LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha: Zgjedhjet u manipuluan. Rama të mos përzihet në Kosovë. Garë me Bashën? Nuk ndodh

• Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook. • Teksa u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve Berisha ka komentuar situatën në Kosovë, zgjedhjet lokale të 14 majit si dhe situatën brenda PD-së. • Për Kosovën, Berisha u bëri thirrje ndërkombëtarëve që të mos e përfshijnë Ramën në këtë çështja, pasi sipas tij draft-statuti i tij për Asosacionin është i dërguar nga vetë Beogradi dhe Aleksandër Vuçiç. • Zgjedhjet e 14 majit, Berisha i quajti një fars elektorale, duke theksuar se nuk ka se si të njoh një rezultat të manipuluar si ai i Rrogozhinës, Durrësit, Tiranës, Shkodrës dhe Elbasanit. • Ndërsa për situatën brenda PD-së, Berisha i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve dhe anëtarëve te vula, që t'i bashkohen. • Berisha po ashtu përjashtoi një garë të mundshme mes atij dhe Lulzim Bashës për kreun e PD-së.

7 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Berisha: Basha është një peng, ajo që po ndodh është skenar i Ramës për të shëmtuar opozitën

Berisha: Zgjedhjet u manipuluan. Rama të mos përzihet në
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk do ketë një përballjes mes tij dhe Lulzim Bashës për kryesimin e Partisë Demokratike. Gjatë një bashkëbisedimi në Facebook, me qytetarët, Berisha ironizoi duke thënë se është si të thuash nëse do të ketë një garë mes atij dhe Ramës për PD-së. Po ashtu Berisha shtoi se këta janë skenarët e Ramës për të shëmtuar opozitën.  

"Një garë mes meje dhe Edi Ramës në PD, kaq është e ngjashme. Faktet nuk janë për t’u injoruar, por për t’u pasur parasysh. Lulzim Basha ishte në një proces penal, të cilin nuk ia ngriti Sali Berisha, për ngritjen e të cilit Rama pagoi McGonigalin. Në të cilin akuza ishte larje parash 720 mijë dollarë. Edi Rama e menaxhoi procesin e Lulzim Bashës, e çoi gjer në prag të dënimit mimumi me 6 vite burg për 720 mijë dollarë pa origjinë. Shërbimet amerikane thonë se janë me origjinë ruse, ai e mohon, por origjinën e vërtetë nuk e ka treguar kurrë. Në këto kushte, Edi Rama ia mbylli dosjen me një prokuror. Ka një prokuror që ka firmosur për mosmbylljen e dosjes. Firma e tij është e mjaftueshme që Edi Rama ta hapë dosjen në çdo kohë. Ju më thoni se pengu i Edi Ramës, të vazhdojë me skenarin e Edi Ramës. Ajo që po ndodh është skenar i Edi Ramës për të shëmtuar sa më shumë opozitën. Sepse akoma ka njerëz që besojnë se Lulzim Basha është opozitë. Por ai është një peng pa vlerë. Është njëlloj si të më thuash a do bësh garë me Taulant Ballën. Kjo nuk mund të ndodhë," tha Berisha.

1 VITE ME PARE

Berisha thirrje komunitetit ndërkombëtar: Mos e rëndoni krizën në Kosovë me Edi Ramën

Berisha: Zgjedhjet u manipuluan. Rama të mos përzihet në
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi situatën në Kosovë dhe draft-statutin e pwrgatitur nga Edi Rama pwr Asosacionin. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në Facebook, Berisha theksoi se propozimi i Edi Ramës për Asociacionin ka ardhur nga Beogradi.

