LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sulm më armë në Veri të Kosovës, plagoset një efektiv, Serbia kërcënon, Osmani: Në vendin tonë s'do të ketë më asnjë ushtar serb

• Policia e Kosovës është sulmuar në Veri të Kosovës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatës natës. Në njoftimin e policisë u bë me dije se sulmi ka ndodhur rreth orës 23:00 në fshatin Serbovc të komunës së Zveçanit. Për rrjedhojë, një nga efektivët ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar në spital. • Sulmi ka ndodhur pak orë pasi Policia e Kosovës shtoi prezencën e saj në atë pjesë të Kosovës, ku ditëve të fundit janë shpeshtuar incidentet, por pa pasoja në njerëz. Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se vendimi i policisë për të shtuar praninë e saj në veri, ka për qëllim sigurimin e qytetarëve. • Ndërsa, Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha se Serbia do të shqyrtojë dërgimin e 1 000 forcave të saj të sigurisë në Kosovë. Ky veprim tha se do të merret në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara. • Petkoviç ka thënë se policët kosovarë kanë bllokuar të gjithë veriun e Kosovës, ndonëse nuk është raportuar për ndonjë incident deri tani dhe qytetarët kanë qenë të lirë të filmojnë dhe të përcjellin lëvizjet e policëve. Sipas Petkoviç, policët kosovarë nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në territorin e Kosovës. • Pas komentit të Petkoviç, ka reaguar dhe Vjosa Osmani duke theksuar se në Kosovë nuk ka për të hyrë as edhe një ushtar i vetëm serb. • Ndërkohë që zyrtarët amerikanë si dhe evropianë kanë deklaruar zgjedhjet duhet të shtyhen nëse situata do të vazhdojë siç është • Në katër komunat në veri - Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok - pritet të mbahen zgjedhjet lokale më 18 dhjetor. Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, kundërshton mbajtjen e tyre. Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Kosova të shtyjë mbajtjen e zgjedhjeve.

24 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

SHBA dënon incidentet e dhunshme në veri, DASH: Kosova dhe Serbia të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve

Sulm më armë në Veri të Kosovës, plagoset një
DASH

SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë dënuar incidentet e dhunshme që kanë ndodhur ditëve të fundit në veri të Kosovës, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për Zërin e Amerikës.

“Përdorimi i eksplozivëve nuk është kurrë një metodë e pranueshme proteste dhe rrezikon jetën e njerëzve të pafajshëm”, tha zëdhënësi.

Ai shtoi se “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t'u bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin çdo veprim apo deklaratë që do të përshkallëzonte më tej tensionet”.

Këto komente vijnë pasi që nga 6 dhjetori, në veri të Kosovës janë regjistruar disa incidente, përfshirë të shtëna me armë zjarri, hedhje të granatave të dorës dhe shok bombave – por, pa pasoja në njerëz.

Më 6 dhjetor, grupe dhe persona “të maskuar” dëmtuan zyrat e komisioneve komunale zgjedhore në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potokut. Këto incidente ndodhën në kohën kur Policia e Kosovës po shoqëronte zyrtarët zgjedhorë për në zyrat e tyre, teksa autoritetet po vazhdojnë përgatitjet për zgjedhjet lokale në veri, të caktuara për 18 dhjetor.

Edhe në ditët pasuese janë regjistruar shpërthime dhe incidente të tjera. Autoritetet e Kosovës kanë fajësuar “bandat kriminale” që “financohen dhe dirigjohen” nga Serbia për incidentet e fundit.

Për shkak të situatës së krijuar, Policia njoftoi për rritjen e prezencës në veri të Kosovës.

Pas incidenteve në veri, SHBA-ja bëri thirrje për shtyrjen e zgjedhjeve, pasi tha se aktualisht nuk ka kushte për mbajtjen e tyre.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se pasi të pranojë vlerësimet e organeve të sigurisë, do të konsultohet me partitë politike për të shtyrë ose jo mbajtjen e zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

Zgjedhjet në veri u shpallën pasi përfaqësuesit serbë u larguan nga institucionet e Kosovës në muajin nëntor. Ata dhanë dorëheqje për shkak të kundërshtimit të një vendimi të Qeverisë së Kosovës lidhur me riregjistrimin e makinave që kanë targa ilegale, të lëshuara nga Serbia./REL/

1 VITE ME PARE

Ministri Sveçla për incidentet në veri: Lufta kundër krimit s’ka alternativë

Sulm më armë në Veri të Kosovës, plagoset një
Fotoja e ndarë nga Xhelal Sveçla

MITROVICË- Ministri i Brendshëm i Kosovë, Xhelal Sveçla ka njoftuar se gjatë ditëve të djeshme dhe sotshme janë arrestuar dy persona, që janë të dyshuar për sulme ndaj Policisë së Kosovës. Me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale, ministri Sveçla shkruan se që të dy janë të etnisë serbe. Ai ka thënë se sulmet ndaj qytetarëve dhe zyrtarëve policorë, janë të papranueshme.

“Sulmet që cenojnë sigurinë e vendit tonë, ndaj qytetarëve dhe ndaj zyrtarëve policorë janë të pa pranueshme. Duhet angazhim i gjithsecilit që kryesit e këtyre veprave, pa dallim etnie, të sillen sa më parë para drejtësisë. Policia e Kosovës dje ka arrestuar një qytetar të etnisë serbe për sulm ndaj zyrtarëve policor dhe sot është arrestuar një tjetër qytetar i etnisë serbe i cili po ashtu ka qenë në kërkim për sulme ndaj zyrtarëve policor,”- ka shkruar Sveçla.

Ministri ka thënë se lufta kundër krimit nuk ka alternativë.

“Siç edhe jemi zotuar në vazhdimësi, lufta jonë kundër krimit dhe rritja e sigurisë për qytetarët pa dallim nuk kanë alternativë. Do të vazhdojmë angazhimin maksimal që të gjithë kryesit e veprave kriminale e terroriste të sillen para drejtësisë. Me përkushtimin e të gjitha institucioneve, gatishmërinë e zyrtarëve policor dhe bashkëpunimin qytetar, do i’a dalim mbanë,”- ka shkruar ai ndër të tjera.

Mitrovica e Veriut është në tensione pas vendosjes së pjesëtarëve të policisë në këtë zonë. Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në vendbanimin Serbovc në komunën e Zveçanit patrulla e policisë është sulmuar me armë zjarri.

1 VITE ME PARE

Për kthimin e forcave serbe në Kosovë “vendos KFOR-i”, jo Beogradi

Sulm më armë në Veri të Kosovës, plagoset një
Foto ilustruese

KOSOVË- Një ditë pasi autoritetet në Serbi thanë se po shqyrtojnë dërgimin e forcave të tyre të sigurisë në Kosovë, nuk dihet shumë nëse dhe në çfarë mënyre do të mund të bëhej një gjë e tillë.

Në përgjigje, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se “në territorin e Republikës së Kosovës nuk do të ketë kurrë më policë dhe ushtarë të Serbisë”.

Me paralajmërimin e tyre, autoritetet në Beograd iu përgjigjën pranisë së shtuar të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, e cila është e banuar me shumicë serbe. Deri te kjo erdhi një muaj pasi serbët në veri u larguan nga institucionet e Kosovës.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, përsëriti të premten atë që tha një ditë më herët shefi i Zyrës për Kosovën në Beograd, Petar Petkoviq - se Serbia ka të drejtë të shqyrtojë dërgimin e forcave të saj në Kosovë, në bazë të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara.

Policia serbe dhe ushtria jugosllave janë tërhequr nga Kosova në verë të vitit 1999, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës. Kjo marrëveshje i ka dhënë fund luftës në Kosovë dhe bombardimeve të NATO-s mbi caqet e ushtrisë së atëhershme jugosllave. Që atëherë, në Kosovë është vendosur misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, i cili aktualisht ka rreth 3.600 trupa.

Pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me paralajmërimet për dërgimin e forcave serbe në Kosovë, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë dhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë nuk iu përgjigjën.

Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, por Serbia vazhdon ta kundërshtojë. Dy vendet, qysh në vitin 2011, janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Profesori i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Prishtinës, Arsim Bajrami, thotë për Radion Evropa e Lirë se Rezoluta 1244, por edhe aktet kushtetuese të Kosovës tregojnë qartë se Serbia nuk mund të ketë forca të sigurisë në Kosovë.

“Në aspektin juridik kushtetues, Kosova ka integritet të plotë territorial, të garantuar me deklaratën e pavarësisë dhe me Kushtetutën e saj, e të konfirmuar me opinionin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Çfarëdo provokimi i Serbisë për dërgimin eventual të trupave serbe është një kërcënim me agresion kushtetues”, thotë Bajrami.

Sipas tij, Rezoluta 1244 ka mandatuar forcën multinacionale të KFOR-it për të garantuar kufijtë e brendshëm dhe të jashtëm të Kosovës.

Bajrami kujton, po ashtu, se me Marrëveshjen e Kumanovës, Serbia ka pranuar tërheqjen e plotë të forcave të saj nga Kosova dhe thekson se nuk ka asnjë të drejtë për dërgimin e forcave serbe në Kosovë.

Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Çuni, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se “asnjë e drejtë politike, juridike, morale dhe historike nuk është në favor të angazhimit të forcave serbe në Kosovë”.

“Jo forcë, por asnjë ushtar serb i vetëm nuk ka të drejtë të shkelë në territorin e Kosovës”, thotë Çuni.

Nikolla Lluniq, drejtor ekzekutiv i Këshillit joqeveritar të Beogradit për Politika Strategjike, thotë për REL-in se Serbia nuk mund të vendosë vetë se kur do të dërgojë trupa në Kosovë.

Sipas tij, një vendim i tillë nuk mund të shqyrtohet pa KFOR-in dhe OKB-në.

“Është një deklaratë populiste e drejtuar kah opinioni i brendshëm politik, por mjaft e rrezikshme. Ajo zgjon të gjitha instinktet nacionaliste të popullit tonë”, thotë Lluniq.

Misioni i KFOR-it nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it se si i komenton paralajmërimet nga Serbia.

Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike me seli në Beograd, thotë se “nuk është e ndaluar” që dikush të shqyrtojë diçka, por se në këtë rast “nuk është e dëshirueshme”.

“...sepse mund dhe tashmë po shkakton pasoja më të gjera - edhe te njerëzit, duke nxitur drejtpërdrejt frikën e luftës, edhe tek akterët ndërkombëtarë që merren me Ballkanin Perëndimor”, thotë Janjiq për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se me shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, në Kosovë u krijua një “realitet i ri”.

Që atëherë, thotë ai, janë nënshkruar “një sërë dokumentesh”, si me Bashkimin Evropian, ashtu edhe me NATO-n, me të cilat “është rregulluar kufiri”.

Janjiq thotë se dështim i BE-së është se që nga viti 2011, kur kanë filluar negociatat midis Kosovës dhe Serbisë, e deri më sot, “ka refuzuar të vendosë në agjendën e dialogut një paketë të sigurisë, e cila do t’i përcaktonte qartë kanalet e bashkëpunimit në sektorin e sigurisë”.

“Marrëveshja e Brukselit thotë vetëm një gjë - të cilën Serbia ka filluar ta shkelë - ‘të integrohen strukturat e ndryshme të sigurisë në sistemin e Kosovës’. Nuk ka pasur konsistencë nga ana e BE-së në monitorimin e zbatimit të kësaj”, thotë Janjiq.

Me Marrëveshjen e Brukselit, të nënshkruar nga Kosova dhe Serbia në vitin 2013, është përcaktuar se në Kosovë do të ketë një forcë të vetme policore, të quajtur Policia e Kosovës, dhe se e gjithë policia në veri të Kosovës do të integrohet në kornizën e Policisë së Kosovës.

Në fillim të nëntorit, serbët nga veriu i Kosovës - të mbështetur nga Beogradi - janë larguar nga institucionet e Kosovës, përfshirë policinë, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të zëvendësuar targat e paligjshme serbe me targat që i lëshon vetë.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të premten, shprehën shqetësim për situatën në veri, ndërsa partitë opozitare kërkuan nga Qeveria që të jetë e përgjegjshme për veprimet që i ndërmerr. Ata gjithashtu kërkuan që Qeveria të koordinojë çdo veprim me Shtetet e Bashkuara./REL/

1 VITE ME PARE

Përfundon mbledhja e KQZ në kosovë, nuk ka rekomandim për shtyrjen e zgjedhjeve

Sulm më armë në Veri të Kosovës, plagoset një
KQZ

KOSOVË- Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arianit Elshani, i tha Radios Evropa e Lirë, se ky institucion ka vendosur që të mos ketë rekomandim për shtyrje të zgjedhjeve në veri.

“Nuk është mandat i yni që të rekomandojmë shtyrjen e zgjedhjeve”, tha ai.

KQZ-ja, sipas tij, do t’i dërgojë sonte një raport presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me zgjedhjet që janë caktuar të mbahen më 18 dhjetor.

“Është një raport vetëm informues për procesin zgjedhor, deri më tani, për aktivitetet që janë zhvilluar dhe për ato që janë paraparë të zhvillohen”, tha Elshani.

Nga Presidenca e Kosovës, thanë më herët gjatë 9 dhjetorit se janë në pritje të këtij raporti të KQZ-së.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se do të marrë vlerësime të sigurisë nga organet kompetente dhe bazuar në to, do të zhvillojë konsulta me partitë politike për të vendosur nëse duhet të shtyhen apo jo zgjedhjet në veri.

Debati për shtyrjen ose jo të zgjedhjeve u nxit pas disa incidenteve në veri të Kosovës, që kishin për cak edhe zyrat e komisioneve komunale zgjedhore, në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok.

Autoritetet i kanë cilësuar këto incidente si “sulme terroriste”, teksa është rritur prania policore në këtë pjesë të Kosovë.

Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve, për shkak të incidenteve në veri.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan – janë shpallur pas dorëheqjes së kryetarëve, nga radhët e Listës Serbe.

Dorëheqjet e zyrtarëve të kësaj partie erdhën në fillim të nëntorit si shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale, të lëshuara nga Serbia./REL/

1 VITE ME PARE

REL: Lidhjet e ish-policëve serbë të Kosovës me Beogradin

Sulm më armë në Veri të Kosovës, plagoset një
Gjuric dhe Vucic

SERBI- Ish-zyrtarët e lartë në Policinë e Kosovës, Nenad Gjuriq dhe Aleksandar Filipoviq, kanë plotësuar “kërkesat” e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, për çka më pas janë “shpërblyer”, tregojnë të dhënat e një institucioni të sigurisë në Kosovë, në të cilat ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë.

Radoiçiq është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak të dyshimit për përfshirje në krimin ndërkombëtar.

Gjithashtu, më 9 dhjetor, Britania e Madhe ka vendosur sanksione kundër tij, në kuadër të masave të saj kundër korrupsionit.

Lista Serbe e ka dënuar këtë veprim, me vlerësimin se bëhet fjalë për “shpifje”. “Është vërtetuar se [Radoiçiq] është patriot dhe bartës i rezistencës ndaj ‘pushtimit të veriut’ të Kosovës”, ka thënë Lista Serbe.

Të dhënat tregojnë, gjithashtu, se dy ish-zyrtarët e policisë, Gjuriq dhe Filipoviq, kanë qenë një lloj i “spiunëve” të Serbisë.

Nenad Gjuriq, ish-drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, është suspenduar nga detyra, pasi ka refuzuar të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e veturave me targa të paligjshme serbe.

Më pas, pjesëtarët e komunitetit serb në veri janë larguar nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Filipoviq, ish-shef i operacioneve për rajonin e veriut, ka qenë i pari që ka hequr uniformën e tij me fjalët: “Mjaft ishte”.

Vendimi për tërheqje nga institucionet e Kosovës është marrë në koordinim me Listën Serbe, e cila është e afërt me autoritetet aktuale në Serbi dhe me presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq ia ka dhënë Gjuriqit “Urdhrin e meritës për mbrojtje dhe siguri të shkallës së parë”, ndërsa Filipoviqit “Medaljen e artë për guxim - Milosh Obiliq”.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, në disa raste, ka deklaruar publikisht se gjysma e forcave policore në veri “kanë punuar” për Serbinë.

Policinë e Kosovës në veri të vendit, kryesisht, e kanë përbërë ish-pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilët janë integruar në sistemin e Kosovës, në bazë të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013.

Të dhënat, në të cilat ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, tregojnë se Gjuriqi është një ish-operativ, detyra e të cilit ka qenë që t’i përcjellë raportet nga Policia e Kosovës në MPB-në e Serbisë.

Gjuriq, në vitin 2011, kur edhe ka filluar dialogu teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, ka qenë duke punuar si komandant i stacionit policor në Zveçan.

Në vitin 2013, në bazë të Marrëveshjes së parë të Brukselit, ai është emëruar komandant i policisë për rajonin e veriut.

Ndërkohë, ai është bërë edhe drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut. Këto gradime janë bërë me gjithë faktin se ai, në disa raste, ka kundërshtuar zbatimin e vendimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Për shkak të refuzimit të zbatimit të një prej vendimeve të MPB-së së Kosovës, Gjuriq është suspenduar në janar të vitit 2011, por edhe në maj të po këtij viti.

Nenad Gjuriq i ka ofruar publikisht përkrahje Milan Radoiçiqit në aktivitete të ndryshme që janë organizuar, ndërsa ajo që nuk është ditur deri më tash, është se nga Radoiçiqi - nënkryetar i Listës Serbe - ai ka marrë dhuratë një vilë në Liqenin e Ujmanit (Gazivodës), thuhet në të dhënat e një institucioni të sigurisë së Kosovës, në të cilat REL-i ka pasur qasje.

Ky liqen afër Zubin Potokut ndodhet në territorin e Kosovës dhe atë të Serbisë, kurse vila e Gjuriqit ndodhet në anën serbe.

Në bazë të deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit të Kosovës - ku të gjithë zyrtarët duhet të raportojnë informacione për pronën që kanë - Gjuriq nuk ka deklaruar se posedon ndonjë pasuri të paluajtshme as në Kosovë e as në Serbi. E vetmja gjë që tregohet është se ai ka marrë një kredi për dhjetë vjet - me shlyerje në vitin 2021 - në shumë prej 30 mijë eurosh, “për të plotësuar nevojat familjare”.

Radoiçiq kërkohet në Kosovë për frikësimin e dëshmitarëve në rastin e Brezovicës, i cili ka të bëjë me ndërtimet ilegale, ndërkohë që lidhet edhe me vrasjen ende të pazbardhur të politikanit të opozitës serbe në Kosovë, Oliver Ivanoviq, në janar të vitit 2018.

Radoiçiq është bërë nënkryetar i Listës Serbe disa muaj pas vrasjes së Ivanoviqit.

Përderisa ndaj tij është lëshuar urdhërarrest, ai, në fillim të korrikut, ka dërguar një mesazh nga veriu i Kosovës, duke thënë: “Jam kthyer dhe ju e dini se çfarë do të thotë kjo”.

Radoiçiq, po ashtu, ka qenë i pranishëm në barrikadat që janë ngritur më 31 korrik në veri të Kosovës. Ai ka arritur t’i arratiset edhe Policisë së Kosovës disa herë, para arrestimit të mundshëm.

Informacionet që disponon REL-i, tregojnë gjithashtu se Gjuriq ka marrë udhëzime të drejtpërdrejta nga Beogradi për të ndihmuar dhe lehtësuar kontrabandën nga Serbia në Kosovë.

Edhe pse ka qenë zyrtar i lartë në Policinë e Kosovës, në sistemin informativ ka raste të veprave penale kundër tij, për shkak të kanosjes, pengimit të drejtësisë, dyshimit për kontrabandë, marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

Radio Evropa e Lirë ka bërë përpjekje për të kontaktuar Gjuriqin për të marrë komentin e tij në lidhje me informacionet që ka siguruar për të, por pa sukses.

Aleksandar Filipoviq, i cili deri vonë ka shërbyer si shef i operacioneve të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, ka qenë pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ndërsa është bërë pjesë e Policisë së Kosovës pas Marrëveshjes së Brukselit.

Të dhënat në të cilat ka pasur qasje REL flasin se Filipoviq ka mbajtur kontakte me MPB-në e Serbisë përmes Slavisha Arsenijeviqit, zyrtar i lartë i MPB-së së Serbisë për Kosovën. Për takimet e tyre ekzistojnë edhe prova, gjegjësisht fotografi, ku shihen të dy ata.

REL-i ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë lidhur me këtë informacion, por, deri në publikimin e tekstit, nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Në vitin 2016, Filipoviq është bërë komandant i stacionit policor në Leposaviq, me kërkesë të Radoiçiqit, tregojnë të dhënat e siguruara nga REL-i.

Përveç Radoiçiqit, ai ka pasur lidhje të ngushta edhe me Milan Mihajloviqin, i cili është arrestuar në tetor të vitit 2022 si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Ai, gjithashtu, ka mbajtur kontakte të ngushta me përfaqësuesit rusë në Kosovë, siç është Aleksandar Rozhdestvenski, nga Zyra Ndërlidhëse Ruse në Kosovë.

Filipoviq njihet edhe si “njeriu i Vulinit”, falë kontakteve të tij të ngushta me Mile Radivojeviqin, i cili ka qenë këshilltar i Aleksandar Vulinit, derisa ky i fundit ka qenë ministër i Punëve të Brendshme i Serbisë. Vulin tani është në krye të Agjencisë Informative të Serbisë për Siguri - BIA.

Filipoviq është edhe anëtar i Asociacionit Ndërkombëtar të Policisë - seksioni i Serbisë.

Gjithashtu, të dhënat tregojnë se ai ka marrë pjesë në rekrutimin e anëtarëve të Mbrojtjes Civile - formacion në veri të Kosovës që ka funksionuar në sistemin serb, por është shpërbërë zyrtarisht në bazë të Marrëveshjes së Brukselit.

Sipas të dhënave të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Mbrojtja Civile në veri të Kosovës është përbërë nga persona që kanë pasur përvojë ushtarake ose kanë qenë të trajnuar me metoda ushtarake.

Radio Evropa e Lirë ka bërë përpjekje që të marrë një koment nga Filipoviqi lidhur me të dhënat që posedon për të, por pa rezultat.

Nga 6 dhjetori, në veri të Kosovës janë shtuar incidentet me armë të zjarrit dhe mjete shpërthyese, ndërsa Policia e Kosovës ka shtuar kapacitetet e saj në atë rajon, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë.

Megjithatë, mbrëmjen e 8 dhjetorit, persona të maskuar kanë tentuar të pengojnë ardhjen e njësive shtesë të Policisë së Kosovës dhe në një përleshje të armatosur është plagosur lehtë një polic.

Personat e armatosur me maska “fantome” mbi fytyrë nuk paraqesin diçka të re në veri të Kosovës. Më 31 korrik, kur janë ngritur barrikadat për të kundërshtuar autoritetet e Kosovës, ekipet e Radios Evropa e Lirë kanë dokumentuar praninë e personave të maskuar.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media më 7 dhjetor, ka fajësuar ish-policët serbë për këto sulme, që kanë braktisur pozitat e tyre.

Ai ka thënë se këtë e tregojnë të dhënat e mbledhura nga terreni nga policia apo shërbimet e inteligjencës.

Më 8 dhjetor, REL-i ka pyetur ministrin Sveçla se a kanë qenë të përfshirë në sulmet e fundit në veri Gjuriq dhe Filipoviq.

“Në momentin që Kosova ka prova se ndonjëri prej tyre ka qenë i përfshirë në sulme, policia do të ndërmarrë hapa ligjorë”, është përgjigjur Sveçla.

Shefi i policisë së Kosovës ka thënë, gjithashtu, se situata në veri mund të rrezikohet ose përkeqësohet “për shkak të akteve kriminale dhe ndonjëherë edhe terroriste nga grupe të caktuara, që janë nën menaxhimin dhe mbështetjen e Beogradit”./REL/

1 VITE ME PARE

KQZ në Kosovë thërret anëtarët në një mbledhje në mbrëmje, çfarë vendimi pritet të merret

Sulm më armë në Veri të Kosovës, plagoset një
KQZ Kosove

KOSOVË- Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë ka thirrur një mbledhje sot në mbrëmje, lajm të xilin e ka konfirmuar për Gazetën Express, Arianit Elshani, që është anëtar i KQZ-së.

Në mbledhje pritet të diskutohet nëse do të shtyhen ose jo zgjedhjet e caktuara për t’u mbajtur në katër komunat e veriut të Kosovës.

Krerët shtetërorë në Kosovë deri tani kanë thënë se janë institucionet kanë ofruar kushte për t’u mbajtur zgjedhjet në katër komunat ku janë dorëhequr kryetarët.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë mbrëmë se KQZ-ja do t’i tregojë presidentes Vjosa Osmani se si është situata, e më pas ajo procedon tutje.

“Është KQZ ajo e cila tregon se si është gjendja në terren, ajo i raporton Presidentes, e më pas presidentja i thërret partitë politike në takim dhe aty si Vetëvendosje tregojmë qëndrimin tonë. Aty zgjedhjet mund të mbahen, me Njësi Speciale të Policisë mund të mbahen dhe asgjë nuk ndodhë, askush nuk mund të bëjë asgjë”, tha Konjufca.

Zyrtarë amerikanë kanë kërkuar që të shtyhen zgjedhjet e shpallura për 18 dhjetor, në komunën e Zvecanit, Leposaviqit, Mitrovicës së Veriut dhe Zubin Potok. Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka thënë se nuk ka kushte për t’u mbajtur këto zgjedhje, pas tensionimit të situatës në veri. Edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, është pajtuar me këtë.

1 VITE ME PARE

Tensionet në veri të Kosovës, ish-efektivi: Jemi rreth 1 mijë policë në pension të gatshëm për tu rikthyer në detyrë

Sulm më armë në Veri të Kosovës, plagoset një
Policia e Kosoves

KOSOVË- Përfaqësuesi i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli ka thënë se janë rreth 1 mijë policë që kanë dalë në pension të cilët janë të gatshëm që të rikthehen në detyrë nëse shteti ka nevojë si rezultat i gjendjes së krijuar.

Këto deklarata Tasholli i ka bërë në Frontal të T7, duke shprehur edhe kritika për shtetin se si nuk e kanë krijuar njësitin rezervë të policëve.  

“Po e ndjej veten që jam shpirtërisht e fizikisht polic. Kam biseduar me disa shok se çfarë mund të bëjmë më tutje, jo në institucione shtetërore, por privatisht. Janë rreth 1 mijë policë pensionistë dhe s’është krijuar njësiti rezervë. Por tek ne polici largohet në pension pa asnjë privilegj. Kur unë e kam mbajt armën 23 vjet edhe më herët. Edhe ma merr atë armë dhe ajo armë shkrihet. Asnjë polic nuk e merr armën që e ka pasur disa vjet”, ka thënë Tasholli. 

Ai theksoi se pavarësisht moshës është i gatshëm që të rikthehet në detyrë në çdo post që mund të jetë e nevojshme ndihma dhe eksperienca e tij.

“Si jo, unë e thash, po e them prap. Ndjehem i lënduar, sepse jam në gjendje të angazhohem. Unë s’mund të jem si njësi speciale. Por mund t’i kem disa sektorë, që edhe ne edhe drejtori ai e di ku mund të caktohemi. Ju bëj thirrje që të formohet njësiti special i rezervistëve”, ka shtuar ai.

Tasholli ka thënë se nëse i jepet detyra, është i gatshëm që të shkojë edhe në veri.

“Ne mund t’i kryejmë të njëjtat punë. I kemi sigurimin e objekteve. Eprorët në dhomën komanduese. Ka lloj-lloj sektorë që mund të japim kontribute. Por kudo që më cakton shteti do të jem aty. Edhe në veri”,-përfundoi ai.

 

1 VITE ME PARE

Pas Kurtit dhe Haradinaj viziton policin e plagosur, publikon disa fotografi nga spitali

Sulm më armë në Veri të Kosovës, plagoset një
Haradinaj

KOSOVË- Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar ditën e sotme në spital policin që u plagos mbrëmë në veri të Kosovës nga disa persona të armatosur.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka falenderuar të gjithë anëtëarët e policisë së Kosovës për shërbimin e tyre ndërkohë që situata në veri është e tensionuar.

Falënderues ndaj gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për shërbimin ndaj Atdheut, në këtë situatë të brishtë në veri të vendit. Policit të plagosur, Ekrem Neziri, i urova shërim të shpejtë. Falënderoj të gjithë ekipin mjekësor në QKUK për kujdesin ndaj tij”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Në postimin e tij Haradianj zotohet se kushdo që përballet me Policinë e Kosovës, do të japë llogari para Drejtësisë!


1 VITE ME PARE

Sulmi ndaj gazetarëve të Kallxo në veri, redaktorja: Ekipi ynë është mirë, u sulmuam nga që ishim shqiptarë 

Sulm më armë në Veri të Kosovës, plagoset një
Sulmi

KOSOVË- Redaktorja dhe gazetarja e Kallxo, Jeta Xharra ka reaguar pas sulmit në veri të Kosovës të makinës së redaksisë. Me anë të një postimi në Facebook, Xharra shkruan se fatmirësisht ekipi i tyre është mirë duke shtuar se makina e tyre është sulmuar se ishte me targa të Kosovës. Po ashtu ajo ka shkruar se ata u sulmuan vetëm se ishin shqiptarë dhe jo se ishin gazetarë.   

Postimi i Plotë:

Ekipi jonë është mirë, faleminderit për krejt ju që po pyesni për ta! Makina jonë është sulmuar pse është me tabela të Kosovës, jo pse është supozuar që është makinë me gazetarë. Në fakt është sulmuar sepse është supozuar që është makinë me shqiptarë. Nëse policia e cila ka mjete të duhura me u përballë me këta njerëz të maskuar vazhdon të mos i arrestojë tipat që rrinë me maska në rrugë kryesore të Mitrovicës, pa u fsheh aspak, këta do të inkurajohen që herën e ardhshme me gjujt edhe me armë në drejtim të cilësdo makinë që shkon me tabela të Kosovës atje. Ne s'kemi makina që i rezistojnë plumbave, e jeleka antiplumb nuk kemi të drejt me ligj t'i blejmë, andaj ju kërkoj lexuesve mirëkuptim nëse mbulimi i ngjarjeve në veri do të bëhet në të ardhmen duke i rreziku minimalisht gazetarët tanë që janë, kryesisht, të pambrojtur. Por, ne gjithashtu e kuptojmë që natyra e punës tonë është e tillë, dhe do e bëjmë më të mirën e mundshme të ju sjellim të vërtetën deri në atë masë sa besojmë që nuk e rrezikojmë jetën e gazetarëve, kameramanëve e hulumtuesve. Ekipet tona janë sulmuar edhe në të kaluarën në veri të Mitrovicës, gati në të njejtën formë si sot, dhe ne prap jemi kthy me raportu në veri të Kosovës sepse e konsiderojmë territor të Kosovës që gjithmonë do ta mbulojmë me raportim. Të gjitha rastet e sulmeve atje i kemi raportuar dhe kurrë nuk kemi marrë informatën kthyese se a është arrestuar dikush për këtë sulm. Por pa marrë parasysh kësaj, kemi pas secilën herë raportime ma të mira e ma të thella në veri, madje edhe kallxues serb që e kanë ekspozu kontrabandën dhe krimin e organizuar në veri. Pra nuk ka dëshmi që sulmet na sprapsin. Na i marrshin të ligat Valdet Salihu & Shkodrane S. Dakaj, juve që syni vër s'ju ban!

1 VITE ME PARE

Kërcënimi i Petkoviç, Osmani: Në territorin e Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë

Sulm më armë në Veri të Kosovës, plagoset një
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar sot ndaj kërcënimeve të politikanëve të Serbisë ndaj Kosovës, të cilët kanë thënë se do të shqyrtojnë dërgimin e 1.000 forcave të sigurisë në Kosovë. Osmani në një postim në Facebook shkruan se kërcënimi i hapur për agresion policor e ushtarak nga ana e Serbisë dëshmon se në atë shtet vazhdon mendësia hegjemoniste. Po ashtu ajo shtoi se në territorin e Republikës së Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë.

Postimi i Osmani:

Kërcënimi i hapur për agresion policor e ushtarak nga ana e Serbisë dëshmon se në atë shtet vazhdon mendësia hegjemoniste. Kjo duhet të refuzohet e kundërshtohet qartë nga e gjithë bota demokratike, e cila i dha goditjen më të fuqishme kësaj mendësie pikërisht në vitin 1999. Plagosja e mbrëmshme e një pjesëtari të Policisë së Kosovës është veprim kriminal dhe i orientuar kundër rendit kushtetues e sovranitetit të Kosovës si dhe  kundër veprimeve për sundim të rendit e ligjit. Gjithashtu, sulmet ndaj gazetarëve përbëjnë cenim flagrant të të drejtës për informim të lirë. Autorët e këtyre krimeve, urgjentisht të sillen para drejtësisë, ndërkaq institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë. Në territorin e Republikës së Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë! Ëndrra hegjemoniste e Serbisë nuk do të jetësohet kurrë!. 

Mitrovica e Veriut është në tensione pas vendosjes së pjesëtarëve të policisë në këtë zonë. Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në vendbanimin Serbovc në komunën e Zveçanit patrulla e policisë është sulmuar me armë zjarri.

1 VITE ME PARE

'Vuçiç është një kukull e Putin, po e kthen vendin në kaos'/ Ish-kryeministri serb: Sugjeroj që pjesa veriore e Kosovës të ndahet

Sulm më armë në Veri të Kosovës, plagoset një
Zoran Zhivkoviçin

KOSOVË- Ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Zhivkoviçi ka reaguar lidhur me tensionet në veri të Kosovës. Ai është shprehur se presidenti serb Aleksandër Vuçiç po e kthen vendin në kaos pasi ispas tij, ai i nënshtrohet vullnetit të Vladimir Putin i

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe “nënshtrimi” i tij ndaj vullnetit të Vladimir Putinit po e kthejnë vendin në kaos, të nxitur nga nacionalizmi i brendshëm”, shprehet ai.

Ish-kryeministri serb sugjeron se paqja e përjetshme mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, sipas tij, është ndarja e Kosovës në pjesën më të vogël veriore ku shumica janë serbë dhe në pjesën jugore ku më të madhe mbizotërojnë shqiptarët.

Ndërsa thekson se nëse Vuçiç nuk merr në kontroll situatën, Serbia rrezikon edhe futjen në Bashkimin Evropian.

Në Serbi, regjimi i Aleksandar Vuçiçit është në pushtet. Zgjedhjet parlamentare janë një farsë me mashtrim dhe prapambetje zgjedhore, qeveria është një grumbullim apologjetësh të Vuçiçit pa karakter e pa aftësi të nevojshme. Gjyqësori është nën kontrollin e tij, larg të qenit i pavarur, dhe kjo vlen edhe për institucionet e tjera shtetërore. Kontrolli i regjimit mbi mediat është dominues. Mediat me gënjeshtrat e tyre ndihmojnë diktatorin të gënjejë dhe rrjedhimisht të mashtrojë qytetarët. Natyrisht që ka edhe një pjesë të mirë të popullsisë që beson në të dhe përfiton nga këto gënjeshtra. Serbia nuk do të hyjë kurrë në BE në këtë mënyrë. Është Vuçiç dhe regjimi i tij që nuk e duan, edhe pse gënjejnë çdo ditë duke thënë se Evropa është pjesë e politikës së tyre”, është shprehur mes tjerash.

Mitrovica e Veriut është në tensione pas vendosjes së pjesëtarëve të policisë në këtë zonë. Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në vendbanimin Serbovc në komunën e Zveçanit patrulla e policisë është sulmuar me armë zjarri.

1 VITE ME PARE

Mbretëria e Bashkuar sanksionon biznesmenin serb Zvonko Veselinoviç dhe nënkryetarin e Listës Serbe Milan Radojçiç

Sulm më armë në Veri të Kosovës, plagoset një

ANGLI- Mbretëria e Bashkuara ka sanksionuar 30 figura të korruptuara politike, shkelës të të drejtave të njeriut dhe autorë të dhunës seksuale në konflikte, nëpër botë. Gazeta Express shkruan se në listë janë edhe biznesmeni Zvonko Veselinoviç, serb nga Kosova dhe Milan Radojçiç, që së fundmi mban postin e nënkryetarit të Listës Serbe.

“Milan Radojçiç, një biznesmen i industrisë së ndërtimit dhe nënkryetar i Listës Serbe. Radojciq ka përfituar nga keqpërdorimi i kontratave shtetërore dhe ka përdorur ndikimin e tij për t’u dhënë kompanive të tij të ndërtimin kontrata fitimprurëse”, thuhet në njoftim.

Edhe Veselinoviç përshkruhet si biznesmen i industrisë së ndërtimit në Kosovës, që ka keqpërdorur paranë publike. Dy serbët, për të cilët janë njohur si “nëntoka” e veriut dhe janë akuzuar për orekstrim të bandave në veri të Kosovës, janë të sanksionuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

1 VITE ME PARE

Sulmet e njëpasnjëshme/ Ambasadori gjerman kërkon shtyrjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës

Sulm më armë në Veri të Kosovës, plagoset një
Ambasadori gjerman

KOSOVË- Tensionet në veri të Kosovës vijojnë. Ditën e sotme u sulmuan dy gazetarë nga persona të maskuar. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, John Rohde ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri duhet të shtyhen. Rohde ka shpërndarë postimin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ku ai thotë se s’janë kushtet që zgjedhjet të zhvillohen tani, teksa shkruan se pajtohet me mendimin e tij. 

Pajtohem me kolegun tim nga Shtetet e Bashkuara se zgjedhjet duhet të shtyhen. Është e dukshme se me situatën aktuale, nuk është e përshtatshme që ato të mbahen tani”, ka shkruar Rohde.

Mitrovica e Veriut është në tensione pas vendosjes së pjesëtarëve të policisë në këtë zonë. Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në vendbanimin Serbovc në komunën e Zveçanit patrulla e policisë është sulmuar me armë zjarri.

1 VITE ME PARE

Situata në veri të Kosovës, Vuçiç takohet me ministrin e Mbrojtjes dhe shefin e FA: Nuk dorëzohemi

Sulm më armë në Veri të Kosovës, plagoset një
Vuçiç se bashku me Vuçeviç si dhe Mojsiloviç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për shkak të situatës në Kosovë, ka takuar ministrin e Mbrojtjes Millosh Vuçeviç dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviç.

“Gjatë natës dhe mëngjesit me ministrin e Mbrojtjes Millosh Vuçeviq dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Milan Mojsiloviç... nuk ka dorëzim!”, ka shkruar Vuçiç.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Situata është tensionuar akoma më tej në Veri të Kosovës. Mbrëmë rreth orës 23:00 në vendbanimin Serbovc në komunën e Zveçanit patrulla e policisë është sulmuar me armë zjarri. Për pasojë, një efektiv policie mbeti i plagosur.

1 VITE ME PARE

U sulmua në Veri të Kosovës, gazetarja: Ishin 10 persona, njëri u afrua dhe na goditi

Sulm më armë në Veri të Kosovës, plagoset një
Shkodrane Dakaj

KOSOVË- Shkodrane Dakaj, gazetarja e cila u sulmua në Kosovë nga persona të maskuar ka treguar detaje nga ajo që përjetuan në Veri të vendit.

Në një lidhje direkte me Ora News, Dakaj tha se ishte një person i maskuar, i cili iu afrua me shpejtësi dhe goditi makinën në të cilën ndodhej ajo dhe kolegët.

"Sulmi ka ndodhur në mëngjes rreth orës 06:50. Po shkonim nga lagjja e boshnjakëve për në veri të Mitrovicës. Në atë pjesë ne kemi parë një grup prej 10 personash të maskuar, e në atë moment ne jemi kthyer. Mirëpo gjatë kthimit tonë një nga këta persona është afruar në drejtim tonin dhe e ka goditur veturën. Sulmi ndodhi vetëm prej një personi siç është parë dhe në video. Ne jemi mirë, nuk kemi pasur lëndime pasi ishim në veturë dhe nuk kishte një sulm drejt nesh personalisht, por vetëm ndaj veturës,"- tha ajo.

Situata është tensionuar akoma më tej në Veri të Kosovës. Mbrëmë rreth orës 23:00 në vendbanimin Serbovc në komunën e Zveçanit patrulla e policisë është sulmuar me armë zjarri. Për pasojë, një efektiv policie mbeti i plagosur.

1 VITE ME PARE

Efektivi në Kosovë mori një plumb në krah, xhamat e thyer i ranë në kokë, dalin detaje nga sulmi, autorët ishin me maska e “Audi”

Sulm më armë në Veri të Kosovës, plagoset një
Policia e Kosovës

KOSOVË- Një efektiv policie ndodhet në spital duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore pasi mbeti i plagosur pak para mesnatës në Veri të Kosovës.

Por si ndodhi sulmi?

Ishte ora 23:00, vetëm 60 minuta para mesnate, ku një veturë e Policisë së Kosovës po patrullonte nëpër fshatin Serbovc, në Komunën e Zveçanit dhe u sulmua nga një grup personash të armatosur e me maska. Vetura u dëmtua shumë dhe një polic u plagos. Polici i plagosur është pjesë e grupit të Njësisë për Reagimin e Shpejtë. Ai ka marrë një plumb në krah, ndërsa xhamat e thyer nga breshëria e plumbave i kanë rënë në kokë efektivit, duke i shkaktuar plagë, kryesisht në pjesën e veshëve.

Ajo që dihet për autorët është se lëviznin me një automjet i tipit AUDI, ngjyrë hiri, me targa “KM”.

Ata ishin me maska e janë parë të lëvizin edhe në vende të tjera duke vëzhguar, si te “Lagjja e Boshnjakëve” në Mitrovicën e Veriut. Fiks në kohën kur ndodhi sulmi, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla., po jepte një intervistë për Radiotelevizionin publik të Kosovës, duke treguar se gjendja në Veri është e qetë.

“Momentalisht ne kemi një situatë relativisht të qetë”, deklaroi ministri, duke shtuar se “nuk ka nevojë asnjë qytetarë të brengoset”.

Kjo nuk është hera e parë që është sulmuar një patrullë e policisë që nga koha kur janë rritur tensionet, fillimisht për shkak të zbatimit të vendimit për targat, por është hera e parë që është plagosur një pjesëtar i forcave të rendit. Deri më tani ka pasur të shtëna me armë, hedhje të bombave e vënie flake të veturave të banorëve serbë, por asnjë të arrestuar.

Arsyeja përse Policia e Kosovës shtoi prezencën në Veri, siç e ka shpjeguar edhe vetë Sveçla, ishte pasiguria e qytetarëve të Kosovës në atë zonë prejse janë rritur tensionet, por edhe për të konsoliduar radhët pas momentit kur një grup me maska e i armatosur zmbrapsi policët bashkë me zyrtarët zgjedhorë komunalë, që tentuan të futeshin në zyrat e tyre dhe të punojnë.

Lista Serbe, si fuqia politike më e madhe nga komuniteti serb, doli nga institucionet me kërkesën që të anulohet vendimi. Qeveria, pas thirrjeve nga aleatët ndërkombëtarë, pranoi ta shtyjë vendimin, me shpresë se i hap rrugë bisedimeve për zgjidhje përfundimtare,  por serbët nuk u kthyen më në institucione. Tani pritet që të zhvillohen zgjedhjet në katër komunat me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Por, sërish po kërkohet shtyrje e vendimit, sidomos nga SHBA-të, pasi ata konstatojnë se nuk ka kushte për zgjedhje të lira.

1 VITE ME PARE

ME VIDEO/ Sulmohen dy gazetarë në Veri të Kosovës, persona të maskuar i godasin me sende të forta

Sulm më armë në Veri të Kosovës, plagoset një
Sulmi në Kosovë

KOSOVË- Dy gazetarë janë sulmuar në Veri të Kosovës nga persona të maskuar. Mediat e Kosovës shkruajnë se bëhet fjalë për dy gazetarë të Kallxo.com, të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes për të raportuar në lidhje me sulmin me armë zjarri të ndodhur gjatë natës në këtë zonë të Kosovës.

Makina me të cilën po udhëtonin, producenti Valdet Salihu dhe gazetarja Shkodrane Dakaj është sulmuar nga persona të maskuar në afërsi të Shkollës teknike në Mitrovicën e Veriut. Në drejtim të makinës janë hedhur mjete të forta, por fatmirësisht  gazetarët kanë arritur që të shpëtojnë pa lëndime fizike nga ky sulm.


Situata është tensionuar akoma më tej në Veri të Kosovës. Mbrëmë rreth orës 23:00 në vendbanimin Serbovc në komunën e Zveçanit patrulla e policisë është sulmuar me armë zjarri. Për pasojë, një efektiv policie mbeti i plagosur.

1 VITE ME PARE

Tensionet në Veri të Kosovës/ Dy gazetarë sulmohen nga persona të maskuar

Sulm më armë në Veri të Kosovës, plagoset një
sulmohen dy gazetarë

KOSOVË- Dy gazetarë kosovarë janë sulmuar në Veri, nga persona të maskuar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Shkollës teksnike në Mitrovocën e Veriut. Mediat kosovare bëjnë me dije se, producenti Valdet Salihu dhe gazetarja Shkodrane Dakaj janë sulmuar nga persona të maskuar teksa po udhëtonin me makinë.

Në drejtim të makinës janë hedhur mjete të forta dhe është goditur nga persona të maskuar.  Megjithatë gazetarët kanë arritur që të shpëtojnë pa lëndime fizike nga ky sulm.

Mitrovica e Veriut është në tensione pas vendosjes së pjesëtarëve të policisë në këtë zonë. Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në vendbanimin Serbovc në komunën e Zveçanit patrulla e policisë është sulmuar me armë zjarri./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Tensionet në veri, Presidenca: Serbia po kërcënon hapur Kosovën me agresion

Sulm më armë në Veri të Kosovës, plagoset një
Presidenca

KOSOVË- Shefi i stafit të presidentes së shtetit, Vjosa Osmani, Blerim Vela ka thënë se Serbia nga verimet e fshehta e të dhunshme të strukturave ilegale në Kosovë, po kalon në kërcënim të hapur për të përdorur forcat policore e ushtarake për të kryer agresion në Kosovë. Vela deklaroi se sipas parimit të Rusisë, lëvizjes së Serbinë në Kosovë janë kërcënim i hapur. 

“Regjimi i Serbisë po kalon nga veprimet e fshehta të dhunshme të strukturave të saj ilegale në Kosovë, në kërcënimin e hapur për të përdorur forcat policore dhe ushtarake për të kryer agresion kundër Kosovës. Sipas parimeve të Rusisë, ky është një kërcënim flagrant për ta rrezikuar paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë”, ka shkruar Vela që është shef i stafit në Presidencë.

Ky reagim pason atë të drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, i cili tha se Serbia do të shqyrtojë dërgimin e 1 mijë forcave të saj të sigurisë në Kosovë. E ky veprim, sipas tij, do të merret në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.

 

1 VITE ME PARE

Sulm me armë zjarri gjatë natës në Zveçan, plagoset një efektiv policie në veriun e Kosovës

Sulm më armë në Veri të Kosovës, plagoset një
Zveçan

KOSOVË- Policia e Kosovës tha se një pjesëtar i saj është plagosur lehtë në një sulm i armatosur në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe. Në një njoftim të policisë thuhet se në fshatin Serbovc të komunës së Zveçanit, njësitë e policisë “janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM. Si pasojë e incidentit, një pjesëtarë i policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë”.

Policia tha se po kryen hetime por nuk dha më shumë hollësi. Incidenti ndodhi disa orë pasi policia tha se ka shtuar praninë e saj në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe, duke nxitur reagimin e zemëruar të Beogradit i cili e cilësoi këtë si “pushtim të veriut” nga Prishtina. Në një njoftim të policisë thuhet se “përparësi e saj është ofrimi i sigurisë për të gjithë qytetarët, andaj duke vlerësuar situatën dhe rrjedhat aktuale në komunat veriore, ditëve në vijim do të shtojë praninë policore në veri”.

Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj në realizimin e detyrave policore në shërbim të qytetarëve të vendit, komuniteteve pa dallim dhe ofrimin e sigurisë së përgjithshme në gjithë territorin e vendit, thuhet në njoftim. Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla tha se “ditëve të fundit, pas sulmeve të njëpasnjëshme të armatosura ndaj zyrtarëve policor dhe qytetarëve në veri të vendit, rritja e prezencës policore me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët është vlerësuar e domosdoshme”.

Shtimi i pranisë policore në veri, ku nuk ka më policë të përkatësisë kombëtare serbe të cilët braktisën vendet e punës në fillim të muajit nëntor, nxiti reagimin e Beogradit. Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha se 300 deri në 350 policë të Kosovës, përfshirë pjesëtarë të forcave të posaçme "kanë pushtuar dhe bllokuar" Mitrovicën e Veriut.

Serbia, tha ai, "do të shqyrtojë dërgimin e 1 mijë forcave të saj të sigurisë" në Kosovë në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, duke ju referuar dy neneve të asaj Rezolute që parashihte kthimin e një numri të personelit ushtarak dhe policor jugosllav për të kryer disa funksione si “ndërlidhja me misionin civil ndërkombëtar dhe me praninë ndërkombëtare të sigurisë; shënjimin/pastrimi i fushave të minuara; mbajtjen e një pranie pranë objekteve të trashëgimisë serbe; mbajtjen e një pranie në vendkalimet kryesore kufitare”.

Rezoluta përcaktoi edhe mandatin e forcave paqeruajtëse të NATO-s që kujdesen për sigurinë e Kosovës dhe që muajve të fundit kanë shtuar praninë në veriun e vendit, ku ndodhen edhe forcat e policisë së Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit. Autoritetet vendase e ndërkombëtare nuk e komentuan deklaratën e zyrtarit serb, ndërsa policia tha se në veriun e Mitrovicës po patrullojnë njësitë e rregullta të saj dhe jo njësitë e posaçme. Prania e saj është përqendruar në lagjet me popullsi të përzier në veriun e qytetit.

Incidentet e fundit në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe Zubin Potokut në veriun e banuar me shumicë serbe ndodhën ndërsa policia po i shoqëronte zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në procesin e hapjes së Komisioneve komunale për zgjedhjet për kryetarë të katër komunave, që janë caktuar për datën 18 dhjetor. Grupe qytetarësh serbë penguan hapjen e zyrave të Komisioneve komunale të zgjedhjeve ndërsa policia njoftoi për të shtëna e shpërthime, por pa dëme në njerëz.

Situata e krijuar në zonë ka vënë në pikëpyetje mbajtjen e zgjedhjeve dhe autoritetet kanë lënë të hapur mundësinë e shtyrjes së tyre, gjë që është kërkuar edhe nga diplomatët perëndimorë. Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet tha në një intervistë me Zërin e Amerikës se nuk është koha e duhur për mbajtjen e zgjedhjeve në veriun e Kosovës.

Presidentja e Kosovës tha se brenda ditësh do të sqarohet se cilat do të jenë veprimet e mëtejshme. Zgjedhjet u shpallën pas largimit të përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës mes mospajtimeve mbi përdorimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia. Procesi zgjedhor po bojkotohet nga Lista Serbe që është subjekti kryesor i serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit dhe ka mbajtur pushtetin në të gjitha komunat me shumicë serbe.

Marrë nga VOA

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?