LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhjet lokale/ Berisha: Të hënën përzgjedhim kandidatët! Do ulim çmimin e energjisë kur të vijmë në pushtet

• Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim ndryshe me qytetarët pasi kishte zgjedhur që bishkëbisedimin e tij me ta bënte përmes rrjeteve sociale. •  Duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në Facebook Berisha foli për situatën ekonomike në vend dhe krizën energjetike duke akuzuar qeverinë për një keqmenaxhim të situatës. • Kryedemokrati u premtoi qytetarëve se çmimi i energjisë elektrike do të ulet në 6 lekë mandatin e parë të qeverisë së tij si dhe premtoi mbështetje për biznesin e vogël. • Sa i përket krimit dhe sigurisë në vend ish-kryeministri hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit, Edi Rama të cilin e akuzoi për lidhje me kartelet e drogës. • Kreu i selisë Blu nuk la pa komentuar dhe takimin e fuindit që kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pati ditën e djeshme me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim. Berisha u shpreh se ai është një takim normal mes një ambasadori dhe një aleati të Partisë Demokratike siç e cilësoi ai, Ilir Metën. • Sa i përket ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës, kryetari i Partosë Demokratike u bëri thirrje banorëve të Dibrës që të refuzojnë këtë ndërtim pasi sipas tij kjo do të zhdukte nga harta rreth 40 fshatra. • Sa i përket situatës në kampin blu Berisha u pyet nga një qytetar se dhe sa kohë do i priste deputetët që nuk janë rreshtuar krah tij, ai bëri thirrje për bashkim por nënvizoi se askush nuk do të tolerohet nëse bashkëpunon me Edi Ramën në kurriz të demokratëve dhe shqiptarëve. • Kryedemokrati tregoi dhe gabimin më të madh të Bashës për të cilin tha se pas 25 prillit duhet të kishte nisur protestat për rrëzimin e qeverisë. Kreu i demokratëve tha se Basha zgjodhi të kundërtën pasi ishte i "marrë pëng" nga Rama me dosjen e lobimit rus.

14 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Meta takoi Yuri Kim, Berisha: Takim normal

Zgjedhjet lokale/ Berisha: Të hënën përzgjedhim
Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha ka komentuar takimin e ambasadores së SHBA, Yuri Kim me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, të cilin e cilëson si partner të PD.

Berisha tha se ky është një takim normal i një ambasadoreje me kreun e një partie politike.

Sali Berisha: Një takim normal i një ambasadoreje të SHBA me një partner të PD.

Ditën e djeshme kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta priti në një takim Ambasadadoren e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim. Takimi u zhvillua në selinë e Partisë së Lirisë. Pas takimit në reagimin e bërë publik në rrjetet sociale ambasada shkruan se takimi i Kim me Metën ishte në kuadër që të takimeve që ambsadorja po zhvillon me liderët politikë. Ky takim vjen pas një ftohjeje të madhe mes ish-presidentit Meta dhe Ambasadores Kimk të cilët dhe pse jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë nuk i kanë kursyer sulmet ndaj njëri-tjetrit.

2 MUAJ ME PARE

Berisha: I bëj thirrje grupit parlamentar të bashkohet me PD, nuk do të tolerojmë asnjë që bashkëpunon me Ramën

Zgjedhjet lokale/ Berisha: Të hënën përzgjedhim
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD Sali Berisha në një bashkëbisedim online me qytetarët, ka folur në lidhje me situatën brenda PD.

Ai tha se deputetët e grupit parlamentar janë të ftuar ti bashkohen PD dhe se nuk do të tolerohet asnjë bashkëpunim i tyre me Ramën.

Sali Berisha: Mirëpres secilin deputet t’i bashkohet grupit, por nuk do ketë asnjë tolerancë në bashkëpunimin e tyre me Edi Ramën.  Besoj se jeni dakord që PD-ja, gjatë këtij viti, me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të qeverisë, dhe jo vetëm të qeverisë, dhe të mafias së George Soros për ta penguar dhe ndaluar trenin e saj, ai eci fuqishëm dhe të garantoj se sot PD-ja realisht, siç faktoi më datë 7 korrik, është më e fuqishme se ndonjëherë më parë. Deputetët e grupit parlamentar të PD, janë të ftuar të bashkohen me PD-në dhe të heqin dorë nga lojërat e turpshme që bëhen si vegla të Edi Ramës ku i vendosi Lulzim Basha. Unë i ftoj me zemër të hapur, por u them prapë sot këtu, para jush, se i gjithë Shqipëria i shikon, kur ata pa asnjë mandat partie, bëhen shtojcë e grupit parlamentar të Edi Ramës. Ata sot, nëse deri dje, mund të mos ishin të bindur se Basha ishte peng i Ramës, sot nuk ka shqiptar që nuk e kupton se Basha ishte marrë peng me dosjen ruse nga Rama, dhe jo vetëm kaq. Mirëpres secilin prej tyre t’i bashkohet grupit, por nuk do ketë asnjë tolerancë në bashkëpunimin e tyre me Edi Ramën.

2 MUAJ ME PARE

Kullat në Tiranë, Berisha: Dëshmia e qartë e kapjes së shtetit, Ramës me këto vepra i doli fytyra e vërtetë

Zgjedhjet lokale/ Berisha: Të hënën përzgjedhim
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se të gjithë ata që kanë ndërtuar kulla në shkelje flagrante me ligjin do të ndëshkohen sipas ligjit.

Mes të tjerash ai tha se këto kulla ishin dëshmia e shëmtuar e kapjes së shtetit.

Sali BerishaNë çdo shkelje ligji do qëndrohet me rreptësinë e ligjit. Kullat janë dëshmia më e shëmtuar, më flagrante e kapjes totale të këtij pseudoshteti. Te kullat doli fytyra e vërtetë e një mashtruesi cinik, e Edi Ramës. Njeriu që për gardhe, kotece, qoshe, avllira, ka burgosur e dënuar 3400 qytetarë shqiptarë e ka ndjekur penalisht shumë të tjerë. Kur erdhi beteja me kulla ju tha tani; do paguhen me vlerë tregu katet shtesë pasi një pjesë e mirë e tyre janë monumente nacional-korrupsioni, ku Rama është bashkëpronar. Kullat do iu faturohen Ramës, Veliajt dhe atyre që janë në shkelje flagrante të ligjit.

2 MUAJ ME PARE

Berisha: Check up-i, koncesion familjar! Shqipëria u kthye në koshin e ilaçeve të skaduara nga Beogradi në Bangladesh

Zgjedhjet lokale/ Berisha: Të hënën përzgjedhim
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e quajti Check-Upin si koncesion familjar Rama-Nushi.

Ai tha se Shqipëria është kthyer në një kosh për ilaçet e skaduara apo gjysmë të skaduara nga vendet e BE.

Sali Berisha: Check Upi është koncesion familjar Rama dhe Nushi në një grabitje të tmerrshme të qytetarëve shqiptarë. Nuk e kanë dhe nuk e aplikojnë as vendet e zhvilluara se nuk është efektiv. Beqja e Ram do të japin llogari bashkë me ata që u sulën të përdorin shëndetin e shqiptarëve për të vjedhur qindra mln euro. Vilma Nushi është një nga më kryesoret në shkatërrimin e sigurisë së barnave në Shqipëri pasi me angazhimin e kushëririt nga burri anuloi ligjin sipas të cilit në Shqipëri nuk mund të hyjnë ilaçe që nuk përdoreshin në BE. Pas heqjes së saj Shqipëria u kthye në koshin e ilaçeve të skaduara apo gjysmë skaduara nga Beogradi në Banbgladesh.