"Edi Rama propozoi, jashtë çdo lloj kodi, në një ndërhyrje flagrante në punët e një vendi, projektin e të ashtuquajturit Asociacion. Pa asnjë tagër, pa asnjë autoritet. Ky projekt sigurisht u hodh poshtë nga të gjitha forcat politike të Kosovës. Pasi Kosova nuk e pranoi atë, u detyrua dhe padroni i Ramës të thotë se ai nuk na përshtatet. Por, Edi Rama atë projekt e mori nga sivëllai i tij, padroni i tij Vuçiçi. Përveç projektit, ai përdori një gjuhë ndaj Kosovës, që Putini do ia kishte lakmi. Kosova do kthehet në kohën e bronzit. Ne kemi mbajtur qëndrimet tona, por shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos rëndojë krizën me Edi Ramën sepse angazhimi i tij, jo që nuk lehtëson, por rëndon krizën në veriun e Kosovës, të krijuar para se gjithash nga projekti i Serbisë së Madhe të Aleksandër Vuçiç. Ai kërkon me çdo kusht që ato komuna, pasi dështoi me ndryshimin e kufijve, t’i ketë të qeverisura prej tij. Sikundër u bëj thirrje autoriteteve të Kosovës që të bëjnë çdo gjë që kanë në dorë për bashkërendim dhe bashkëpunim me KFOR-in, BE-në dhe SHBA," tha Berisha.

1 VITE ME PARE

Berisha: Një kryeministër që nuk do të dorëzojë pushtetin, rrëzohet me protesta dhe vetëm me protesta

Berisha: Zgjedhjet u manipuluan. Rama të mos përzihet në
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përsëriti sot se me kryeminstrin Edi Rama nuk ka zgjedhje. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook, Berisha u shpreh se pushteti i Ramës rrëzohet vetëm me protesta të vazhdueshme dhe të fuqishme.     

"Dilema jonë është se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Por nga ana tjetër, cila është zgjidhja? Shumicë demokratësh dhe jodemokratësh, mendojnë se PD ka nevojë për një proces hapje të madhe dhe riorganizimi dhe unë jam plotësisht dakord me ta dhe i garantoj se personalisht do bëj çdo gjë në këtë proces. Dhe është punuar, ka jo pak njerëz që nuk e kuptojnë se PD-në e shpëtoi hapja, e shpëtuan primaret, e shpëtoi institucioni i kandidatëve të lirisë, përndryshe ajo do ishte arkivuar në memorien e njerëzve. Ky institucion i ri i krijuar tërhoqi në kushtet më të jashtëzakonshme votat e 500 mijë shqiptarëve. Nga ana tjetër, e vërteta është se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje dhe nëse nuk përballemi, ky, pasi e ka shpallur Kodin Zgjedhor një kinezëri, me votë nuk ikën kurrë nga pushteti. Si ish-kryeministër ju garantoj se në rast se një kryeministër vendos të mos dorëzojë pushtetin, me votë atij pushteti nuk i merret. Nuk i merret sepse ai ka në dorë dhe disponon mekanizma gjigante me të cilat kontrollon pamëshirshëm votën e qytetarëve. Imagjinoni për një moment këto zgjedhje, një industri gjigante e blerjes së votës. Vetëm me vendime qeveritare u shpërndanë gjatë fushatës, bonuse dhuratë për 683 mijë pensionistë dhe 180 mijë punonjësve iu rritën rrogat. Nuk ndalem këtu në qindra milionë euro të shpërndara nën dorë. Vetëm partia e Doshit u rrit me 310 përqind, kur Doshi u garantoi se nuk ka shpërndarë as një të dhjetën e parave që ka shpërndarë Edi Rama. U ndala për të tërhequr arsyetimin dhe vëmendjen tuaj se një kryeministër që nuk do të dorëzojë pushtetin, rrëzohet me protesta dhe vetëm me protesta. Dhe unë i qëndroj këtij parimi," tha Berisha.

1 VITE ME PARE

Berisha: Ne do qëndrojmë, kemi besim të plotë se kauza jonë do triumfojë

Berisha: Zgjedhjet u manipuluan. Rama të mos përzihet në

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se ata dp të vazhdojnë luftën e tyre kundër pushtetit. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha u shpreh se ka besim të plotë që kauza e tyre do të triumfojë. Po ashtu Berisha u shpreh se këto zgjedhje ishin të parat në histori që partia opozitare më e madhe në vend hynë në zgjedhje pa logo e vulë dhe pa asnjë financim. 

