LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha: Rama mund të jetë arratisur tek Sorosi! Falje Bashës? Nëse s'ka marrë para ruse të dalë e të tregojë burimin

• PD do të dalë kundër kryeministrit Edi Rama, së shpejti edhe me protesta masive. • Këtë paralajmërim e ka bërë kryedemokrati Sali Berisha, i cili ende nuk ka bërë me dije një datë, por ka premtuar tubime. • Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se kryeministri Rama ka ikur nga Shqipëria për të takuar George Sorosin. • Sali Berisha tha se ishte e qartë se Rama paguante Charles McGonigal për të hetuar mbi lobimin me para ruse të PD. Por kërkoi që paraardhësi i tij në detyrë të fliste. • Sipas Berishës, Basha e ka rastin për të folur por nuk e bën se nuk e ka përgjegjësinë. • Të gjitha reagimte e opozitës vijnë pasi FBI zbuloi se ish-agjenti Charles McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. • Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. • Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin.

3 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Berisha sulmon Kim: Ka gënjyer në mënyrë të padenjë qeverinë e vet! I besoj vetëm varianteve të zëdhënësit të DASH

Berisha: Rama mund të jetë arratisur tek Sorosi! Falje Bashës?
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha nuk i ka kursyer akuzat ndaj ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, të cilën e akuzoi me akuzat dhe sulmet ndaj selisë së PD. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se ka komunikime me zyrtarë të lartë në SHBA, por nuk ka përmendur emra.

"Unë i besoj zëdhënësit të Departamentit të Shtetit. E ka stis Edi Rama me Yuri Kim këtë të FBI? Nuk e di. Mbetem të zëdhënësi i Departamentit të Shtetit që thotë se burimet janë gazeta të kontrolluara nga Rama dhe Soros,”- tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

Ende nuk ka datë! Berisha premton: Do kemi protesta, duhet të konsultohem

Berisha: Rama mund të jetë arratisur tek Sorosi! Falje Bashës?
Sali Berisha

TIRANË- Ende nuk ka një datë por opozita po përgatitet për protesta kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Lajmin e ka bërë me dije numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili tha se do të konsultohet me aleatët për të dalë në tubimin e radhës kundër kryeministrit. 

"Do njoftohet dhe do të bëhet protesta më e rëndësishme. Sot nuk kam datë sepse duhet të konsultohem. Tirana do derdhet e tëra në protestë. Nuk ka shqiptarë që mund të pranojë një vend si ky. Shqiptarët jam i bindur se nuk do t'ja falin kurrë,"-tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

'A do i kërkoni ndjesë Lulzim Bashës?'/ Berisha: Unë i kam kërkuar që të bëjë publike burimin e parave

Berisha: Rama mund të jetë arratisur tek Sorosi! Falje Bashës?
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha insiston se në akt akuzën për ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal ishte e qartë që kryeministri Edi Rama "paguante" për të hetuar Partinë Demokratike. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se Basha e ka rastin për të folur por nuk e bën për të sqaruar veten dhe burimin e parave.

“E kam denoncuar sepse ju më keni dëgjuar të flas për peng Basha. Kjo ishte ta marrësh peng me dosje. Më pas më erdhën mesazhe nga bashkatdhetarët në SHBA që më deklaruar se s’kanë dhënë asnjë qindarkë për Nick Muzin por kanë firmosur siç i kanë dhënë për të ndihmuar PD dhe janë të gatdhëm të deklarojnë në Prokurorinë e Tiranës. I kam kërkuar Lulzim Bashës të deklarojë burimin e parave. Doli raporti që citonte në mënyrë direkte PD. Shumë pyesin por çfarë iu desh Edi Ramës? Iu desh për ta marrë peng me dosje. Dosja për financimin, hetim i turpshëm shkoi në Apel, nuk e lejoi Rama të shkojë në Gjykatë të Lartë dhe i tha të shpëtoj unë tani. Lulzim Basha ka rastin të thojë që paratë nuk i kam marrë nga rusët por nga ky burim. E sigurt është që rusët kanë shpërndarë para, ka marrë apo jo Basha le ta thojë vetë,”- tha Berisha.

PJESË NGA KONFERENCA: 

Nëse nga ky hetim që kërkoni nga institucionet amerikane rezulton që çështja për të cilën akuzohet Lulzim Basha, është rezultat i këtij lobimi, a do i kërkoni ndjesë?

Berisha: Nëse ka një njeri që ka mohuar dosjen ruse në mënyrën më të fuqishme dhe të përsëritur ka qenë Sali Berisha. Unë për 4 vite kam hedhur poshtë në mënyrë absolute burimin rus. Më keni dëgjuar të flas me peng-Basha, kjo është ta marrësh tjetrin peng me dosje. Basha e mohoi në mënyrë kategorike kur doli raporti, unë i kam kërkuar që të bëjë publike burimin e parave, përndryshe ngelet varianti i padiskutueshëm. Rusët para kanë shpërndarë, a ka marrë apo jo Lulzim Basha atë ta thotë ai. Raporti thotë ta marrë, Basha nuk ka reaguar. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Merr flak makina mbrenda ne garazh

Merr flak makina mbrenda ne garazh

Dosja Sot date 25 mars

Dosja Sot Date 24 mars

Ndiqte ambulancën që ishte në shërbim emergjence, gjobitet me 300 mijë lekë drejtuesi i mjetit

Skandal në Ali Dem", administratori vendos çip në pallat, banorët ngelin jashtë, mbërrin policia

Dosja Sot date 23 mars

Kryeministri Rama takohet me Rishi Sunak në Londër

Dosja Sot Date 22 mars

"Maskat" aksion në Tiranë, prangosën 20 'korrierë' të grupeve kriminale

Dosja Sot Date 21 mars

'Ka ra zjarr në Surrel!'/ Braçe "tremb" socialistët me LAJMIN E FUNDIT, Qefalia më i shqetësuari

Dosja Sot Date 20 Mars

Berisha i bën thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e krimit elektoral.

Dosja Sot Date 18 Mars

Burgosja e nënës lehonë/Flet Diana Bahçja: Qaja ditë e natë, por nuk donin t’ia dinin

Qarkullonte me 305 km/h, Cllevio Serbiano e filmonte, shoqërohet në Polici Aleks Vishaj

Dosja Sot Date 17 Mars

U fut në burg 8 ditë pasi lindi, Diana Bahçja: Nuk më lanë të takoja beben

'Shtëpi bari' brenda ish-tuneli të ushtrisë në Krujë, sekuestrohen 390 bimë cannabis sativa

Dosja Sot Date 16 Mars

Tërheqje apo pezullim? Si dredhoi Rama sy për sy me Borrel për 'pasaportat e arta'

Banorët e lagjes Demokracia ne Mamurras bllokojnë rrugën, Cara premtoi rehabilitim te rrugës ne...

Abuzimi me tenderin 3.2 mld lekë, BKH ‘zbarkon’ në zyrat e bashkisë së Bulqizës, sekuestron dosje

Dosja Sot Date 15 Mars

Këshilli i Legjislacionit mbyllet mes debateve, Bardhi ngrihet në këmbë: Shkelni kushtetutën e ikni

"Kryeministri i Shqipërisë si dhuratë e perëndisë", grupi polifonik i dedikon këngë Edi Ramës

Hidhet shorti, Koli Bele caktohet relatori për shqyrtimin e ankimimit të grupit të Alibeajt

Dosja sot Date 14 Mars

Shitësja në panair kërkon t’i dhurojë çantën bashkëshortes, Berisha refuzon: Sot vetëm blihet

Procedohen 70 drejtues mjetesh në 24 orët e fundit, u kapën me shpejtësi të lartë dhe duke bërë gara

Dosja sot Date 13 mars

Kapen 4 rumunë në Vlorë, po kalonin 260 kg kanabis me kamper në Greqi, 5 në kërkim

'Paç fatin e Lali Erit'- Kunjat e Ramës për Veliajn, teksa i dha shansin e tretë për Tiranën?

Rama: Në rrezik të madh tregu, sipërmarrësit të rrisin pagat

Meta pas takimit me Berishen : Aleancë e jashtëzakonshme, pas 15 majit fitojmë shumicën e bashkive

Masakra e Don Boskos, familja Paja hap dyert e mortit, zona me shiritin 'skenë krimi'

'Kasapanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, vdes banakierja.5 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Meta: Shkojnë për kontroll dhe kapin vibratorët e shokëve

Shirat përmbytin Lezhën, bllokohet qarkullimi, banorët mbyllen në shtëpia

Berisha per institucionet: Ska Klgj por KlgjS

Berisha: 'Alibasha dhe Brava' jane dy pengje te cilat nuk mund te kete asnje lloj negociate"

Kush do e drejtojë koalicionin me Metën? Berisha : S’ka asnjë diskutim! Padyshim që PD

Berisha; E dëgjuat Celibashin që tha në perceptimin tim është Berisha por Rama më thotë Ali-Basha.

Zgjedhjet e 14 majit, Meta: opozitaret bashke per ndryshim

Barrierat e shkatërruara nga përplasja, makina 'fluturoi' nga mbikalimi, ra mbi një tjetër mjet

Celibashi: Të drejtën e regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhje e ka Lulzim Basha

Celibashi kthen mbrapsht kërkesën e autorizuar nga Basha, kreu i KQZ: Keni 48 orë kohë

Meta ZBARDH takimin me Yuri Kim: SHBA do një opozitë shumë të fuqishme

Vendimi i KQZ për PD, Meta: Çmenduritë e regjimit të Ramës i di çdo shqiptar

"PD kërkon shfuqizim të Bordit të Karburanteve"/ Sula dhe Çupi: Çmimi jashtë normave