 

2 MUAJ ME PARE

Berisha: Do ulim çmimin e energjisë në 6 lekë! Bizneset e vogla të përgatiten për greva të fuqishme

Zgjedhjet lokale/ Berisha: Të hënën përzgjedhim
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmeruar se nese vjen ne pushtet, do te ule me tre here cmimin e energjise elektrike per te gjitha bizneset shqiptare, si dhe lehtesira fiskale.

Nderkohe i ka bere thirrje bizneseve qe te ulin qepenat ne shenje proteste kunder qeverise Rama.

Sali Berisha: Do mbrohet biznesi i vogël nga peshkaqenët e mëdhenj, oligarkët e qeverisë. Biznesi i vogël, së pari garantoj se nga 200 lekë që paguan energji, do zbresë aty ku ishte, te 60 lekë. Pra, do të ulet me tre herë, çmimi i energjisë.Kjo jo vetëm për biznesin e vogël, por për të gjitha bizneset në Shqipëri. Së dyti, biznesi i vogël do ketë lehtësira shumë të mëdha fiskale. Do hiqet taksa mbi të. Do kalohet për sigurimet shoqërore në nivelin 10 përqind. Mbi të gjitha do mbrohet biznesi i vogël nga peshkaqenët e mëdhenj, oligarkët e qeverisë, që kanë krijuar bizneset e tyre do vrarë qindra e mijëra biznese të vogla.Bizneset e tyre bëjnë evazion dhe vrasin konkurrencën. I bëj thirrje biznesit të vogël të përgatitet për grevë të përgjithshme.

2 MUAJ ME PARE

Berisha: Basha u mor peng nga Rama, nuk thirri protesta kur PS bleu votat

Zgjedhjet lokale/ Berisha: Të hënën përzgjedhim
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon sot një takim online me qytetarët në lidhje me situatën politike në vend.

Pyetjes së qytetarëve në lidhje me votën, Berisha u përgjigj se gabimi më i madh i PD ka qenë mos thirrja e protestave masive pas zgjedhjeve në 2021.

Sali Berisha: Rama ka blerë ka dhunuar ka përdorur dhe do të përdorë shtetin për të rrëmbyer votat. Revolta popullore është rruga për ta gjunjëzuar. Gabimi më i pafalshëm historik i PD është bërë me 27 prill 2021 kur pas zgjedhjeve masivisht të dhunuara kreu i PD nuk thirri për protesta mbarë popullore dhe rrëzimin e Ramës por futi pasi ishte marrë peng nga Ram partinë në një spirale shkatërrimtarë nga i cili u desh shumë kohë për të dalë.

2 MUAJ ME PARE

Berisha: Do të depozitojmë në Parlament ligjin për mos njohje të parashkrimit për kryeministrat

Zgjedhjet lokale/ Berisha: Të hënën përzgjedhim
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, në një bashkëbisedim online me qytetarët, ka deklaruar se PD do të dorëzojë në Kuvend ligjin për mos parashkrimin për çdo kryeministër që ka qenë në krye të shtetit që pas rrëzimit të komunizmit e deri në vitin 2040.

Sipas tij me këtë ligj asnjë politikan nuk do të mund të shpëtojë dot nga verdikti i drejtësisë.

Sali BerishaSot gjykatat janë një degë e ekzekutivit. Problemi i PD është Rama dhe pa zgjidhur problemin me të nuk zgjidhim dot të tjera, ndaj kemi vendosur që këtë vjeshtë ta kthejmë në pranverën e protestave kungër Ramës. Këto kohë ne do të depozitojmë në Parlament ligjin me të cilin nuk do të njihet parashkrimi për asnjë kryeministër nga 1992 deri në 2040. Me këtë ligj ju garantoj se nuk do të shpëtojë nga verdikti i drejtësisë, jo kjo drejtësi që është vegël e verbër në duart e PS e cila pikërisht se është e tillë rezulton para një jave, insitucioni më i korruptuar i Shqipërisë, një drejtësi që do të zbatojë ligjin e do të japë ndëshkime të merituara. Ndaj si Inceneratorët e çdo aferë tjetër si Butrinti apo Porti i Durrësit do të marrin përgjigjen e merituar

2 MUAJ ME PARE

Berisha: Mafiozët e vërtetë këtu janë qeveritarët! Grupi i El-Capos lidhje me Edi Ramën

Zgjedhjet lokale/ Berisha: Të hënën përzgjedhim
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se bajlozët e medias në vend kanë pushtet të fuqishëm për shkak të lidhjeve me institucionet shtetërore.