"Ky proces në Shqipëri ndaj forcës politike opozitare në Shqipëri është i pashembullt, ky proces shënon një puç të paimagjinueshëm ndaj forcës kryesore politike opozitare dhe njëherazi shënon një proces për shkatërrimin e një kombi. Historia e Shqipërisë dëshmon se më e egër se lufta, më e egër se fatkeqësitë natyrore për stabilitetin e një kombi qenka shkatërrimi i opozitës. Procesi i shkatërrimit të opozitës nuk ka nisur me shpalljen non-grata të Sali Berishës, ky proces është më i hershëm. Ky proces nisi kur ambasadori i vendit më mik, demonstronte me megafon para parlamentit kundër opozitës, në një akt të pashembullt në historinë e botës. Ky proces vazhdoi me kontraktimin e McGonigal, kryezbuluesi i botës, në një kohë kur ishte në detyrë, kontraktimi për të bërë gjahun e shtrigave ndaj opozitës shqiptare.

Ky proces vazhdoi me bekimin superurgjent të zgjedhjeve të 25 prillit, në kundërshtim me flagrant me atë që shkruhej në raportin paraprak të vëzhguesve ndërkombëtare. Sepse duhej që Edi Rama të ishte në pushtet dhe opozita të merrte çdo lloj ndëshkimi. Të gjitha këto nuk ishin motive që unë të dorëzohesha, por këto ishin motive që unë të qëndroja në emër tuaj, në emër të opozitarizmit shqiptar. Ju e patë çfarë ndodhi. Për herë të parë në histori, forca kryesore opozitare futet në zgjedhje pa logon e saj, pa vulën e saj. Kandidatët e saj futen në zgjedhje me zero financime. Të gjitha këto për të zhdukur një forcë që qëndron për vlerat dhe sovranitetin. Unë ju kuptoj për shqetësimin që keni, por mendoj se misioni ynë duhet të vazhdojë. Ne i dëshpëruam ata që u përpoqën të asgjësojnë PD-në si forcë politike sovrane. Ne do qëndrojmë, kemi besim të plotë se kauza jonë do triumfojë," tha Berisha.

1 VITE ME PARE

Berisha: Problemet madhore në PD u shkaktuan nga shkelmimi i statutit. Nuk merrem me pengjet, do merrem me pengmarrësin

Berisha: Zgjedhjet u manipuluan. Rama të mos përzihet në
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se statuti i PD do zbatohet me përpikmëri. Gjatë një bashkëbisedimit me qytetarët në Facebook, Berisha u shpreh se problemet më të mëdha të partisë kanë ardhur nga shkelmimi i këtij statuti. Po ashtu shtoi se ai nuk do të merret me pengjet, të cilët quan Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, por me pengmarrësin, Edi Ramën.   

"Problemet madhore në PD u shkaktuan nga shkelmimi i statutit. Unë jam i betuar dhe i vendosur të zbatoj me përpikmëri statutin, i cili i jep pushtetin anëtarit të PD. Kryetari nëse humbet zgjedhjet lokale, dhe unë e quaj humbje meqë nuk fituam, ndonëse zgjedhjet janë këto që janë, statuti përcakton votëbesimin tim nga anëtarët e PD. Analiza e këtyre zgjedhjeve do bëhet në përputhje me statutin e PD-së. Natyrisht paralel me proceset demokratike të partisë, Edi Rama ka stisur një proces me dy pengjet e tij. Unë mund të them vetëm kaq: pengun nuk ka forcë që e çliron nga pengmarrësi përveç vullnetit të pengmarrësit. Unë nuk merrem me pengje, do merrem me pengmarrësin Edi Rama. Me shumë kënaqësi mirëpres në PD të gjithë anëtarësinë e saj dhe në këtë kontekst i garantoj se zëri i tyre do të dëgjohet, propozimet e tyre do përfillen dhe nuk ka asnjë pengesë që ne nëpërmjet procedurave statusore të bëjmë zgjidhjet më të mira. E rëndësishme është të ekzistojë vullneti dhe ndjenja e përgjegjësi që çdo demokrat dhe demokrate ka për hapjen dhe konsolidimin e PD-së, jo vetëm ndaj anëtarëve të saj, por ndaj mbështetësve dhe simpatizantëve të saj," tha Berisha.

1 VITE ME PARE

Berisha: Basha nuk mbrojti votat se mendonte të bënte koalicion me Ramën, prandaj erdhëm te kjo farsë e tmerrshme sot

Berisha: Zgjedhjet u manipuluan. Rama të mos përzihet në
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se Lulzim Basha nuk e mbrojti votën në zgjedhjet e 2021. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook, Berisha theksoi se Basha donte që të bënte koalicion me qeverinë Rama. Po ashtu Berisha theksoi se kjo ishte një nga arsyet pse ndodhi farsa e tmerrshme e 14 majit.

"Ky proces nuk është tërësisht në duart tona sepse ky proces varet nga procedura, të cilat janë jashtë kompetencave të PD-së dhe janë në duart e institucioneve. Ky proces duhet të kompletohet sa më shpejt të jetë e mundur, por ka etapa që kalojnë nëpërmjet KQZ-së, KAS-it dhe Gjykatës Elektorale. Ka dokumente të shumta, të panumërta, të cilat janë jo në arkivat e PD-së, por në arkivat e KQZ-së. Ato kërkojnë kohë për t’u bërë gati dhe për t’iu dhënë forcave politike sipas kërkesave, kërkojnë vullnet që të mos fshihen. Pra, kemi të bëjmë me një analizë shumë të rëndësishme të listave milionëshe elektorale, të emrave, të adresave. Është një proces realisht kompleks.

Por dy gjëra dua të theksoj. Ky proces po ecën dhe po ecën me sukses. Së dyti, gjatë kësaj kohe në komunikimet e mia me qytetarët, por dhe me demokratët, konstatoj se në disa raste, më sugjerohet që të mos merrem me këtë proces. Konstatoj se ka demokratë që ndjehen, do të thosha jo të kënaqur nga fakti që ne flasim dhe denoncojmë vjedhjen e votave dhe farsën elektorale, pasi ata shprehen se kjo është një praktikë që PD e ka bërë të zakonshme tashmë. Dua të bëj një sqarim këtu. Ka disa probleme në këtë qëndrim. Së pari, nëse ne nuk e bëjmë këtë, ne de facto legjitimojmë, ulim kokën përpara batërdisë elektorale të Edi Ramës. Ne, de facto, i themi atij që nuk kemi një qëndrim të veçantë dhe i japim indirekt dritën jeshile që në zgjedhjet e ardhshme, ai të thellojë edhe më shumë krimin monstruoz elektoral.

Së dyti, ku dallon ky qëndrim në këto zgjedhje ndaj kësaj farse nga qëndrimi që është mbajtur në zgjedhjet e mëparshme? Është e vërtetë se në zgjedhjet e vitit 2021 është folur për masakër elektoralë. Unë kam shkruar dy ditë pas votimeve se vota e qytetarëve shqiptarë, vdiq pa hyrë në kuti. Kam mbrojtur tezën në mënyrën më të përsëritur se Edi Rama nuk i fitoi ato zgjedhje. Unë këtë deklaratë e kam bazuar së pari në përdorimin nga Edi Rama, sipas faturave zyrtarë të Thesarit të Shtetit, të 93 milionë eurove në prill, që u disbursuan për familjet që kishin meremetime nga tërmeti. Po të marrim edhe të marsit, janë disbursuar 130 milionë. Me këto para, Edi Rama, i cili mori shumicën me vetëm 3 deputetë më shumë, jashtë çdo lloj dyshimi ia doli të blejë të paktën 6 deri në 8 deputetë. Ky veprim ishte një veprim flagrant që nuk mund të bëhej kurrë në fushatë elektorale. Pikërisht për këtë arsye, unë deklarova se vota vdiq pa hyrë në kuti.

Faktori i dytë madhor që doli në pah në atë masakër elektorale, siç e quajti ish-kryetari i PD-së, ishte faktori patronazhist, i cili u armatos me të dhënat personale të 1 milionë qytetarëve, për të ushtruar të gjitha format e terrorit psikologjik mbi ta dhe që u denoncua para zgjedhjeve në mënyrën më të fuqishme nga Transparency International. Çfarë ndodhi pas 25 prillit? A u mbrojt vota, a qëndroi PD në mbrojtje të votës? E vërteta është se ndodhi e kundërta. Edi Rama kishte korruptuar kreun e kësaj partie. Këtu në këtë seli gumëzhinin idetë për koalicionin në shtator me PS-në. Në rast se do kishte ndodhur mbrojtja e votës herën e parë, kjo farsë e tmerrshme nuk do ishte kjo që është sot. Kjo punë që po bëhet është e një rëndësie jetike në shumë aspekte dhe ne do i shkojmë me durim deri në fund," tha Berisha.

1 VITE ME PARE

Mbrojtja e votës/ Berisha: Nëse nuk e përmbushim këtë detyrim, legjitimojmë farsën elektorale

Berisha: Zgjedhjet u manipuluan. Rama të mos përzihet në
Sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se PD do vazhdojë mbrojtjen e votës. Gjatë një bashkëbisedimi në Facebook, Berisha theksoi se ata po punojnë me intensitet të lartë në mënyrë që të faktojnë farcën elektorale në zgjedhjet e 14 majit. 

"Ajo që mund t’u them është se vazhdon përpjekja jonë për identifikimin e farsës elektorale të majit 2023 në çdo segment dhe qelizë të saj. Në një proces të cilin unë e konsideroj si mbrojtje të votës, dhe në të vërtetë në rast se ne nuk përmbushim këtë detyrim, de facto ne legjitimojmë farsën më të shëmtuar elektorale në historinë e vendit. Ndaj po punojmë me intensitet çdo ditë për realizimin e këtij objektivi, sikundër do kalojmë në analizë të plotë të të gjithë problematikës që u konstatua gjatë zgjedhjeve nga PD dhe në PD," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Mbahet seanca plenare e radhës në Kuvend, deputetët e PD-së largohen të gjithë nga salla

Mbahet seanca plenare e radhës në Kuvend, deputetët e PD-së largohen të gjithë nga salla

Vdekja e Gert Bogdanit, nis me 1 minutë heshtje seanca e sotme plenare

Përfundojnë homazhet në Kuvend, ish-deputeti Gerti Bogdani përcillet për në banesën e fundit

Peleshi në homazhe për Gerti Bogdanin: Djalë i shkëlqyer dhe politikan model

Homazhet për ndarjen nga jeta të Gerti Bogdanit/Liri Berisha: Për Edlirën sot detyra shumë të rënda

Argita Malltezi dhe Liri Berisha marrin pjesë në homazhet në nder të ish-deputetit Gerti Bogdani

Bashkëshortja e përlotur, deputetët e PD-së mbërrijnë me lule, homazhet në nder të Gerti Bogdanit

Berisha: Anëtarët e organizatës kriminale SPAKU i Partisë janë bërë më vrasës se vrasësit

Berisha: Procesi i privatizimit të Klubit Partizani është i zhvilluar në mënyrën transparente

Berisha: SPAK i partisë fsheh emrat e ministrave socialistë që propozuan tjetërrsimin e pronësisë

Berisha: Prokuroria private e Ramës fsheh të vërtetën se procesi i privatizimit të Klubit Partizani

Ndarja nga jeta e ish-deputetit Bogdani/ Berisha në konferencë për mediat mban një minutë heshtje

Ndarja nga jeta e Gerti Boganit, Komisioni Mandateve ndërpret mbledhjen, Bardhi: Lajm tronditës!

