LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Bashkohet Partia Demokratike/ Deputetët mblidhen për herë të parë në seline blu, Bardhi: U rikthyhem në shtëpi

• Mbështetësit e Gazment Bardhit dhe përkrahësit e ish-kryeministrit Sali Berisha janë bashkuar sot për herë të parë në një mbledhje të grupit parlamentar brenda selisë së Partisë Demokratike. • Pas gati dy vjetësh qëkur selia u rimor nga Berisha dhe ku mbështetësit e Bardhit mblidheshin në kryesinë e Kuvendit, sot është zyrtarizuar bashkimi mes tyre, duke bërë bashkë 43 deputetë. • Gazmend Bardhi e njoftoi bashkimin përmes një deklarate për shtyp ditën e sotme. • Bardhi vuri theksin tek procesi i bashkimit, si rruga e vetme për një mendje racionale, duke lënë pas të shkuarën e hidhur të PD-së. • Ai tha se sot demokratët bëhen bashkë për të dalë në terren, për tu kthyer nesër në forcë udhëheqëse në qeveri. • Bardhi theksoi disa linja ku duhet të ecë PD, duke nënvizuar orientimin pro-amerikan dhe pro europian dhe rrugëtimin që duhet të bëjnë bashkë demokratët.

4 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

Salianji: Demokratët duan bashkim, Shqipëria ka nevojë për opozitë të fortë

Bashkohet Partia Demokratike/ Deputetët mblidhen për herë të
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka bërë një postim në Facebook sa i përket mbledhjes së realizuar sot nga Partia Demokratike. Salianji konfirmon bashkimin e demokratëve, të cilët janë të përçarë prej 2 vitesh.  

Ai është shprehur se Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë. Salianji zotohet se Partia Demokratike do të forcojë nevojat e shqiptarëve dhe verdiktin e demokratëve.

Postimi i Plotë i Ervin Salianjit:

Demokratët e kanë dhënë verdiktin, duan bashkim!
Shqipëria ka nevojë për opozitë të fortë e cila pa bashkim është e dobët. Bashkimi është hapi i parë për çdo transformim e zmadhim të opozitës!
Tashmë detyra jonë është të forcojmë verdiktin e demokratëve dhe nevojë e shqiptarëve. Këtë detyrë po bejme sot, asgjë më shumë.
Vendimet e mëtejshme nuk janë vetëm rezistenca por veprimi me gjithë fuqinë tonë ndaj rrezikut serioz që i kanoset vendit nga korrupsioni dhe sundimi i Ramës!

 

Deputetët e Partisë Demokratike janë mbledhur të gjithë bashkë pas gati 2 vitesh. Mbledhja u drejtua nga kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Ervin Salianji.

8 MUAJ ME PARE

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së në selinë blu/ Emrat e deputetëve të pranishëm

Bashkohet Partia Demokratike/ Deputetët mblidhen për herë të

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike janë mbledhur të gjithë bashkë për herë të parë pas gati 2 vitesh në selinë qëndrore. Të pranishëm në mbledhje kanë qenë 27 deputetë të opozitës, ndërkohë që 10 kanë munguar për shkak të problemeve shëndetësore apo udhëtimeve jashtë vendit.

Të pranishëm në mbledhje:

Gazment Bardhi

Agron Gjelmarkaj

Xhelal Mziu

Bledjon Nallbati

Qani Xhafa

Ludovik Hasani

Ervin Salianji

Dhurata Cupi

Zheni Gjergji

Lefter Genjeshenja

Ramadan Lika

Helidon Bushati

Petrit Doda

Flamur Noka

Edi Paloka

Oerd Bylylbashi

Ina Zhupa

Lindita Metealiaj

Greta Bardeli

Bujar Leskaj

Sorina Koti

Elda Hoti

Kasem Mahmutaj

Asllan Dogjani

Albana Vokshi

Luan Baci

Tritan Shehu

Tomor Alizoti

Mungojnë:

