LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha mbledh grupin e PD: Rama është pjesë e gjobëvënies me McGonigal, të ndryshojë ligji për hetimin e zyrtarëve të lartë

• Kryetari i PD, Sali Berisha iu kërkoi deputetëve këmbëngulje në Kuvend për të ngritur Komision Hetimor në lidhje me çështjen McGonigal. • Ai akuzoi kryeministrin se është pjesë e kësaj çështjeje ndërsa shtoi se beteja e grupit të PD duhet të vazhdojë për të mundësuar hetimin e çdo zyrtari të korruptuar. • Për këtë, ai tha se duhet hequr neni për parashkrimin,pasi sipas tij, kjo pikë shpëton zyrtarët nga hetimi për shkeljet që kryejnë kur janë në detyrë.  

4 artikuj për këtë temë.

11 MUAJ ME PARE

Berisha akuzon kryebashkiakun e Cërrikut: Jep tendera për familjarët e tij, imiton Ramën

Berisha mbledh grupin e PD: Rama është pjesë e
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryetarin e bashkisë Cërrik, Andis Salla se ka dhënë tendera për njerëz të afërt me familjen e tij. Berisha tha se ai imiton Ramën ndërkohë që ligji për tenderat përcakton qartë kushtet e konfliktit të interesit.

Sali Berisha: Ju dëgjoni se kreu aktual i bashkisë shpërndan tendera për familjarët e tij. Ky imiton Edi Ramën. Baxhanaku i Edi Ramës ka fituar qindra tendera, në një kohë kur ligji e përjashton atë nga tenderat.

Familjarët e kryeministrit nuk mund të marrin pjesë në tendera. Në asnjë tender publik nuk mund të marrë pjesë një familjar i kryeministrit. Kjo nuk ndodh në një vend demokratik, sepse ai përdor influencën e njeriut të tij kryeministër për të fituar me të padrejtë, ndaj dhe ligji i përjashton ata. Ligji quhet ‘ligji i konfliktit të interesit’. Ky ligj nuk ekziston për Edi Ramën. Fangu i tij, që quhet baxhanaku, fiton direkt me dhjetëra e dhjetëra tendera. Thjeshtra e tij, dhe unë e di që e ëma revoltohet me mua kur ja përmend, dhe unë nuk dua të ja përmend, se nuk dua të përmend një vajzë, por i them zonjës, hiqe të mos marrë pjesë në tendera./Dosja.al

11 MUAJ ME PARE

"Rama pjesë e ekipit"/ Berisha: Gjobëvënia me McGonigal shkon në 50 mln euro, duan të bllokojnë Komisionin Hetimor

Berisha mbledh grupin e PD: Rama është pjesë e
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ishte pjesë e grupit gjobëvënës së ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal. Në një deklaratë për media nga mbledhja e grupit të PD, Berisha tha se Rama është përfshirë në një gjobëvënie që thuhet se arrin deri në 50 milionë euro. "Edi Rama e ka vendin aty ku e ka McGonigal sot. Nuk mund të shpëtojë nga drejtësia, ndaj dhe ne do insistojmë në ngritjen e komisioneve“, u shpreh Berisha.

Sali Berisha: Përsëri vazhdon bllokimi i komisionit hetimor për aferën Rama-McGonigal.
Kjo është një aferë që kundërmon dhe dalin vazhdimisht fakte dhe dëshmi të reja.
Edi Rama, së bashku me Oleg Deripaskën, është faktor kryesor i korruptimit të shefit të kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Edi Rama ka kryer një seri aktesh të dënueshme, qoftë në ligjet e SHBA, qoftë në ato të Shqipërisë. Afera McGonigal është Uotergejti i këtij shekulli. Edi Rama kontraktoi kryezbuluesin e SHBA si vrasës me pagesë të opozitës shqiptare. Edi Rama, ka shumë të dhëna se u bë pjesë e ekipit gjobëvënës të McGonigal. Muk ka asnjë vend tjetër në botë në të cilën drejtësia të mos thotë asnjë fjalë, megjithë denoncimeve publike të dy biznesmenëve të njohur.

