LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Armëpushimi në Gaza skadon sot! Hamasi kërkon zgjatje, Netanyahu: Izraeli mori një listë të pengjeve të fundit që u liruan

•Në ditën e katërt, të fundit të armëpushimit, Izraeli mori një listë me 11 pengjet e fundit, të cilët duhet të lirohen sot pas 52 ditësh në robëri të Hamasit. •Organizata militante palestineze është zotuar të lirojë gjithsej 50 gra dhe fëmijë të rrëmbyer në Gaza në këmbim të lirimit të 150 palestinezëve nga burgjet izraelite, nëse marrëveshja nuk zgjatet në kushte të reja. •Hamasi njoftoi se në ditën e tretë të ndërprerjes së armiqësive me ushtrinë izraelite, liroi 13 pengje izraelite, si dhe katër të huaj.•Hamasi tha se dëshiron të zgjasë armëpushimin edhe pas përfundimit të armëpushimit katërditor, në një përpjekje për të liruar më shumë palestinezë nga burgjet izraelite. •Armëpushimi i rënë dakord tashmë përfshin një dispozitë për ta zgjatur atë me një ditë shtesë për çdo dhjetë pengje që Hamasi pranon të lirojë. •Presidenti amerikan Joseph Biden foli me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për situatën në Rripin e Gazës dhe ata ranë dakord të vazhdojnë të bashkëpunojnë për lirimin e pengjeve të mbetura. •Biden përshëndeti lirimin e pengjeve nga Hamasi gjatë tre ditëve të fundit, duke përfshirë një vajzë amerikane. 

7 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Paralajmërimi i Netanyahut: Lufta do të vazhdojë deri në eleminimin e Hamasit

Armëpushimi në Gaza skadon sot! Hamasi kërkon zgjatje, Netanyahu:
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se lufta kundër Hamasit do të vazhdojë, pavarësisht nga armëpushimi të shkurtër që ka vendosur të nisë këtë javë dhe lirimi i pritshëm i disa prej pengjeve të mbajtura në Gaza nga organizata militante islamike, shkruan The Guardian. 

“Lufta vazhdon. Ne vazhdojmë derisa të kemi arritur fitoren e plotë… Eliminimi i Hamasit , çlirimi i robërve tanë dhe sigurimi që post-Hamasi nuk do të ketë asnjë kërcënim për Izraelin”, tha kryeministri izraelit në një konferencë për shtyp në Tel Aviv.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Netanyahut tha se lirimi i dhjetëra pengjeve në këmbim të të burgosurve palestinezë të mbajtur nga Izraeli ishte shtyrë deri të premten.

2 MUAJ ME PARE

Dje u lirua nga Hamasi, e moshuara izraelite në gjendje të rëndë

Armëpushimi në Gaza skadon sot! Hamasi kërkon zgjatje, Netanyahu:
Elma Avraham

IZRAEL- Spitali Soroka në Beersheba thotë se 84-vjeçarja Elma Avraham e liruar, e cila u evakuua me helikopter në qendrën mjekësore, është në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën. Në një deklaratë të shkurtër, Soroka thotë se Avraham është në "gjendje të keqe fizike dhe gjendje të rëndë klinike, shkruajnë mediat e huaja. 

Armëpushimi në Gaza skadon sot! Hamasi kërkon zgjatje, Netanyahu:
Momenti kur rrëmbehet

Zëdhënësi i IDF-së, adm, Daniel Hagari tha më herët se Avraham u dërgua në Soroka direkt nga Rripi i Gazës me helikopter, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

 

2 MUAJ ME PARE

Lufta Izrael-Palestinë, gjysma e hebrenjve mendojnë të largohen nga Britania e Madhe

Armëpushimi në Gaza skadon sot! Hamasi kërkon zgjatje, Netanyahu:
Foto ilustruese

BRITANI- Një sondazh i fundit nga “Fushata kundër Antisemitizmit” ka nxjerrë në pah një rritje të shqetësimit te hebrenjtë britanikë lidhur me nivelin e antisemitizmit në vend.

Pas sulmeve të 7 tetorit nga grupi Hamas, një pjesë e madhe e komunitetit hebre, po mendojnë të largimohen nga Britania e Madhe. Nga rezultatet e sondazhit, duket se më shumë se gjysma e hebrenjve në shtetin britanik, aktualisht kanë frikë të shfaqin simbole hebrenje, raporton skynews.

Edhe pse urrejtja ndaj hebrenjve ka qenë problem i njohur, 16 për qind e pjesëmarrësve në sondazh besojnë se policia i trajton krimet antisemitike si format e tjera të krimeve.

Ndër të tjera, 90% e përgjigjeve tregojnë se hebrenjtë britanikë do të shmangin udhëtimin në qendër të qytetit, nëse atje do të zhvillohet një fushatë anti-izraelite. Gjithashtu sondazhi tregon se më shumë se gjashtë në dhjetë hebrenjë britanikë, kanë përjetuar ose kanë qenë dëshmitarë të një incidenti antisemitik.

2 MUAJ ME PARE

Sanchez: Dënimi i masakrës në Gaza nuk është çështje ideologjie, por njerëzore

Armëpushimi në Gaza skadon sot! Hamasi kërkon zgjatje, Netanyahu:
Pedro Sanchez

SPANJË- Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez mbrojti qëndrimin e tij kritik ndaj sulmeve izraelite në Gaza të dielën në mes të mosmarrëveshjeve diplomatike midis Spanjës dhe Izraelit.

“Dënimi i sulmeve të ulëta terroriste nga Hamasi dhe, në të njëjtën kohë, dënimi i masakrës pa dallim ndaj qytetarëve palestinezë në Gaza nuk është çështje partish politike apo ideologjie – është çështje njerëzie”, tha Sanchez gjatë një mitingu në Spanjë.

