Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rrjetet sociale ka komentuar sërish deklaratat e opozitës në lidhje me arrestimet e ish-zyrtarëve të PS-së. Rama u shpreh se është krenar për hapat e ndërmarrë për shkëputjen e drejtësisë nga politika. Ai u shpreh se deklaratat që bëhen për arrestimin e ish-zyrtarëve të tij janë deklarata nga persona të degraduar e dëshpëruar që thjesht përsërisin çdo ditë burgu burgu.
Rama më tej foli edhe në lidhje me Lulzim Bashën me të cilin prej ditësh replikon me video online. Sipas tij Basha ishte kukulla e opozitës të cilën e cilëson si këneta. Ai shtoi se më 11 maji nuk mund ti jepet vota këntës teksa theksoi se ata kanë thënë qartë që do të shkrijnë SPAK-un.
"Ne socialistët e progresistët jemi shumë krenarë që bëmë të pamendueshmen, dorëzimin e shpatës së drejtësisë në duart e drejtësisë nga duart e pushtetit politik. Nga kjo zyrë ku qëndroi shpata nga 1912, zyra e të parit të shtetit qoftë dictator, qoftë dhe president sic ishte lummadhi që sot u kthye në buf kënete e që burgosi kundërshtarin e tij dhe ia kemi dorëzuar drejtësisë shpatën.
Sot ka dhe lëvizje të paimagjinueshme të drejtësisë, në hetimin dhe ndëshkimin e personave të lidhur me pushtetin politik. Ky është moment historik por që të garantojmë barazinë para ligjit nuk mund të jetë në dorë të një partie politike e një lidershipi, pasi nesër vjen dikush tjetër dhe e kthen përmbys, prandaj duhet BE, hyrja në BE e bën të pamundur kthimin e rrotës së historisë dhe rikthimin e shpatës së drejtësisë në zyrën e të parit të qeverisë. Këtë po bën PS.
Të gjithë ata si njerëz të degraduar e dëshpëruar që rrinë e përsërisin cdo ditë, burgu, burgu kush e ka radhën, u futën të gjithë në burg, etj duhet ta marrin përgjigjen më 11 maj, sepse ata nuk kanë asnjë rol. Janë penguesit e armiqtë e reformës në drejtësi.
Ata janë ata të cilët e morën peng për një periudhë kohe, arritën të vijnë me cadër për të mos votuar vetingun dhe kërcënuan me bojkot të zgjedhjeve. Të gjithë bashkë. Sigurisht ishte Luli në krye por ai ishte kukulla e bufit të kënetës që e thotë shumë qartë se me votën e 12 majit do shkrij SPAK. Ky është kërcënim sot dhe vazhdimisht mund të jetë në të ardhmen nëse ne nuk jemi anëtarë të BE-së," tha Rama.