Horrori në Tapizë/ Nëna fut foshnjen e porsalindur në qese dhe e hedh në lumë, familjarët: Nuk e dinim se ishte shtatzënë (DINAMIKA)
E rëndë në Tapizë/ Foshnjën e sapolindur e futi në qese dhe e hodhi në lumë, arrestohet 42-vjeçar...
E rëndë në Tapizë/ Foshnjën e sapolindur e futi në qese dhe e hodhi në lumë, arrestohet 42-vjeçar...
"Je dele e Edi Ramës"/ Plas debati te "Ligjet", Gogu-Dogjanit: Mos më dhuno 18 Mars, 14:51 Kundër aktit normat...
SPAK i komunikoi akuzën, Beqaj: Prokurori nuk hetoi plotësisht, operacionet janë kryer në kushte të sigurta 18 Mars, ...
Pamje nga aksidenti me 4 viktima në Tepelenë, makinat e dala jashtë kontrollit janë përplasur me njëra-tjetrë...
• Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar sërish sulmin që iu bë në protestën e 6 dhjetorit. Ai tha se autori, Gerti Shehu, 31 vjeç, është një mjeran që ka marrë paratë për të grushtuar kryedemokratin. • Ai tha sërish se e kishte falur dhe kërkoi që të mos mbyllej në qeli me urdhër të Ramës. Berisha tha edhe se Shehu ka fqinj Ardi Veliun, kreun e Autoritetit të Mbikqyrjes Policore. • Njoftimin e MEPJ për largimin e zëvendësimin e ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim nga Shqipëria, Berisha tha se ishte flakje nga kryeministri Edi Rama, si një limon i shtrydhur. Ai e akuzoi Kim se ka kërcënuar e urdhëruar demokratët në mënyrë që të reshtoheshin kundër tij. • Madje shtoi se ajo kishte dashur të komandonte kreun e SPAK. Berisha tha gjithashtu se po të mos ishte për administrimin ndaj SHBA-ve, do ta kishte përzënë ambasadoren me protesta. • Mesazh për vendimin e gjykatës që do të merret këtë javë në lidhje me gjyqin e PD-së, Berisha tha se nuk ka, pasi vulën e vendos Rama.
10 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se ka informacione se ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka thirrur e kërcënuar deputetët e Partisë Demokratike. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se ka marrë informacione për shumë biseda. Berisha tha se ajo e ka bërë këtë gjë për të ndihmuar kryeministrin Edi Rama.
Pjesë nga konferenca:
Pyetje: Për ambasadoren Yuri Kim ju thatë se i ka lejuar të thërrasë me radhë si të ishin ushtarë të Kuvendit, deputetët që ishin kundër Sali Berishës, duke i përpunuar dhe kërcënuar. Keni informacion të PD e PS që janë thirrur në ambasadë dhe që i janë nënshtruar presionit të ambasadores Yuri Kim.
Sali Berisha: Kam informacion të plotë për thirrjen që u ka bërë deputetëve me radhë. Natyrisht nuk kam informacion për secilën bisedë, por për disa biseda. Ajo ka qenë një akt, i turpshëm, i paimagjinueshëm. Një diplomat nuk mund të zhvillonte kurrë një veprimtari në një vend të lirë dhe e bëri atë për të ndihmuar Edi Ramën. Siç bëri dekleratën për zgjedhjet, siç ofendoi demokratët për barin. Por sot nuk kam ndërmend të merrem me të. Besoj se në mbrojtje të interesit të lirisë së shqiptarëve, të dinjiteti të tyre unë kam folur dhe i kam kthyer përgjigje për të gjithë atë që kam menduar se ishin motivet e saj.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha me humor se Gerti Shehu, 31-vjeçari që e sulmoi në protestë, ka një ‘lidhjeje’ me Autoritetin e Mbikqyrjes Policore, Ardi Veliu. Ai tha se të dy janë fqinj me njëri-tjetrin.
Pjesë nga konferenca
Pyetje: Duke u ndalur edhe pak te çështja e Gerti Shehut, ju thatë se është i infiltruar, apo informator i policisë kriminale dhe ka një kod. A e keni ju këtë kod?
Sali Berisha: Met Rrumbullaku të pyete Ardi Veliun, ose ta pyesë atë se mund ti thotë ndonjë gjë, e ka pasur gjiton, kanë qenë gjitonë të mirë.
Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar një mjeran Gerti Shehun, 31-vjeçarin që e qëlloi me grusht ditën e protestës së 6 dhjetorit. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se Shehu është paguar për incidentin që shkaktoi në protestë, ndaj dhe mori vendimin që ta falte. Ai shtoi më te jse do të ishte një fatkeqësi nëse 31-vjeçari do të shkonte në burg për një vepër që nuk ka atë si autor.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Ai ishte një mjeran, do ishte fatkeqësi ti merrnin shpirtin aty, mori një trastë me para për aktin. Nuk ishte ai, do ishte dikush tjetër. Dëshmoi Rama se është shteti me gjithë qëndrimet që mbajti. Nuk them kurrë që gjërat më dolën jashtë kontrollit, nuk më ndodh kurrë. Deklarova se siguria e Samiti përbën qëllim për ne. Duhet të mbroja interesat qytetarëve, në asnjë lloj rrethane s’mund tu krijonim përshtypje se protesta përbën rrezik. Shqipëria nuk konsiderohet e sigurt, mirë se erdhën. I treguam me kë ishin ulur, ai tregoi veten. Nuk mund të përbënim shqetësim për ta. Për Ramën, nuk ua zgjidhim ne, por vetë. Ai futi në dorë udhëheqjen opozitës, dhe de facto e asgjësoi. Kjo mori fund, me rithemelimin e PD u krijua opozita, kjo e tmerron Ramën, zgjodhi atë moment në mënyrë më diabolike, që t’i jepte një goditje fatale opozitës. Por llogaritë nuk i dolën, përkundrazi, ajo iu kthye në atë që meriton dhe do i kthehet, është një proces. Nëse prish një resort që është me leje, dhe këtu dhjetëra janë këtu pa leje, atëherë e ke kundër fjalës së lirë, doja ta vendosje në kontroll të plotë, ose ta asgjësonte.
TIRANË- Krydemokrati Sali Berisha është shprehur se Opozita nuk do të ndalë revolucionin e saj. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se do të vijohet deri në mosbindje civile. Me bindje, kreu i Partisë Demokratike e konsideroi një kalbësirë kryeministrin Edi Rama dhe shtoi se ai nuk do të zgjasë shumë në pushtet.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Do vazhdojmë me revolucionin tonë për të shpëtuar Shqipërinë nga ky pushtim i brendshëm, ndoshta dhe më barbar se pushtimet e jashtme. Motoja do jetë ajo, do bindim çdo shqiptar se nëse nuk i dalin zot votës së tyre nuk kanë kurrë të ardhme. Të mos presin nga askush. E marr këtë shembull për të theksuar se çfarë situatë është sot, por kam besim të madh se një kalbësirë si kjo nuk do mund të zgjasë dhe do bëjmë gjithçka për t’i shkurtuar jetën kësaj kalbësire. Jemi për të gjitha format dhe të mosbindjes civile.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, do ta kishte larguar edhe me protesta. I pranishëm në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se e vetmja gjë që e ka penguar të dalë në protesta kundër Kim kanë qenë ndjenjat dhe admirimi ndaj SHBA-ve.
Fjala e Berishës:
Kërcënimet, ofendimet e saj ndaj demokratëve, se do hanë bar nëse mbështesin Sali Berishën, dhunimi flagrant i sovranitetit të një vendi duke kërkuar mosfutjen e Sali Berishës në Kuvend, pasi kishte marrë mandatin nga sovrani, thirrjet ndaj elektoratit se kë duhet dhe kë nuk duhet të votojë, kundërshtimi i çdo konvente me kërcënimet ndaj gjyqësorit, këto janë akte të shëmtuara të saj, për të cilat garantoj se po të mos ishin dy faktorë, ndjenjat dhe admirimi i imi dhe mbështetësve të mi ndaj SHBA, dhe agresioni barbar rus ndaj Ukrainës, zonja në fjalë nuk do të ishte toleruar kurrë. Me protesta paqësore, paqësisht do të ishte kërkuar largimi i saj sa më shpejt nga Shqipëria.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar si 'flakjen e një limoni të shtrydhur' njoftimin e Ministrisë për Punët e Jashtme në lidhje me nisjen e procedurave për zëvendësimin e ambasadores Yuri Kim. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se Shqipëria nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë diplomate që të ketë dëmtuar marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, më shumë se sa Yuri Kim. Ai shtoi më tej se Kim, ka thirrur e rreshtuar të gjithë deputetët e Partisë Demokratike sikur të ishin ushtarë, si dhe i ka kërcënuar që t'i kundërviheshin Berishës.