Sali Berisha

Saimir Korreshi

Dashnor Sula

Kastriot Piroli

Jorida Tabaku

Ferdinand Xhaferraj

Ilda Dhori

Flamur Hoxha

Emilja Koliqi

Edmond Spaho

8 MUAJ ME PARE

FOTOT/ Mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, dalin pamjet e deputetëve demokratë të bashkuar

Bashkohet Partia Demokratike/ Deputetët mblidhen për herë të
Mbledhja e PD

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike janë mbledhur të gjithë bashkë për herë të parë pas gati 2 vitesh në selinë blu. Mbledhja e sotme është drejtuar nga kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, si dhe Ervin Salianji.

Kjo mbledhje nënkupton bashkimin e Partisë Demokratike dhe rikthimin e deputetëve të Bardhit në selinë blu.

8 MUAJ ME PARE

Bardhi njofton bashkimin e PD-së: Kjo është një ditë e mirë, demokratët po na japin kurajo

Bashkohet Partia Demokratike/ Deputetët mblidhen për herë të
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka njoftuar sot bashkimin e partisë. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Bardhi ka theksuar se ata janë bashkuar në diversitet dhe se grupi Parlamentar është kthyer në shtëpinë e tyre. 

Bardhi theksoi se edhe pse janë shumë më mirë se një vit parë, duhet ende punë në seli dhe në terren për të rikthyer besimin e plotë. Po ashtu sipas Bardhit, lufta e vërtetë pa kompromis dhe pa u lodhur duhet të bëhet për të larguar Edi Ramën nga pushteti.

"Para 34 vitesh shpresen e një vëndi të terrorizuar, të izoluar e të varfër përtej mjerimit e ktheu lindja e Partisë Demokratike, si shprehja më sublime e një populli që kërkonte liri dhe demokraci. Këto dy vitet e fundit, ne hymë në një rrugë që solli mosbesim, konflikt, përçarje mes demokratëve. Zgjatja e asaj situate vuri në pikëpyetje vetë ekzistencën e partisë. Kjo situatë mes nesh, e paprecedentë në llojin e vet, po ndodhte ndërsa Shqipëria humbte çdo ditë nga një tullë në themelet e brishta të demokracisë dhe pluralizmit. Vendi nuk e kishte dhe nuk e ka luksin të humbasë edhe opozitën, prandaj prej më shumë se 1 viti sëbashku me shumë kolegë brenda grupit parlamentar kemi bërë përpjekje të sinqerta, ndonjëherë edhe me kosto personale, për t’u rikthyer demokratëve shpresën tek partia e vet, tek Partia Demokratike.

Shumë do të donin që gjërat të mos kishin shkuar keq mes ne demokratëve, shumë të tjerë do të donin që bashkimi të kishte ndodhur më shpejt. Megjithatë, jam i bindur se sot, kur grupi parlamentar kthehet i bashkuar në shtëpinë e vet, kjo është një ditë e mirë për demokratët, për opozitën, për Shqipërinë! Të dashur qytetarë shqiptarë! Të dashur demokratë! Ne jemi sot shume më mirë se 1 vit më parë, por akoma nuk jemi në lartësinë e pritshmërive të shqiptarëve ndaj nesh. Ne vërtetë sot nuk luftojmë per ekzistencë si 1 apo 2 vite më parë, por sërish përballemi me një diversioni antidemokratik, i cili akoma është shumë i strukturuar dhe i shumëllojtë. Kam bindjen dhe besimin absolut se ne do t’ia dalim të kapërcejmë pengesat që na vendosin përpara, duke punuar së bashku ketu në seli, në grupin parlamentar dhe në çdo lagje e familje shqiptare.

Bashkimi është forcë dhe jo dobësi. Bashkimi është rruga e vetme për një mëndje racionale. Partia Demokratike me aktin e bashkimit, pas një udhëtimi në errësirë, i kthen dritën vetes dhe duhet ti kthejë shpresën shqiptarëve. Me këtë motiv, ne do të jemi në çdo cep të Shqipërisë për t’i dhënë shpresë të rinjve, burrave dhe grave që duan të ndërtojnë këtu një të ardhme për vete dhe për familjet e tyre. Jo më përçarje! Jo më konflikt! Ne do të punojmë së bashku për të shndërruar opozitën e sotme në qeverisjen e neserme. Mbi këtë parim duhet të ndërtohet cdo marrëdhënie dhe duhet të jetë i mirëpritur cilido. Të flasim mbi ide, mbi parime, jo mbi individë.

Prania jonë sot këtu do të thotë mirëkuptim, respekt për mendimin ndryshe. Ne jemi të bashkuar në diversitet, duke ruajtur secili qendrimet tona, sepse ne kemi më shumë gjëra që na bashkojnë sesa nga ato që na kanë ndarë deri dje. Një parti e fortë do duhet ti përfshijë të gjithë flukset brenda vetes dhe ne kemi nevojë për këtë më shumë se kurrë! Partia Demokratike ka nevojë për hapje reale, ka nevojë të korrigjojë veten, ka nevojë të njësohet me shumicën e shoqërisë shqiptare. Ajo ka nevojë ti përgjigjet nevojës që kanë qytetarët dhe të jetë zëri i asaj që shoqëria pret. Partia Demokratike është partia më properëndimore se çdo forcë tjetër politike më vend. Ne besojmë tek aleatët tanë strategjik. Ne besojmë gjithashtu, se Shqipërisë i duhet një drejtësi e pavarur, pa ndërhyrje politike, por ne duhet të theksojmë me forcë se ne nuk jemi në luftë me drejtësinë! Do ta mbështesim dhe nxisim atë pa komplekse që të zbatojë ligjin, por edhe do të themi të vërtetën para shqiptarëve sa herë që do të konstatojmë se peshorja e drejtësisë disbalancohet nga ndërhyrjet politike," tha Bardhi.

mbledhja e grupit parlamentar te partise demokratike

Sondazh

Poll

Berisha: Nuk më vjen mirë që Turqia forcon një ushtri që përbën rrezik për rajonin!

Berisha: Nuk më vjen mirë që Turqia forcon një ushtri që përbën rrezik për rajonin!

Berisha: Mosbindjen civile opozita e ka full time! Unë nuk lëkundem nga ky pozicion

Berisha: Ftesa ime për mbarë qytetarët, t’i japim fund kësaj vjedhje që po zhyt shqiptarët në mjerim

Berisha: Rama do vjedhë deri në 90 përqind të buxhetit prej 8 miliardë euro!

Berisha: Buxheti i vitit 2025 do jetë buxheti i vjedhjeve më të mëdha nga narkoqeveritarët

"A ka gjë më të turpshme se kjo?" Berisha: Presidenti i kërkoi mikut turk t’i ndërtojë zyra për vete

Berisha: Thirrja ime për KMSh është të hidhni poshtë përpjekjen e Ramës për përçarjen tuaj

Berisha-Ramës: Nëse guxon dhe prek një qime floku të Gazment Bardhit ose të çdo deputeti

Berisha: Nesër në ora 11:00, të gjithë tek bashkia për të kapur për zverku Erion Veliajn

Berisha: Përshëndes guximtarët e 7 tetorit që po përballen me terrorin policor të Ramës

Xhamia e Namazgjasë , Rama: Kryemyftiu i Tiranës Bilal Teqja do të jetë kujdestari i këtij tempulli

Inagurohet xhamia e Namasgjasë, pritet shiriti nga Erdogan dhe Rama

“Kemi përgjegjësi ndaj myslimanëve”, Erdogan thirrje ndërkombëtarëve nga Tirana: Të kemi një qëndrim

"Xhami ekziston në qendër të civilizimit", Erdogan: Kemi dhënë një shembull me ndërtimin e spitalit

Erdogan: E kemi projektuar si strukturë që në brendësinë e saj mbart vlera që nga lashtësia

Inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë, Erdogan: Jam me fat sot që ndodhem në këtë ambient të shenjtë

Inagurohet xhamia e Namasgjasë, Rama: Erdhi dita e çeljes së këtij tempulli

"Unë kisha vërejtje"/ Rama për xhaminë e Namasgjasë: Erdogan do ta inagurojmë bashkë

Rama: Pas kësaj vizite Erdogan niset për në Serbi, por është miku i padiskutueshëm i Kosovës

"Shqipëria është për armëpushim"/ Rama: Hamasi duhet të ndalohet

Turqia i dhuron Shqipërisë dronë kamikazë, Rama: Fuqizojmë industrinë ushtarake

"Ejvallah Erdogan"/ Rama: Marrëveshjet tregtare me Turqinë duhet të arrijmë në 2 miliardë eurove

Lufta në Lindjen e Mesme, Erdogan:Gjenocidi në Gazë është turpi i njerëzimit,Izraeli duhet të ndalet

Erdogan: Xhamia e Namasgjasë është dhuratë e Turqisë për shqiptarët

Erdogan: Me Ramën diskutuam dhe luftën kundër organizatave terroriste FETO

Erdogan: Thelluam bashkëpunimet mes dy vendeve, do ofrojmë mbështetje për Forcat e Armatosura

Qyli/ Duke qeshur me zor, Begaj i lyp Erdoganit një ndërtesë tjetër për vete

Qyli/ Duke qeshur me zor, Begaj i lyp Erdoganit një ndërtesë tjetër për vete

Presidenti turk Erdogan mbërrin në Kryeministri, takim kokë më kokë me Ramën

Presidenti turk Erdogan mbërrin në Presidencë, pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj

Mbërrin në aeroportin e Rinasit presidenti turk, Erdogan

Erion Braçe futet në mbledhjen e Komisionit Hetimor,Vokshi i kthehet, deputeti socialist:Hec er dreq

Incident në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, Xhelal Mziu shtyn Milva Ekonomin

Nesër Erdogan zhvillon vizitë zyrtare në Shqipëri, pritet inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë

"Nëse doni të bëni rrugaçin…"/ Debate dhe përplasje në Komisionin për Shëndetësinë

Deputetet e opozitës-mazhorancës: Vendosët Gardën te dera mos të futemi brenda

"Te legalizimet duhet shumë fokus", Rama-kryebashkiakëve: Shijaku është bashkia model

"Ka bashki këtu që nuk kanë bërë një projekt dhe nuk kanë çarë kokën", Rama: Po me ça merreni ju

Rama me kritika për kryebashkiakët: Situata me zjarret ka shfaqur dobësi

Pëmbytjet në Vlorë, Rama: Ka ndryshuar formacioni i reshjeve

Protesta e Opozitës, qytetari mbulohet nga flakët

U bllokua në trafik për shkak të protestës së PD, gruaja lind foshnjën në automjet

Njëri prej protestuesve nuk ndihet mirë, shoqërohet nga Bardhi dhe Nallbati

Qytetarët thyejnë stacionin e urbanit dhe mbajtëset e reklamave në Tiranë

Qytetarët në Parlament, Policia i kundërsulmon me gaz lotsjellës

Një fëmijë i lënduar nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia te bashkia e Tiranës

Policia u kundërpërgjigjet protestuesve, nis shpërndarjen me ujë

Rriten tensionet/ Pas Selisë së PS-së, protestuesit djegin edhe ministrinë e Brendshme

Protestuesit i hedhin molotov, merr flakë hyrja e selisë së Partisë Socialiste

Demokratët i vënë flakën selisë së PS-së/ Molotovët "djegin" edhe kryemisnitrin Rama