Berisha i përgjigjet Ramës: Në çdo zgjedhje të lirë, do të marrë ato që mori Ramiz Aliaj

Jamarbër Malltezi dhe Argita paguan shpenzimet shëndetësore dhe gjyqësore të tij, Berisha

Berisha: Rama e ndryshoi destinacionin pa asnjë kërkesë nga pronarët dhe nga institucionet

Berisha: SPAK fshehu dokumentin që tregonte se Edi Rama ndryshoi destinacionin e zonës

Berisha: SPAK shkon deri aty sa të më shpallin mua si kryetar të Bashkisë së Tiranës

"Puç parlamentar!" Mandati i Xhaçkës/ Vokshi: Ka rënë shteti! Keni vënë grupin e PS mbi GjK

PS rrëzoi Kushtetuesen për mandatin e Xhaçkës, Peleshi: S’lidhet me emrin e një deputeteje

Interpelanca për aksin Thumanë- Kashar/ Balluku: Rrugë e kategorisë A! Ka rrugë alternative

PD homazhe për 26-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, ndërpritet për një orë seanca plenare

Shtyu gazetarët në nisje të seancës, Majko: I kërkoj ndjesë sidomos gazetares që ishte shtatzënë

Salianji: Po gjeti një raport prej meje për t’iu shmangur përballjes me këta unë e lë mandatin!

"Nuk kishe kallëzuar Olsi Ramën, por.." Rama- Bardhit: Pres kur SPAK të nxjerrë të vërtetën

"Turp që duartrokisni fjalorin e tij", Vokshi- Spiropalit: Përjashtoni dhe merrni masa për Ramën

"Jeni qeveria e plehrave dhe e korrupsionit",Bardhi:Çështja e mbetjeve të rrezikshme nuk do harrohet

Bardhi-Ramës: Nuk dhe asnjë përgjigje, ku do i çosh mbetjet, si do i përpunosh?

Bardhi lexon përgjimet e Sky ECC: Do ta them unë kush e emëroi drejtorin e policisë në Shkodër

Rama:Vetëm në fantazinë e atyre që nuk e kanë haberin e punëve të shtetit bëhen analiza të ngarkesav

U pyet nëse ndihej i rrezikuar nga listat e hapura, nxehet Majko, shtyn me forcë mikrofonat

"Akuza ekstreme nga goja shumë tellallëshe",Rama:Mallrat në kontenierë nuk janë mbetje të rrezikshme

Interpelanca me Ramën për mbetjet toksike/ Bardhi: Si u lejuan të eksportohen nga porti i Durrësit?

"Mjekësia falas është farsë e maxhorancës"/ Vokshi: Po përpiqet të shtihet në dorë Urdhri i Mjekut

"Merrni masa urgjente", Açka: Më keni emëruar anëtare të Komisionit të Edukimit pa më pyetur!

"Ndryshimi i ligjit për Gardën, me sponsorizim", Bardhi-Spiropalit: Ngrini një komision etike!

Berisha pasi doli nga SPAK: Kandidat për kryeministër jam unë

A do të ketë zbutje të masës së sigurisë pas komunikimit të akuzës? Flet Berisha

Berisha tregon çfarë pa në SPAK: Ishte ora 500 mijë euro e qëndisur me diamante

“Lironi doktorin”- Sali Berisha mbërrin në SPAK, hipën në makinë dhe i përshëndet me dy gishta

Berisha mbërrin në SPAK, mbështetësit e presin me ovacione

Berisha pritet të paraqitet në SPAK, policia "blindon" Pokurorinë e Posaçme

Berisha del për herë të parë nga banesa që prej 15 janarit: Më i motivuar se kurrë

Doktori rrëfen dashurinë e parë në gjimnaz, Rama nuk e kalon pa batuta: Sot e mora vesh që je qejfli

Rama:Nuk mund t’i gënjejmë gjyshërit duke thënë nëse na jepni votën do jua bëjmë pensionin 500 euro

Rama: Ambicia jonë është që PS 2023 të jetë partia e 1 milion shqiptarëve aktivë!

Mblidhet Kryesia e re e PS-së, Rama prezanton platformën "Deputeti që Duam"

“Ju na bëni krenarë ditë për ditë!" E reja nuk përmbahet para Ramës: Je himni ynë!

Shehu për Aktin Normativ për Urdhrin e Mjekut: Antikushtetues, si në kohën e Enver Hoxhës

Bardhi pyet Ministrin e Financave: Pse dyfishuat vlerat e tre projekteve të përcaktuara më para