LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Barazia para ligjit lëvizje tektonike në themelin e shtetit shqiptar"/ Rama: Lufta kundër korrupsionit meritë e PS-së! Anëtarësimi në BE, një aktualitet

• Kryeministri Edi Rama zhvilloi paraditen e kësaj të diele një takim me kandidatët për deputetët të Qarkut të Vlorës. •Kreu i qeverisë u shpreh se Partia Socialiste nuk ka bërë shumë për qytetin e Vlorës ndërsa premtoi se nëse PS merr mandatin e katërt do të bëjë më shumë . •Rama tha se disa deputetët në këtë zonë nuk kanë bërë aq sa duhet për qytetin e Vlorës dhe kjo është arsyeja sipas tij që PS ndryshoi listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit për të përmirësuar situatën në qytet. •Kryeministri u shpreh se Partia Socialiste i ka një borxh të madh këtij qyteti. •Rama deklaroi se pas 11 Majit nuk do të ketë tolerancë ndaj çdo përfaqësuesi të Partisë Socialiste në çdo nivel që nuk jep respekt dhe që nuk i trajton në mënyrë të drejtë dhe të barabartë të gjithë anëtarët e këtij komunitetit aq më pak për shkak të rreshtimit në një parti tjetër politike. • Rama u ndal edhe te lufta kundër korrupsionit. •Rama deklaroi se lufta kundër korrupsionit është sipas tij meritë e Partisë Socialiste. •Kreu i qeverisë tha se nisur nga goditjet e fundit që ka dhënë drejtësia në radhët politike kjo tregon se po bëhet një lëvizje tektonike në themelin e shtetit shqiptar. •Rama u shpreh më tej se është krenar për këtë që po ndodh përtej të gjithë lajthitjeve dhe të metave që mund të ketë sipas tij në procesin e zhvillimit të kësaj lufte nga ana e institucioneve të reja të drejtësisë. •Rama deklaroi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është një realitet. •Rama u shpreh se Shqipëria nuk duhet ta humbasë këtë shans. •Kreu i qeverisë shtoi se të votosh për PS-në në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit nuk do të thotë të mbështesësh këtë forcë politike por do të thotë të marrësh pasaportën europiane. •Rama gjatë nuk i ka kursyer edhe batutat. •Në mbyllje të takimit Rama tha se dëshironte të bënte një fotografi me vajzat dhe gratë kandidate, dhe më pas me kandidatët meshkuj teksa tha me nota humori se këta të fundit vijnë gjithmonë mbrapa dhe janë gjinia më pak e bukur. •Kreu i qeverisë në përfundim bëri thirrje që deri më 11 Maj të rrinin të bashkuar dhe më pas tha me nota humori të ndahen sërish dhe të zihen se këtë punë kanë.

5 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

"Bëjmë foto me gratë se burrat vijnë gjithmonë mbrapa"/ Rama batuta me kandidatët në Vlorë: Deri më 11 Maj rrini të bashkuar, pastaj bëni ç'të doni!

'Barazia para ligjit lëvizje tektonike në themelin e shtetit
Edi Rama

VLORË -Kryeministri Edi Rama gjatë takimit që zhvilloi këtë të diel me kandidatët për deputet në Qarkun e Vlorës nuk i ka kursyer edhe batutat.

Në mbyllje të takimit Rama tha se dëshironte të bënte një fotografi me vajzat dhe gratë kandidate, dhe më pas me kandidatët meshkuj teksa tha me nota humori se këta të fundit vijnë gjithmonë mbrapa dhe janë gjinia më pak e bukur. 

Kreu i qeverisë në përfundim bëri thirrje që deri më 11 Maj të rrinin të bashkuar dhe më pas tha me nota humori të ndahen sërish dhe të zihen se këtë punë kanë. 

Rama: Do doja të bënim një fotografi të përbashkët me vajzat dhe gratë këtu fillimisht, se burrat vijnë gjithmonë mbrapa. Ky është ansambli më improbaël që mund të mendohej në Vlorë se këtu janë dhe koka të forta shumë nuk është problem vetëm i bindjeve. Ansambli më probabël nga një shtyllë e PS te një dritare e PD. Ky është ansambli politik i gjinisë më të bukur. Gjinia më pak e bukur hajdeni këtu tani (referuar kandidatëve meshkuj). Jeni me PS apo jeni me kë të doni, më 11 Maj duhet të jeni me historinë. Më 11 Maj futuni në qepalla këtu njëri tjetrit pas 11 Majit ndahuni prap e zihuni prap se këtë punë keni ju. 

 

1 MUAJ ME PARE

"Anëtarësimi në BE, një aktualitet"/ Rama: Nuk duhet të vendoset në diskutim fare se kë duhet të votoni! PS është forca e duhur për t'ju dhënë pasaportën

'Barazia para ligjit lëvizje tektonike në themelin e shtetit
Edi Rama

VLORË - Kryeministri Edi Rama deklaroi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është një realitet. Gjatë fjalës së tij në takimin me kandidatët për deputet në Qarkun e Vlorës Rama u shpreh se Shqipëria nuk duhet ta humbasë këtë shans. 

Krue i qeverisë shtoi se të votosh për PS-në në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit sipas tij nuk do të thotë të mbështesësh këtë forcë politike por do të thotë të marrësh pasaportën europiane. 

Rama: Na është hapur dera që anëtarësimi në BE të jetë një aktualitet. Nuk ka qenë deri dje. Zgjerimi nuk ka qenë në rendin e ditës. Këtyre analistëve të rrjeteve sociale, iu them që kur thoni, pse nuk e futet 12 vjet në BE Shqipërinë dhe do e fusni këto 4 vite, nuk dini çfarë flisni. Ne jemi sot të barabartë dhe na thonë, duam të fusim Malin e Zi dhe Shqipërinë në BE. Është bashkuar ylli i fatit tonë me yllin e fatit të Evropës. Përtej kësaj, ata duan të zgjerojnë BE dhe duan të marrin anëtarë të rinj tani. Si mund ta humbim ne këtë shans? Të diskutosh tani për kë do votosh, ne jemi në kohën dhe vendin e duhur. Ne mendojmë se jemi edhe forca e duhur. Në kohën e duhur ndodhemi ne sot, si PD në 1991-1992. Të votosh sot për PS, nuk do të thotë të jesh mbështetës i PS apo të jesh dakord me çfarë ka bërë PS.

1 MUAJ ME PARE

"Lufta kundër korrupsionit meritë e PS-së"/ Rama: Barazia para ligjit lëvizje tektonike në themelin e shtetit shqiptar!

'Barazia para ligjit lëvizje tektonike në themelin e shtetit
Edi Rama

VLORË - Kryeministri Edi Rama gjatë takimit që zhvilloi këtë të diel me kandidatët për deputet në qarkun e Vlorës u ndal edhe te lufta kundër korrupsionit. 

Rama deklaroi se lufta kundër korrupsionit është sipas tij meritë e Partisë Socialiste. Kreu i qeverisë tha se nisur nga goditjet e fundit që ka dhënë drejtësia në radhët politike kjo tregon se po bëhet një lëvizje tektonike në themelin e shtetit shqiptar. 

Rama u shpreh më tej se është krenar për këtë që po ndodh përtej të gjithë lajthitjeve dhe të metave që mund të ketë sipas tij në procesin e zhvillimit të kësaj lufte nga ana e institucioneve të rerja të drejtësisë

"Nuk mund të kompleksohemi nga disa injorantë. Çfarë po ndodh me luftën kundër korrupsionit të na e kthejnë ne si arsye për tu ndjerë fajtorë. Përkundrazi unë jam krenar dhe e quaj si një lëvizje tektonike në themelin e shtetit shqiptar. Përtej të gjithë lajthitjeve dhe të metave që mund të ketë në procesin e zhvillimit të kësaj lufte nga ana e institucioneve të rrja të drejtësisë. E kemi të vështirë ta shohim këtë gjë pak më ftohtë. Do të shikohet qartësisht që është momenti kur u hodh themeli i një ngrehine që nuk ka ekzistuar në Shqipëri të barazisë para ligjit. Dhe kjo është meritë e PS-së",- tha Rama. 

1 MUAJ ME PARE

"PS i ka një borxh të madh Vlorës"/ Rama: Pas 11 Majit duhet të vendosim tolerancën zero ndaj çdo përfaqësuesi socialist...

'Barazia para ligjit lëvizje tektonike në themelin e shtetit
Edi Rama

VLORË - Kryeministri Edi Rama gjatë takimit që zhvilloi këtë të diel me kandidatët për deputet në qytetin e Vlorës u shpreh se Partia Socialiste i ka një borxh të madh këtij qyteti. 

Rama deklaroi se pas 11 Majit nuk do të ketë tolerancë ndaj çdo përfaqësuesi të Partisë Socialiste në çdo nivel që nuk jep respekt dhe që nuk i trajton në mënyrë të drejtë dhe të barabartë të gjithë anëtarët e këtij komunitetit aq më pak për shkak të rreshtimit në një parti tjetër politike.

"Pas 11 Majit duhet të vendosim tolerancën 0 ndaj çdo përfaqësuesi të Partisë Socialiste në çdo nivel që nuk jep respekt dhe që nuk i trajton në mënyrë të drejtë dhe të barabartë të gjithë anëtarët e këtij komunitetit aq më pak për shkak të rreshtimit në një parti tjetër politike. Jam apo sjam në listën e Vlorës unë jam deputet i Vlorës dhe deri kur të mbyll sytë Vlora për mua do të jetë Vlora që ka qënë kur kam mësuar notin. Një vend ëndrrash dhe një vend i bekuar me veçorit e veta nga zoti. E ndjej shumë thellë këtë borxhin që i kemi në nivelin vendor në nivelin e partisë",- tha Rama. 

1 MUAJ ME PARE

Rama takim me kandidatët për deputetë të qarkut Vlorë: Nuk kemi bërë aq sa duhet për këtë qytet! Në vazhdim do bëjmë më shumë

'Barazia para ligjit lëvizje tektonike në themelin e shtetit
Edi Rama

VLORË - Kryeministri Edi Rama zhvilloi paraditen e kësaj të diele një takim me kandidatët për deputetët të Qarkut të Vlorës. Kreu i qeverisë u shpreh se Partia Socialiste nuk ka bërë shumë për qytetin e Vlorës ndërsa premtoi se nëse PS merr mandatin e katërt do të bëjë më shumë .

Rama tha se disa deputetët në këtë zonë nuk kanë bërë aq sa duhet për qytetin e Vlorës dhe kjo është arsyeja sipas tij që PS ndryshoi listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit për të përmirësuar situatën në qytet.

"Këtë herë do të marrim një rezultat më të mirë. Do tju japim mundësinë shumë qytetarëve që deri dje kanë qënë simpatizantë të punës që ne kemi bërë. Fakti që në të gjithë skuadrën e zgjedhjeve të 11 Majit ne kemi vetëm 1 deputet i cili është aktualisht deputet që është Vullneti na është dashur të bëjmë ndryshim total të skuadrës në Vlorë pikërisht për të treguar se çfarë na ka munguar ne dhe çfarë duhet të bëjmë më tutje. Disa deputetë që unë i konsideroj miq por nuk kanë rrezatuar asgjë këtu në Vlorë. Ça ndodh në këtë qytet rrezaton pastaj edhe në territoret e tjera dhe më vjen keq për faktin që nuk kemi dhënë aq sa duhet në këtë qytet",- tha Rama. 

Sondazh

Poll

Rama: Është status dinjiteti dhe qytetarie europiane që ky popull nuk e ka patur kurrë

Rama: Është status dinjiteti dhe qytetarie europiane që ky popull nuk e ka patur kurrë

Rama në Shkodër: Më vinte t’ju ulesha në gjunjë për t’ju kërkuar besimin

Rama: Sot kur erdha nuk u ndjeva sikur po hyja në Kandahar...

Rama në Shkodër: Gjysma e burrave, të rinjtë dhe shumica e grave mbështesin PS-në

Rama takim me gratë dhe vajzat në Shkodër: Përpiqen tani të më fusin në sherr me të gjithë burrat!

Pamjet e sherrit mes Xhelal MziuT, nipit të tij dhe punonjësit të bashkisë Bulqizë

Berisha: Aty zbulova se e-Albania ishte kthyer në një kurth të tmerrshëm

Rama-bizneset 3

Incidenti në Dibër, Berisha: Ishte provokacion i ulët i Klosit dhe militantëve socialist ndaj Mziut

Rama në Shkodër: Para pak ditësh, arkivi i Marubit u vulos si pasuri botërore

"Deri në 2029 biznesi i vogël ka zero taksë", Rama: Tavani nuk do të ndryshohet

Rama-bizneset 2

Rama për bizneset

Oratoria e kandidates socialiste në Belsh

"Pensionet janë qesharake"/ Berisha nga Saranda: Shqiptarët janë vjedhur si askush tjetër në Europë

Zhupa në Sarandë: Kemi një program nga më të mirët, Rama do ta marrë përgjigjen e merituar në 11 maj

Rama nga Gramshi: Dikur ai ishte i çarmatosur, sot po vendos drejtësi me “shpatën” që i dhamë ne!

Rama nga Gramshi: Duhet të bëjmë përpjekje që sa më shumë njerëz të na bashkohen

Integrimi në BE/ Rama në Belsh: Po zbatojmë profecinë e Skëndërbeut dhe amanetin e rilindasve

Rama e mbyll me batuta me të riun në Belsh: Do Zoti të është futur ndonjë gjë në kokë se pashë...

Rama nga Belshi: 11 maji historike për BE! Nëse nuk kapet 2027 për negociatat

"Unë e shijoj një vajzë se ma ka sjellë gruaja!" Këngëtarja-Ramës: Më vjen keq që nuk keni vajzë

Rama batuta me të rinjtë në Belsh: S’e kishte mendjen se po dëgjonte çfarë po i thoshte zoçka!

Rama takim me të rinjtë në Belsh: Vetëm një tifoz i një partie s’mund t’i shikojë…

Berisha: Edi Rama ngjason me atë hajdutin që vjen dhe të bën për të qeshur

Berisha: 4-vjeçari që vjen në mënyrë absolute do e çojë pronën tek i zoti

Rama takim me bizneset: Me rrëzimin e taksës së sheshtë, kemi kursyer 140 milionë euro çdo vit!

Rama në Elbasan: Fiskalizimit do t’i mbivendoset Inteligjenca Artificiale

Ministrja Ibrahimaj tregon tre pikat ku bazohet paketa "Paqja Fiskale"

Rama i drejtohet Llatjas: Mos i bëj presion me sy, duhet ta kishe bërë atë

"Altin Dumani nuk thërriste dot njeri se nuk e kishte shpatën", Rama: Drejtësinë e armatosëm ne

Rama: Nuk kam ofenduar asnjë burrë dibran, përkundrazi do i shikoni në zgjedhje

"Beteja politike është dyluftim me mjete paqësore",Rama:Politika bëhet me fjalë dhe me gjuhën shpatë

Rama: Fushata jonë e ka një çështje thelbësore, anëtarësimin në BE

"Nuk pyetën këta për fëmijët kur më nxorën mua lakuriq",Rama:Ilir Vrenozi,lideri i vërtetë i kënetës

Rama: Këta që thonë se fushata e PS është tallava janë përbuzës të kulturës shqiptare

"Flitet për gjuhën time", Rama: Ka vetëm një gjë që thashë gabim dhe kam kërkuar ndjesë!

Ezani i ndërpret fjalën/ Rama ndalon: Ta respektojmë!

"Vetëm me gratë po e mund Rama kënetën"/ Kryeministri nga Berati: Kaq sa jeni ju këtu

Rama nga Poliçani:Thonë "e ka gjysmën e qeverisë në qeli"! Ju kujtohet kur ju thoja ma jepni timonin

Rama: Do të krijohet një unazë që do të sjell më tepër investime dhe turizëm

Rama ironizon partitë e reja: Këta më kujtojnë Suden, Xhaferrin dhe Vehbiun!

"Ilir Vrenozi lideri i vërtet i PD-së"/ Rama: E ekzaltoi gjithë sallën kur përmendi erotizmin tim

Rama nga Skrapari: Dera e BE-së nuk hapet kollaj

"Altin Dumani nuk erdhi dje nga materniteti!" Rama në Skrapar: Ju këtu jeni specialistë për politikë

Rama nga Skrapari: Reformën në drejtësi e donim dhe e sollëm ne...

"Të thajmë kënetën që është bërë një pengesë!" Rama në Skrapar:Më 11 maj të shtyjmë Shqipërinë në BE

Rama në Skrapar: Shiu, oguri i bereqetit për mandatin e katërt

Berisha: Siguria në shkolla prioritet, orari në shkolla do të jetë 8 orë, që fëmijët të ushqehen

Berisha: Ne do e ndryshojmë atë dhe reformën territoriale