Aktualitet

LIVE me satelit/ Aktivizohet cikloni sub-tropikal “Cassilda” në brigjet Jon. Sa do të preket Shqipëria?

Specialistët presin që cikloni të shkaktojë shira të rrëmbyeshëm në Greqi krahas erës së fortë dhe breshërit në zona të caktuara.
Featured image of article: LIVE me satelit/ Aktivizohet cikloni sub-tropikal “Cassilda” në brigjet Jon. Sa do të preket Shqipëria? Cikloni

TIRANE– Cikloni sub-tropikal i quajtur “Cassilda” është duke u formuar dhe pritet të godasë Greqinë qëndrore dhe ishujt Jon sot pasdite dhe ditën e nesërme.

Gjatë orëve të ardhshme ky ciklon do të kapë shpejtësinë e erës mbi 90 km/h, ndërsa presioni atmosferik do të shënojë deri në 1001 milibar. Cikloni pritet të ndajë Greqinë përgjysmë duke u futur në brendësi të vendit përmes Patras dhe më pas Athinës duke zbritur më pas në ishuj për tu përplasur në Kretë.

Specialistët presin që cikloni të shkaktojë shira të rrëmbyeshëm në Greqi krahas erës së fortë dhe breshërit në zona të caktuara.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mirëpo nuk është nevoja të shqetësoheni, përveç shirave dhe vranësirave ky ciklon nuk do ti sjellë asnjë dëm tjetër Shqipërisë. Për të qënë të qetë e për të ditur se ku po formohet cikloni, shikoni LIVE përmes satelitit rrugën që do të ndjekë ai.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment