LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV, të pranishëm mijëra besimtarë dhe delegacione nga e gjithë bota! Kreu i Vatikanit: Do t’ju shërbej në besimin dhe lumturinë tuaj

• Ceremonia e Përurimit të Emisionit të Shenjtë Papnor të Papa Leon XIV është zhvilluar ditën e sotme. • Roma u blinduar nga forcat e sigurisë teksa priti rreth 156 delegacione që mbërritën nga e gjithë bota dhe mbi 250,000 besimtarë. • Ndër personalitetet botërore të pranishëm ishin Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance, Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa Rusia u përfaqësua nga Ministrja e Kulturës Olga Liubimova.• Nga Shqipëria të pranishëm ishin Presidenti Bajram Begaj, ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe krerë të komuniteteve fetare. • Kisha Katolike u përfaqësua nga Imzot Arjan Dodaj, Imzot Gjergj Meta dhe Imzot Simon Kulli, ndërsa nga Kisha Ortodokse nga Mitropoliti Nikolla dhe At Ignat Todri. • Komuniteti Mysliman u përfaqësua nga Bujar Spahiu dhe Ejup Lila, ndërsa Kryegjyshata Bektashiane nga Baba Mondi dhe gazetari Ferdinand Samarxhi. • Papa Leoni XIV ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë së përurimit si kreu i Vatikanit. • Papa tha se vjen parap besimtarëve si si një vëlla që do t’u shërbejë në besimin dhe lumturinë e tyre. • Ai e vendosi theksin te dashuria dhe uniteti. • Papa Leoni XIV shtoi se këto janë dy misionet e dhëna nga Jezusi për Pjetrin.

6 artikuj për këtë temë.

4 JAVE ME PARE

FOTO/ Ceremonia e përurimit të tij, Papa Leon XIV "thyen" protokollin, përqafon vëllain

Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV, të
Papa Leoni XIV dhe vëllai i tij

VATIKAN- Ditën e sotme në Vatikan u zhvillua ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV ku të pranishëm ishin mijëra besimtarë, por edhe delegacione zyrtare e fetare nga e gjithë bota.

Një moment emocional u regjistrua gjatë kësaj ceremonie kur Papa Leoni XIV  theu protokollin dhe përqafoi vëllanë e tij Luis gjatë përshëndetjeve me delegacionet.

Vëllai Louis iu afrua Papës duke shkëmbyer përqafime me njëri-tjetrin. Prevosti foli për disa çaste dhe pastaj vazhdoi me përshëndetjet institucionale.

4 JAVE ME PARE

FOTOLAJM/ Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV, "shkrihen akujt" mes Zelenskyt dhe JD Vance në Vatikan, komunikime mes Rubios dhe Melonit

Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV, të
Volodymyr Zelensky dhe JD Vance

VATIKAN- Ditën e sotme në Vatikan u zhvillua ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV ku të pranishëm ishin mijëra besimtarë, por edhe delegacione zyrtare e fetare nga e gjithë bota. Ndër personalitetet botërore të pranishëm ishin Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance, Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV, të
Volodymyr Zelensky dhe JD Vance
Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV, të
Volodymyr Zelensky

Në disa imazhe të kapura gjatë ceremonisë shihet Zelensky dhe JD Vance duke u përshëndetur dhe komunikuar të buzëqeshur. Ky mbase ishte një takim që mund të ketë shërbyer për të "shkrirë akujt" mes tyre pas debatit të tensionuar në Zyrën Ovale ku presidenti amerikan Donald Trump dhe zëvendëspresidenti i tij e akuzuan dhe "qortuan" presidentin ukrainas përpara kamerave më 28 shkurt 2025. 

Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV, të
JD Vance

Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV, të

Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV, të

Gjithashtu nga imazhet e kapura nga ceremonia shihet dhe prania e Sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio dhe Kryeministres italiane Giorgia Meloni teksa dhe komunikojnë së bashku.

Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV, të

4 JAVE ME PARE

FOTO/ Imazhi i Shën Pjetrit dhe vula e tij, dalin pamjet e unazës së Papa Leonit XIV

Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV, të
Unaza

VATIKAN- Vatikani ka publikuar detajet e unazës së Papa Leonit XIV, e cila ka një imazh të Shën Pjetrit në shiritin e jashtëm, me mbishkrimin “Leo XIV” dhe stemën e papës të gdhendur në pjesën e brendshme.