Drejtësia është në vorbullën e aferës McGonigal. Sepse nuk mund të kuptohet që këta gjobëvënës, këta plaçkitës, qarkullojnë të lirë me avionë dhe helikoptera, në një kohë kur vendi i tyre është aty ku e kanë vendin të gjithë gjobëvënësit. Por ata këtë sistem e kishin vendosur me miratim të Edi Ramës. Ne nuk heqim dorë nga funksioni ynë kushtetues i kontrollit të ekzekutivit dhe institucioneve në përputhje me ligjet. Edi Rama ka shkelur të gjitha ligjet e vendit. Ai është i implikuar në gjobëvënie që thuhet se arrin deri në 50 milionë euro. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Edi Rama e ka vendin aty ku e ka McGonigal sot. Nuk mund të shpëtojë nga drejtësia, ndaj dhe ne do insistojmë në ngritjen e komisioneve.

Dy muaj më parë, në Shqipëri u publikua aktakuza e FBI për ish-zyrtarin e arrestuar tashmë Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al

11 MUAJ ME PARE

Berisha: Parashkrimi është amnisti, asnjë zyrtar nuk duhet të shpëtojë nga krimet

 

Berisha mbledh grupin e PD: Rama është pjesë e
Mbledhja

 

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se asnjë zyrtar nuk do shpëtojë pa u ndëshkuar nga krimet. Gjatë mbledhjes së grupit të PD-së, u shpreh se një ligj që është shumë i rëndësishëm është ai i parashkrimit. Berisha shtoi se parashtrimi qshtë një amnisti për hajdutët dhe kjo nuk mund të ekzistojë për zyrtarët e lartë.

"Ligji tjetër, jashtëzakonisht i rëndësishëm që pret, është ligji i parashkrimit. Parashkrimi është një amnisti për hajdutët dhe kjo nuk mund të ekzistojë për zyrtarët e lartë. Qytetarët e tjerë le të gëzojnë këtë të drejtë, por zyrtarët e lartë nuk duhet ta gëzojnë në asnjë mënyrë.

Sepse siç e shihni, heqja e imunitetit ka zero efekt, kur tjetri ka kontroll total mbi drejtësinë.
Ne duhet të marrim çdo masë që askush që e kryen korrupsion, të mos shpëtojë deri në ditën e fundit të jetës së tyre."-tha Berisha.

11 MUAJ ME PARE

VIDEO- 'Lapsusi frojdian' i Berishës, ngatërron Masakrën e Lumës me atë elektorale në vitin 2013

Berisha mbledh grupin e PD: Rama është pjesë e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është 'ngatërruar' këtë mëngjes duke e sjëllë Masakrën e Lumës 100 vite më vonë, në 2013-n, vit që kreun e Partisë Demokratike e rrëzoi nga pushteti dhe raportet flisnin për 'masakër zgjedhore'. Këtë mëngjes, vetëm 30 minuta para nisjes së seancës plenare në Kuvend, Berisha mblodhi grupin parlamentar dhe foli për nismat e PD-së që bllokohen nga maxhoranca.

Por, bëri një 'lapsus frojdian' teksa fliste për Masakrën e Lumës, pasi në vend që të thoshte 1913, tha 2013. Të pranishmit në tryezë e korrigjuan dhe kryedemokrati kërkoi ndjesë. 

Pjesë nga biseda:

Sali Berisha: Genocidi serb ka hyrë në traktatet monografikë të genocideve si Genocidi i Lumës. Aty në Lumë, në vitin 2013, më falni. Po, në vitin 2013, kanë krye krimet më monstruoze, në një fshat kanë djegur e ekzekutuar mbi 600 banorë, në Topojan. Në Pobreg mbi 420. Barbaritë serbe në Lumë dhe zonat përreth kanë tronditur botën në atë kohë. Komisioni i krijuar, i përbërë nga personalitetet më të shquar, ka konkluduar se barbaritë e Lumës ngjiten në nivelin e Genocidit, janë genocid. 

Salla: 1913

Sali Berisha: Edi Rama bllokon...

Salla: 1913

Sali Berisha: Pse, sa thashë unë? 

Salla: 2013

Sali Berisha: Aaa, më falni, 1913, në tetor, në vjeshtën e 1913-s. 

 

sali berisha

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën