LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Asnjë votë për patericat e Ramës," Berisha nga Elbasani: Sula bëri gabim që u largua, ka kohë ta mendojë!

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Elbasan me rastin e Ditës së Verës. • Berisha mbajti një deklaratë për gazetarë ku tha se kjo ditë i gjen shqiptarët dhe Elbasanin më optimistë dhe më besimplotë se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit. • Berisha gjatë fjalës së tij përshëndeti kandidatët për deputet në Elbasan, ndërsa foli edhe lidhur me vendimin e deputetit Dashnor Sula për t'ju bashkuar koalicioniut të Adriatik Lapajt, "Nisma Shqipëria Bëhet". • Kryedemokrati e cilësoi si gabim vendimin e Sulës, ndërsa shtoi se ende ka kohë ta mendojë se çfarë do të bëjë në vazhdim. • Ai i ka bërë thirrje qytetarëve të mos votojnë për partitë e tjera opozitare, të cilat i cilëson si "patericat" e kryeministrit Edi Rama. • Berisha tha se ata u ftuan në koalicion, pavarësisht mendimeve të ndryshme, por nuk pranuan pasi sipas tij votat e tyre do i kenë për Ramën. • Më tej Berisha foli për programin e "Shqipërisë Madhështore", ku tha se ështënjë program që Shqipëria nuk e ka pasur kurrë më parë dhe që do të bëhet realitet. • Ai u shpreh se një tjetër avantazh për opozitën është drejtuesi i fushatës elektorale, amerikani Chris LaCivita. 

4 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

"Duhet të bashkoni çdo fluks opozitar"/ Berisha takim me kandidatët për deputet në Elbasan: Pranoni bashkimin në diversitet

"Asnjë votë për patericat e Ramës," Berisha nga
sali berisha

ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë vizitës në Elbasan për Ditën e Verës ka zhvilluar edhe një takim me kandidatët demokratë për deputet në këtë qark. 

Berisha u shpreh gjatë fjalës së tij se në 11 maj duhet t’u faktojnë shqiptarëve dhe botës se arritëm me votën e lirë të përmbysin një "diktaturë të dytë".

Gjatë fjalës së tij, ai iu drejtua kandidatëve duke iu thënë se duhet t'i shtrinë dorën çdo opozitari dhe duhet të pranojnë bashkimin në diversitet.

"Së pari, dhe njëherë u uroj gëzuar këtë ditë, ditë që ka frymëzuar dhe frymëzon njeriun, ndërrimin, shpresën, optimizmin.
Ditë në të cilën qytetarët shqiptarë, qytetarët e Elbasanit, presin fillimin e ndryshimit të madh, presin kurorëzimin me sukses të plotë të fitores së 11 majit. Fitore e një rëndësie të pakrahasueshme në tërë historinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Fitore në të cilën ne duhet t’u faktojmë shqiptarëve dhe botës se arritëm me votën e lirë, me votën tonë, në mënyrë të civilizuar të përmbysim në një hark kohor prej 3 dekadash një diktaturë të dytë.

Një diktaturë, e cila sot ka shndërruar vendin në vendin e të burgosurve politikë, në vendin e persekutimit politik, në vendin e grabitjes me gjykata të mandateve, në vendin e plaçkitjes më të madhe të një kombi në histori. Ngado që t’i analizosh, kur mendon se ky vend në 12 vite, kjo qeveri në 12 vite, ka administruar 65 miliardë euro dhe ka sjellë shqiptarët nga më të mirëpaguarit, në më keqtëpaguarit në rajon. Pra, këto miliarda nuk u përdorën për jetën e qytetarëve, rrogat, pensionet e tyre. Këto miliarda nuk u përdorën për një transformim madhështor të infrastrukturës. Këto miliarda u zhdukën, u vodhën dhe vetëm u vodhën. Këto miliarda u investuan në skemat se si të vidhet më shumë.

E kemi lënë në vitin 2013 me rrugën Tiranë-Elbasan, vepra e vetme më e parë, më e rëndësishme që prisnin qytetarët e Elbasanit për ta gëzuar siç duhet këtë rrugë, ishte bajpasi.Këta dalin dhe shkojnë e investojmë përtej Elbasanit se kështu kërkon klientela e atyre që ndajnë paratë, dhe bajpasin që e ka projektin gati, që ka çdo gjë gati, bajpasi nuk e ndërtojnë, çka u kushton mesatarisht të paktën gjysmë ore më shumë qytetarëve jo vetëm të Elbasanit, por qytetarëve të Shqipërisë juglindore, për të ardhur në Tiranë. Mund të numërojmë shumë, por çfarë do t’u sugjeroja unë ju në këtë përpjekje të jashtëzakonshme. Së pari, do bëni gjithçka të bashkoni çdo fluks opozitar.

Do i shtrini dorën çdo opozitari. Do të pranoni bashkimin në diversitet. Bashkimi në diversitet është prova e tolerancës, është lakmusi për një demokrat, për një njeri që u qëndron vlerave demokratike. Unë u them ju, janë ftuar të gjitha këto partitë, pavarësisht se ka prej tyre që nga mëngjesi deri në darkë flasin Sali Berisha, Sali Berisha. Urdhëroni u thashë unë, mbani atë mendim për Sali Berishën, por hajde të rrëzojmë Edi Ramën. Nuk më prish punë pse e keni atë obsesion. Të largojmë këtë të keqe që po e shaktërron Sqipërimë. Ndaj do të përpiqeni të tërhiqni me vete, do përpiqni të bindni çdo person që do të jetë opozitar dhe e konsideron largimin e Edi Ramës nga pushteti si shpëtimin e Shqipërisë.", tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

Thirrja e Berishës nga Elbasani: Asnjë votë për patericat e Ramës, ata u ftuan botërisht për t’u bashkuar në koalicionin opozitar

"Asnjë votë për patericat e Ramës," Berisha nga
sali berisha

ELBASAN- Kryedemokrati Sali Berisha, i cili ndodhet sot në Elbasan, i ka bërë thirrje qytetarëve të mos votojnë për partitë e tjera opozitare, të cilat i cilëson si "patericat" e kryeministrit Edi Rama. 

Berisha tha se ata u ftuan në koalicion, pavarësisht mendimeve të ndryshme, por nuk pranuan pasi sipas tij votat e tyre do i kenë për Ramë. Më tej Berisha foli për programin e "Shqipërisë Madhështore", ku tha se ështënjë program që Shqipëria nuk e ka pasur kurrë më parë dhe që do të bëhet realitet. Ai u shpreh se një tjetër avantazh për opozitën është drejtuesi i fushatës elektorale, amerikani Chris LaCivita. 

"Më 11 maj ne shkojmë besimplotë, shkojmë me programin më të mirë për të ndryshuar jetën e shqiptarëve. Shkojmë me programin më të mirë për një arsim cilësor dhe një shëndetësi cilësore. Me aleancën më të gjerë elektorale që kemi firmosur ndonjëherë. E gjithë qendra e djathtë, i gjithë fluksi është bashkuar.

Do t’u them qytetarëve, asnjë votë për patericat e Edi Ramës, sepse ata u ftuan botërisht, pavarësisht nga mendimet e ndryshme, nëse e ndjeni veten opozitarë, bashkohuni me ne në aleancë. Mirëpo ata nuk i lejuan problemet e tyre ndaj dhe votat për ta janë vota për Edi Ramën, de facto. Përveç kësaj, ne kemi programin më të shkëlqyer, programin e Shqipërisë Madhështore, një program që Shqipëria nuk e ka pasur kurrë më parë, por që u garantoj se do jetë realitet i padiskutueshëm.

Tani, të them të vërtetën, kemi edhe kryemagjistarin, bashkëkryestrategun e fitores më të madhe në historinë e njerëzimit, siç ishte rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë me datën 20 janar. Chris LaCivita është një fuqi natyrore elektorale në vetvete.", tha Berisha. 

1 MUAJ ME PARE

Largimi i Dashnor Sulës/ "Midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi Tikun", Berisha: Bëri gabim, por prapë ka kohë ta mendojë

"Asnjë votë për patericat e Ramës," Berisha nga
sali berisha

ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dha një deklaratë të shkurtër për mediat gjatë vizitës së tij në Elbasan për Ditën e Verës.

Berisha gjatë fjalës së tij përshëndeti kandidatët për deputet në Elbasan, ndërsa foli edhe lidhur me vendimin e deputetit Dashnor Sula për t'ju bashkuar koalicioniut të Adriatik Lapajt, "Nisma Shqipëria Bëhet". Kryedemokrati e cilësoi si gabim vendimin e Sulës, ndërsa shtoi se ende ka kohë ta mendojë se çfarë do të bëjë në vazhdim. 

"Sa i përket deputetit që thatë ju, ai bëri zgjedhjen e tij, midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi Tikun dhe shkoi në punën e vet, nuk kam çfarë të them bëri gabim por prapë ka kohë ta mendojë.", u shpreh Berisha.

1 MUAJ ME PARE

Berisha në Elbasan: Dita e Verës i gjen shqiptarët më optimist se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit

"Asnjë votë për patericat e Ramës," Berisha nga
sali berisha

ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Elbasan me rastin e Ditës së Verës. Berisha mbajti një deklaratë për gazetarë ku tha se kjo ditë i gjen shqiptarët dhe Elbasanin më optimistë dhe më besimplotë se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit.

Ai u shpreh se në tre muajt e parë të qeverisjes së PD, çdo shqiptar do të nxirret nga varfëria ekstreme ku ata sipas tij janë. Berisha tha do të vendoset minimumi jetik 200 euro dhe se do të rriten pensionet dhe rrogat do të dyfishohen. 

"Qytetarëve të Elbasanit banorëve të këtij rrethi, mbarë shqiptarëve, iu uroj nga zemra këtë festë më të lashtën, më të bukurën e festave, festën e ndërrimit të natyrës, festën e shpresës, e bukurisë, e luleve. Dita e Verës e gjen Elbasanin, i gjen shqiptarët më optimistë, më besimplotë se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit. Kjo ditë frymëzon çdo shqiptar që me 11 maj të ndahet nga ky regjim që i varfëroi ata gjer në palcë. Dhe unë sot nga Elbasani dua t’u premtoj shqiptarëve kudo që janë se tre muajt e parë, ajo që e kemi quajtur paketë e dhembshurisë, do të nxjerrë çdo shqiptar nga varfëria ekstreme,ata që janë.

Do të thotë se do jenë një minimum jetik prej 200 eurosh. Nuk do ketë pensionist që do marrë nën 200 euro, pavarësisht sa e ka sot pensionin dhe pavarësisht nëse ka apo jo pension dhe pavarësisht nëse e ka të plotë apo të pjesshëm. Pra do bëhet një shpërndarje e re e të ardhurave buxhetore. Do ketë një rritje 20 përqind të pensioneve. Do ketë një rrogë minimale 25 përqind më të lartë se kjo që është sot, pra do jetë jo më pak se 500 euro. Do ketë një rrogë mesatare 1200 euro dhe unë zotohem para qytetarëve të Elbasanit dhe Shqipërisë dhe dua të rikujtoj këtu se për rastësi, premtimet e mia për dyfishimet e rrogave i kam bërë në këtë qytet dhe e kam mbajtur fjalën.

Përsëri unë e mbaj fjalën, rrogat do dyfishohen. Dhe nuk do ndalim vrapin tonë gjersa të bëhemi përsëri njerëzit më të paguar në rajon. Kur ne të bëhemi njerëzit më të paguar në rajon do të thotë se ne gëzojmë të mirat dhe pasuritë që gëzon ky vend dhe i shpërndajmë ato me zemër në dorë, i shpërndajmë me drejtësi, jo duke krijuar një hendek të tmerrshëm midis rrogëlartëve dhe rrogëulëtëve. Ky hendek është në Shqipëri 2 deri në 2 herë e gjysmë më i thellë se në çdo vend tjetër. Në qoftë se në SHBA, presidenti i vendit merr një rrogë sa 5 rroga mesatare të qytetarëve të atij vendi, në Shqipëri presidenti merr një rrogë sa 10 rroga mesatare të këtij vendi. Ndaj dhe do rrisim rrogat e ulëta dhe rrogat mesatare dhe do arrijmë të ndahemi nga kjo e keqe që po e zbraz Shqipërinë. Shqipërinë po e zbraz varfëria, ndërkohë që nuk ka një vend tjetër më të pasur në pasuri natyrore.  Kështu që ftoj ta vazhdojmë së bashku këtë betejë., tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

"Si ka mundësi që besimtarët e kënetës përpinë çdo gënjeshtër!"Rama:Nuk japim para për inceneratorët

"Si ka mundësi që besimtarët e kënetës përpinë çdo gënjeshtër!"Rama:Nuk japim para për inceneratorët

"Becchetti s’ka marrë asnjë kokërr leku/Rama:Është në siklet të madh, zgjodhi kundërshtarin e gabuar

"Janë inatçi ata nuk janë si unë"/ Rama batuta me komentuesit: Mos e kruani me patronazhistët...

Rama: Këta kënetarët e Kosovës kanë të tjera nota melodike kur i përputhen kënetës

"Dumani është prokuror me integritet"/Rama:Këneta u përpoq të hedhë llumin mbi të dhe familjen e tij

Rama: Teoria që "jep dorëheqjen se është ky apo ai në burg" nuk funksionon

Rama: E kam faqen e bardhë, pavarësisht se përpiqen të ma nxijnë! Qentë le të lehin

Kontrata e lobimit të PD-së në SHBA/ Rama: Pse duheshin 6 mln dollarë për një damkë të padrejtë?

Rama “ndan” të rinjtë: Tani do merremi vesh për Bashkimin Europian

Rama batuta me të riun në Tiranë: Mos i rri asaj mbi qafë se ka ardhur për mua s'ka ardhur për ty

Rama i kthehet të rinjve pasi nuk i kushtuan vëmendje: Mos më bëj si kokë e madhe!

“Boll o boll”! Rama i kthehet kandidatit të PS në Tiranë: O Halit, ti i ke sjellë këta?

"Unë nuk e kam personale"/ Rama i kthehet qytetarit: Në asnjë mënyrë, mos u merr me gratë

I tregoi shqetësimet/ Rama debat me qytetarin: Ti për këtë ke ardhur këtu, por është turp i madh

Ramës nuk i del e keqja me qytetarin, vijon debatin pas takimit: T'i do vish me mua

Rama: Nëse Vlora nuk thyen çdo rekord më 11 maj, do jetë turp i burrave që nuk shkojnë në votime!

Lobimi i PD-së në SHBA, Rama: 6 mln euro janë shumë për të hequr damkën e një personi non grata!

Rama: Me gratë ne mbushim një sallë si kjo! Ata të tjerët me kashtën dhe ko*** e tyre

Rama takim me studentët dhe pedagogët në Vlorë:Projeksioni i Shqipërisë 2030, 15 mijë euro për frymë

Rama: Është status dinjiteti dhe qytetarie europiane që ky popull nuk e ka patur kurrë

Rama në Shkodër: Më vinte t’ju ulesha në gjunjë për t’ju kërkuar besimin

Rama: Sot kur erdha nuk u ndjeva sikur po hyja në Kandahar...

Rama në Shkodër: Gjysma e burrave, të rinjtë dhe shumica e grave mbështesin PS-në

Rama takim me gratë dhe vajzat në Shkodër: Përpiqen tani të më fusin në sherr me të gjithë burrat!

Pamjet e sherrit mes Xhelal MziuT, nipit të tij dhe punonjësit të bashkisë Bulqizë

Berisha: Aty zbulova se e-Albania ishte kthyer në një kurth të tmerrshëm

Rama-bizneset 3

Incidenti në Dibër, Berisha: Ishte provokacion i ulët i Klosit dhe militantëve socialist ndaj Mziut

Rama në Shkodër: Para pak ditësh, arkivi i Marubit u vulos si pasuri botërore

"Deri në 2029 biznesi i vogël ka zero taksë", Rama: Tavani nuk do të ndryshohet

Rama-bizneset 2

Rama për bizneset

Oratoria e kandidates socialiste në Belsh

"Pensionet janë qesharake"/ Berisha nga Saranda: Shqiptarët janë vjedhur si askush tjetër në Europë

Zhupa në Sarandë: Kemi një program nga më të mirët, Rama do ta marrë përgjigjen e merituar në 11 maj

Rama nga Gramshi: Dikur ai ishte i çarmatosur, sot po vendos drejtësi me “shpatën” që i dhamë ne!

Rama nga Gramshi: Duhet të bëjmë përpjekje që sa më shumë njerëz të na bashkohen

Integrimi në BE/ Rama në Belsh: Po zbatojmë profecinë e Skëndërbeut dhe amanetin e rilindasve

Rama e mbyll me batuta me të riun në Belsh: Do Zoti të është futur ndonjë gjë në kokë se pashë...

Rama nga Belshi: 11 maji historike për BE! Nëse nuk kapet 2027 për negociatat

"Unë e shijoj një vajzë se ma ka sjellë gruaja!" Këngëtarja-Ramës: Më vjen keq që nuk keni vajzë

Rama batuta me të rinjtë në Belsh: S’e kishte mendjen se po dëgjonte çfarë po i thoshte zoçka!

Rama takim me të rinjtë në Belsh: Vetëm një tifoz i një partie s’mund t’i shikojë…

Berisha: Edi Rama ngjason me atë hajdutin që vjen dhe të bën për të qeshur

Berisha: 4-vjeçari që vjen në mënyrë absolute do e çojë pronën tek i zoti

Rama takim me bizneset: Me rrëzimin e taksës së sheshtë, kemi kursyer 140 milionë euro çdo vit!

Rama në Elbasan: Fiskalizimit do t’i mbivendoset Inteligjenca Artificiale

Ministrja Ibrahimaj tregon tre pikat ku bazohet paketa "Paqja Fiskale"

Rama i drejtohet Llatjas: Mos i bëj presion me sy, duhet ta kishe bërë atë

"Altin Dumani nuk thërriste dot njeri se nuk e kishte shpatën", Rama: Drejtësinë e armatosëm ne