Gjatë vizitës së tij në Lindjen e Mesme javën e kaluar, Sanchez zemëroi udhëheqjen izraelite duke akuzuar vendin se nuk i është përmbajtur ligjit ndërkombëtar humanitar në rrethimin dhe bombardimin e Rripit të Gazës.

Në fund të vizitës së Sanchezit, i cili udhëtoi me kryeministrin belg Alexander De Croo, qeveria izraelite thirri ambasadorin spanjoll dhe atë belg. Ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen akuzoi gjithashtu dy liderët evropianë për “mbështetje të terrorizmit”.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Albares thirri ambasadorin e Izraelit në Spanjë dhe i quajti komentet e Cohenit të papranueshme, raporton media turke Anadolu.

2 MUAJ ME PARE

Hamasi ia vrau prindërit në sy të saj, Abigal, 4-vjeçarja izraelito-amerikane mes pengjeve të liruara

Armëpushimi në Gaza skadon sot! Hamasi kërkon zgjatje, Netanyahu:
Abigail Moredan

IZRAEL- Një vajzë katërvjeçare izraelito-amerikane, e cila u rrëmbye nga Hamasi gjatë sulmit të tij më 7 tetor në jug të Izraelit, ishte në mesin e 17 pengjeve të liruar të dielën (26 nëntor). Abigail Moredan ishte vetëm tre vjeç në kohën kur u mor peng nga shtëpia e saj, ku prindërit e saj u sulmuan dhe u vranë nga persona të armatosur të Hamasit. Ajo mbushi katër vjeç ndërsa mbahej peng nga Hamasi.

Familja e Abigail tha: "Ne shpresonim dhe u lutëm që të vinte sot. Nuk ka fjalë për të shprehur lehtësimin dhe mirënjohjen tonë që Avigail është i sigurt dhe po kthehet në shtëpi," tha Liz Hirsh Naftali, tezja e madhe e Avigail dhe Noa Naftali, kushërira e saj, në një deklaratë.

Vogëlushja ishte bërë një nga imazhet e tragjedisë së 7 tetorit. Nëna e saj u vra ndër të parat në Kfar Azza, ajo u masakrua me armë zjarri në dhomën e ndenjjes së shtëpisë nga Hamasi. Vogëlushja vrapoi te babai i saj, i cili e mbrojti me trupin e tij dhe gjithashtu u vra. Vëllai dhe motra e madhe kishin arritur të fshiheshin në një dollap dhe mbijetuan.

Lirimi i vogëlushes Abigail nuk është vetëm një çështje humanitare. Emri i saj u përmend nga vetë Biden në një telefonatë me Emirin e Katarit, Tamim. Presidenti e kishte bërë të qartë se kthimi i vogëlushes ishte prioritet, duke e shndërruar historinë e saj në një simbol të angazhimit amerikan. Për këtë arsye kishte frikë se Hamasi mund ta mbante atë si ‘garanci’ deri në fund. Ky nuk ishte rasti. 

2 MUAJ ME PARE

Izraeli merr listën e 11 pengjeve që do të lirohen sot

Armëpushimi në Gaza skadon sot! Hamasi kërkon zgjatje, Netanyahu:
Lufta Izrael-Palestinë

IZRAEL- Izraeli ka marrë listën e 11 pengjeve të fundit që do të lirohen sot pas 52 ditësh në kthetrat e terroristëve në Rripin e Gazës. Mediat e huaja raportojnë se familjet ende nuk janë njoftuar nëse të dashurit e tyre janë në listë.

Hamasi ka liruar 39 të rrëmbyer në tre ditët e para të një marrëveshjeje të përkohshme të armëpushimit, sipas së cilës 50 do të lirohen në katër ditë në këmbim të 150 të burgosurve palestinezë të sigurisë. Marrëveshja mund të zgjatet me një ditë për çdo 10 pengje shtesë të liruar. Hamasi gjithashtu ka shprehur dëshirën për të zgjatur armëpushimin dhe palët thuhet se po negociojnë një zgjatje të tillë.

 

2 MUAJ ME PARE

Vrasja e studentëve palestinez, grupi mysliman ofron 10 mijë $ shpërblim

Armëpushimi në Gaza skadon sot! Hamasi kërkon zgjatje, Netanyahu:

Një grup mysliman për të drejtat civile në SHBA po ofron një shpërblim prej 10,000 dollarësh (7,900 £) për informacion mbi autorët e një sulmi që kishte në shënjestër tre studentë palestinezë të universitetit.

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR) u kërkoi gjithashtu autoriteteve të hetojnë për “paragjykim” të mundshëm për të shtënat, duke përmendur një “rritje të paprecedentë të urrejtjes dhe dhunës anti-myslimane dhe anti-palestineze”.

Hisham Awartani, Tahseen Ahmed dhe Kinnan Abdalhamid u përballën dhe u qëlluan nga një burrë pranë kampusit të Universitetit të Vermontit ndërsa po shkonin për në një darkë familjare, tha Policia e Burlingtonit.

Oficerët po hetojnë, por thanë se autorët kishin veshur keffiyeh, një shall tradicional dhe flisnin arabisht kur u sulmuan. Shefi i policisë së Burlingtonit, Jon Mura, tha se dy nga viktimat janë në një gjendje të qëndrueshme, ndërsa i treti ka pësuar lëndime shumë më të rënda.

Policia është në kërkim të autorit të dyshuar./Dosja.al

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve

'Jemi pro protestave'/ Takoi Berishën, Meta: Do bashkëpunojmë për sezonin e ardhshëm parlamentar

Proteste per guroren

Tragjedi në Gramsh! Mbyten në Liqenin e Banjës, polumbarët nxjerrin trupat e babait dhe 2 djemve