LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Aksidenti te 'Kodra e Diellit'/ Vdes në spital 60-vjeçari, arrestohet shoferja

• Aksidenti i shkaktuar ditën e djeshme në zonën e njohur si 'Kodra e Diellit' në Tiranë, la pas 1 viktimë. • Sot ndërroi jetë 60-vjeçari i identifikuar si Begzan Hysa pasi u përplas nga makina e cila drejtohej nga Elinta Garo. •29-vjeçarja humbi kontrollin e makinës dhe përplasi në trotuar 3 këmbësorë, 27-vjeçaren Alkuna Telhaj dhe çiftin Hysa. • Ende nuk dihen detajet e aksidentit të rëndë mirëpo dyshohet se shkak mund të jetë bërë përdorimi i telefonit. • Garo është shoqëruar në komisariat ndërsa këmbësorja 27-vjeçare që thuhej se ishte në gjendje të rëndë, ka marrë trajtim në spital dhe është larguar pasi është jashtë rrezikut për jetën.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Shoferja përplasi në trotuar këmbësorët, gruaja e viktimës: Dolëm për të blerë ilaçe, pamë tmerr me sy

Aksidenti te 'Kodra e Diellit'/ Vdes në spital 60-vjeçari,
Aksident

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në zonën e 'Kodrës së Diellit' në kryeqytet. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se çifti Hysa, kishin dalë për të blerë ilaçet e tensionit mirëpo u përplasën nga mjeti që po drejtohej nga Elinta Garo. Po ashtu, gruaja e viktimës, Valetina Hysa ka treguar se kanë parë tmerr me sy kur ishin poshtë mjetit. Sipas saj, 29-vjeçarja tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes duke u kthyer mbrapsht.

Fatkeqësisht, sot ndërroi jetë 60-vjeçari Begzan Hysa, pasi kishte shumë thyerje në trup nga aksidenti i rëndë i shkaktuar nga 29-vjeçarja.  Kjo e fundit, pasi humbi kontrollin e mjetit që drejtonte përplasi fillimisht 27-vjeçaren e identifikuar si Alkuna Telhaj dhe më pas çiftin e bashkëshortëve Begzan dhe Valetina Hysa. Valentina dhe Alkuna janë jashtë rrezikut për jetën.

1 VITE ME PARE

Aksidenti te 'Kodra e Diellit'/ E përplasi 29-vjeçarja me mjet, ndërron jetë në spital 60-vjeçari

Aksidenti te 'Kodra e Diellit'/ Vdes në spital 60-vjeçari,
Spitali i Traumes

TIRANË- Një prej personave që u përplas ditën e djeshme me mjet nga 29-vjeçarja Elinta Garo, ka ndërruar jetë. Burime për Dosja.al tregojnë se familjarët kanë konfirmuar vdekjen e Begzan Hysenit, 60 vjeçarit i cili ishte deri më sot në spital, pasi kishte marrë plagë të rënda nga përplasja. Viktima nuk i ka shpëtuar dot plagëve të marra pasi kishte shumë thyerje në trup nga aksidenti i rëndë.

E reja përplasi me mjet ditën e djeshme në zonën e 'Kodrës së Diellit', viktimën Begzan Hysën, Valetina Hysën 57 vjeçe dhe Alkuna Telhaj 27 vjeçe. Valentina dhe Alkuna janë jashtë rrezikut për jetën.

29-vjeçarja Elinta Garo që shkaktoi aksidentin është tashmë e arrestuar. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë përdorimi i telefonit nga drejtuesja e mjetit. 

1 VITE ME PARE

Aksidenti te “Kodra e Diellit”/ Mori përpara me makinë 3 persona, arrestohet 29-vjeçarja që drejtonte mjetin

Aksidenti te 'Kodra e Diellit'/ Vdes në spital 60-vjeçari,
Policia

TIRANË- Elinta Garo është arrestuar në flagrancë nga specialistët e qarkullimit rrugor. 29-vjeçarja, përplasi ditën e djeshme me mjet në zonën e 'Kodrës së Diellit' tre persona. Dy prej tyre morën ndihmën e duhur mjekësore dhe kanë lënë ambientet e spitalit ndërsa një tjetër ndodhet ende i shtruar për shkak të plagëve që mori. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen E. G., 29 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasit B. H., V. H. dhe A. T. Shtetaset V. H., dhe A. T. pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore janë larguar në banesa, ndërsa shtetasi B. H., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë përdorimi i telefonit nga ana e drejtueses së mjetit.

1 VITE ME PARE

Aksidenti te “Kodra e Diellit”/ Shkak u bë telefoni, shoferja përplasi 3 persona pasi u shpërqëndrua

Aksidenti te 'Kodra e Diellit'/ Vdes në spital 60-vjeçari,
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Aksidenti rrugor i cili la pas 3 persona të lënduar te 'Kodra e Diellit' në Tiranë u shkaktua nga përdorimi i telefonit nga drejtuesja e mjetit. 'Oranews' raporton se 29-vjeçarja, Elinta Garo, ishte duke drejtuar mjetin e saj kur dyshohet se përdorimi i telefonit ka bërë që mjeti të humbte drejtimin duke përplasur fillimisht një 27- vjeçare e identifikuar si Alkuna Telhaj, e cila ndodhet në spitalin e Traumës në rrezik për jetën.

Në gjendje të traumatizuar, 29-vjeçarja pasi përplasi të renë e humbi kontrollin mbi mjetin duke përplasur edhe çiftin Bagzan dhe Valentina Hysa. Valentina mësohet se është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa burri i saj akoma është nën vëzhgimin e mjekëve. Në spital si i aksidentuar është paraqitur dhe një fëmijë i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Shoferja e mjetit pritet që të njihet me masën e sigurisë.

aksident ne tirane

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën