Gjermania në kaos, shkak greva në hekurudha, aeroporte dhe porte
27 Mars, 11:10
Transporti “paralizohet”...
Aktualitet
Masakra e 2 prillit! Berisha: S’votojmë emrat e Ramës për President, edhe në gjumë i dal
2 Prill 2022, 08:20Nga DOSJA
SHKODËR– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme homazhe për Dëshmorët e Demokracisë së 2 Prillit në Shkodër. Berisha vendosi kurora me lule në memorialin e 4 protestuesve që u vranë. Deputetë të Partisë Demokratike, Ramadan Lika, Emilia Koliqi, Helidon Bushati, Zef Hila, Greta Bardeli si dhe Sali Berisha, kryen homazhe në Shkodër, në nderim të tyre, ndërsa për herë të parë janë krah kryetarit të ri të bashkisë Bardh Spahia.
Berisha pranoi para gazetarëve se nuk do të votojë asnjë propozim të kryeministrit Edi Rama për president. Ndërsa sa i përket bashkimit ndërmjet demokratëve tha se padyshim është koha që të bashkojmë forcat, ndërsa pohoi se ka komunikuar me deputetët e tjerë të grupit parlamentar, që më parë mbështesnin Bashën.
Çfarë ka ndodhur në 2 Prill 1991?
Më 2 prillit 1991 në qytetin e Shkodrës u vranë 4 dëshmorë të Demokracisë. Gjatë protestës masive, manifestuesit dogjën zyrat e Komitetit Qendror të PPSH-së në qytetin verior. Kjo ngjarje konsiderohet dhe si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri, ku mes turmës që protestonte u vranë me snajperë nga forcat e sigurimit, Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.
Prurjet e lumenjve që furnizojnë me ujë bazenin ujëmbledhës më të madh në vend aktualisht kanë arritur 800 metër kub në sekondë.Kuota aktuale e liqenit është 26...
TIRANË-6 qytetar janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale, ndersa 3 të tjerë janë nën hetim. E. SH, 46 vjeçe, është arrestuar pasi ka d...
TIRANË– Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini është bërë nënë për herë të parë e një vajze. Lajmin e bukur e ka bërë me dije vetë ish-ministrja me an...
TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano po zhvillon mëngjesin e sotëm një takim në SPAK me kreun e Prokurorisë së Posa&cced...
LEZHË– Policia e Lezhës ka dalë me një njoftim zyrtar për plagosjen me armë zjarri që ndodhi ditën e djeshme në Kallmet të Lezhës. Sipas tyre, të arr...
LEZHË– Besnik Simoni dhe Altin Marku patën shkëmbim zjarri mes tyre në Kallmet të Lezhës. Policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes 19 gëzhoja plum...