LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rama fushatë me energjinë në Fier: Burimet njerëzore të paguhen si në Europë! Balluku: Shqipëria brenda 2030 të jetë forcë eksportuese neto

• Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Fier për të diskutuar lidhur me planet në energji. • Rama theksoi se tashmë Shqipëria i ka të gjitha kapacidetet që të jetë e pavaruar për furnizimin me energji elektrike.• Sipas tij Shqipëria brenda kësaj dekade do të ketë mundësinë që të eksportojë energji elektrike në vlerën neto. • Gjithashtu Kryeministri theksoi se jemi në parametrat normalë të një vendi europian, ndërkohë që ishim një fenomen jashtë Evropës. • Rama vlerësoi arritjet e deritanishme në rrjetin energjetik, ndërsa vendosi theksin tek domosdoshmëria e burimeve njerëzore. • Ai tha se sipërmarrësit duhet t'i paguajnë burimet njerëzore sikur janë në Europë sepse ndryshe nuk i kanë. • Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku mori pjesë sot në prezantimin e arritjet kyçe në prodhimin dhe diversifikimin e burimeve të energjisë në Fier. • Balluku tregoi dhe planet për të ardhmen për këtë sektor. • Gjithashtu Balluku u shpreh se qëllimi kryesor është që Shqipëria brenda vitit 2030, të bëhet një vend, që ka forcën për kryer eksport neto të energjisë. • Ajo shtoi se fokusi është që vendi ynë të shërbejnë si nyje thelbësore linjave të transmetimit të energjisë për Evropën.

3 artikuj për këtë temë.

3 JAVE ME PARE

Arritjet në prodhimin dhe diversifikimin e burimeve të energjisë/ Rama në Fier: Burimet njerëzore të paguhen si në Europë ndryshe nuk i ke

Rama fushatë me energjinë në Fier: Burimet njerëzore të
Edi Rama

FIER- Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e arritjet kyçe në prodhimin dhe diversifikimin e burimeve të energjisë në Fier. Rama vlerësoi arritjet e deritanishme në rrjetin energjetik, ndërsa vendosi theksin tek domosdoshmëria e burimeve njerëzore. Ai tha se sipërmarrësit duhet t'i paguajnë burimet njerëzore sikur janë në Europë sepse ndryshe nuk i kanë.

“Jemi në një fazë të re të vendit. Dhe është shumë e rëndësishme që të gjejmë rrugët për të rritur cilësinë e burimeve tona njerëzore. Pikërisht me shembuj si shembulli i Akademisë së OSHEE, që ka dhënë shumë rezultate pozitive që ka treguar se mund të rrisësh kapacitetet. Janë edhe mundësitë për të bërë bashkëpunime. Edhe pagat janë një pjesë e rëndësishme…

Një pjesë e meritës i takon edhe sektorit privat. U besua nga sipërmarrja shqiptare se krahu i lirë i punës do të mbetej një avantazh, sepse u ec për një kohë të gjatë se mund ta mësoje pa ngrënë. Por sot shohim që pagat nuk janë më problemi kryesor…

Në këto kushte duhet të gjejmë rrugët e bashkëpunimit edhe për të fuqizuar bazën e arsimit profesional gjë që në këtë sektor ka nisur. Ju bëni investime që janë 100 % standarde europiane. Sot kur vijmë në derën tuaj sikur jemi në Europë, duhet ta kuptoni që edhe burimet njerëzore duhet t’i paguani sikur jeni në Europë sepse ndryshe nuk i ke”, tha Rama.

3 JAVE ME PARE

"Jemi në parametrat normalë të një vendi europian"/ Diversifikimi i burimeve energjetike, Rama: Brenda kësaj dekade Shqipëria do jetë e pavarur për furnizimin me energji

Rama fushatë me energjinë në Fier: Burimet njerëzore të
Edi Rama

FIER- Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Fier për të diskutuar lidhur me arritjet dhe planet në energji. Rama theksoi se tashmë Shqipëria i ka të gjitha kapacidetet që të jetë e pavaruar për furnizimin me energji elektrike. Sipas tij Shqipëria brenda kësaj dekade do të ketë mundësinë që të eksportojë energji elektrike në vlerën neto. Gjithashtu Kryeministri theksoi se jemi në parametrat normalë të një vendi europian, ndërkohë që ishim një fenomen jashtë Evropës.

“Vetë panorama e kësaj tryezë flet më shumë se sa 100 fjalë për ecurinë e sektorit dhe praninë e aktorit të rëndësishëm në të gjitha zonat e kësaj fushe. Për më tepër që ne sot jemi aq pranë anëtarësimit në BE, ku nuk mendohej që të ishim nëse do kishim sektorin e energjisë ashtu siç ishte para këtij transformimi.

Janë fakte që na bëjnë mjaft optimistë për të nesërmen e këtij sektori. Fakti që sot ne flasim për një prodhim të brendshëm thuajse të dyfishuar është shumë domethënës. Për më tepër që u kthyem nga komunizmi dhe hidrocentralet iu hoqën shtetit dhe iu dhanë privati, që është një vepër penale e pastër. Sot kemi dyfishin e prodhimit nga u nisëm. Nuk është vetëm rritja e prodhimit, por dhe diversifikimin e bazës. Diversifikimi i prodhimit që sot vjen nga dielli, me fillimin e disa projekteve të erës dhe me inovacionin e jashtëzakonshëm që do të kemi në Shqipëri.

Kemi të gjitha arsyet që të mendojmë se jemi afër pavarësisë së plotë të energjetikës së Shqipërisë. Nga një vend me hall të madh energjinë në një transferues neto të energjisë është afër. Nëse të gjitha shkojnë sipas planeve dhe kërkesave që kemi nga investitorët, brenda kësaj dekade Shqipëria do të jetë energjitikisht e pavarur dhe do të kalojë në eksport neto. Nuk është vetëm prodhimi, por dhe transmetimi që ka njohur një proces të rëndësishëm. Ku qershia mbi tortë është marrëveshja me Italinë për lidhjen e konfeksionet në anën tjetër të botës. Sa i përket pjesës së shpërndarjes dhe transmetimit, është një monument i sektorit të gjallë. Jemi në parametrat normalë të një vendi europian, ndërkohë që ishim një fenomen jashtë Evropës”, tha Rama. 

3 JAVE ME PARE

"Jo thjesht për Ballkanin!" Arritjet në prodhimin dhe diversifikimin e burimeve të energjisë/ Balluku në Fier: Shqipëria brenda 2030 të jetë forcë eksportuese neto

Rama fushatë me energjinë në Fier: Burimet njerëzore të
Belinda Balluku

FIER- Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku mori pjesë sot në prezantimin e arritjet kyçe në prodhimin dhe diversifikimin e burimeve të energjisë në Fier. Balluku tregoi dhe planet për të ardhmen për këtë sektor.

Gjithashtu Balluku u shpreh se qëllimi kryesor është që Shqipëria brenda vitit 2030, të bëhet një vend, që ka forcën për kryer eksport neto të energjisë. Ajo shtoi se fokusi është që vendi ynë të shërbejnë si nyje thelbësore linjave të transmetimit të energjisë për Evropën.

“Ne kemi një qëllim tonin, një objektiv për të arritur, duam që Shqipëria në vitin 2030 të jetë forcë e eksportit të energjisë neto. Synojmë që Shqipëria të jetë një forcë e qëndrueshmërisë dhe një nyje e rëndësishme e linjave të transmetimit për Evropës, jo thjesht për Ballkanin perëndimor”, tha Balluku gjatë prezantimit.

arritjet në prodhimin dhe diversifikimin e burimeve të energjisë

Sondazh

Poll

Olta Xhaçka përqafon Gjylametin teksa ka fituar garën

Olta Xhaçka përqafon Gjylametin teksa ka fituar garën

"A keni komunikuar me LaCivita në 72 orët e fundit?", Berisha: Po mjaftohem me falenderimet...

Berisha: Alimehmeti është luftëtar i çmuar i PD-së, nuk është vetëm parlamenti për përfaqësim

Berisha: Mediat kanë dhënë kontribut të çmuar në denoncimin e farsës elektorale

Vota e diasporës/ Berisha: Vota e tyre është e manipuluar si në Korenë e Veriut

Deputeti më i vjetër në kuvend, a do e drejtojë seancën e parë? Berisha: S'do lejojmë të ndodhë

Berisha: Në krye të amnistisë elektorale qëndron vetë Altin Dumani, shërbëtori i Ulsi Manjës

Berisha publikon dokumentin e prokurës: Kjo vërteton që Irena me 5 mbiemra është dënuar

Berisha në SPAK: Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Dumanit përbën krim antikushtetues

Samiti Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Jared Kushner nuk vjen në Shqipëri por dërgon video-mesazh

"Zoti e shpëtoi Trump sepse ka një plan edhe për Europën", Rama: Një epokë e re mund të vijë

Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat me përgjegjësi të jashtëzakonshme!

Ritja e buxhetit për NATO-n, Rama: I kemi përmbushur detyrimet ndaj aleancës!

Macron në Tiranë: Rifillimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, i rëndësishëm për të gjithë

Macron: Përballë cinizmit të Putin, jam i sigurt që Trump do të reagojë

Macron uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve: Ky mandat i rëndësishëm dhe për ne!

Rama: Kemi diskutuar me Macron përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë!

Rama konferencë me Macron: Marrëdhëniet e Francës me Shqipërinë kanë hyrë në një fazë të re

Frederiksen: Disa vende kanë bërë punë vërtet të mirë!

"Nuk jam socialiste", kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën gjatë konferencës për shtyp

Protesta e PD, demokratët u bëjnë presion gazetarëve: Do fakte ti? I ke brenda

Përfundon protesta e PD/ Këlliçi: Ky është akti i parë

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin "Zogu i Parë"

PAMJE nga protesta/ Qytetarët: Edi Rama o hajdut votat tona ku i ke fut

Merz në Tiranë: Duhet të bëjmë çdo përpjekje që amerikanët t’i kemi në anën tonë

Merz: Lufta në Ukrainë është e drejtuar ndaj të gjithë rendit dhe të gjithë kontinentit

Çfarë ka aty vallë? Kryeministri i Belgjikës vjen me valixhe në Samit

"Kenaqësi që jam kryeministri i parë që vi në Shqipëri"/ Starmer: Kemi shumë sfida si emigracioni

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ Starmer: Kemi intensifikuar partneritetin me BE-në

Keir Starmer i përgjigjet Ramës për motin: Kur erdha dje ishte diell

Macron në Tiranë: Të ngrihet sekretariati i Komunitetit Politik Evropian

Meloni: Ajo që ndodhi dje tregoi se kush bën propagandë për paqe dhe kush e do vërtetë paqen

"Moti i keq ka ardhur nga delegacioni britanik"/ Batutat e Ramës: Kur le Evropën fillon qan

Meloni: Europën e re në një botë të re nuk mund ta bëjmë pa Ballkanin Perëndimor

Erdogan në Tiranë: Europa të shfaqë interesin e duhur për vendosjen e armëpushimit në Gazë

Erdogan në Tiranë: Duhet të krijohet një arkitekturë e re dhe e drejtë e qeverisjes globale

Zelensky: Duhet të bashkëpunojmë me SHBA-në, mbështetja e saj thelbësore

Zelensky në Tiranë: Putin nuk ra dakord për asgjë, presioni duhet të rritet

Macron: Të ndërtojmë një koalicion shtetesh dhe organizatash për të luftuar krimin dhe trafikimin

Macron në Tiranë:Mbështesim armëpushimin në Ukrainë,duhet të këmbëngulim për një paqe të qëndrueshme

Antonio Costa në Tiranë: Agresioni rus kundër Ukrainës solli luftën e madhe

Antonio Costa në Tiranë: Nëse nuk sjellim siguri, autoriteti i BE-së do të jetë në rrezik

Rama: Përse të mos imagjinojmë një Aleancë Ndërkombëtare, përtej armatimit?

Rama: Po përballemi me forca që kërcënojnë themelet tona

Rama në Samit: Jeni rrethuar nga ëndrrat e fëmijëve shqiptarë për Evropën

Rama flet për zgjedhjet e 11 majit: Fushata u përqendrua te fjala Europë, fituam më shumë se 52%

Liderët e shteteve dhe organizatave europiane realizojnë foton familjare

Liderët perëndimore lënë "autografet" e tyre në "yllin europian" të Ramës

Negociatat për paqen Rusi-Ukrainë, Starmer në Tiranë: Putin nuk e do seriozisht paqen

Do ta vizitoni sot qendrën në Gjadër? Meloni në Tiranë: Nuk kam kohë, por atje puna vazhdon