Fjala e Berishës:
Unë e lexova, e vërteta është që nuk u habita. Për deklaratën e Edi Ramës me zëdhënësen Xhaçka. Por në këtë rast dua të theksoj se kemi të bëjmë me një flaje të një limoni të shtrydhur. Në 100 vite marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë diplomate që të ketë dëmtuar marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, më shumë se sa Yuri Kim. Sjelljet e saj nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat perëndimore të vendeve të lira, me konventat kombëtare, me respektimin e lirive dhe ligjeve të një vendi dhe mbi të gjithë respektimin e qytetarëve të një vendi të lirë për të zgjedhur. Ajo zhvilloi një veprimtari të padenjë për përfaqësuesin e një vendi mik. I ka lejuar vetes të thërrasë deputetët sikur të ishin ushtarë, për t'i vënë kundër Sali Berishës. I ka përpunuar me orë e kërcënuar. Kërcënimet e saj se demokratët do të hanë bar nëse do të mbështesin Sali Berishën, thirrjet për të treguar se për kë duhet apo nuk duhet të votojnë, kundërshtimi për çdo konventë, për të shkelur ligjin dhe për të bërë shumicën-pakicë dhe pakicën-shumicë. Këta janë akte të shëmtuara.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i ka dhënë sërish një mesazh kryeministrit Edi Rama pas protestës së 6 dhjetorit. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se atë mund ta sulmojë, godasë e madje edhe vrasë, pasi është vetëm një njeri. Por, kauza, sipas Berishës, nuk vdes kurrë. Berisha shtoi se opozita do i japë Edi Ramës të gjithë përgjigjen e merituar si një armik i egër i votës dhe lirive të shqiptarëve.
Fjala e Berishës:
Për ta mbyllur, sulmi fizik i Edi Ramës, i porositur nga Edi Rama ndaj Sali Berishës, është një sulm tërësisht i porositur. Përpjekja e tij për të shuar çdo shpresë hetimi me makinerinë e tij propagandistike, e fajësojnë atë plotësisht dhe për herë të dytë. Përdorimi i një dokumenti të paligjshëm pa asnjë vlerë ligjore, dëshmon edhe njëherë se autorë të vërtetë janë ata që po përpiqen të shpëtojnë kamikazin pa eksploziv nga barra e krimit. Së fundmi, lexoni deklarata që u bënë, që ishin të gatshme dhe u shpërndarë kudo nga zyra e Fugës. Nuk jam këtu, absolutisht për t’u ndalur në mënyrë të veçantë te kjo, sepse ne jemi në një revolucion. Ajo që dua t’u them është se data 6 dhjetor ishte triumfi i opozitës. Ishte triumfi në sensin, që i faktoi mbarë botës sesa të drejtë ka kjo opozitë në tezat dhe qëndrimet e saj. Ia them prapë sot, mund të godasësh një njeri, një njeri edhe mund të vritet. Por një kauzë nuk vdes kurrë. E garantoj se opozita do i japë Edi Ramës të gjithë përgjigjen e merituar si një armik i egër i votës dhe lirive të shqiptarëve.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka replikuar me mjekun e 31-vjeçarit që e goditi me grusht në protestë, Sadik Lala. I pranishëm në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se doktori ka bërë një gabim të madh që ka publikuar dokumentin që pretendonte se Shehu ishte me probleme të shëndetit mendor. Kreu i Partisë Demokratike tha se pacienti e ka të garantuar me Kushtetutë sekretin e të dhënave personale dhe s'mund t'i bëhen publike.
Fjala e Berishës:
Pas këtij akti, ai mobilizoi makinerinë e tij për të zhurmuar krimin nga mëngjesi deri në darkë dhe për ta paraqitur autorin si të dezekulibruar, duke harruar se vetëm tipa të tillë përzgjidhen për këto misione. Policia përdori një dokument jozyrtar për këtë qëllim, me titullin: atij që mund t’i interesojë. Dokumente të kësaj natyre, policia nxjerr në mënyrë të paligjshme për të lehtësuar agjentët apo informatorët e saj kur ata arrestohen së bashku me delinkuentë të tillë. Një dokument i tillë nuk nxirret kurrë për një të sëmurë, që gëzon kodin më të lartë të sekretit. Ai ka të garantuar me Kushtetutë sekretin e të dhënave personale. Shteti i ka të përcaktuar me ligj kanalet zyrtare, që nuk janë respektuar në këtë rast. Ai është një dokument i paligjshëm dhe nuk mund të lëshohej kurrë nga një mjek. Sepse vetëm mjeku pohon se këtë dokument ia ka dërguar edhe policisë. E kuptoni çfarë situate? I them zotit doktor që ke bërë gabimin më të madh. Ka procedura ligjore, se kur policisë i duhet, merr të dhënat e qytetarëve shqiptarë. Ka prokurori, ka gjykata, ka vendime.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama ka pasur si qëllim nxjerrjen e Opozitës si të dhunshme para liderëve të Bashkimit Evropian. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se Rama kishte menduar se Gerti Shehu, personi që e ka qëlluar atë me grusht ditën e protestës së 6 dhjetorit, do të mund të vritej nga demokratët. Skenari i dytë që Rama mendonte se mund të ndodhte, sipas Berishës, sihte tërheqja e Berishës pas goditjes dhe mos dalja e tij në podium për të folur.
Fjala e Berishës:
Le t’i referohemi ngjarjes. Ju dhe çdo qytetar mund të thotë se i vetmi njeri që nuk ishte i interesuar për ngjarjen, ishte Edi Rama. Por ky gjykim vlen vetëm për njerëzit që mund të kontrollojnë urrejtjen e tyre. Por jo për Edi Ramën, që kurrë nuk feston një sukses pa një agresion verbal apo tjetër ndaj kundërshtarit. Çdo sukses ai e paraqet me moton: plastë armiku.
Këtë konstatim e kam shprehur me dhjetëra raste në parlament dhe studio televizive. Ai është unik në universin e njerëzve dhe personazheve që kam lexuar ndonjëherë. Po për këtë motiv dhe asnjë tjetër, Edi Rama festoi samitin e liderëve të BE me një akt antiligjor, atë të hedhjes në erë të resortit Prestige, të Irfan Hysenbelliut, të konstatuar armik prej tij. Një akt të tillë nuk e bën kurrë një njeri që kontrollon urrejtjen e tij. Pse Edi Rama, atë ditë të samitit, zgjodhi sulmin fizik ndaj Berishës, në kuadër të asgjësimit të opozitës së vërtetë? Edi Rama ishte i bindur se me këtë skenar apo ngjarjet që pasonin, do i jepnin opozitës një goditje asgjësuese. Ai mendoi se Sali Berisha nuk do ngjitej më në tribunë apo ai do udhëhiqte në zonën ku kërcënohej siguria e samitit, dhe kështu do u tregonte fytyrën e vërtetë, pjesëmarrësve në samit. Ose do të ndodhte që kamikazi i tij të vritej dhe në këtë mënyrë të damkoste opozitën si vrasëse para botës.
TIRANË- Krydemokrati Sali Berisha ka folur sërish për Gerti Shehun, 31-vjeçarin që e goditi me grusht në protestën e 6 dhjetorit në Tiranë. Berisha tha se e ka falur të riun, të cilin e konsideroi si kamikazin e kryeministrit Edi Rama. Kreu i Partisë Demokratike u ndal sërish tek gjendja e tij mendore dhe tha se Shehu në fakt nuk ishte i sëmurë sepse ndryshe nuk do të kishte marrë kredi në bankë.
Fjala e Berishës:
Unë e kam falur kamikazin pa eksploziv të Edi Ramës, Gerti Shehun. Por debatet e shumta, lidhur me ngjarjen, më detyrojnë të jem sot këtu para jush për këtë çështje. Për të sqaruar opinionin se pse unë akuzoj direkt Edi Ramën si autor ose porositës të këtij skenari. Nuk e akuzoj Edi Ramën për motive dhe shkaqe politike. Jo. Deklaroj me përgjegjësi të plotë se çdo njeri që gabon, që akuzat e mia kanë këtë qëllim, mashtron veten dhe asgjë më shumë. Nuk e akuzoj aspak për faktin se policia nuk mrojti protestën. Unë e akuzoj Edi Ramën sepse Gerti Shehu është informator i policisë kriminale me emër, mbiemër dhe kod, dhe është përdorur nga Ardi Veliu. Ky informator është përdorur në dokumentet zyrtare për çmontimin e rrjeteve të drogës dhe si vesh për xhematin e xhamisë. Përhapja me shpejtësi e variantit të sëmurë psikik, dëshmon se Gerti Shehu është nën mbrojtjen totale të Edi Ramës, që ka porositur krimin e tij. Unë e akuzoj Edi Ramën sepse për pacientin e Edi Ramës dhe klientin e Ardi Veliut, nuk ekziston asnjë dokument zyrtar që të faktojë se është i sëmurë i papërgjegjshëm.
Përkundrazi ekziston vendim gjykate që e shpall ligjërisht plotësisht të përgjegjshëm dhe e dënon për goditjen e një personi tjetër. Çfarë e shtyn Edi Ramën të shpallë Gerti Shehun nga kriminel, në të sëmurë psikik, kjo merret me mend. I sëmuri i Edi Ramës dhe klienti dhe gjitoni i Ardi Veliut është aq i sëmurë, sa ka rinovuar patentën, që nuk u lëshohet kurrë atyre me probleme mendore. I sëmuri i Edi Ramës, klienti dhe gjitoni i Ardi Veliut, është aq i sëmurë, sa ka marrë kredi në banka, akt që nuk ndodh kurrë për një të sëmurë psikik.