mes tensioneve në sallë, dëshmia e Dumanit është është përballur me reagimin e të akuzurit tjetër, Petrit Qoli, i cili e quajti Dumanin një krijesë e shpifur.

1 MUAJ ME PARE

Tensione gjatë seancës gjyqësore teksa dëshmonte Nuredin Dumani, ndërpritet seanca për disa minuta

Dëshmon mes tensioneve Nuredin Dumani në GJKKO, rrëfen ngjarjet
Dumani

TIRANË- Seanca gjyqësore në kuadër të megaprocesit "Plumbi i Artë", ku po dëshmon i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, po mbahet këtë të martë në GJKKO nën masa të forta sigurie.

Dëshmia e Dumanit është shoqëruar me tensione nga ish-bashkëpunëtorët e tij. Të akuzuarit e SPAK ndërprenë disa herë dëshminë e tij. Teksa Dumani po dëshmonte, situata të tensionuara u krijuan në sallë ndërsa ndërhyri dhe i akuzuari Petrit Qoli.

Qoli shpërtheu kundër Dumanit me fjalë fyese, teksa në atë moment gjyakata ndërpreu seancën. Pas disa minutash, seanca rifilloi por nën masa të forta sigurie.

 

Sondazh

Poll

Rishfaqet Gledis Nano në Policinë e Shtetit pas shkarkimit

Rishfaqet Gledis Nano në Policinë e Shtetit pas shkarkimit

Berisha sfidon Ramën: Hajde të dalim në shesh të burrave dhe t’i themi njëri-tjetrit gjërat!

Berisha: Ata të cilët kishin parashikuar zhdukjen tonë, me 11 maj do të marrin disfatën e merituar!

34 vjetori i themelimit të PD/ Berisha nga Lezha: Donin të na linin si Kuba në brigjet e Adriatikut

"Çfarë nuk kanë fantazuar për shtëpinë time", Rama: Paraja nuk ka qenë tundim për mua!

Dosja Xibraka/ Rama paralajmëron masa ligjore: Do padis Gazment Bardhin për kallëzim të rremë

"Gati çerek shekulli akuza pa asnjë çerek prove", Rama: Nuk kam kryer kurrë një krim!

"Më kanë bërë skizofren me kartelë mjekësore", Rama: S'kisha si të mos akuzohesha për këtë

Dosja Xibraka/ Rama pas vendimit: Drejtësia foli me prova! Do dënoj Bardhin për kallëzim të rremë

"Fidel, të lus të ruash faturat se kështu si ka ardhur koha",Veliaj ankohet për SPAK në sy të Ramës

Me dhuratë me vete/ Sali Berisha në burgun e Fierit, viziton ish-deputetin demokrat Ervin Salianji

Lëvizja e makinave me grafik, Balluku: Athina e aplikon prej 35 vitesh, ka reduktuar lëvizjen me 50%

Fashë oraresh për automjetet e tonazhit të rëndë/ Balluku: Ka qenë në fuqi

Ulja e çmimit të energjisë/ Balluku: Vjen për shkak të performancës së sektorit energjetik

Ulet çmimi i energjisë elektrike/ Balluku: Ky është një vendim i cili hap një epokë të re

Ulja e çmimit të energjisë/ Rama: Rritje e ekonomisë, së shpejti do shkojmë në Abu Dabi

Rama: Shqipëria e para në rajon për energjinë diellore

Ulet çmimi i energjisë elektrike/ Rama: Arritje gjatë këtyre 35 viteve, e mirëmenduar dhe konsultuar

Berisha: Kemi një atmosferë jashtëzakonisht optimiste nga shqiptarët jashtë vendit

"Pandeli Majko është kriminel i madh elektoral"/ Berisha: U përgjua me vendim gjykate

Berisha: Ky është programi i emergjencës i PD, vendosje minimumi jetik, rritje pensionesh

Berisha: Rama e pranoi se ka përdorur SkyEcc, por tha të tjerë e kanë përdorur më shumë

Berisha: Shteti do marrë përsipër pagesën për fëmijën e tretë nga lindja deri 23-vjeç

Berisha: Karta e konsumatorit do rimbursojë TVSH-në e ushqimeve dhe produkteve bazë

Berisha premton: Do përgjysmojnë taksat për naftën!

Berisha: Çmimet stratosferike të naftës vijnë edhe për shkak të kontrabandës qeveritare

"Për 1 litër naftë paguajnë 1.1 euro taksa!" Berisha: Shqiptarëve po u bëhet plaçkitja më e madhe

"Tre prokurorë të SPAK në dosjen Toyota Yaris"/ Berisha: Taulant Balla garantoi arrestimin

"Kjo masë sigurie do të më shtojë votat!" Berisha: E kam fituar 100 përqind kauzën time

Berisha nxjerr përgjimet: Taulant Balla bëri arrestime me listë

Berisha: Gjeta aty Veliajn, po rrihej me kolegët sepse ju thërrisni Ajolën!

Berisha pas daljes nga SPAK: Kreu i Prokurorisë së Posaçme fle mbi dosje krimi

Berisha del nga SPAK: Iu kërkua gjykatësit kukull që të më rikthejnë në "arrest shtëpie"

Berisha mbërrin në SPAK, Kreu i PD-së hipën në makinë dhe përshëndet me dy gishta protestuesit

Gazetari i publikoi foton me Çapjan, Rama për bisedat e Sky ECC: Ka të tjerë "ku e ku" me atë person

"Po linçohet një udhëheqës i PS",Rama për hetimin e Veliajt: Nuk mund të marr qëndrime për një çorbë

Kush e ka hartuar listën e kandidatëve të deputetëve të PS në Durrës? Rama anashkalon përgjigjet

Gjykatat sekuestruan bazën detare të Limionit, Rama kapet mat duke komentuar vendimet e drejtësisë

"Ata merren me seksin e ëngjëjve" Rama për partitë e Opozitës: Lufta për vendin e dytë duket e fortë

Rama: Asnjë përfaqësues i PS nuk është i lejuar të bëj komente për Veliajn

Hetimi i SPAK për Veliajn/ Rama: Po i cënohet jeta familjare nga gjyqi publik

"Drejtësia jo në duart e pushtetit politik”, Rama: Reformën e propozuam që kur ishim në opozitë

Rama: Këtë vit ka pasur dy “spektakle”, rasti në Pogradec dhe ai i 14-vjeçarit

Untitled 15

"Beteja për qeverinë teknike vazhdon," Berisha: Mosbindja civile nuk ndalet deri ditën e zgjedhjeve!

Berisha: Samitin e vitit 2027 do e organizojë ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO

Rama: Po punojmë për të arritur marrëveshje binjakëzimi me spitalin SHIBA të Izraelit

Berisha: Unë jam këtu për të qëndruar kundër narkodiktaturës me gjithë potencialin tim

“TikTok do mbyllet”, Rama: Do na duhen 6-8 javë

Berisha: Thirrja ime është për SHBA, të marrin çdo masë për rikthimin e Erion Veliajt në Shqipëri