LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha zbulon planin për protestën e 11 shkurtit: Do bëjmë një betejë të pamposhtur

• 7 ditë para protestës së 11 shkurtit, kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar skenarët për zhvillimin e tubimit të organizuar nga Partia Demokratike para Kryeministrisë. • Në një komunikim me qytetarët, Berisha tha se opozita do të jetë e fokusuar që çështjen Mcgonigal ta çojë deri në fund, por nuk harroi edhe rastin e Rozeta Dobit. • Ndër të tjera, Berisha sqaroi edhe lëvizjet që do të bëj Partia Demokratike në rast se të drejtën për të hyrë në zgjedhjet e 14 majit me logon zyrtare të PD do e ketë grupimi i udhëhequr nga Enkelejd Alibeaj. Por u shpreh i sigurtë, Gjykata do të vendoste "pro" tij.

6 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

"Vepron 2 vite në Shqipëri, në fund e zbulon dashnorja”/ Berisha ‘përzien’ të dashurën e McGonigal me pastruesen: Të më falë Rozeta

Berisha zbulon planin për protestën e 11 shkurtit: Do bëjmë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar arrestimin e ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosi, duke e lidhur këtë ngjarje edhe me çështjen e Charles McGonigal. Me anë të bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook, Berisha e cilësoi ish-të dashurën e McGonigal, Allison Guerriero si Rozeta Dobi, pastruesja që vodhi në banesën e Alda Klosit.

“Habia Gonigal është kjo! Si ka mundësi që ky njeri të operojë dy vite në Shqipëri me intensitet të madh dhe në fund ta zbulojë dashnorja e tij. Rozeta të themi. Të më falë Rozeta, se nga ana morale mund të jetë e ndershme, pavarësisht se ka vjedhur. Rozeta nuk ka vjedhur, por të gjitha trajcat me para i ka marrë me urdhër të Alda Klosit. Si mundet një grua, pa njohuri të tilla, që të hapë një kasafortë. Por kodin Rozetës ia dha Alda. E kuptoni apo jo?! Ajo zbatoi urdhrat, çoi të fsheh jo 120 mijë, por 700 mijë euro të vjedhura”, tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

A do jetë pjesë e fushatës Luiz Ejlli? Berisha: Ai ka diellin e tij, nuk dua t'i përzihem 

Berisha zbulon planin për protestën e 11 shkurtit: Do bëjmë
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është pyetur nëse do ta bënte banorin e Big Brother Vip, këngëtarin Luiz Ejlli pjesë të fushatës së tij elektorale. Gjatë një bashkëbisedimi në Facebook, Berisha ka theksuar se Luizi ka diellin e tij dhe se ai nuk do që t'i përzihet. 

“Nuk ka asnjë rëndësi mendimi im, pasi Luizi dëshmoi veten një artist, interpretoi si artist me talent, dhe meritoi, nuk shkoi më tutje, secili ka diellin e tij, dhe nuk dua t’i përzihem, meritoi admirimin e publikut shqiptar ”, tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

Vula e PD-së/ Berisha: Nuk kemi asnjë problem me gjykatën, e ka dhënë vendimin e saj

Berisha zbulon planin për protestën e 11 shkurtit: Do bëjmë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se Gjykata e ka dhënë vendimin e saj më 25 mars ku njeh vetëm Kuvendin e 11 dhjetorit. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook, Berosha ka theksuar se çdo vendim tjëtër është anti-kushtetues dhe Enkelejd Alibeaj nuk mund të bëhet palë në një proces ku nuk është palë. 

"Vendimi i 25 marsit, që njeh legjitim dhe në përputhje me Kushteutën, Kuvendin e 11 dhjetorit, është vendim që në çdo vend të lirë të planetit, ka vetëm një kuptim: regjistrimin në regjistrin e forcave politike. Çdo vendim tjetër është antikushtetues dhe antiligjor. Nëse Ali Basha ka pasur një të dhënë, një objeksion për vendimin e gjykatës, ai kishte të drejtë të hapte proces gjyqësor në Gjykatën e Tiranës, por ai nuk mund të bëhej palë kurrë në një proces ku nuk ishte palë. Kështu që bërja palë e Alibashës me ndërhyrjen direkte dhe të fuqishme të Edi Ramës, dhe të McGonigal-it me fustan, siç e ka pohuar vetë, është një akt antikushtetues, antiligjor," tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Arben Tigri është nën mbrojtjen e plotë të SKAP-it, Rama është armik i egër i votës

Berisha zbulon planin për protestën e 11 shkurtit: Do bëjmë
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se Arben Ahmetaj ndodhet nën mbrojtjen e SPAK-ut si dhe të kryeministrit Rama. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook, Berisha shkruan se nëse preket Ahmetaj bien brenda dhe vet Rama bashkë me SPAK-un. Po ashtu kryedemokrati ka theksuar faktin se Rama është një armik i votës së lirë.

