SPAK mbylli hetimet, GJKKO kalon për gjykim dosjen "Partizani"! Gjokutaj: Do të ecet me gjykim të zakonshëm
GJKKO dërgoi dosjen "Partizani" për gjykim, Gjokutaj: Do të ecet me gjykim të zakonshëm, ja pse nuk e kemi kërkuar...
GJKKO dërgoi dosjen "Partizani" për gjykim, Gjokutaj: Do të ecet me gjykim të zakonshëm, ja pse nuk e kemi kërkuar...
Ulsi Manja prezanton rekomandimet e qeverisë në luftën kundër krimit: Të shmangen vonesat e hetmeve, të përdo...
"Kosova ka nevojë për institucione", Abdixhiku: E pakuptueshme që një parti me 48 deputetë nuk arrin të bëj&e...
Berisha: Në krye të amnistisë elektorale qëndron vetë Altin Dumani, shërbëtori i Ulsi Manjës dhe Arben R...
• Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat në Vlorë. • Gjatë fjalës së tij Rama ka folur në lidhje me faktin se ai zhvillon takime vetëm me gratë dhe se burrat i përjashton nga takimet e tij ndërsa kohët e fundit edhe i ka ofenduar. • Rama u shpreh se gratë janë trupa që udhëheqin betejën e tyre por ai theksoi se nuk i përjashton aspak burrat dhe djemtë. • Ai nuk ka nguruar ta lëshojë gojën teksa ka ironizuar dhe sharë personat që marrin pjesë në takimet e opozitës. • Rama u shpreh se opozita i zhvillon takimet me kashtën dhe ko*et e tyre. • Kryeministri gjithashtu ka folur në lidhje me lobimin e PD-së në SHBA. • Rama u shpreh se u paguan 6 mln euro për të hequr damkën e një personi non grata duke iu referuar kryedemokratit, Sali Berisha. • Ai theksoi se kjo është shumë e madhe teksa ngriti pikëpyetjet se ku janë marrë ato para. • Rama ironizoi teksa tha se opozita theksonte se sapo Trump do të merrte qeverisjen do të ikte non grata. • Sipas tij kjo nuk ishte e mundur dhe u shtuan edhe 6 milionë euro me shprese se do të hiqet non grata. • Ai ka theksuar se në zgjedhjet e 11 majit ky qytet duhet të thyejë çdo rekord. • Rama u shpreh se qytetarët nëse e duan Vlorën më 11 maji duhet të dalin dhe të votojnë. • Ai më tej shprehu bindjen e tij se PS do të fitojë në zgjedhjet e 11 majit dhe se disa qytete do të thyejë rekorde. • Sipas tij nëse Vlora nuk thyen çdo rekord më 11 maj, do jetë turp atyre burrave që nuk do të shkojnë në votime.
4 artikuj për këtë temë.
VLORË- Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Vlorë. Gjatë fjalës së tij Rama u kërkoi të rinjve që të votojnë PS. Ai më tej u bëri thirrje të rinjve që të influencojnë të tjetrët që të përdorin të drejtën e tyre të votës dhe të shkojnë drejt kutive të votimit më 11 maji.
Rama më tej ritheksoi rëndësinë e votës për të ardhmen dhe rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Sipas tij vendi ynë është një hap larg BE-së dhe jemi të bekuar që ndodhemi në mes të Evropës.
"Vendi juaj do të jetë i madh sa BE dhe BE do të jetë aq e vogël sa është Shqipëria. Si sot ju merrni makinën dhe niseni për në Shkodër dhe askush nuk ju ndalon dhe s’ju thotë se çfarë po bënë këtu. E njëjta gjë do të ndodh me Shqipërinë në BE, Shqipëria në BE është një Shqipëri e re. Sot ne jemi një hap larg BE, dhe kemi bekimin që jemi në mes të Europës. Ato që vendi fiton duke hyrë në BE janë gjëra që ne ndryshe si fitojmë dot, tha ai.
Rama theksoi se është i binduar se skuadra e PS do të sjellë sa më shumë votues të parë në kutitë e votimit më 11 maj. Ai ironizoi opozitën duke thënë se nëse votojnë për PD-në ata do të kalojnë vendin në një epokë tjetër.
"Nuk qëllon gjithmonë që të shkojë në një palë zgjedhje ku ajo çfarë vendoset është shumë më e madhe sesa një forcë që qeveris, apo një forcë që qëndron në opozitë. Ka shumë pak raste që zgjedhjet koicidojnë me historinë, ashtu siç koicidoi më 1992, duke shkuar masivisht në votim. Duke e zgjedhur masivisht PD si forca që e mishëronte kalimin nga një epokë tjetër.
Ashtu siç ju ka ardhur ju momenti, ku jo vetëm të zgjidhni PS, por për të përcaktuar drejtimin e vendit, që Shqipëria të mos humbasë asnjë ditë, asnjë orë, të anëtarësohet ne BE duke mbyllur negociata në 2027.
Rrallë koicidon që një palë zgjedhje të jenë edhe drejtpërdrejt personale. Ajo që është personale është se me votën e 11 majit të gjithë të rinjtë që do marrin pjesë në zgjedhje, do të vendosin duke votuar PS, kahas faktit që Shqipëria të anëtarësohet në BE të marrin pasaportën europiane," tha ai.
VLORË- Kryeministri Edi Ram gjatë fjalës së tij në takim me gratë dhe vajzat në Vlorë ka theksuar se në zgjedhjet e 11 majit ky qytet duhet të thyejë çdo rekord. Rama u shpreh se qytetarët nëse e duan Vlorën më 11 maji duhet të dalin dhe të votojnë.
Ai më tej shprehu bindjen e tij se PS do të fitojë në zgjedhjet e 11 majit dhe se disa qytete do të thyejë rekorde. Sipas tij nëse Vlora nuk thyen çdo rekord më 11 maj, do jetë turp atyre burrave që nuk do të shkojnë në votime.
"Nëse ka zgjedhës burra dhe djem në Shqipëri që në ditën e votimi duhet që të çohën dhe të shkojnë të votojnë janë burrat dhe djemtë e Vlorës dhe pastaj edhe gratë dhe vajzat. Nëse doni më shumë për Vlorën unë dua më shumë nga Vlora në 11 maj. Dhe unë kam bindjen absolute që nëse Vlora përtej të gjitha të tjerave ujësjellsave, kanalizimeve, mbahet për sensin e historisë dhe nëse ju burrat dhe djemtë e Vlorës keni dëshirë që të flisni për Ismail Qemalin duhet që të provoni.
Në 11 maj PS do të fitojë në të gjithë vendin dhe në disa qarqe do të thyej rekord. Nëse Vlora nuk thyen rekord ky do të jetë turpi i atyre burrave që nuk do të shkojnë në votime. Ju duhet ta merrni në krahë Vlorën dhe të mos lini shoqe dhe fqinje dhe krushkë pa çuar në votim', tha ai.
VLORË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me gratë dhe vajzat në Vlorë ka folur në lidhje me lobimin e PD-së në SHBA. Rama u shpreh se u paguan 6 mln euro për të hequr damkën e një personi non grata duke iu referuar kryedemokratit, Sali Berisha. Ai theksoi se kjo është shumë e madhe teksa ngriti pikëpyetjet se ku janë marrë ato para.
Rama ironizoi teksa tha se opozita theksonte se sapo Trump do të merrte qeverisjen do të ikte non grata. Sipas tij kjo nuk ishte e mundur dhe u shtuan edhe 6 milionë euro me shprese se do të hiqet non grata.
"Unë besoj që të gjitha ju që jeni këtu sot ashtu si të gjithë të tjerët që e ndjekin këtë ballafaqim jeni sot të habitura nga fakti që janë paguar 6 milionë euro, thuhet nga patriot, ju kujtohet se edhe herën e kaluar Luli për 500 mijë u bë leckë edhe ai tha u mblodhën disa patriot. 6 milionë euro për të hequr damkën e një personi ‘non grata’ janë shumë për të mos bërë pyetjen se ku i gjetën gjithë ato para dhe si mundet që thjeshtë dhe vetëm për hallin e një njeriu të paguhen më shumë para se sa shteti i jep për të gjitha partitë politike të marra së bashku, është edhe pak e çuditshme se ne na thanë se sa të vinte Trump do të ikte non grata tani na u dashkan edhe 6 milionë euro me shprese se do të hiqet non grata dhe sikur të rri dhe sikur të iki kjo nuk është çështja e shumicës dërrmuese të shqiptarëve që janë sot në një moment historik,' tha ai.
VLORË- Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme po zhvillon një takim me gratë dhe vajzat në Vlorë. Gjatë fjalës së tij Rama ka folur në lidhje me faktin se ai zhvillon takime vetëm me gratë dhe se burrat i përjashton nga takimet e tij ndërsa kohët e fundit edhe i ka ofenduar.
Rama u shpreh se gratë janë trupa që udhëheqin betejën e tyre por ai theksoi se nuk i përjashton aspak burrat dhe djemtë. Ai nuk ka nguruar ta lëshojë gojën teksa ka ironizuar dhe sharë personat që marrin pjesë në takimet e opozitës. Rama u shpreh se opozita i zhvillon takimet me kashtën dhe ko*et e tyre. Duhet theksuar se kryeministri në takimet e tij elektorale ka përdorur shpesh herë fjalor të papërshtatshëm të cilat kanë sjellë reagime të shumta.
"Çfarë është ky hall i madh që Edi Rama mbledh vetëm gratë? Këtu në Vlorë po e kthej përgjigjen për herë të parë. Çfarë shikoni këtu vërdallë nuk janë gra dhe vajza të mbledhura për të duartrokitur, por janë trupa që udhëheqin betejën tonë, për të fituar mendjet dhe zemrat e njerëzve në të gjithë qarkun e Vlorës, dhe kjo nuk i përjashton aspak burrat dhe djemtë. Por nga ana tjetër, ky është superioriteti ynë, sepse vetëm me gratë e pararojës ne mbushim një sallë si kjo, sesa me ata të tjerë me kashtën dhe ko*et e tyre,' tha ai.