Teksa iu është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në ‘Facebook’ Rama tha se Rama ka lidhje me grupin e El-Çapos.

Sali Berisha: Djemtë e rinj janë thjeshtë ushtarë, bajlozët e mafies janë me pushtet të fuqishëm me institucionet e këtij vendi. Duke nisur nga kreu i qeverisë. Ju jeni informuar për të dhënat fundit për grupin e El-Capos dhe lidhjet e tij me Edi Ramën. Vizita e këtij grupi te Edi Rama dhe lidhje të tjera të shumta. Një nga kioskat mafioze në vend është Don Agaçi, ministrat e tij. Jeni dëshmitarë se dy javë përpara u largua si në shpellat e mafies kryepolici i vendit, nuk kisha dëgjuar ndonjëherë se kishte lidhje me krimin, u largua sepse denoncoi lidhjet e krimit të ministrave, qeveritarëve dhe familjes së kryeministrit.

2 MUAJ ME PARE

‘Skavica’, Berisha thirrje dibranëve: Mos lejoni që Rama të zhdukë nga harta 40 fshatra

Zgjedhjet lokale/ Berisha: Të hënën përzgjedhim

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se qytetarët dibranë dhe jo vetëm nuk duhet të lejojnë që të jetësohet projekti për Skavicën në këtë zonë.

Në një komunikim online me qytetarët, Berisha theksoi se Rama tenton të zhdukë nga harta e vendit 40 fshatra të Dibrës së Poshtme, ndaj edhe sipas tij duhet mobilizim popullor.

Sali Berisha: Institucionet në këtë vend janë në dorë të një njeri. Shqipëria është diktaturë e një partie. Çdo pushtet në këtë vend është apo buron nga Partia Socialiste. Kjo ide është për fat të keq fiktive. Kundërshtimi është popullor. Qytetarët e Dibrës dhe mbarë Shqipërisë s’duhet të lejojë Edi Ramën që të zhdukë nga harta e vendit rreth 40 fshatra, pjesën më pjellore të Dibrës. De-facto asgjësimin e Dibrës së poshtme. Mobilizimi popullor është zgjidhja.

2 MUAJ ME PARE

Primaret për kryetarët e bashkive/ Berisha jep lajmin: Ditën e hënë miratohet udhëzimi

Zgjedhjet lokale/ Berisha: Të hënën përzgjedhim
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon sot një takim online me qytetarët në lidhje me situatën politike në vend.

Sali Berisha: Të hënën Këshilli i PD miraton udhëzimin për zgjedhjen e kryetarët të bashkive sipas primares. Në një kohë të shkurtër do të përpunohet udhëzimi për Këshilltarët, primarët do të kenë të hënë gati kuadrin ligjor. Ngjarje e madhe për PD për të shtrirë pluralitetin brenda PD”, tha Berisha.

Gjatë takimit ai foli edhe mbi hapjen e partisë ku njoftoi dhe datën që do të mbahen primaret. Sips Berishës ditën e hënë nis dhe procesi i primareve në parti për kandidatët për kryetar bashkie.

Sali Berisha: Hapja e partisë është kusht themelor për suksesin e saj. Garantoj  se po punohet me intensitet por theksoj se edhe vetë primaret janë një procedurë demokratike me mundësi të mëdha për hapjen e partisë pasi për qytetarët do kenë mundësi të kandidojnë të gjithë ata të cilët e ndjejnë se kanë një projekt, formimin, reputacionin për tu votuar si qytetarë të parë. Por krijohen departamente ku po angazhohen intelektualë, departamentet shumë shpejt do të kenë anëtarët e tyre në diasporë. Hapja ka nisur dhe do të realizohet si kusht për fitore e PD”, tha Berisha.