"Për Arben Tigrin, Sali Berisha dhe opozita ka folur më shumë se për çdokënd tjetër. Por Arben Tigri është nën mbrojtjen e plotë të SKAP-it dhe Edi Ramës. Sepse një qime floku po i lëvizi atij, bie Edi Rama dhe vetë SPAK-u që është i përvëluar nga paratë e inceneratorëve. Sali Berisha dhe opozita nuk do kursejë asnjë njeri në këtë përpjekje. Edi Rama është armik i egër i votës. E gjithë beteja jonë është largimi i tij nga pushteti. Unë e konsideroj akt patriotik vendimin e çdo emigranti dhe qytetari të diasporës të vijë dhe të votojë në Shqipëri. Ne do bëjmë gjithçka që të votoni në vendet ku jetoni për zgjedhjet në Shqipëri.
Beteja jonë do të vazhdojë deri në fitoren tonë," tha Berisha. 

1 MUAJ ME PARE

Skandali McGonigal/ Berisha: Ne jemi të vendosur të bëjmë një betejë të pamposhtur për të nxjerrë në dritë çdo fakt

Berisha zbulon planin për protestën e 11 shkurtit: Do bëjmë
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se nuk do ta lënë çështjen e skandalit të ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGoigal me kryeministrin Rama që të takojë si të tjerat. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook, Berisha ka theksuar se çështja McGonigal është një simbol i veprimeve më të zeza dhe se të gjithë ata që janë implikuar në këtë skandal do të marrin vendin që meritojnë. 

"Çështja McGonigal nuk do të kalojë kurrë si të tjerat. Kjo është një çështje që ka tronditur thellë opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar. Çështja McGonigal është simbol i veprimeve më të zeza që një mafie ndërkombëtare ndërmerr ndaj një vendi. Jo më për asgjësimin e dy-tre personave, por të pluralizmit politik. Të gjithë ata që u implikuan në këtë operacion të turpshëm, do marrin vendin që meritojnë. Ne jemi të vendosur të bëjmë një betejë të pamposhtur për të nxjerrë në dritë çdo fakt të këtij skandali. Jemi vendosur të informojmë komisionin hetimor në SHBA, për veprimtarinë kriminale, antidemokratike dhe antikushtetuese të McGonigal dhe të çdo diplomati që ka vazhduar veprën e zezë të shkatërrimit të opozitës," tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

Sistemi i drejtësisë, Berisha: Ndërhyrja do nisë me referendum

Berisha zbulon planin për protestën e 11 shkurtit: Do bëjmë
Sali Berisha

TIRANË-  Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se ndërhyrja në reforimin e sistemit të drejtësisë do të nisë me referendum. Gjatë një bashkëbisemi me qytetarët në Facebook, Berisha ka theksuar se pas referendumit do të vazhdojë bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar.  

"Reformimi i sistemit të drejtësisë, nxjerrja e tij jashtë reformës së Xhorxh Sorosit, që e kam cilësuar se është një nga aktet më madhore të korrupsionit ndërkombëtar, ajo do ndodhë. Nuk ka deklaratë që mund të maskojë dështimin e plotë të kësaj reforme. Kjo ndërhyrje do fillojë me një referendum popullor. Më pas në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtare, ne do ndërhyjmë me reformë të thellë në këtë sistem, që t’ia kthejmë drejtësinë ligjit, që ajo të jetë e pavarur nga guvernatorë dhe mafia ndërkombëtare," tha Berisha.

sali berisha sali berisha 4 janar 2023

Sondazh

Poll

Dosja Sot date 25 mars

Dosja Sot date 25 mars

Dosja Sot Date 24 mars

Ndiqte ambulancën që ishte në shërbim emergjence, gjobitet me 300 mijë lekë drejtuesi i mjetit

Skandal në Ali Dem", administratori vendos çip në pallat, banorët ngelin jashtë, mbërrin policia

Dosja Sot date 23 mars

Kryeministri Rama takohet me Rishi Sunak në Londër

Dosja Sot Date 22 mars

"Maskat" aksion në Tiranë, prangosën 20 'korrierë' të grupeve kriminale

Dosja Sot Date 21 mars

'Ka ra zjarr në Surrel!'/ Braçe "tremb" socialistët me LAJMIN E FUNDIT, Qefalia më i shqetësuari

Dosja Sot Date 20 Mars

Berisha i bën thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e krimit elektoral.

Dosja Sot Date 18 Mars

Burgosja e nënës lehonë/Flet Diana Bahçja: Qaja ditë e natë, por nuk donin t’ia dinin

Qarkullonte me 305 km/h, Cllevio Serbiano e filmonte, shoqërohet në Polici Aleks Vishaj

Dosja Sot Date 17 Mars

U fut në burg 8 ditë pasi lindi, Diana Bahçja: Nuk më lanë të takoja beben

'Shtëpi bari' brenda ish-tuneli të ushtrisë në Krujë, sekuestrohen 390 bimë cannabis sativa

Dosja Sot Date 16 Mars

Tërheqje apo pezullim? Si dredhoi Rama sy për sy me Borrel për 'pasaportat e arta'

Banorët e lagjes Demokracia ne Mamurras bllokojnë rrugën, Cara premtoi rehabilitim te rrugës ne...

Abuzimi me tenderin 3.2 mld lekë, BKH ‘zbarkon’ në zyrat e bashkisë së Bulqizës, sekuestron dosje

Dosja Sot Date 15 Mars

Këshilli i Legjislacionit mbyllet mes debateve, Bardhi ngrihet në këmbë: Shkelni kushtetutën e ikni

"Kryeministri i Shqipërisë si dhuratë e perëndisë", grupi polifonik i dedikon këngë Edi Ramës

Hidhet shorti, Koli Bele caktohet relatori për shqyrtimin e ankimimit të grupit të Alibeajt

Dosja sot Date 14 Mars

Shitësja në panair kërkon t’i dhurojë çantën bashkëshortes, Berisha refuzon: Sot vetëm blihet

Procedohen 70 drejtues mjetesh në 24 orët e fundit, u kapën me shpejtësi të lartë dhe duke bërë gara

Dosja sot Date 13 mars

Kapen 4 rumunë në Vlorë, po kalonin 260 kg kanabis me kamper në Greqi, 5 në kërkim

'Paç fatin e Lali Erit'- Kunjat e Ramës për Veliajn, teksa i dha shansin e tretë për Tiranën?

Rama: Në rrezik të madh tregu, sipërmarrësit të rrisin pagat

Meta pas takimit me Berishen : Aleancë e jashtëzakonshme, pas 15 majit fitojmë shumicën e bashkive

Masakra e Don Boskos, familja Paja hap dyert e mortit, zona me shiritin 'skenë krimi'

'Kasapanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, vdes banakierja.5 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Meta: Shkojnë për kontroll dhe kapin vibratorët e shokëve

Shirat përmbytin Lezhën, bllokohet qarkullimi, banorët mbyllen në shtëpia

Berisha per institucionet: Ska Klgj por KlgjS

Berisha: 'Alibasha dhe Brava' jane dy pengje te cilat nuk mund te kete asnje lloj negociate"

Kush do e drejtojë koalicionin me Metën? Berisha : S’ka asnjë diskutim! Padyshim që PD

Berisha; E dëgjuat Celibashin që tha në perceptimin tim është Berisha por Rama më thotë Ali-Basha.

Zgjedhjet e 14 majit, Meta: opozitaret bashke per ndryshim

Barrierat e shkatërruara nga përplasja, makina 'fluturoi' nga mbikalimi, ra mbi një tjetër mjet

Celibashi: Të drejtën e regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhje e ka Lulzim Basha

Celibashi kthen mbrapsht kërkesën e autorizuar nga Basha, kreu i KQZ: Keni 48 orë kohë

Meta ZBARDH takimin me Yuri Kim: SHBA do një opozitë shumë të fuqishme

Vendimi i KQZ për PD, Meta: Çmenduritë e regjimit të Ramës i di çdo shqiptar

"PD kërkon shfuqizim të Bordit të Karburanteve"/ Sula dhe Çupi: Çmimi jashtë normave

Vendimi i gjykates per vulen e PD, Rama: Politikë e gërr-gërr-it