Izraeli dhe Hamasi arrijnë marrëveshjen e armëpushimit për t’i dhënë fund luftës në Gaza/ Trump: Pengjet do të lirohen së shpejti
Arrihet marrëveshja për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit 15 Janar, 18:28 Izraeli dhe Hamasi arrijnë mar...
Arrihet marrëveshja për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit 15 Janar, 18:28 Izraeli dhe Hamasi arrijnë mar...
Vdekja e 81-vjeçarit në Zall-Bastar, fëmijët e Xhemal Metës: Nuk kishte konflikte! Nuk ishim në dijeni për ...
26 vite nga masakra/ William Walker kryen homazhe në Reçak: Jam i mahnitur nga numri i njerëzve që vijnë këtu &c...
"Krenare për nismën", Meloni për marrëveshjen e energjisë me Shqipërinë: Çelësi për të ...
• Qeveria franceze e kryeministrit Michel Barnier ka rënë.• Raportohet se partitë e majta dhe të djathta ekstreme u bënë bashkë për të votuar në mbështetje të një mocioni mosbesimi. • Kjo shënon herën e parë që qeveria franceze rrëzohet me një votë mosbesimi që nga viti 1962. • Më herët gjatë fjalës së tij Michel Barnier tha se vështirësitë fiskale të Francës “nuk do të zhduken” me një votë mosbesimi, pasi ai mbron buxhetin e tij të kontestuar. • Sipas mediave të huajam, Barnier ka të ngjarë të qëndrojë si kryeministër "kujdestar" pasi Presidenti i Francës Emmanuel Macron zgjedh një pasardhës në detyrë. • Kjo nuk ishte detyrë e lehtë për Macron, pasi gajtë verës iu deshën dy muaj për të zgjedhur një emër që nuk do të rrëzohej menjëherë nga një prej fraksioneve të mëdha parlamentare. • Ekziston gjithashtu një mundësi që Macron të emërojë një qeveri teknike, por kjo ka të ngjarë të mos zgjasë shumë si alternativë. • Gjithashtu mediat e huaja analizojnë se se zgjedhjet e reja nuk janë një opsion sepse sipas kushtetutës franceze, ato nuk mund të thirren brenda një viti nga votimet e mëparshme, të cilat në këtë rast u zhvilluan korrikun e kaluar.
6 artikuj për këtë temë.
FRANCË- Ligjvënësit e opozitës rrëzuan të mërkurën qeverinë e Francës, duke thelluar krizën politike në fuqinë e dytë më të madhe ekonomike në Bashkimin Evropian dhe duke minuar kapacitetin e vendit për të miratuar ligje dhe për të vënë kontroll mbi deficitin e lartë buxhetor.
Ligjvënësit e krahut të djathtë të skajshëm dhe ata të krahut të majtë u bashkuan në mbështetje të një mocioni mosbesimi kundër Kryeministrit Michel Barnier dhe qeverisë së tij. Shumica e ligjvënësve, me 331 vota përkrahën mocionin.
Kryeministri Barnier pritet t’i dorëzojë dorëheqjen e tij dhe të qeverisë së tij Presidentit Emmanuel Macron gjatë ditës së mërkurë. Sipas pallatit presidencial, Presidenti Macron do t’i drejtohet popullit francez me një fjalim të enjten.
Kjo është hera e parë që nga viti 1962 që një qeveri franceze humb votë-besimin . Kësaj radhe, Presidenti Macron solli krizën duke shpallur zgjedhjet e parakohshme në qershor, të cila rezultuan me një parlament të përçarë.
Me një president me fuqi të zbehur, Franca tani rrezikon që të përmbyllë vitin pa një qeveri të qëndrueshme apo buxhet për vitin 2025, ndonëse Kushtetuta lejon ndërmarrjen e masave të posaçme që do të parandalonin mbylljen e qeverisë, siç ndodh në Shtetet e Bashkuara.
Trazirat politike në Francë do të dobësojnë edhe më shumë Bashkimin Evropian, i cili po përballet edhe me shpërbërjen e koalicionit qeverisës në Gjermani pak javë para se Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.
The left and far right punished Barnier for opting to use special constitutional powers to ram part of an unpopular budget, which sought 60 billion euros in savings in an effort to shrink the deficit, through parliament without a final vote.
E majta dhe e djathta e skajshme penalizuan Kryeministrin Barnier për shkak se ai zgjodhi të shfrytëzojë fuqitë e posaçme kushtetuese për ta kaluar një buxhet që nuk gëzonte përkrahje dhe që parashihte 60 miliardë euro kursime në përpjekje për të zvogëluar deficitin buxhetor, pa marrë miratimin nga Parlamenti.
Udhëheqësja e së djathës së skajshme, Marine Le Pen deklaroi paraprakisht se rrëzimi i qeverisë ishte “e vetmja rrugë që Kushtetuta na mundëson për t’i mbrojtur francezët nga një buxhet i rrezikshëm, i padrejtë dhe ndëshkues”.
Franca tani përballet me një periudhë paqartësie të thellë politike që tashmë po shqetëson investitorët. Në fillim të kësaj jave, kosto e huamarrjës së Francës tejkaloi për një periudhë të shkurtër atë të Greqisë, e cila përgjithësisht konsiderohet si shumë më e rrezikshme.
Tani i mbetet Presidentit Macron të zgjedhë.
Tre burime i thanë agjencisë Reuters se Presidenti Macron synon të emërojë një kryeministër të ri brenda një kohe të shkurtër. Njëri prej burimeve tha se ai planifikon ta emërojë kryeministrin e ri para ceremonisë për rihapjen e Katedrales së Notre-Damit të shtunën. Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump pritet të marrë pjesë në atë ceremoni.
Kryeministri i ri do të përballet me të njëjtjat sfida si zoti Barnier për të miratuar ligjet, përfshirë buxhetin e vitit 2025, në një parlament të përçarë. Franca nuk mund të mbajë zgjedhje të reja parlamentare para muajit korrik.
Presidenti Macron mund të kërkojë nga Kryeministri Barnier që të qëndrojë në detyrë derisa të gjejë një kryeministër tjetër i cili do të gëzojë përkrahjen e ligjëvënësve për t’iu hapur rrugë miratimit të ligjeve.
Një qeveri në detyrë mund të propozojë masa të jashtëzakonshme për buxhetin e vitit të ardhshëm apo që përmes kompetencave të veçanta të miratojë projekt-buxhetin për vitin 2025 me dekret – ndonëse juristët thonë se ky proces bart paqartësi ligjore dhe kostoja politike do të jetë e lartë.
Rreziku për Presidentin Macron vjen nga fakti se kundërshtarët e tij mund t’ia hedhin poshtë një pas një të gjithë kandidatët për kryeministër.
Kundërshtarët e tij thonë se mënyra më e duhur për t’i dhënë fund krizës së tejzgjatur politike është që ai të japë dorëheqje, për çfarë ai nuk ka treguar gatishmëri.
Kjo situatë bart rreziqe edhe për zonjën Le Pen, e cila për vite me radhë ka bërë përpjekje që t’i bindë votuesit se partia e saj ofronte një qeveri të qëndrueshme
Përkrahësit e Kryeministrit Barnier dhe partia Bashkimi Kombëtar e zonjës Le Pen, të cilat kanë mbështetur koalicionin e pakicës, fajësojnë njëra tjetrën për krizën./VOA
FRANCA- Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë të ditur se do të flasë para popullit të tij nesër në orën 20:00, lidhur me rënien e qeverisë së Michel Barnier. Presidenti francez, i cili u kthye këtë mbrëmje nga një vizitë në Arabinë Saudite, ka përjashtuar vazhdimisht mundësinë e dorëheqjes së tij.
Ngjarja e sotme shënon herën e parë që qeveria franceze rrëzohet me një votë mosbesimi që nga viti 1962. Më herët gjatë fjalës së tij Michel Barnier tha se vështirësitë fiskale të Francës “nuk do të zhduken” me një votë mosbesimi, pasi ai mbron buxhetin e tij të kontestuar.
Sipas mediave të huajam, Barnier ka të ngjarë të qëndrojë si kryeministër "kujdestar" pasi Presidenti i Francës Emmanuel Macron zgjedh një pasardhës në detyrë. Kjo nuk ishte detyrë e lehtë për Macron, pasi gajtë verës iu deshën dy muaj për të zgjedhur një emër që nuk do të rrëzohej menjëherë nga një prej fraksioneve të mëdha parlamentare.
Ekziston gjithashtu një mundësi që Macron të emërojë një qeveri teknike, por kjo ka të ngjarë të mos zgjasë shumë si alternativë. Gjithashtu mediat e huaja analizojnë se se zgjedhjet e reja nuk janë një opsion sepse sipas kushtetutës franceze, ato nuk mund të thirren brenda një viti nga votimet e mëparshme, të cilat në këtë rast u zhvilluan korrikun e kaluar.
FRANCË- Udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, ka thënë se presioni ndaj presidentit Emmanuel Macron po rritet pasi ligjvënësit miratuan një votë mosbesimi ndaj kryeministrit Michel Barnier.
Le Pen thotë se nuk po bën thirrje për dorëheqjen e Macron.
Ajo thotë se e djathta ekstreme ka disa kërkesa për të mbështetur zëvendësimin e Barnier, por ato do të lejojnë kryeministrin e ardhshëm të shkojë në punë.
Jean-Luc Mélenchon, i cili drejton të majtën ekstreme France Unbowed, pjesë e aleancës më të gjerë të majtë që paraqiti votën e mosbesimit, ka shprehur kënaqësinë e tij në platformën X që "censura e pashmangshme" ka kaluar dhe qeveria e Barnier ka rënë.