2 MUAJ ME PARE

Taksa e Rrugës së Kombit, Berisha: Do hiqet sapo të vijmë në pushtet, është anti-kombëtare

Zgjedhjet lokale/ Berisha: Të hënën përzgjedhim
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se një nga vendimet e para që do të marrë kur të vijë në pushtet është heqja e Taksës të Rrugës së Kombit.

Në një bashkëbisedim live me ndjekësit e tij në Facebook, Berisha ju përgjigj pyetjet së një qytetari duke e konsideruar taksën e rrugës së kombit si një taksë antikombëtare, të cilë Rama e vendosi për të shprehur urrejtjen për ndërtimin e asaj rruge.

"Një nga vendimet e para do të jetë heqja e taksës antikombëtare të Rrugës së Kombit. Edi Rama e vendosi atë taksë për të shprehur urrejtjen e tij ndaj ndërtimit të asaj rruge. Ai dërgoi grupin e tij për të bllokuar hapjen e tunelit të Kalimashit. Taksa dhe trau do të hiqen muajt e parë, në vendimet e para të PD-së."- u shpreh Berisha.

 

2 MUAJ ME PARE

Berisha: Do bëjmë gjithçka që Diaspora të votojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Zgjedhjet lokale/ Berisha: Të hënën përzgjedhim
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se në zgjedhjet e ardhshme diaspora do të ketë të drejtën e votës.

Berisha tha në një komunikim në ‘Facebook’ me qytetarët se Diaspora është një faktor madhor për një Shqipëri të zhvilluar.

Sali Berisha: Ne do bëjmë gjithçka që diaspora shqiptare të votojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Do bëjmë gjithçka për një shkrirje, bashkëpunim sa më të ngushtë në të gjitha format dhe aspektet e diasporës shqiptare. Do të krijojmë mundësitë që Diaspora të investojë në Shqipëri, të angazhohet në institucionet administrative shqiptare. E konsiderojmë Diasporën një faktor madhor për një Shqipëri të zhvilluar, me një të ardhme të sigurt.

2 MUAJ ME PARE

Sali Berisha bashkëbisedim virtual me qytetarët: Regjimi i Ramës si i Putin-it! Do ketë protesta dhe greva masive

Zgjedhjet lokale/ Berisha: Të hënën përzgjedhim
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka nisur ndryshe një bashkëbisedim me qytetarët, ku ka zgjedhur që të komunikojë online. Ai iu është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve përmes platformave online.

I pyetur nga një qytetar në lidhje me aksionin opozitar Berisha tha se protesata janë e vetmja rrugë për të rikthyer votën e lirë për të mundur qeverinë të cilën e krahasoi me regjimin e Lukashenkos

Sali Berisha: Edi Rama nuk e pranon votën. Protestat janë rruga në të cilën është përcaktuar fronti për bashkimin e Shqipërisë. Ju garantoj se mund të fillojnë shumë shpejt. Mund të jenë shtyrë por dhe shtytja e tij mund të jenë të padurueshme. Protesta dhe greva do jenë shpresa për të rikthyer votën e lirë, Regjimi i Ramës i vetmi pas Lukashenkos dhe Putin

sali berisha partia demokratike

Sondazh

Poll

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

VIDEO- Shpërthimi me tritol në butikun në Durrës, ja si u dëmtua biznesi i gruas

Berisha dhe demokratët 'zaptojnë' Kuvendin

Me pistoleta dhe kallashnikovë në Range Rover/ Arrestohen 4 "të fortët" në Tiranë

Berisha shton akuzën ndaj Ballës: Te ndjek hija e avokatit Ravik Gurra

VIDEO E SHERRIT/ Berisha akuzon Ballen per vrasjen e avokatit Ravik Gurra

PA KOMENT- Shkodra 'nën ujë', ja si duket qyteti

Protesta kundër traut në Divjakë, një betoniere brenda parkut

EKSKLUZIVE- Lulzim Basha takohet me Ben Blushin ne Panairin e Librit, merr me vete edhe vajzën

Balla: Berishës iu dogjën tre marrëveshje tek Porti i Durrësit, koncensionarët po i kërkojnë lekët

Balla-Spahos: Do shkosh tek Porti i Durrësit me pistoletë si Strazimiri, s'keni zgjidhje tjetër

Ndërtimi i rrugëve/Balla 'shigjeton' Partinë e Lirisë:Mondi bëj kallëzime, kishin ministritë në 2017

Balla 'lëshon' gojën: Saliut i rri mendja tek vëllezërit Kariç, na vjen dhe zor t'i përmendim...

Elisa Spiropali realizon "ëndrrën" e fëmijërisë me Berishën, del LIVE me të, tregon 2 gishta

Perplasje mes banoreve dhe Policise ne Divjake

Berisha 'shënjestron' Ulsi Manjën: Vetëm dy mushka kanë mbetur pa u punësuar në fshatin tënd

Berisha bllokon foltoren dhe del në Facebook: Jam live në gjithë botën, mos ma qani hallin mua!

Berisha: Parlamentin e komandojne grupet kriminale

Dëshmia e Orges Xhelilit para avokatëve: Policët bashkiakë më goditën

ME VIDEO- PLAS KEQ SHERRI në Komision, Braçe e humb kontrollin, "shpërthen": Ik ore pirdhu!

Protesta e opozitës, pamjet nga Bulevadi, mijëra qytetarë të mbledhur

Sherri i plotë i Ramës me dy deputetët e PD: Ta tregoj unë ty, do të shkatërroj!

Balla: Kokoneshi jashtë rrezikut për jetën

Veliaj takon Papa Françeskun: Jemi takuar në Tiranë...e aprovuam ndërtimin e bustit të Nënë Terezës

Droge mes karameleve ne Tirane

Grida Duma lë mandatin, kolegët e saj në lot, Açka dhe Gjekmarkaj të përlotur

Grida Duma lë mandatin e deputetes së Partisë Demokratike

Masakra e Lushnjes, babai i Leart Haxhiut: Djali im është i pafajshëm, se di ku është

Përdhunues serial, MOMENTI i arrestimit të Spartak Dyrmishit

Nga një armë në çdo raft rrobash, çfarë gjeti Policia gjatë aksionit në Shkodër

Dalin PAMJET nga megaaksioni në Korçë

Qeni i prish mitingun Ramës, të gjithë meken, kryeministri: Po lëre në punën e vetë...

Ibrahim Lici mesazh audio nga Turqia: Jetoj i lirë, nuk jam arrestuar

Arrestohet Agim Gjata, qelloi mbi RENEA

Meta: O Edi, o lepurush, do të shporrim me poezinë ‘liri a vdekje’ të Havzi Nelës

Pakti PD PL, Meta: Kryetari i Keshillit super politikan

Paloka 'korrekt' me orarin, takohet me Bardhin në një lokal para parlamentit

Alibeaj-Majkos: Je kokrra e komunistit! Deputeti socialist: Budalla! Dosjet s'mund të hapen për...

Flet avokati i vellezerve Mollaj: Tina genjen, e shantazhojne

Durrësi zgjohet nën ujë

Tetori rozë, vajzat dhe gratë e FA i bashkohen fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

NIS PROTESTA në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat në shenjë rebelimi, rreshtohen në shesh

Alibeaj pranoi bashkëpunimin, do nisin negociatat/ Berisha: E mirëpres. S'tërhiqem nga Primaret

Demokrati emocionet për 'doktorin'! I bie telefoni kur po fliste me Berishën,e përplas në tokë

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE