Berisha mbledh kryesinë e PD-së, ndan këshillat bashkiakë, 240 pozicione për PL-në, thirrja: Mos ndiqni Alibeajn
Si janë ndarë vendet në këshillat bashkiakë? Berisha: PL merr 240 vende, PBDNJ-a 20, ndërsa PDK, 6 vende 25 Mars,...
Si janë ndarë vendet në këshillat bashkiakë? Berisha: PL merr 240 vende, PBDNJ-a 20, ndërsa PDK, 6 vende 25 Mars,...
Tym e flamuj të bardhë para Qeverisë, kshu ka përfunduar protesta e PSD-së 25 Mars, 14:59 "Kurti si p...
FOTO- Rama largohet nga Asambleja e PS në Vlorë, ulet në kafe me Idrizin dhe Sinën 25 Mars, 10:37 Rama shf...
Zjarri në Pejë/ Reagon pronari i qendrës tregtari: Hyra të fikja zjarrin, gati e pësova ...
• Kryedemokrati Sali Berisha mblodhi sot grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Pas mbylljes së seancës plenare, Berisha ka porositur deputetët e PD-së që të jenë të përgatitur për rezistenca të fuqishme. •Berisha deklaroi se hetimin më të plotë për çështjen 'McGonigal' do ta bëjë Komisioni Hetimor Parlamentar. •Berisha tha se protesta e 11 shkurtit do të largojë nga pushteti Edi Ramën, ndërsa tha se kreu i qeverisë ose duhet të japë dorëheqjen, ose do të përballet me probleme të mëdha. • Vetë kreu i PD-së zbarkoi në selinë që në orën 10:00, orë kur nisi seanca plenare në Kuvend, por ai nuk ishte i pranishëm. Kjo pasi Berisha u përjashtua nga Kuvendi për shkak të bllokimit të Foltores ne bashkëpunim me të gjithë deputetët e PD.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Deputetët e opozitës kanë mbledhur më shumë se 35 firma për të ngritur një komision hetimor që do të verifikojë kontaktet dhe marrëdhëniet e kryeministrit Edi Rama me ish agjentin special të FBI-së, Charles Mcgonigal.
Në listë bie në sy fakti që përveç deputetëve të PD-së kanë firmosur edhe deputetë të grupit të Alibeajt si Gazmend Bardhi, Jorida Tabaku, Lefter Gështenja dhe Andia Ulliri, por nuk ka firmosur Enkelejd Alibeaj.
EMRAT
Luciano Boçi
Sorina Koti
Luan Baçi
Lindita Metaliaj
Isuf Cela
Kasem Mahmutaj
Tomorr Alizoti
Kastriot Piroli
Agron Shehaj
Edmond Spaho
Greta Bardeli
Ina Zhupa
Albana Vokshi
Tritan Shehu
Oerd Bylykbashi
Gazmend Bardhi
Flamur Noka
Sali Berisha
Edi Paloka
Xhelal Mziu
Ramadan Lika
Sajmir Koreshi
Eralda Bano
Ervin Salianji
Elda Hoti
Agron Duka
Bujar Leskaj
Belind Këlliçi
Orjola Pampuri
Lefter Gështenja
Zheni Gjergji
Bledjon Nallbati
Merita Bakiu
Jorida Tabaku
Andia Ulliri
Ilda Dhori
Monika Kryemadhi
Petrit Vasili
Helidon Bushati
Ferdinand Xhaferri
Flamur Hoxha
Emilja Koliqi
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaron se largimi i kryeministrit Edi Rama është një emergjencë kombëtare. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit të PD-së, Berisha tha se shqiptarët duhet të rivendosin dinjittin dhe moralin e tyre, pasi Rama nuk mundet t'i përfaqësojë.
'Ju duhet të dëshmoni, ose dorëheqjen ose do përballet me probleme shumë madhore. Çdo orë që kalon është orë turpi për çdo shqiptarë, nuk mund të pranohet në krye të qeverisë një kryeministër që fut thikën më të rëndë dhe më të rëndat në 30 vite a më shumë në fushën e sigurisë së vendit. Largimi i tij është emergjencë kombëtare. Shqiptarët do të rivendosin dinjitetin, moralin e tyre, e ky njeri nuk përfaqëson asnjë shqiptar të ndershëm por Taulant Ballat dhe Gjiknurit e mafias shqiptare.'- tha Berisha.
TIRANË- Pas debateve që shoqëruan sot seancën në Kuvend, ku u përjashtua edhe deputeti Gazment Bardhi, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar se nuk do të ndalen. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, ai tha se do të përgatiten për rezistencë të fuqishme në Parlament.
DEKLARATA E BERISHËS:
Ju përshëndes për qendrimin e përgjegjshëm e të rëndësishëm në Parlament, por dhe të zotohem para qytetarëve shqiptarë, zgjedhësve se PD nuk e lëshon atë Parlament, do ta mbajë atë si tempull të zërit dhe interesave tuaja. Ajo çka ndodh dy ditë me radhë, dëshmon se mazhoranca e krimit, e drogës, apo kupola e krimit dhe drogës, grusht kriminelësh, të tipit Balla, Rama, Gjinuri etj. Kur nuk ngrihen dhe kur kryetari i tyre fshihet prej tyre, para shqiptarëve, fshihet nga të gjithë përvecse doli për aktin mafioz e kriminal të Portit të Durrësit, janë dëshmi se Parlamenti e Shqipëria kanë nevojë jetike këtë betejë për përmbysjen e Edi Ramës.
Rama sot politikisht është thjesht një kalbësirë, që nuk duhet në asnjë mënyrë të ketë vend në hapësirën e NATO si përfaqësues i popullit shqiptar.
Akti i tij i korruptimit të një prej zyrtarëve më të fuqishëm përbën akt armiqësor, akt turpërimi për cdo shqiptar.
Do ishte në nderin e dinjitetin e mbarë shqitparëve që t’i japin duart një minutë e më parë që t’i çojnë mesazhin e duhur kombit të madh se një kryeministër demon i pushtetit, ti themi se shqiptarët nuk mund ta pranojnë këtë kryeministër.
Rama nga zyra e tij ka dërguar informacion McGonigal për të hetuar lobistin e PD. Më 4 janar 2018 e 16 janar 2018 Neza ia ka dorëzuar tëngarkuarit të FBI nga Mc Gonigal, kurse Ducka ka cuar me fluturime të paguara dëshmitarët nga Tirana për të dëshmuar për Nick Muzin e këtë aferë.
Rama po përpiqet ta kalojë me një grip diplomatik, herë del e herë nuk del. Parlamenti nuk mund të ketë asnjë minutë punë normale përvec debatit, mocionit me debat ndaj Ramës. Ky është si Parlament dhe duhet të pregatitemi për rezistencë të fuqishme në Parlament. Ne nuk mund të pranojmë një kryetar qeverie, kryeministër si Edi Rama. Të vijë aty tja tregojmë fytyrën sic e ka para gjithë shqiptarëve. Të vijë aty e të hapim debatin për këtë aferë të tmerrshme ku gjer në vesh janë të zhytur Balla, Gjiknuri.
TIRANË- Deputeti demokrat Luçiano Boçi bëri të ditur se kanë mbledhur rreth 45 firma nga deputetët e PD-së për të kërkuar ngritjen e komisionit hetimor. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Berishës, Boçi tha se nuk do ta ndalin aksionin e tij edhe pse Rama nuk shkoi në kuvend për të folur mbi çështjen e zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.
"Kanë refuzuar mocionin me debat sikurse kanë bërë javën e kaluar. Kanë refuzuar pjesëmarrjen në interpelancë, por aksioni ynë nuk përfundon këtu. Kemi kërkuar ngritjen e komisionit hetimor. Janë mbledhur mbi 45 firma. Kreu i grupit të PS ka deklaruar që kërkesa do refuzohet ndërkohë që gjykata kushtetuese është shprehur qartë që ngritja s’mund të ndalohet nga Parlamentin", tha Boçi.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha doli sot në një konferencë për mediat, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar në seli. Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se protesta e 11 shkurtit do të largojë nga pushteti Edi Ramën, ndërsa tha se kreu i qeverisë ose duhet të japë dorëheqjen, ose do të përballet me probleme të mëdha. Berisha e cilësoi Ramën si një kalbësirë që nuk ka më vend në hapësirën e NATO-së si përfaqësues i Shqipërisë.
'Gjersa nuk ngrihen edhe kur kryetari i tyre fshihet nga të gjithë, Parlamenti dhe Shqipëria kanë nevojë për këtë betejë, për përmbysjen e Ramës. Sot Rama është politikisht një kalbësirë që nuk duhet të ketë vend në hapësirën e NATO-së si përfaqësues i popullit shqiptar.'- tha Berisha.
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në ambientet e selisë blu. Berisha ka zgjedhur sot të shkojë në PD, në nisje të seancës parlamentare. Berisha është i përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit pas tensioneve në seancën parlamentare të 27 janarit.
Në Kuvend, deputetët e PD kanë dorëzuar një mocion për debat me kryeministrin Edi Rama në lidhje me çështjen 'McGonigal'./Dosja.al