"Edhe me një Barnier çdo tre muaj, Macron nuk do të zgjasë tre vjet," shtoi ai, duke iu referuar kohës së mbetur të Presidentit Macron në detyrë.
Zgjedhjet e ardhshme presidenciale do të priten deri në prill 2027, por përpara votimit të mosbesimit disa kishin kërkuar që Macron të jepte dorëheqjen
FRANCË- Deputetët votuan me shumicë dërrmuese në mbështetje të mocionit kundër Barnier, me 331 vota, vetëm tre muaj pasi ai u emërua nga Presidenti Emmanuel Macron.
Numri më i madh se sa kërkohet shumica absolute. Deputetët nuk mundën ta votonin kundër dhe mund të votonin vetëm pro ose abstenim.
Si rezultat, qeveria rrëzohet dhe projektligji për financimin e sigurimeve shoqërore për vitin 2025 hidhet poshtë.
Është hera e parë që një qeveri në Francë rrëzohet për shkak të një mocioni për shkarkim që nga viti 1962 dhe sigurisht një humbje e madhe politike për presidentin francez Emmanuel Macron.
Cila do të jetë lëvizja e radhës?
Barnier ka të ngjarë të qëndrojë si kujdestar pasi Presidenti i Francës Emmanuel Macron zgjedh një pasardhës.
Ekziston gjithashtu një mundësi që Macron të emërojë një qeveri teknokrate të pazgjedhur, por kjo ka të ngjarë të mos zgjasë shumë pasi ata përpiqen të shihen si legjitime.
Zgjedhjet e reja nuk janë një opsion. Sipas kushtetutës franceze, ato nuk mund të thirren brenda një viti nga votimet e mëparshme, të cilat në këtë rast u zhvilluan korrikun e kaluar.
FRANCA- Ligjvënësit francezë kanë votuar për rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit, Michel Barnier, vetëm tri muaj pasi ai mori pushtetin. Pas kalimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë është thelluar kriza politike në Francë. Qeveria e kryeministrit Michel Barnier, është para që shkarkohet përmes mosbesimit në 60 vjetët e fundit.
Para votimit, në një intervistë televizive të martën, Barnier kishte deklaruar se ende besonte që Qeveria e tij mund t'i mbijetojë mosbesimit. Por, partia e ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar (RN), e bëri të qartë të mërkurën në mëngjes se do të votojë së bashku me partitë majtiste për ta rrëzuar Qeverinë.
Majtistët dhe djathtistët së bashku kishin vota të mjaftueshme për ta rrëzuar Qeverinë. Para nisjes së debatit për rrëzimin e Qeverisë, e pyetur nëse Tubimi Kombëtar do ta mbështesë votëbesimin, ligjvënësja Laure Lavalette tha për TF1 TV: “Pa dyshim që po”.
E pyetur për pasojat katastrofike që i kanë paralajmëruar Barnier dhe ministrat e tij, Lavalette tha: “Nuk ka arsye që kjo të çojë drejt kaosit të madh. Nuk do të shembet gjithçka”.
Presidenti Emmanuel Macron mund t’i kërkojë Barnierit të qëndrojë si kryeministër në detyrë derisa ta gjejë një kryeministër të ri, gjë që mund të ndodhë vetëm vitin e ardhshëm. Kriza politike mund t’i dëmtojë bizneset, konsumatorët dhe taksapaguesit, thanë ekspertët dhe ekonomistët për Reuters./ REL
FRANCA- Qeveria franceze e kryeministrit Michel Barnier ka rënë. Raportohet se partitë e majta dhe të djathta ekstreme u bënë bashkë për të votuar në mbështetje të një mocioni mosbesimi.
Kjo shënon herën e parë që qeveria franceze rrëzohet me një votë mosbesimi që nga viti 1962. Më herët gjatë fjalës së tij Michel Barnier tha se vështirësitë fiskale të Francës “nuk do të zhduken” me një votë mosbesimi, pasi ai mbron buxhetin e tij të kontestuar.
Sipas mediave të huajam, Barnier ka të ngjarë të qëndrojë si kryeministër "kujdestar" pasi Presidenti i Francës Emmanuel Macron zgjedh një pasardhës në detyrë. Kjo nuk ishte detyrë e lehtë për Macron, pasi gajtë verës iu deshën dy muaj për të zgjedhur një emër që nuk do të rrëzohej menjëherë nga një prej fraksioneve të mëdha parlamentare.
Ekziston gjithashtu një mundësi që Macron të emërojë një qeveri teknike, por kjo ka të ngjarë të mos zgjasë shumë si alternativë. Gjithashtu mediat e huaja analizojnë se se zgjedhjet e reja nuk janë një opsion sepse sipas kushtetutës franceze, ato nuk mund të thirren brenda një viti nga votimet e mëparshme, të cilat në këtë rast u zhvilluan korrikun e kaluar.