Showbiz

Live në emision, Paris Hilton ‘thumbon’ Lindsay Lohan gjatë intervistës (VD)

Paris Hilton dhe aktorja e famshme Lindsay Lohan prej kohësh nuk kanë një raport të mirë me njëra-tjetrën dhe disa video të bëra virale e kanë dëshmuar më së miri.
Featured image of article: Live në emision, Paris Hilton ‘thumbon’ Lindsay Lohan gjatë intervistës (VD) Paris Hilton.

Përballjet publike mes Paris dhe Lindsay lënë shumë për të dëshiruar dhe madje, Paris e ka quajtur atë gënjeshtare patetike, kjo pasi aktorja pohoi se Hilton e ka goditur atë me një pije duke i lënduar krahun.

Moderatori i famshëm, Andy Cohen gjatë emisionit të tij i kërkoi Paris-it që të thotë tre gjëra të mira për Lindsay Lohan ndërkohë ajo bëri e ‘thumbon’ keq aktoren e njohur duke thënë për të: “E lodhur dhe e turpshme!”

Situata mes tyre sot e kësaj dite nuk ka ndryshuar aspak, madje Paris duket se me deklaratën e saj të fundit i ka hedhur më shumë ‘benzinë zjarrit’.

L.K/Dosja.al

Shto Koment