Të gjithë peshkopët mbajnë unaza për të treguar lidhjen e tyre me kishën lokale që udhëheqin dhe unaza e Papës, si Peshkop i Romës, simbolizon lidhjen e tij me të gjithë kishën. Mediat e huaja shkruajnë se kur unaza iu dorëzua Leos, ai dukej i prekur, duke e parë atë. 

Unaza njihet si Unaza Piskatore, ose Unaza e Peshkatarit dhe është pjesë e sendeve zyrtare të veshur nga Papa, i cili është pasardhësi i Shën Pjetrit. Të paktën që nga mesjeta, ka qenë tradicionale që besimtarët të takohen me Papën të tregojnë përkushtimin e tyre duke puthur unazën.

Ka shumë arsye pse unaza thyhet kur një Papë ndërron jetë. Ndër më të rëndësishmet është të sigurohet që ajo, si unazë vule, të mos përdoret në falsifikimin e dokumenteve. Prerja e unazës simbolizon gjithashtu përfundimin e autoritetit dhe mandatit të papës së ndjerë. Çdo unazë është unike për çdo papë dhe varroset me të.

Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV, të

 

4 JAVE ME PARE

"Dashuria është unitet!" Ceremonia e përurimit/ Papa Leoni XIV: Vij para jush si një vëlla që do t’ju shërbej në besimin dhe lumturinë tuaj

Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV, të
Papa Leoni XIV

VATIKAN- Papa Leoni XIV ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë së përurimit si kreu i Vatikanit. Papa tha se vjen parap besimtarëve si si një vëlla që do t’u shërbejë në besimin dhe lumturinë e tyre. Ai e vendosi theksin te dashuria dhe uniteti. Papa Leoni XIV shtoi se këto janë dy misionet e dhëna nga Jezusi për Pjetrin.

"Përshëndes të pranishmit. Në ditët e fundit kemi pjetuar një jetë intensive, vdekja e Papa Franceskut na solli trishtim në zemër. Kemi marrë në ditën e Pashkës bekimet e tij të fundit. Zoti nuk e braktis kurrë popullin e tij.

Vij para jush si një vëlla që do t’ju shërbej në besimin dhe lumturinë tuaj. Duke ecur me ju në rrugën e dashurisë së Zotit që na do të bashkuar. Dashuria është unitet. Këto janë dy misionet e dhëna nga Jezusi për Pjetrin", tha Papa.

4 JAVE ME PARE

FOTOLAJM/ Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV, mijëra besimtarë në Vatikan, delegacione nga e gjithë bota të pranishme

Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV, të
Vatikan

VATIKAN- Sytë e botës janë drejtuar sërish nga Vatikani pasi sot në sheshin e Shën Pjetrit mijëra besimtarë nga i gjithë globi janë mbledhur për kurorëzimin e Papës Leo XIV. Tribuna janë mbushet me mbi 200 delegacione nga bota me personalitete nga politika, përfaqësues të kishës dhe monarkë nga e gjithë bota.

Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV, të
Papa Leoni XIV
Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV, të
JD Vance

Mesha ceremoniale zgjat rreth 2 orë në një qytet nën masa të rrepta sigurie. Roma ka angazhuar mbi 6000 forca sigurie për ceremoninë, shoqëruar me zona të bllokuara dhe ndalimfluturimi dhe lundrimi në Tibër.

Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV, të

Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV, të

Me pranimin e zgjedhjes dhe shpalljen emrit të tij si papë,  Leo XIV është peshkop i Romës dhe si rrjedhojë kreu i Kishës Katolike. Inaugurimi zyrtar si Papë bëhet disa ditë pas zgjedhjeve, në këtë rast dhjetë ditë më vonë. 

Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV, të

Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV, të

4 JAVE ME PARE

Sot ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV, "blindohet" Roma, të pranishëm JD Vance, Rubio e Zelensky! Zbardhet axhenda e javës

Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV, të
Papa Leoni XIV

VATIKAN- Sot në orën 10:00 mbahet ceremonia e Përurimit të Emisionit të Shenjtë Papnor të Papa Leon XIV. Papa do të thotë lutjen mariane Regina Caeli nga Lozha Qendrore e Bazilikës. Sipas mediave të huaja, Roma tashmë e blinduar përgatitet të mirëpresë 156 delegacionet që mbërrijnë nga e gjithë bota dhe mbi 250,000 besimtarë pritet të mbushin Sheshin e Shën Pjetrit. 

Ndër personalitetet botërore që do të jenë të pranishëm janë: Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance , Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa Rusia do të përfaqësohet nga Ministrja e Kulturës Olga Liubimova. Nga Shqipëria të pranishëm do të jenë Presidenti Bajram Begaj, ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe krerë të komuniteteve fetare.

Kisha Katolike do të përfaqësohet nga Imzot Arjan Dodaj, Imzot Gjergj Meta dhe Imzot Simon Kulli, ndërsa nga Kisha Ortodokse do të marrin pjesë Mitropoliti Nikolla dhe At Ignat Todri. Komuniteti Mysliman përfaqësohet nga Bujar Spahiu dhe Ejup Lila, ndërsa Kryegjyshata Bektashiane nga Baba Mondi dhe gazetari Ferdinand Samarxhi.

Gjithashtu mësohet se të hënën në orën 9:30, delegacionet do të marrin pjesë në audiencën e posaçme me Papa Leo XIV, nën shoqërinë e ambasadores shqiptare në Vatikan, Majlinda Frangaj.

Të martën, më 20 datë maj, Papa Leoni do të marrë në zotërim Bazilikën Papnore të Shën Palit Jashtë Mureve. Të nesërmen do të mbahet audienca e parë e përgjithshme e së mërkurës. E shtunë, 24 maj, do të ketë një takim me Kurien Romake dhe punonjësit e Shtet-Qytetit të Vatikanit.

E diela, 25 maj, do të jetë plot me ngjarje, me Lutjen e Mbretëreshës Qiellore e më pas, do të bëhet marrja në zotërim të bazilikave papnore të Shën Gjonit në Lateran dhe të Shën Marisë së Madhe.

ceremonia e përurimit të papa leonit të xiv

Sondazh

Poll

"PS po shkon në Kishën e Laçit, luten që PD të vazhdojë kështu!" Sula i drejtohet opozitës në Kuvend

"PS po shkon në Kishën e Laçit, luten që PD të vazhdojë kështu!" Sula i drejtohet opozitës në Kuvend

Sula në Kuvend: Deri në qershor duhet të dalin të gjitha vendimet dhe rezolutat

Tabaku: Parlamenti ka nevojë që të ketë debat për raportin mbi zgjedhjet

Noka-Spiropalit: Turet tuaja turistike për të bërë selfie, nuk mund të bllokojnë axhendën e Kuvendit

Peleshi-opozitës:Me ju apo pa ju ne do ta mbyllim me shumë sukses Kuvendin për të filluar në shtator

"Kështu vepruat edhe për gjenocidin në Kosovë!" Shehu në Kuvend: Sillni projektligjet t'i miratojmë

"Më vjen mirë që më ndjek," Spiropali i përgjigjet Bardhit: Seanca u shty se kishte mungesa

Bardhi-Spiropalit: Nuk ishit në Ukrainë, por duke ngrënë drekë në Greqi

Spiropali, replikë me Vokshin: Ndoshta ju jeni një nga arsyet kryesore që PD ka marrë këtë rezultat

Rama i rikthehet "Sy m'Sy:Po presim lajmin për hapjen e një tjetër grupkapitulli në negociatat me BE

Brunilda Laboviti pas debatit me Valbona Treska merr Policinë në telefon: Nuk më lirojnë zyrën

Berisha: Misioni im historik është rikthimi i votës së lirë për shqiptarët

"Është vetëm fillimi"/ Berisha: Këta kriminelë elektorale do ta paguajnë atë që u bënë shqiptarëve

Berisha: Kush e shtron sot problemin se ku është narkoshteti, është ushtar i Pojës

Berisha denoncon blerjen e votave në Tiranë: Ky është momenti kriminal i ndarjes së parave

Berisha: Këto fakte të pakundërshtueshme delegjitimojnë plotësisht qeverinë e dalë nga zgjedhjet

Tensione në Kuvend, Spiropali përjashton Nokën nga seanca: Nuk lejoj këtu zaptim të foltores!

Zhupa: PS i mbushi listat e kandidatëve me emra që s’dinin se si të fillonin dhe mbaronin një fjali

Spiropali i përgjigjet Vokshit: As kam takuar dhe as njoh njerëz me precedentë penalë

Gogu: Zoti ta ruajë Shqipërinë nga ata që janë gati ta djegin se nuk e qeverisin dot

Gjekmarkaj: Në të vërtetë keni humbur, jeni bërë viktima të urdhrit të nënshtrimit!

Bardhi: Nuk e tha opozita se zgjedhjet u morën peng, e ka thënë shefi i delegacionit të PE!

Balla-opozitës: Zgjedhjet kanë përfunduar, gjeni vetë votat tuaja ku kanë shkuar

Noka-mazhorancës: Themelet e pushtetit tuaj qëndrojnë mbi votën e blerë

Bardhi dhe Noka i drejtohen Spiropalit: Nuk niset mbledhja e Kuvendit pa kuorumin e nevojshëm

Goditet grupi kriminal në Finlandë/ Dumani: Merreshin me drogërave sintetike

Operacioni antidrogë/ Për ekzekutimin e 11 masave të sigurisë u angazhuan 110 policë

Prokurori Shehu jep detaje: Aksioni antidrogë në orët e para të mëngjesit! 11 urdhër arreste

Grupi kriminal i drogës në Finlandë/Kraja: Përfshirje nga Shqipëria dhe Spanja drejt Finlandës

Prokurori finlandez: Droga trafikohej nga Spanja, aktiviteti kriminal drejtohet nga shqiptarë

Operacioni i përbashkët me autoritetet finlandeze, Dumani: Janë goditur disa grupe kriminale

Maska me fytyrë njeriu, uniforma policie...Publikohen pamjet e operacionit ku u arrestuan 4 persona!

Zhupa: Ministrja e Arsimit duhet të vijë të japë llogari për çështjen e Gramshit!

Dogjani përplaset me Bushkën në Komisionin e Ligjeve: Zgjedhjet u manipuluan

Korrupsioni me fondet e IPARD/Berisha: Dosjen e mban të bllokuar Altin Dumani me urdhër të Edi Ramës

Berisha: Licencat e kanabisit i kanë marrë njerëzit e lidhur me Edi Ramën dhe partinë e krimit!

Finalja e Champions League/ Berisha: Rama me çarter dhe me bileta 30-40 mijë euro ndoqi ndeshjen!

Berisha: Rama bleu qindra mijëra vota duke kanabizuar tërësisht farsën elektorale

Berisha: Rama dha leje për mbi 29 mijë hektarë kanabis me vlerë 10 mld euro në vitin elektoral

"Kanë edhe një bos në hije"/ Berisha: Klani Troplini u transformua në kartel droge këto vite

Berisha: Irena me 5 mbiemra prej 15 muajsh mbrohet nga Altin Troplini, Olsi Çela dhe Ulsiu

Berisha: Vetorët e Edi Ramës pranuan një dokument të falsifikuar të Irenës me 5 mbiemra

Berisha del nga ambientet e SPAK: Altin Dumani do quhet Altin Troplini

Berisha: Lulzim Basha nuk vrapoi pas denoncimit të farsës elektorale, por vrapoi pas karriges së tij

Berisha: Ne nuk bllokojmë asnjë kandidat që të bëjë transparencë, nuk e kemi standardin e Edi Ramës

Farsa elektorale/ Berisha: Raportin final do e kemi gati nga data 10 qershor

Berisha: Votimet në Tiranë u dominuan nga bandat më të fuqishme, te segmente të bandës së Shullazit

Berisha: Ja zyrat paralele me qendrat e votimit të PS ku drejtohet operacioni i "trenit bullgar"

Seanca plenare në Kuvend/ Berisha: Farsa zgjedhore u krye me paratë e krimit

"Do kemi disa seanca intensive!" Peleshi në seancë plenare: Jemi në Parlament, jo në cirk!